Berisha: Krenar që Kamza, Kashari e Paskuqani, në 10 bashkitë më të mëdha në vend

21 Dhjetor 2011, 12:37Sociale TEMA
Berisha: Krenar që Kamza, Kashari e Paskuqani, në 10 bashkitë

Kryeministri nuk flet për rënien e numrit të shqiptarëve, që nuk zgjedhin parajsën e tij për të jetuar, por lavdëron rritjen e getove rreth Tiranës

Kryeministri Berisha është dukur shumë entuziast me të dhënat e dala pas regjistrimit të popullsisë. Berisha ka qenë entuziast veçanërisht me faktin se, sipas tij, bashkia e Kamzës dhe komunat e Kasharit dhe Paskuqanit janë në 10 më të mëdhatë në vend, duke lënë prapa bashki si ajo e Lushnjës, Gjirokastrës, Kukësit e tj. Edhe pse këto bashki e komuna kanë probleme të mëdha, për Berishën e rëndësishme është që ato janë rritur në numër.

“Censusi ishte një proces i suksesshëm dhe të dhënat e tij janë domethënëse dhe të rëndësishëm. Për herë të parë popullata urbane ka tejkaluar atë rurale. Lëvizja e urbanizimit gjatë këtyre viteve është oguri më i mbarë për të ardhmen e kombit. Unë u gëzova shumë kur pashë rezultatin e këtij regjistrimi, që tregon se pjesa më e madhe e shqiptarëve jetojnë në zona urbane. Ky është zhvillimi më i madh kombëtar në rrafshin social.

Ky regjistrim tregoi edhe rritjen e qyteteve. A e dini se Bashkia e Kamzës, pas këtij censusi renditet e gjashtë për frymë popullate? Para saj janë vetëm Tirana, Durrësi, Shkodra, Vlora dhe Elbasani.

Censusi tregoi edhe sa shtëpi janë ndërtuar. Në 10 vjet, censusi tregon se shqiptarët kanë ndërtuar 40% më shumë shtëpi. Kjo është e jashtëzakonshme. Pasioni i shqiptarëve për të pasur një shtëpi është një nga pasionet më të bukura të tyre.

Lindshmëria ka pësuar një rënie të ulët, por qeveria shqiptare është e gatshme që të marrë masa nëse situata përkeqësohet, në mënyrë që të shtohet popullsia.

Vetëm 1% e popullsisë nuk është regjistruar dhe ky është një rezultat i jashtëzakonshëm, pasi shmangia është më minimalja se çdo vend tjetër.

Sot Kamza, Kashari dhe Paskuqani, së bashku me Tiranën, Durrësin, Shkodrën, Vlorën, Elbasanin, Fierin dhe Korçën, janë ndër 10 bashkitë më të mëdha në vend, duke lënë pas bashki si Lushnja apo Gjirokastra.

Nuk keni qenë në Paskuqan ju kur bëja zborin unë. Atje ishin kodrat për të parë pozicionin e armikut. Kishte kodra vetëm me shkurre. Shikoni se çfarë bëri liria”, ka thënë Berisha gjatë fjalës së tij.

17 komente në “Berisha: Krenar që Kamza, Kashari e Paskuqani, në 10 bashkitë më të mëdha në vend”

  1. dritani says:

    Nuk keni qenë në Paskuqan ju, kur bëja zborin unë. Atje ishin kodrat për të parë pozicionin e armikut. Kishte kodra vetëm me shkurre. Shikoni se çfarë bëri liria”
    Ky duhet te jete i vetmi njeri ne bote qe gezohet se kodrat betonohen!
    Perpara doktorit Paskuqani parashikohej te behej parku me i madh ne Tirane, do te zevendesonte Parkun e Liqenit dhe do te ishte realisht “mushkeria e qytetit” – SHIKONI SE CFARE BERI LIRIA!!!!!!!!!!!

    Ngjituni ne Dajt dhe shiheni. Ajo si re qe pengon pamjen eshte pluhur.
    Shihni edhe ne Google Earth sa siperfaqe te gjelber ka dhe krahasojeni me kryeqytete te tjera. Edhe Bagdati ka me shume gjelberim!

  2. armand says:

    me keto te dhena po pergatit vjedhjet ne zgjedhjet e ardhshme.kashari,kamza dhe paskuqani na dolen me te medha se lushnja,berati,gjirokastra etj? çudira te tilla ndodhin vetem ne Albanistan.

  3. i says:

    kam deshire te me fusi dhe mua ne projektin per rritjen e popullsise…

  4. Vlora says:

    o psikopat qe kenaqesh per pordhet e tua………….

    kenaqesh qe eshte bere kamza bashkia me e madhe se lushnja fieri e gjirokastra………. o mortja qe ste ha per cfar kenaqesh kur gjith jugu ka emigruar ne greqi itali amerike e kanada… dhe ti kenaqesh qe gjith veriu te zbriti poshte dhe i la shkrete ato vende
    po pse mo per tu kenaqer eshte kjo statistike…………

    dhe tjetra ne jemi gjysma te paregjistruar….

  5. Rroft Aleanca Kuq e Zi says:

    Veriu eshte zbrazur me strategji serbe, qe nje dite te mbushet me kosovare dhe serbet te mesyjne ne kosove!!!!!??? Por nuk ja arriti dot vulhumburi se interesat e USA perputhen me hallet e shqiptareve.Ti quash getot e fukarenjve zona urbane…….duhet te jesh mangut nga trute, pasi infrastruktura eshte zero. Medet shqiptaret kush i drejton

  6. Altin-K says:

    Berisha kenaqet se ka lene ne mjerim qytete me emer mijravjeçar dhe trumbeton si qytete Kamzen qe u rrin me nje popullsi qe u ngul ne nje fushe te madhe e mbjelle me bath per lopet e delet, nga e cila mori me vone edhe emrin, Bathore. Tashme turistet e huaj nuk duhet t’i çojme ne Bylis, Berat, Gjirokaster etj, por ne Bathore, Kashar e Paskuqan, sepse tani ato perbejne qyteterim per Berishen.

  7. nga qyteti modern says:

    nje pershendetje nga Kamza City, “qyteti modern” qe u trumbetua aq shume gjate fushates dhe u mor si shembull per shume qytete te tjera…
    me beri pershtypje fsta e kryeministrit tone te dashur, kur thote se per here te pare popullsia ne qytete e kaloi popullsine ne fshatra… ky eshte i manget nga trute , apo me duket mua? si mund te quaj qe jetojne ne qytet te gjithe ata qe kane populluar Bathoren, ku atje kushtet e jeteses jane shume me te uleta se ne fshat??? si mund te quash se jeton ne qytet ata qe kane populluar periferine e Tiranes, kur nuk kane as buke per te ngrene??? me vjen keq qe te te zgenjej zoti kryeminister, por po te informohesh pak me mire do te arrish edhe ti te kuptosh ndryshimin ndermjet qytetit dhe fshatit…
    edhe nje pyetje te fundit kisha une, ose me mire te themi nje kuriozitet, cila eshte masa qe do te marri qeveria per rritjen e popullsise??? do ndaloj vdekjet, apo do shtoj lindjet???!!!! se mesa di une, as njera as tjetra nuk mund te kontrollohet nga zoti kryeminister… me korrigjoni nese gabohem…

  8. Sorkadhja says:

    Hahaha ky eshte Gomar i teri,shikoni sa i lumtur eshte hahahhaa kafsha ku se ka ber zborin,nje here thoshte e kam bere ne Lapardha nje here tjeter thoshte e kam bere ne Baldushk,tani ne Paskuqan ah sa palle eshte i shkreti.Po mire mor Gamor i gezohesh asaj rremuje ku se mer vesh i pari te dytin,ku cdo gje eshte ndertuar pa leje e ku jane pushtuar tokat e pronareve te ligjshem,kesaj i gezohesh? ah cna ka gjet ne me ty.Shume dakort me komentet e mesiperm,ditani,aleanca kuq e zi,qyteti modern e te tjeret flm

  9. gjon says:

    SALI BERISHA KY MBURRAVEC I JASHTZAKONSHEM MBURRET PER RRITJEN NUMERIKE TE KOMUNAVE KAMEZ, PASKUQAN,KASHARE PO NUKE THOTE ASNJE FJALE PER JETEN E VESHTIRE QE BEHET NE KETO KOMUNITETE ;.PER CFARE LIRIJE BEN FJALE KY ZOTERI PER DYNDJET BAEBARE TE KOHES SE MESJETES PUSHTO DHE NDERTO PA DITUR SE KU DHE SI. DHE SOT I GJENE ME GROPA MUTI KRAHAS PUSEVE KU PINE UJE NE OBORRET E TYRE .PER KETO SALIU NUK DO TE JA DIJE MJAFTON QE TU MARRI VOTATPER TE FORCUAR PUSHTETIN E VET , MUNDESISHT TE SHPALLET EDHE MBRET.IK O SALI SE EDHE ENVERI KESHTU NA MBAJTI ME RRENA SE NJE DITE SHQIPTARET DO TE HANE ME LUGE FLORIRI.

  10. beso says:

    bashki te medha Kamza me Paskuqanin?Dergoni nje leter me zarf nga Kamza ne Paskuqan,ku ne vend te adresse te shenohet lokali i Lleshit,ne qofte se doni qe letra te gjeje te zotin,pastaj merrni me celular letermarresin dhe thojini se ku ta gjeje zarfin.

  11. Qeveria ne konflikt me INSTAT says:

    “Cudirat ne vendin tone nuk kane te sosur.. Mos u merzisni sepse vete Qeveria dhe Instat jane ne konflikt me shifrat qe nxjerrin.. Vetem nje qorr nuk e dallon katrauren dhe fallcitetin e Censusit te zhvilluar ne Shqiperi.
    Po ju jap nje shembull:
    Ne zgjedhjet e 2011 u deklarua se votuan 1,500,000 shqiptare ose 50,9%. Pra nje femi ne klase te 1 di te mbledhi 1,500,000+ 1,500,000 = 3,000,000
    Ndersa Censusi na nxorri se popullsia totale ne shqiperi eshte 2,831,741 ?!!!!!
    Ose tjetra; Kamza dhe Paskuqani na dalkan me nr.popullsie me te madh se Berati, Lushnja, Gjirokastra, Kuksi, Lezha, Kavaja, Pogradeci etj etj. Pra o vllezer e motra keto gjera skan bythe te rrin.”

  12. sebastion ferrera says:

    kryeministri jone mjeran,tirana eshte rrethue nga geto pa pune,pa kanalizime,ndertime pa sistem,me keto geto krenohet se ka kaluar ameriken,francen,gjermanin,kete prapagand ja u ben bashkfshatareve te tije mbasi njeri tjeter nuk e beson.

  13. fane mirdite says:

    po nqf paskuqani dhe kamza kan popullsi te madhe cila eshte e keqja ma rroktoni pake .kure edi rama mbushi kodrat e liqenit me beton ,dhe paskuqanin park komtare ,pra te presim pishat te kodrat ,qe ka ngel nje koder ,e liqenit dhe te mbjellim ne paskuqan ide gjenjale ,ai tjetri qe del ne dajte shikon paskuqanin qe ka shum popullsi jo gjelbrimin ekzistus ne verilindje te tiranes qe po shpyllezohet te jeni me objektiv nuk besoj qe kjo eshte inteligjenca juaj pastaj jua ka fajet sala bashke me edin vrap te shpia lereni diskutimet se ka kush merret me keto pune …………..

  14. tomori beratit says:

    NJERIU ME I DEGJENERUAR ne te gjithe historin e Shqiperis 500 vjeçare

  15. fatmiri says:

    ca lloi kafshe qe je o sali, krenar qe zaptun tokat e bon nai shtepi si dhit e qerosit,ca si ke pru shqiptarve ti ik se mvjen me vjell kur te shoh aman o Sali Leshi IK SE JE BANDIT IK O PIS se e kam per turp qe ti je kryeministri i vendit tim, 20 vjet ne emigracion kam isha 20 vjecar kur rrezuam Enverin po ja ku po ta them aka njeri ne bote qe urrej me shum, ai je ti po smund ta mohoj qe je iafte te drejtosh banda ,te vjedhesh te mashtrosh te vrasesh ne duam shtet o trap nuk duam pushtet , oooo ttttttrrrrrrrrraaaaaaaaaappppppppp

  16. don kishoti says:

    qytetaret e TIRANES e viteve 90 kane hikur me kohe, ne tiranen e sotme e gezojne maloket,dhe ata qe e kishin te pamundur te largoheshin qe keshtu ta gezojne kete lloj krahine me lloj- lloj malesish brenda per jete e mot…. (mare nga revista KRAHINAT e BASHKUARA te TIRANES)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje