Krishtilindja në Shqipëri

25 Dhjetor 2011, 19:13Sociale TEMA
Krishtilindja në Shqipëri

Mijëra besimtare katolikë u mblodhën në orën 24:00 në katedralen e Shën Palit në kryeqytet për të kremtuar këtë moment të rëndësishme në kalendarin kristian, lindjen e shpetimtarit, Jezu Krisht.

Mesha e shenjtë e Krishtlindjes u mbajt nga arkipeshkvi katolik i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita.
Ai u uroi besimtarëve katolikë më shumë paqe, mirësi dhe afrimitet me njëri-tjetrin. Mesha janë mbajtur edhe në kishat e tjera katolike në gjithë Shqipërinë, Kosovë si dhe në Malin e Zi.

 

Ortdoksit festojne Krishtlindjet
Ndërkohë, mëngjesin e ditës së dielë kanë nisur kremtimet edhe në të gjitha kishat ortodokse në vend. Në Kishën e Ringjalljes, në Tiranë, ishte kryepeshkopi Janollatus, ai i cili adresoi meshën.
Për besimtarët ortodoksë mesha është mbajtur në orët e para të mëngjesit. Ortodoksët kanë qëndruar për disa orë ne ambientet e kishës, duke kryer edhe ritet përkatëse të festës. Krishtlindja është festa me e rëndësishme e të krishterëve. Ajo festohet çdo vit me 25 dhjetor, ditën kur besohet se lindi Jezu Krishti. Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Hirësia e Tij Anastas Janullatos, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Krishtlindjes dhe Vitit të Ri! “Kapërcimi i të pamundurës nga ana njerëzore është mesazhi qendror i Krishtlindjeve dhe thirremi ta gëzojmë brenda realitetit të ashpër këtë përvjetor. Ne që vështrojmë me besim, birin dhe fjalën e Perëndisë të bërë njeri, e kemi se ai qëndron me ne dhe se shumë gjëra të pamundura nga ana njerëzore me fuqinë e Perëndisë bëhen të mundura. Vëllezër dhe motra të dashur, uroj që kjo bindje të fuqizohet brenda nesh gjatë kësaj periudhe festive, të na ngushëllojë e të na mbështesë në vitin që po vjen! Krishtlindje të bekuara! Viti i Ri qoftë i mbushur plot me durim dhe paqe!”, ishte fjala e Janullatos drejtuar besimtarëve.

Krishtlindja është një dita më e gëzueshme e besimtarëvë të krishterë sepse simbolizon lindjen e shpëtimtarit Jezu Krisht dhe të shpresës.

3 komente në “Krishtilindja në Shqipëri”

  1. tourkofagos says:

    Per shume vjet gezuar Krishtlindjen patriota kristiane!

    1. A.D says:

      Gezuar te gjithe shqiptareve kristiane!

    2. Marin Dodaj says:

      Ju uroj Gezuar Krishtlindjet te gjithe besimtareve te krishtere!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje