Minutat kritike të Berishës, e shtrijnë mbi tre tavolina

13 Dhjetor 2011, 12:15Sociale TEMA

Përvjetori i 21-të i themelimit të PD-së, nisi dhe mbaroi nën “shenjën” e Sali Berishës, i cili mbrëmë për herë të parë, publikisht u ndje keq dhe u detyrua të linte fjalimin, për t’iu nënshtruar kujdesit mjekësore. “Shqiptarja.com” ndoqi nga afër minutat kritike që shoqëruan kryeministrin e vendit, ndërsa fliste në foltoren e hollit të Pallatit të Kongreseve, ndihmën e parë që iu dha pas skenës së festës dhe trajtimin e tij mjekësor në një kthinë të vendit ku zhvillohej festa.

Në 18.12 minuta, ndërsa të gjithë të ftuarit kishin zënë vendet e tyre afër foltores së festës, jashtë Pallatit të Kongreseve buçitën fishekzjarret. Në sfond nisi muzika, që lajmëronte ardhjen e kryeministrit dhe kryetarit të PD-së. Të ftuarit nisën të duartrokasin dhe të përshëndesin me ovacione ardhjen e liderit, që u duke te dera kryesore dhe pasi u dha dorën disa prej të pranishmëve në të dy anët e tapetit blu shkoi në radhë të parë.

Një filmim dhjetë minuta me historinë e Sali Berishës, disidencën e tij, momentet e dhjetorit ’90, të themelimit të PD-së, më pas të qeverisjes së tij në mandatin e parë 1992-1997 si president i vendit. Filmime me ish-ambasadorin Rajerson apo me ish-sekretarin e shtetit, Bejker. Asnjë fjalë për piramidat e qeverisë së PD-së, rënien e shtetit, vitin 1997 dhe krizën që pasoi ikjen e Berishës me armë. Pastaj për rikthimin e tij në pushtet, rolin e tij në drejtimin e vendit, anëtarësimin e vendit në NATO. Fitoren e tij në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009 dhe ato vendore të vitit 2011.

 

MINUTE PAS MINUTE

ORA 18.46. Sali Berisha ndërpret fjalën. Duket se nuk mund të lexojë më. Fytyrëbardhë, i mbetur pa fjalë, mbahet te foltorja. Afrohet truproja dhe e kap nga krahu i majtë. Afrohet edhe Myftar Gjana, ish-dhjetoristi, që ndodhet te krahu i djathtë i kryetarit të PD-së. Truproja e mban nga krahu. Afrohet edhe truproja tjetër dhe e mbajnë nga dy krahët, një vajzë nxiton me gojën tjetër të mbushur me ujë. Kryeministri ecën vetë, por rojet e tërheqin ngadalë në prapaskenë. Mërmërima në sallë. Tashmë të gjithë pyesin çfarë pati. Ka edhe duatrokitje. Disa minuta amulli pas banerit të djathtë prej cope, ku jepet imazhi i festës së 21 vjetorit të themelimit të PD-së.

Ka zhurmë. Në sfond, dikush ka vënë muzikë funebre. Njëri bërtet që të hiqet muzika. Truprojet marrin urdhër. Duhet hequr fonia e djathtë. Dy prej tyre, pa sukses, nuk arrijnë ta shkulin altoparlantin, derisa dikush ul zërin te boksi i zi.

Berisha është ulur, janë bashkuar disa prej tavolinave prej mobilje të verdhë të llakuar, për të formuar një shtrat të drunjtë, ku është shtrirë kryeministri. Rreth tij, funksionarë të lartë të PD-së dhe të qeverisë. Si dhe shumë truproja.( Në foton e faqes tavolinat e bashkuara ku u shtri Berisha)

 

ORA 18.52. Drejt kryeministrit të shtrirë rendin mjekët e njohur kardiologë dhe ish-kolegë të Sali Berishës. Nestor Thereska i pari, Mentor Petrela i dyti. Nuk arrijnë të kalojnë, sepse vendin e kanë zënë tavolinat e mbushura me lëngje, alkoole, ëmbëlsira dhe fruta të banketit festiv. Mentor Petrela ngec te vazoja e madhe e një lule shqiponje dhe detyrohet të kthehet pas. Më në fund kalojnë dhe futen mes njerëzve, afër krevatit të sajuar për kryeministrin.

 

ORA 18.57. Sali Berisha ngrihet, rrethuar me njerëzit e tij, bashkëpunëtorë dhe truproja. Përshëndet me dy gishta, ndërsa turma brohoret dhe duartroket shefin e qeverisë që futet të një derë në anën lindore të Pallatit të Kongreseve.

Truprojet bllokojnë derën, ndërsa rrethohet me shirita bardh e kuq vendin ku ai ishte shtrirë. Në hollin e Pallatit të Kongreseve njerëzit u vërsulen tavolinave të mbushura. Janë fytyra të njohura nëpër institucionet zyrtare si dhe shumë pak militantë që kanë ardhur për të parë liderin dhe për të ngrënë e pirë.

 

ORA 19.02. Del e para Jozefina Topalli shoqëruar me truprojen. Duket se është shumë e vrarë në fytyrë. Takohet me njerëz në radhët e para që pyesin për Berishën. ‘Asht mirë, asht mirë”- u thotë njerëzve dhe ikën te foltorja, ku përsërit të njëjtat fjalë për shëndetin e Berishës dhe u uron të gjithëve “Gëzuar Krishtlindjet” (!!!), edhe pse njerëzit janë mbledhur për të festuar përvjetorin e themelimit të PD-së.

Pas Topallit nga dera ku u fut Berisha del Lulzim Basha. Kryebashkiaku, ngaherë fytyrëqeshur, është i nxirë. Humbet edhe ai mes turmës.

Në dhomën ku ndodhet Berisha që merr trajtim mjekësor futen figura të njohura, mes tyre edhe drejtori i TV Klan Aleksandër Frangaj dhe miku i tij, Samir Mane. Të ftuarit e tjerë nuk hyjnë. Brenda kanë shkuar Majlinda Bregu, Sokol Olldashi dhe zyrtarë të tjerë.

 

ORA 19.09. Drejt dhomës ku është shtruar Berisha vrapon edhe një infermiere me një aparaturë elektronike spitalore dhe disa pajisje të tjera. Ndërkohë jashtë ka ardhur ambulanca e parë dhe pas pesë minutash vjen e dyta.

Jashtë në Benz-in e kryebashkiakut, hipën Lulzim Basha dhe ikën pas një ambulance. Ambulanca tjetër qëndron aty jashtë.

Brenda në hollin e Pallatit të Kongreseve të ftuarit po u japin dorën e fundit ushqimeve dhe pijeve të festës. Berisha është harruar. Disa militantë nxitojnë të bëjë foto te foltorja. Pasi mbaron, njëri tund disa letra dhe të fton të bësh një foto me disa letra format A4, duke thënë: “Hajde, është fjalimi i Doktorit”!.

Jashtë njerëzit nuk ikin, qëndrojnë në sheshin para Pallatit të Kongreseve dhe flasin, për… Sali Berishën.

43 komente në “Minutat kritike të Berishës, e shtrijnë mbi tre tavolina”

  1. i treti i verteti says:

    Vetem aman te keqen se mos na shkoje “i teti ne bronx”.

    1. Thana says:

      DHE AJO NA DUHEJ! TE NA NXIJE JETEN EDHE DUKE I PARE SHEMBELLTYREN, DUKE NA KUJTUAR ATO QE KA PUNUAR PER TE KEQEN TONE.

    2. Valeria says:

      E po me duket se i erdhi koha te zbrese nga kali, he mo se nuk e gjen gje te ligun,, ndoshta do ta marre Zogu me vete, meqe duheshin shume,.

  2. Vlora says:

    ha ha ha te gjith turen te tavolinat…..
    e bejne per te nxjere merzine.

    1. Shefqet Cela says:

      “Te ftuarit po u japin doren e fundit ushqimweve dhe pijeve”. Vetem kjo fraze permban nje brendi sa per volume rromancash satiriko-tragjike:
      Makuteri, qylllek, hajdutllek, maskarallek, menefregizem per ate

    2. Shefqet Cela says:

      ” te ftuarit u jepnin doren e fundit ushqimeve e pijeve”. Kjo fraze i thote te tera: makuterine, babezine, hajdutllekun, qylllekun, menefregizmin per shefin qe e duar trokisin kur e kane perpara…..
      Per hundesh do tu dale. Saliu do ti kontrolloje filmimet dhe nuk do ti fshije si ato te 21 Janarit. Veth ne vesh do tu a kete.

  3. elinor bahiti says:

    Tani mesuam edhe kete qe u dashkan dy ambulanca per ta cu salen ne spital….
    haha, sa e forte ajo “hajde bejme foto me letra format te fjalimit te Doktorit”!! O Zot o Zot ne dore te kujt ka ra ai vend dhe kush i shkon mbrapa.
    “Hipokrizia” mbi dy kembe – mundohet te hiqet sikur 97 nuk egziston por si fantazme e ndjek nga mbrapa ajo periudhe. Ndoshta, ne momentin kur i erdhi shastisja ka qene duke mendu per ata mijera njerez qe i shpoi plumbi i kallashnikovit mbasi shtazaraku vendosi te hape depot e armeve per militantet e tij.
    Mos ki frike sale se nuk iken kaq lehte ti jo; ke shume haqe me la!

  4. toni says:

    Nuk e gjen gje m….
    Fatkeqesisht ai ka per te jetuar gjate.

  5. Kalciani. says:

    E meritojme!Duam Njeshin gjithnje,te na frymezoje,qofte ky mediokerr dhe i rrjedhur.Te gjithe diktatoreve,u pelqen te thone-pas meje,nami do behet-,ndaj qajne oborrtaret dhe palacot e oborrit!

  6. Claus says:

    Gjendje lipotimie? Lipotimia te fiktit eshte nje simptome ose bashkim simptomash te nje semundjeje baze.
    Ai ka patur lekundje te forta tensioni arterial, mosfurnizim te trurit me oksigjen, rrahje te shpeshta te zemres te gjitha keto sjellin humbje te vetedijes, perendim te syve, “zbardhjen e fytyres”, humbje te ekuilibrit, pra gjendje lipotimie.
    Nuk dua te spekulloje per shendetin e tij, por nje gje dua te them:
    Shendeti i tij eshte renduar koheve te fundit ne menyre rapide. Kjo e fundit ishte nje sinjal serioz.
    Shkaktari me i thjeshte mund te jete nje kunderindikacion nga medikamentet psikofarmaka qe merr me shumice (ndoshta ndryshim terapie nga ndonje mjek ne France ku ka qene diteve te fundit), shkaktaret me serioze nuk dua ti ze me goje.

    U pa qarte nje tulatje e PD-s, mediave dhe militanteve te tyre.
    Dita e gjyqit po afron, per shefin e madh dhe per peshqit e vegjel.

    Te kesh meshire per nje njeri eshte virtyt. Por me bemat e tij edhe virtytin njerezor na e kane nxjerre jashte funksionit.
    Kjo shihet qarte ne te gjitha komentet ketu tek ne.
    A jane komentuesit “pa virtyte”?
    Kurrsesi.
    Atehere ku eshte shkaku?

    1. patrioti says:

      Ju pelqen ose jo,pak rendesi ka.Berisha ju ju kall daten,nuk ju le te vini ne pushtet.Sa te mjere jeni qe uroni vdekjen e kundershtareve,sepse ju kundershtarin e quani armik.Mjere ju per shpirtin qe keni.Berisha do jetoje qe te fitoje edhe ne 2013.Per Shqiperine dhe shqiptaret,per ne dhe per ju qe pamvarsisht se na urreni i themi Zotit t’u fale se nuk dini se cfare beni.

      1. Dean says:

        O,me nder teje,”patrioti”?!,lene ate BARBARIN se ai o ne 1 rruge pa kthim,por me qe Zoti i degjoka lutjet e tua,nuk i lutesh 1 here per mua te me sjell 1 makine si dhurate per vitin e Ri???
        ”Patrioti” po na flet ne emer te Zotit,ku ku je mi nane.

      2. arti NY says:

        ahtehere nuk je patriot

    2. zefi says:

      I ERDHI XHEBRAILI DHE I THA NE VESH:MOS GENJE ME PER KRIMET ,QE KE BERE,POR AI NUK E DEGJOI!!!ATEHERE I RAPORTOI ZOTIT DHE AI I DHA GODITJEN E FORTE PAS QAFE NE TRU:HIQMU QAFESH,O GJAKATAR,SE KE HARRUAR,QE JETEN TA JAP UNE DHE TA MARR PO UNE!!!NDERSA TI,U KE MARRE JETEN NJEREZVE PA LEJEN TIME!!!PRA KE MARRE KOMPETENCAT E MIJA!!!KESHTU E KENI JU MALOKET:ZOGOLLI U VET-SHPALL MBRET,NDERSA TI U VET-SHPALLE ZOT!!!KJO GODITJE ESHTE E FUNDIT:NE SE NUK VE MEND,DO TE COJ NE FERR!!!HAJT,SHPORRU!!!

    3. vec nje gje te re nuk po e thua “Mungese e furnizimit te trurit me oksigjen” Ky ka vite qe i eshte thare truri

  7. mali says:

    Lipotimia, te fiktit eshte shenja e pare e kancerit ne tru, brain cancer..varet cfare lloj kanceri mund te kete. Po te kete glioblastoma multi focale eshte e tmerrshme dhe vdekje prurese e menjehershme. Zoti ndeshkon per krimet qe i ka bere ketij populli. Mjafton ata 4 te pafajshem qe vrane me 21 janar.mos te permendim me mijra te tjere gjate kesaj periudhe te sundimit te tij. Shikoni si e ka organizuar festen e krijimit te PD, AI- Mesia dhe populli nje turme, qofte dhe te pranishmit ne ate salle. ose thene ndryshe Dielli-Ai dhe ata qe ngrohen me rrezet e tij populli-turma!!!!!Fatkeqesi kombetare

  8. Elona says:

    Komunikatat e kryeministrise per gjendjen shendetesore te udheheqesit me kujtuan ato qe jepeshin per shendetin e Titos ne TV Beograd. Kur fillojne keto lideri s’e ka shume te gjate.

  9. Ramy says:

    Bravo cuc, nuk vdes i Madhi pa e firmos prap ate paktin per detin me fqinjet. Te plasin marazi keta kamunistet por detin do e shesim.

  10. tg usa says:

    te kam then dhe here tjeter elena gjika ka qene nje shqiptare e madhe .
    jo cdo shqipfoles eshte shqiptar.ne qe duam te ngordhe saliu nuk jemi greke.me qe je kosovare po te them qe saliu eshte burri i shkines dhe dhender te shkjau.
    e gezofshi

  11. FERDEROVA says:

    dikush thote-rrofte mbreti!
    ” ———-” -rrofte diktatori!
    “———- ” -rrofte tirani!
    dikush—- ” -rrofte shqiperia!
    Ne themi:as mbret e as diktatore-me shume na percajne se na bashkojne!
    RROFTE SHQIPTARIA E KOMBI SHQIPTARE!
    Ju lutemi vini kete RRadhe!

  12. Emigranti says:

    Se patem fat ne Shqiptaret te ngordhete komunisti serb

  13. Dea says:

    Sa te dobet jeni,sa pa dinjitet…Ju’a tha dhe kryetari te mos zhgerryheni per pushtet por ju vazhdoni se vetem ate menyre njihni.Nga entuziazmi qe tregoni per kete ngjarje kuptohet fare lehte dorezimi ndaj idese qe pushtetin mund te merrni vetem nga nje ndodhi me fuqi madhore,se ndryshe nuk ja dilni.Por harroni qe shumica qe e ka legjitimuar kete mazhorance do vazhdoje ta beje kete edhe per shume kohe akoma…nese ju jeni fytyra e vertete e kesaj opozite atehere mund te them qe kjo eshte nje fytyre ogurzeze per kete vend.Eshte fytyre ekstremiste e nje militantizmi te semure qe mallkon si plakat e keqija,qe uron vdekjen dhe madje perfshin ne kete mesele edhe Zotin.Po ku dini ju c’eshte Zoti ore te mjere?50 vjet e keni mohuar ekzistencen e tij dhe prandaj jeni katandisur keto egersira qe jeni sot.Me ngushullon vetem fakti qe jeni minorance ne kete shoqerine tone…dhe minorance do ngeleni.Deklaratat tuaja jane pasoje evidente te nje mos shkollimi te pershtatshem,te femijrive kaluar qosheve te provincave duke pasur argument dite ziline per komshiun ngjitur,rritjes ne familje te dhunshme ne mos fizikisht,verbalisht.Me pak fjale keto mallkime mbajne shume ere provinciale!!!Keni mbetur pas,keni mbetur shume pas…

    1. Dean says:

      Po ti moj ”FEMER” e QELBUR,kur u bone DEA?????????????
      Ti sikur ishe EVA ne 1 koment tjeter para pak minutash.
      Qysh i keni keto komentet qe dergoni ke TEMA,me norme,sa me shume te dergosh aq me mire????????????
      S’mbeti BUDALL ne Shqiperi pa e ndjek kete BARBARIN e Vucidolit.

    2. Claus says:

      Miredita Dea,

      kaluat nje nate plot makthe dje. E di, tek ju e kam patur mendjen dhe mendoja a do t`ja jepni shkelmin nese do te kishte qene me nje kembe ne varr apo do ta ballcamosnit dhe ta kthenit ne Faraon pa piramide?
      Por aq besnike nuk mund te jeni. E para do te ishte geja e pare qe do te benit.
      Ajo pyetja ime qendron edhe per ty moj Dea (emer marre nga nje koke aq e hijshme e papershtatshme per koken tende).
      Perse ka kaq urrejtje ndaj atij njeriu?
      Te gjithe ne kete forum jane injorante dhe pa dinjitet?
      Apo Daul kishte ngaterrruar emrat kur tha “ai eshte pak i semuren ga nervat”.
      Kam pershtypjen qe sot ka dale ne pune per te treguar qe “jam gjalle”. Kjo dalje me duket si dalja e Hitlerit ne mesazh radiofonik pas atentatit me 20 korrik, ose per te qene me afer ne kohe, si dalja e Enver Hoxhes te Artet Figurative kur jugasllavet thane qe “Hoxha eshte qelluar ne nje mbledhje te Byrose Politike”.

      Ferra e ka marre uraten, Dea.
      Ashensori qe porositi 110.000 € per dy metra do te thote shume.
      Zoti e ruajte! Po a e degjon gjithmone fjalen tone?

      1. Dea says:

        Miredita Claus,

        kalova nje mbremje te bukur mes miqsh dje.Mankthet jane krejt larg meje…Mankthet zakonisht perndjekin ata qe nuk e kane ndergjegjen e paster.Une nuk jam nje nga ato!Mankthe shoh shume mes komenteve tuaj.Ju me pyesni pse kaq urrejtje ndaj ketij njeriu???Nese “kaq urrejtje”do te thote 200 komentues ne total atehere ju njoftoj qe shume nga ne jane po aq te urryer.Zoti Daul nuk ngatrroi emra,tha ate qe shume nga ne dine.Sepse kartelat klinike jane fakte dhe mbi to mund te ndertohen nje pafundesi teorish.Por pak momente humbje eikulibri sikur nuk i lene dhe aq shteg imagjinates…Pse nuk jane ndertuar keto scoop-e mediatike sa here zoti Rama eshte shoqeruar per ne spital???Kjo ka ndodhur shpesh,madje per here te fundit gjate fushates se ketyre zgjedhjeve…Ndoshta sepse pjesa e civilizuar e ketij kombi nuk i shfrytezon keto momente?Ndoshta se kjo pjese nuk spekulon mbi ngjarje qe jane krejtesisht njerezore?”Zotin”ju keshilloj ta lini edhe ju jashte ketyre ndodhive minore,kursejeni ate per ceshtje madhore sepse kur t’ju duhet vertete do e keni ezauruar te drejten per t’ju drejtuar.Per mua keto klithma ogurzeza tjeter gje nuk jane pervecse injorance mesjetare.Lexova fraza te tipit “o Zot ma bej dhurate per Vit te Ri”…vdekja mund te jete dhurate e bukur vetem per mendjet e semura dhe shpirtrat e zbrazet…dhe pa dinjitet sigurisht.Pa asgje ne fakt,bosh nga c’do ndjenje njerezore.Po sot ata qe kane lutur zotin c’kane bere?Kane shkuar te lexojne filxhane?A thua kane hedhur fall per sa jete ende i mbetet?Apo jane ngutur te shperndajne embelsira sic shkruan dikush lart???Dhe nese nuk eshte injorance kjo,nuk e di c’mund te jete tjeter!!!

        1. Claus says:

          Dea,

          vetem mbremje te gezuar mes miqsh nuk ka patur dje sepse eshte boterisht e njohur qe kur do te tregosh ndjenjat me ekstremin tjeter, eshte genjeshter. Megjithate per mua ishte teper zbavites argumenti yt.
          Duke na sjelle dhe raste te tjera te lipotimive te Saliut indirekt verteton gjendjen tij te rende shendetsore qe po rreshqet ne menyre rapide tejposhte.

          Me ty dua te ndaj edhe nje gje tjeter qe me beri pak pershtypje.
          U pa qarte se c`fare ndihme e shpejte ju dha atij njeriu, atij kryeminstri-doktor nga koleget e tij qe vinin verdalle me duar ne xhepa.
          Salla nuk kishte as nje aparat tensioni, as nje defribilator,as nje aparat per matje sheqeri, por me e rendesishmja ishte se mjeket specialiste Nestor Thereska (nefrolog), Mentor Petrela (Neurokirurg) dhe “diabetologo i shquar” pa aparat mates sheqeri, mjeku i Enver Hoxhes, Isuf Kalo, si dhe reanimatori qe ka harruar te beje dhe frymemarrjen goje me goje Tritan Shehu arriten ne perfundim per ti dhene nje filxhan kafe te forte turke!!!!

          Po sikur te kishte nje tension te larte?
          Do e kishin vdekur.
          Per te qeshur apo jo.
          Ja keshtu e ka cuar ai njeri mjekesine shqiptare qe vetem nje tavoline rasti u beri hyzmet duke e shtrire aty dhe duke i matur vetem pulsin me dore.

          Te pyet edhe njehere: Perse kaq urrejtje per kete njeri?

          Quan dhe shumicen e replikuesve ketu si pjese jo te civilizuar.
          Po atij qe ka vrare 4 veta ne mes te Tiranes, c`fare emri ti veme?
          Neandertal i civilizuar?

          1. Dea says:

            Shoh me kenaqesi qe pervec poltikes ju terheq shume dhe psikologjia…por ne rastin tim specifik keni bere nje vrime ne uje.Eshte e vertete qe dje u defreva shume.Nuk kishte pse te ishte ndryshe,nuk ndodhi asgje e jashtezakonshme dje dhe pse ju ne cdo menyre jeni duke e bindur veten per te kunderten.Ju kuptoj…duhet patjeter te kapeni diku,te mbertheheni fort pas nje shprese sa do e vogel qofte ajo…Sepse fundja ajo mbetet shpresa juaj e vetme,ngushullimi juaj i vetem gjithashtu.Ju thoni pse kaq shume urrejtje ndaj Berishes?Edhe nje here ju pergjigjem se 200 komentues nuk perfaqsojne nje popull,vetem nje pjese te vogel te tij.Pervec politikes dhe psikologjise,shoh qe keni pasion edhe ligjin.Por pasioni fatkeqesisht nuk te jep kompetencat e duhura per ta menaxhuar ate si profesion.Cdo njeri nga ne eshte i pafajshem deri sa pas nje hetimi rigoroz nje gjykate shpreh vendimin ligjor perkates,bazuar sigurisht ne prova.Per sa me perket, zoti Berisha nuk eshte i hetuar per asnje krim dhe si i tille meriton te trajtohet.Per sa me perket mua fajtor per ato vdekje moralisht eshte dikush tjeter…por historia do ta bej kursin e saj dhe do ti gjykoj fajtoret,kushdo qofshin ata.Prandaj mos beni gjykatesin dhe mos i denoni njerezit me hamendesime…ekziston nje gjykim suprem me te cilin te gjithe do i bejme llogarite heret a vone dhe qe eshte mbinatyral,ekziston edhe nje gjykim tokesor teresisht ligjor.E keqja eshte qe ju po beni gjykatesin e te dyja dimensioneve,pa patur asnje te drejte mbi kete.Cfare e emri te veme zotit Berisha?Kryeminister legjitim i Shqiperise,votuar nga me shume se gjysma e popullit e qe do te mbese i tille per aq kohe sa populli do vendose ta mbeshtese.Gjithe te mirat!

  14. england says:

    Ajo qe me beri me teper pershtypje ne kete shkrim ishte fakti
    se sa e gjetur ishte pershkrimi nga ana e gazetarit,bere Lulit
    ja se c’thote; Lulzim Basha. Kryebashkiaku, ngaherë fytyrëqeshur, është i nxirë. Humbet edhe ai mes turmës.Eshte pikerisht ai qe
    do ta vuaje me shume kete mort(qe shumica e shqipetareve me zor e pret)
    eshte ai qe nuk do kete vrime miu te nxere,te futet
    eshte pikerisht Luli qe do gjykohet per cka ka bere keto vite(jo se
    te tjeret nuk kane bere)por Luli ka shume ceshtje qe i jane mbyllur
    pse kollaj ti grabisesh shqiptaret paret ne te ashtuquajturen rruge e kombit,po vrasjen ne bulevard mos ndoshta te afermit e tyre e harruan?

  15. bashkim kreka says:

    zoti ju falte , fali o zot se nuk di cfare thone …… faji nuk eshte i juaji por i kesaj fletushke qe jua boton keto komente ….

  16. Endri says:

    MOS, NA LA PA ARRA ME DUKET. TI KISHTE MBJELL DHE ATO TE PAKTEN…

  17. SHQIPTARI says:

    O Dea ate punen e zhgeryerjes per pushtet e ka thene Topi.Nuk kam pare shqipe me te dobet se ajo e jotja ne ato pak rreshta.E di si me ngjan?Si ato putanat e Gadafit.Sala dhe fara e tij mos ju lente gje pa sh……

    1. Dea says:

      Nuk mund te bejme aleance me Lsi-n tha Rama,nuk mund te zhgerryhemi per pushtet…Cudi si nuk te kujtoheshka ty se ne imagjinarin tim,militantet e semure partiake e kane te shenjte fjalen e liderit!!!Sa per kritiken qe ke bere kundrejt shqipes time,faleminderit!E thene nga ty eshte nje komplimet i vertete.

  18. luis says:

    Lexova disa komente te berishistave dhe na hiqeshin gjoja sikur nuk eshte normale te gezohesh me fatkeqesine e tjetrit.
    Ju qe hiqeni te tille humane ku ishte humanizmi i juaj kur u vrane me mijera djem nenash ne 97,po 26 ne Gerdec,po me 21 janar kur i pushkatoj ne bulevard 4 familjare te pafajshem.Perkundrazi ju thate mire ua ka bere te kishte vrare dhe me shume biles.
    Jeta e Sali Berishes nuk vlen me per shqiptaret se sa te jete gjalle ai nuk kane sherim me mijera zemra qe e urrejne tamam si diktatorin Hoxha dikur dhe mos me keq biles.
    Nuk eshte ne traditen e shqiptarit te kete urrejtje per udheheqesin por kur ky e tepron me ligesi ata e mallkojne thelle nga shpirti dhe e lene ne dore te Zotit,dhe Zoti ia tregoj pak se kush je ti.
    Njefare Dea permendi se nuk duhet abuzuar ne emer te Zotit e pikerisht nga ata qe per 50 vite se kane njohur.
    I drejtohem kesaj zonje,ja pikerisht ai per te cilin po komentojme e beri nje gje te tille bashke me lakenjte e tjere qe e rrethojne,dhe ka mundesi qe dhe ti je ndonjera nga ato qe me perkushtim ke bere propogande kundra Zotit ne ato mbledhjet e partise apo te rinise.

    1. Dea says:

      Ne fakt me vjen keq qe me duhet te te zhgenjej,por nuk kam asistuar ne asnje mbledhje partie apo rinie sepse nuk kisha ardhur ende ne kete bote…dhe pikerisht prandaj nuk jam infektuar nga ajo semundje e keqe si shume nga ju!!!

  19. ilda says:

    mos u gezoni kaq shpejt, po te kujtoni thenien se “nuk bie rrufeja ne hale…”

    1. APOKALYPSIS says:

      Po ky ka marre pamjen e vdekjes, vdekja ka frike nga ky te vije ta marre!! Ja kshu do zvarritet e do vuaje si qoftelargu!!

  20. ardi says:

    Ike plaku Mere me gjith tespije e Tosun Bac,te fala sat eme

  21. Antoni says:

    Une isha aty kur ndodhi kjo “fatkeqsi” mue nuk me erdhi mir per çfar ndodhi.Mue me erdhi keq kure erdhi xhebrahili qe ta merrte dhe iku duke thirrur “nuk e marr me cue ne xhehnem se na ngatrron krejt xhehnemin se me kene qe i hyne ne pun xhenetit e marrin ata e nuk na e len neve .kemi bodhe Enverin te pakten njenin ta mbajn ata te xhenetit”,por prap mir se kshtu Sala dote rrij gjat me ne sepse nuk e Prnon ase te zoti ase te dreqi,vetem ne krijoshin ndonje vend te veçant per kte soj kabiljet.

  22. hasan says:

    Fajin e kane vete pd-rastet.Pse ore e kishin mbushur sallen me numurat 21?A nuk e dine ata se çfare perjeton i pari i tyre nga ky numur?

  23. andi says:

    O miqt te mire ,o bashkevuajtesit e mij,, Sala ka deklaruar qe edhe 30- vjet mua me keni ketu, planet e Nastradinit ,,,,por planet e Perendise a i di ky njeri. Ju luten njerezit e ndershem largohu o Sali sa nuk eshte vone , jo qe jo. Nastradini, Ju lut Bota largohu o Sali se ju je bere ferre popullit, jo qe jo . Tani e ka rradhen Zoti ,,e marrte nje ore e me pare por te turperuar dhe te lenduar ,E zencin mallkimet e fukarenjve ..

  24. koli says:

    shiko tema keni nje pasaktesi ne titull, kjo duhet quajtur minutat kritike te milices se serbise?

  25. beso says:

    Jo,sali,une nuk dua te na ikesh,sinqerisht nuk dua.Nuk eshte e mundur qe perendia te te beje nje dhurate kaq shpirtmadhe!Ty qe je kaq shpirtvogel!Nese je i semure rende,as atehere nuk e fal masakren qe ke mundur ti besh atdheut tim,por njesoj me dhimbsesh,se semundja meriton keqardhje.Jo,sali,nuk dua te na ikesh,por as te na kthehesh!Zoti te meshirofte!

  26. don kishoti says:

    nuk ha MORTJA MUT,krenaria e popullit(kryeminister),duhet te na nderoje deri ne fund te jetes haleja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje