“Intelektualët” pa CV dhe mjerimi i demokracisë në universitete

17 Dhjetor 2011, 18:38Sociale TEMA
“Intelektualët” pa CV dhe mjerimi i demokracisë në

Nga Irena Nikaj, PhD

Profesor i asociuar i Sociologjisë

Departamenti i Shkencave Sociale

Fakulteti i Mësuesisë

Universiteti  “Fan S. Noli” Korçë, Albania

E kam vlerësuar Ligjin e Arsimit të Lartë(2007, 2010) si një përpjekje serioze për të vendosur kuadrin ligjor dhe  për të hapur perspektiva zhvillimi shumë të gjera dhe cilësore Edukimit të Lartë në Shqipëri, dhe këtë nuk kam ngurruar ta bëj publike edhe në takime apo konferenca që kanë pasur për objekt Edukimin e Lartë në Shqipëri.

Por…

Çdo vendim, gjykim, apo mendim dhe pasojat e tij sociale dhe profesionale asnjëherë nuk kanë përbërë problem për njerëzit që drejtojnë me mangësi në  nivelin kulturor dhe njohuri ligjore të paplota dhe, për më tepër, kur kanë ardhur në pozicion pa e merituar. Problemi i parë që ka çdo detyrë publike, që del nga një proces zgjedhor në një demokraci parlamentare, është përpjekja për të menaxhuar mendimin ndryshe. Senati i Universitetit të Korçës për katër vjet ka pasur rol dekorativ, vendoset brenda ditës, në ora 12 do të mblidhet senati, fillon lajmërimi në orën 10 të po asaj dite, senatorët sigurisht që nuk kanë mundur jo të mendojnë se çfarë do të diskutohet, se nuk është shpërndarë rendi i ditës, por duhet edhe të përpiqen të sigurojnë pjesëmarrjen për shkak të angazhimeve të tjera që mund të kenë. Në vend të primus inter pares është kulti i individit apo despotizmi demokratik, si e quante Tocqueville, të atij që zgjedhjen e postin i ka me votë, por qeveris sikur e ka postin të trashëguar.

Ndërtohet Këshilli i Administrimit dhe në të vërtetë deri tani Këshilli i Administrimit ka pasur po atë rol dekorativ që ka Senati, justifikon dhe zbukuron veprimet financiare pa u kujdesur asnjëherë që të bëjë oponentin në lidhje me shpenzimet pa kriter, të cilat nuk janë bërë asnjëhere transparente sa janë, sa krijon dhe shpenzon çdo Fakultet, sepse dihet që midis Fakulteteve të Universitetit, Fakulteti i Mësuesisë ka rreth 20 vjet që funksionon, ka programe të nivelit të parë dhe të dytë, ka numrin më të madh të studentëve dhe nuk mund të ketë të njëjtin trajtim me Fakultetet e tjerë.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka lënë detyrë ngritjen e Auditit të Brendshëm, me sa duket kjo strukturë nuk ju leverdis të jetë dhe nuk ka shanse ndoshta të shfaqet. Por çudia është pse MASH toleron të tilla sjellje joligjore deri tek mënyra se si u ngjiz Këshilli i Profesorëve. Megjithëse u tolerua nga MASH krijimi i Këshillit të Profesorëve, mënyra e kompozimit tregoi çfarë rrjedhojash do të kishte. Anëtar i tij ishte edhe një profesor që ishte punësuar me kohë të plotë në dy njësi, një private dhe një publike, e megjithatë kjo u bë në kushtet e vetëdijes për shkeljen e ligjit. Përgjegjësia u mor nga Rektori, por nuk kemi parë ndonjë veprim dëmshpërblyes për dëmin e shkaktuar ndaj Universitetit.

Anëtarë të tij janë nga Fakultetet e Universitetit dhe të jashtëm, ndërsa vendimi i parë i këtij Këshilli u mor për kushëririn e parë të Kryetarit dhe shqyrtimi u krye në një kohë rekord prej dy javësh, në kushtet e konfliktit të interesit; pavarësisht ligjit, çdo rrjedhojë u kapërcye dhe viti u mbyll me tre vendime të Këshillit të Profesorëve, megjithëse kishte dhe ka edhe të tjerë që kërkojnë të kenë tituj dhe pritet që, me shpejtësi jo të zakonshme për natyrën e institucioneve të larta të Edukimit, ky Këshill të marrë vendime të tjera. Edhe zgjedhja e Kryetarit të tanishëm të Këshillit të Profesorëve ishte e paracaktuar dhe si gjendje u kapërcye me mendimin se në s’bindesh mund të zëvendësohesh me një që bindet më shumë dhe që nuk e ka problem zbatimin e ligjit.

Ka katër vjet që na thuhet që Universiteti do të zgjerohet me mjedise të tjera për të kapërcyer problemet që ka në hapësira për të zhvilluar mësim. Përsa i përket Fakultetit të Mësuesisë që është Fakulteti më i madh dhe më cilësor, është ndërtuar një godinë para disa vjetësh që ka kushtuar 50 000 000 lekë të reja dhe ka 5 salla leksioni, 1 bibliotekë, një kabinet dhe 4 zyra; për këtë shpërdorim askush deri tani nuk ka kërkuar ndjesë së paku.

Kjo mënyrë drejtim çoi edhe në një projekt absurd që shfaqet si më poshtë:

Fakulteti i Mësuesisë s’ka dyshim që është rritur dhe është zgjeruar, falë përkushtimit të mësimdhënësve të tij që edhe të papaguar mirë, në kushtet e mbingarkesës, ja kanë arritur të jenë të suksesshëm në punën e tyre dhe kjo rritje sigurisht që duhet menaxhuar më mirë dhe më cilësisht.

Por, papritur na vjen propozimi i Rektorit, që mban datën 06.12.2011, por u bë publik në datën 09.12.2011, i cili për objekt ka riorganizmin e Departamenteve të Universitetit “Fan S. Noli”. Mund ta shihni nga materiali dëmin që pëson Fakulteti i Mësuesisë, sepse me emrin e Fakultetit të Edukimit janë të lidhur tashmë vetëm tre mësimdhënës që janë  përfshirë në Departamentin me emrin e çuditshëm i Psiko-Pedagogjisë e Histori-Gjeografisë. Problem më vete krijohet me emrin e diplomës së Filozofi-Sociologjisë në kuadrin e një Fakulteti të Shkencave Natyrore dhe Shkencave Humane, me zhbërjen e departamentit të Shkencave Sociale në një departament të padukshëm brenda një strukture të tillë, megjithëse ky departament jep Master shkencor dhe me shumë gjasa dhe Doktoraturë.

E gjithë kjo bëhet në funksion të fushatës që po afron, të gjetjes së vendeve për mbështetësit, të shpëtimit të një departamenti që ka pasur gjithë kohën e nevojshme për t’u kualifikuar dhe nuk e ka bërë, por di të votojë në drejtimin e leverdishëm për drejtuesit aktualë, ndërsa Fakulteti i Mësuesisë, edhe për nga natyra e tij është më i pavarur dhe nuk voton siç u leverdis drejtuesve.

Ky propozim do të ishte bërë fakt i kryer në mbledhjen rrufe të Senatit të datës 14.12.2011,  por u kundërshtua për mungesën e transparencës dhe tërheqjes së mendimit në strukturat dhe njësitë që preken dhe që normalisht duhen dëgjuar jo vetëm si mendojnë, por edhe vendimet të ndërtohen mbi vullnetin dhe perspektivat që burojnë nga këto njësi, nga projektet që ato kanë për zhvillimin dhe prosperitetin e tyre.

Nuk mund të vazhdohet kështu me Universitetet. Mendojmë që zgjidhja do të vijë nga çlirimi i universiteteve dhe funksionimi i demokracisë në to që partitë politike ta kërkojnë mbështetjen e universiteteve si ekspertizë, aftësi dhe profesionalizëm dhe jo si anëtarësi, sepse kjo ka bërë që të fabrikohen njerëz me grada dhe tituj të pamerituar që u jepen si shpërblim nga politika në mënyrë që ata t’i shërbejnë dhe politika t’u japë privilegje, t’i bëjë pjesëtarë në ndarjen e pasurive të përvetësuara me dhe pa tendera, me trafik influence, me lidhje klanore, tarafi dhe kërcënimi. Si rregull, sidomos pas vitit 1994, në politikë janë rreshtuar mjaft njerëz nga universitetet me CV të varfër shkencore, që afishojnë pjesëmarrjen në mitingje, në fushata dhe antifushata, që afishojnë besnikërinë dhe servilizmin me eprorët politikë, nëpër bio-t virtuale që shkruajnë, por nuk i publikojnë dot haptazi,ndërsa shfaqin çrregullime psikike dhe sociale në sjellje me vartësit e tyre.

Mendojmë që zgjidhja,gjithashtu, do të vijë kur bashkë me demokracinë në universitete të funksionojë liria akademike, autonomia dhe mendimi shkencor në të vërtetë. Deri tani këto cilësi nuk i ka jeta universitare, para së gjithash nga autoritarizmi i drejtuesve të tyre.

Do të ishte i mirëpritur reagimi i të gjithë opinionit publik shqiptar që e njeh Korçën si djep të arsimit të mos lejojë të zhbëhet një pasuri sa mendore aq edhe shkencore, një arritje në zhvillimin e Edukimit të lartë si është  Fakulteti i Mësuesisë në Universitetin e Korçës.

Kush do t’i ndalë?

Në hierarkinë e ligjeve, midis një VKM dhe një ligji për Arsimin e Lartë, përparësi duhet të ketë Ligji dhe fryma e tij,e cila përcakton si njësi bazë të Fakulteteve dhe Universiteteve, Departamentin; që aty marrin jetë projektet e zhvillimit në fushën e mësimdhënies e të kërkimit shkencor dhe projektet e lidhura me të ardhmen e një Fakulteti apo Universitetit dhe pastaj diskutohen dhe plotësohen nga hallkat e tjera mësimore e projektuese në Universitet; është në frymën jo vetëm të Ligjit, por edhe të lirisë akademike, autonomisë dhe sistemit demokratik që vendime të tilla me pasoja afatgjata të mos vendosen nga një apo dy njerëz, qofshin këta rektor apo zv/Rektor, por vendimet të jenë konsensuale dhe të respektohet mendimi i atyre njësive që janë objekt i këtyre ndryshimeve.

Kjo projekt ka shumë ngjashmëri me atë të vitit 1999-2000, dhe në atë kohë Rektori vendosi të bënte ndryshime me  mendjen e vet dhe Rektori aktual ishte në krye të grupit të kundërshtuesve dhe ndryshimet jo vetëm nuk u realizuan por Rektori i atëhershëm dha dorëheqjen si rrjedhojë e presionit të opinionit, pedagogëve dhe studentëve. Historia nuk po përsëritet si komedi, por është prapë njëdramë tragjike.

Nuk i intereson kujt që Departamenti, Këshilli i Fakultetit nuk janë dakord me këtë plan ristrukturimi, sepse një VKM e autorizon Rektorin, i cili nuk është nga fusha e Mësuesisë dhe Shkencave Sociale, të propozojë një strukturim që fshin arritjet e deritanishme dhe i kompozon Fakultetet e Universitetit të Korçës mbi një ndarje të barabartë, të kenë të tërë nga pak tituj, nga pak grada, duke nxitur ata që kanë fjetur deri tani, të vazhdojnë të bëjnë të njëjtën gjë se jorgani për t’i mbuluar është gati, është Fakulteti i Mësuesisë që sakrifikohet dhe mund të përdoret si mbulesë.

Si do të vazhdojë? Besoj se do të vazhdohet me presione për t’i vënë njerëzit përballë zgjedhjes së vështirë, të thonë atë që mendojnë apo të rrinë të heshtur se ka dhe pasoja për ata që guxojnë të mendojnë ndryshe.

Por unë vazhdoj të mendoj dhe besoj se në demokraci duhet të jo vetëm ta thuash atë që mendon, por dhe veprosh, sepse sa t’u kthehemi manualeve të demokracisë ne, puna ka marrë fund; prandaj me mendimin që kjo gjë duhet ndalur, unë do të uroja që Ministri i Arsimit dhe Shkencës ta shqyrtojë me kujdes dhe të marrë parasysh dhe mendimin ndryshe për këtë projekt.

Nuk mund të vazhdohet kështu me Universitetet. Mendojmë që zgjidhja do të vijë nga çlirimi i universiteteve dhe funksionimi i demokracisë në to që partitë politike ta kërkojnë mbështetjen e universiteteve si ekspertizë, aftësi dhe profesionalizëm dhe jo si anëtarësi, sepse kjo ka bërë që të fabrikohen njerëz me grada dhe tituj të pamerituar që u jepen si shpërblim nga politika në mënyrë që ata t’i shërbejnë dhe politika t’u japë privilegje, t’i bëjë pjesëtarë në ndarjen e pasurive të përvetësuara me dhe pa tendera, me trafik influence, me lidhje klanore, tarafi dhe kërcënimi. Si rregull, sidomos pas vitit 1994, në politikë janë rrjeshtuar mjaft njerëz nga universitetet me CV të varfër shkencore, që afishojnë pjesëmarrjen në mitingje, në fushata dhe antifushata, që afishojnë besnikërinë dhe servilizmin me eprorët politikë, nëpër bio-t virtuale që shkruajnë, por nuk i publikojnë dot haptazi,ndërsa shfaqin çrregullime psikike dhe sociale në sjellje me vartësit e tyre.

Mendojmë që zgjidhja, gjithashtu, do të vijë kur bashkë me demokracinë në universitete të funksionojë liria akademike, autonomia dhe mendimi shkencor në të vërtetë. Deri tani këto cilësi nuk i ka jeta universitare, para së gjithash nga autoritarizmi i drejtuesve të tyre.

Do të ishte i mirëpritur reagimi i të gjithë opinionit publik shqiptar që e njeh Korçën si djep të arsimit të mos lejojë të zhbëhet një pasuri sa mendore aq edhe shkencore, një arritje në zhvillimin e Edukimit të lartë si është  Fakulteti i Mësuesisë në Universitetin e Korçës.

E kuptoj që kur nuk vepron Ligji, i mbetet Zotit, por mund të jete shumë vonë.

 

 

4 komente në ““Intelektualët” pa CV dhe mjerimi i demokracisë në universitete”

  1. Yllka says:

    Flm . e dashur prof.she , per kurajon dhe formimin professional, po ju e dini qe cdo cm . Perparim merret me sakrifica, Kenaqesia jone t’ju ftonim per nje kafe (QSh.D.Nj.) kur te vinit ne TR., Nr. Im o662065200, Gezuar e kurajo!

  2. homeri says:

    –tE LUMTE PROFESORESH–Per njerez te tille ka nevoje ky vend
    —–Megjithese sistemi komunist ishte nje sistem diktatorial me arsimimin e qytetareve ka qene shume i kujdeseshem . Deri ne vitet80 kishim nje universitet dhe disa insitute ne te kaluaren hapja e profileve te reja ne unuversitete insitute dhe arsimin e mesem profesional ishte i programuar ne vartesi te zhvillimit te degeve te reja te industrise dhe zhvillimit te metejshem te bujqesise dhe masivisimit te arsimimit te qytetareve ne gjithe vendin—Edhe atehere stafi arsimor bente debate te forta mbi programet dhe formimin shkencor e profesional te studenteve qe per mendimin tim kane qene te lira pamvarsisht se nee fund vendoseshin nga partia –personalisht kam qene student ne periudhen kur kerkohej dhe u.. hodh si ide masivizimi i shkolles se larte mediokrit dhe ata qe ishin te pa afet kerkonin reduktimin e lendeve te formimit shkencor ne profilet me karakter profesional me kujtohet reagimi i forte i profesorit te nderuar MINELLA KARAJANI kur i nervozuar u tha kolegeve te tije ….Kolege nuk do te kemi asnje here kimist te mire pa njohur mire dhe shume mire fiziken dhe matematiken
    —-SOT—megjithese numuri i popullsise per shkak te emigracionit eshte me i vogel se ai i periudhes komuniste , numuri i universiteteve eshte shume i larte a thua se per cdo kioske ne shqiperi do kemi nje ekonomist e nje jurist,

  3. fule says:

    Ky vend eshte perfundimisht thuajse i pashprese me bastardimin qe i beri dhe vazhdon ti beje arsimit te larte politika dhe partia qe vjen ne pushtet.

  4. Arditi says:

    Te falenderoj si qytetar i thjeshte i ketij vendi per guximin qe merr dhe shkruan rreth nje problemi qe duhet te shqetesoje te gjithe shqiptaret qe kane dy gram mend ne koke.Me ke dhene mesim dhe te njoh shume mire.Per mua je e nderuar dhe e respektuar.Po ja qe ne Shqiperine e vuajtur ka ardhur koha e keqe qe llumi te dale mbi ujin e paster.Por shume shpejt ujrat do qetesohen dhe llumi do te shkoje poshte atje ku dhe ka vendin qe meriton.Me vjen zor nga vetja kur kujtoj qe te kam marre inat ne vit te pare sepse mezi e kalova klasen tende.Isha 19 vjec dhe po keshtu ne vorbullen e nje tranzicioni e realiteti te veshtire qe na bente te mendonim per shume gjera por vetem jo per libra dhe dije.Ti ishe nga te paktet profesore qe vertet e meritoni kete titull dhe mision per te edukuar brezat e ardhshem.Nje pjese e mire e kolegeve te tu pjese ose arkitekte te problemit te me siperm,nuk e meritojne te jene as mesues ne ndonje fshat te thelle andej nga Mokra sepse do ta shkaterrojne ate fshat me paaftesine dhe arrogancen e tyre dhe po keshtu nuk do te lene pula me kembe.Ndonese jam larg Korces,e marr me mend se kush mund te jene keta prototipa.U vjen era e qelbur deri ketu ku jam une.Te falenderoj perseri per guximin qe ke marre duke ngritur zerin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje