Festat e fundvitit, Policia e Shtetit përforcon masat e sigurisë

24 Dhjetor 2011, 16:16Sociale TEMA

Policia e Shtetit ka bërë me dije me anë të një deklarate për shtyp, se ka përforcuar masat e sigurisë, me rastin e festave të fundvitit, teksa në vend kthehen me mijëra emigrantë shqiptarë.

‘Në këtë kontekst masa janë marrë për rritjen e shërbimeve të Policisë Rrugore në segmentet që lidhin vendin tonë me Pikat e Kalimit Kufitar me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.

Një sërë masash janë marrë gjithashtu, me qëllim lehtësimin e procedurave të përpunimit të personave dhe automjeteve në Pikat e Kalimit Kufitar, përmes të cilit është parashikuar shtimi i personelit në Pikat e Kalimit. Ndërkohë, masa të veçanta do të ndërmerren për parandalimin e përdorimit të fishekzjarreve të rrezikshme në netët e festave.

Gjatë ditëve të festimeve të fundvitit strukturat e Policisë së Shtetit do të kalojnë në shërbim të përforcuar.

Masa të veçanta janë marrë për mbajtjen nën kontroll të elementëve me preçedent criminal, parandalimin e kalimeve të paligjshme të kufirit, kapjen e personave në kërkim, parandalimin e kontrabandës, etj.

Gjithashtu do të përforcohen shërbimet policore për ruajtjen e sigurimin e objekteve të rëndësishme shtetërore”, thuhet në një komunikatë të policisë.

2 komente në “Festat e fundvitit, Policia e Shtetit përforcon masat e sigurisë”

  1. Mike says:

    cfare motorrash ka policia shqiptare…hahahah ..nga keto perdorin kalamjt ne usa,,sigurisht kur eshte bere tenderi jane paguar per motorra policije po kane vajt i kane blere ne kine besoj nga 4 dollare

  2. mjalti says:

    Ja nje lajm i mire per policine dhe arken e shtetit.PO VINE REFUGJATET.Ata nuk jane te afte te drejtojne mjetet ne ruget superstrada te vendit tone.Doni shperblim per oret e shumta ne ruge, ja burimi.Erdhi cjapi te kasapi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje