Shume jete njerëzore mund te ishin shpëtuar nëse strukturat qe japin ndihmën e shpejte do te mundeshin vërtet te ndërhynin ne kohe dhe me pajisjet e duhura.
Ngjarjet e fundit tregojnë se çdo vonese apo mungese mjetesh ka sjelle fund tragjik për te lënduarit. Rasti me tipik ishte ai i gjyqtarit Skerdilajd Konomi ne Vlorë, qytet ku funksionon vetëm një ambulance. Pas hedhjes ne ere te makinës, ndërsa gjyqtari ndodhej ne minutat e fundit te jetës, ambulanca mbërriti afro 20 minuta me vonese. Edhe policet qe ndodheshin aty nuk ndërhynë, duke ua lënë gjithçka ne dore qytetareve te rastësishëm. Një tjetër ngjarje tragjike u shënua ne Tirane pak dite me pare, kur tre anëtarë te familjes Spahiu humben jetën ne një apartament nga zjarri dhe asfiksia. Dëshmitarët pohuan se zjarrfikësit u vonuan dhe se ata nuk ishin te pajisur me kostumet e posaçme kundër flakëve te zjarrit. Vetëm një dite me pare, banore te Bregut te Lumit ne periferi te Tiranes thane se policia dhe palombarët nuk zhvilluan kërkime te plota për te gjetur një vajze 12-vjeçare qe ra aksidentalisht ne ujë. Ndërsa ne Milot, një bari qe lumi Mat e izoloi ne mes te shtratit te tij ne një grumbull inertesh, është lënë për shume ore ne mëshirë te fatit, madje nuk u be i mundur as shpëtimi me helikopter. Vetëm ne mesnate, ai u nxor nga palombarët e lidhur me njeri-tjetrin. E si te mos mjaftonte mungesat e pajisjeve, ne rastet e emergjencave bëhen pengese dhe problemet me infrastrukturën, si ne rastin e tregut pranë Shkollës Teknologjike, ku zjarri i rene nga fishekzjarrët shkrumboi dhjetëra dyqane./vizion plus
edhe kur vuajne njerezit nga dashuria nuk vjen ndihma e kohe eeehhhhhhhh sa e ndjeshme qe jam
Kjo ka te beje me llogarite.Na ja,!:ambulanca e dashurise tjater mesele.
Nuk duhet vetem ne shenjester,por te marresh ne shenje ate qe duhet.
Hajt me fat moter,gjithkush ka rriskun e vet.
Sic do thoshte prof. turkofagos ne te tilla raste:
Ky eshte Albanistani…fatale! ?
Jete shqiptaresh, kujt i plasi bytha !
Duhet zgjidhur kjo puna e ambulancave qe pacientet te mos humbasin “parajsen” qe i pret ne spitale!
Ushqimi eshte nje problem i zgjidhshem,kurse shendetsia dhe banesat jan nje problem qe as nje shoqeri njerzore nuk mund ti mbuloje dot 100%,sepse kan nje kosto teper te larte.
Rujna o Zot nga nje termet i forte se askush nuk i ka testuar deri tani ndertesat e larta sa te qendrueshme jan.
po ama pizza delivery vjen ne ne kohe ..shume me shpejt se policia anadollake e dehur apo ndihma mjeksore…keto i keni dhurate nga njeriu i shpellave te Dragobise qe ne 1994 ne ambasaden serbe ne Paris mori canten me 17 miljone dollare bashke me azem hajdarin..per shkaterrimin e Shqiperise
Te kesh kryeminister nje doktor (doktor i thencin) dhe ti kesh ambulancat per faqe te zeze, eshte per te vene kujen. Keto te shikoje pak Eugen Wolfahrt, se eshte e drejte e njeriut per te marre sherbimin mjekesor, por mbi te gjitha ekziston edhe e drejta e jetes si ajo e punes, e shkollimit etj.
Mire qe kryeministri-pacient nuk do t`ia dije, po shoqatat e te drejtve te njeriut duhet te ngrene zerin.
Ato ambulanca rrangalle jane pajisur vetem me nje shtrat, por a kane ato shishe oksigjeni, defibrilator, shishe me sol.fiziologjik etj,etj?
Nuk besoj.
E dyta, si nje problem qe me ka bere pershtypje eshte edhe shuarja e cdo vatre zjarri me uje!
Me uje nuk mund te shuash cdo gje. Uji mund te kthehet ne nje katalizator te fuqishem, ai mund ta keqesoje edhe me shume situaten me krijimin e avujve, deri ne gjendje eksplozive.
Me keq ardhje pashe skenat e atij gjyqtari ku flaket perpiqeshin te shuheshin me uje. Flaket sidomos ato te makinave fiken vetem me shkume ose pluhur per te bere mbulimin e vatres se zjarrit dhe keshtu heqjen e kontaktit se vatres me oksigjenin. Dyoksidi i karbonit nuk ndihmon djegjen, oksigjeni po, kjo eshte mesuar qe ne klasen e trete.
Por diletantizmi shqiptar nuk ka te sosur.
Edhe ne magazinen e fikshezjarreve ndodhi po i njejti fenomen. Hedhje sasie uji. Dhe shperthimet nuk kishin te mbaruar.
Reaksionet kimike benin te veten.
Zjarrefikset ne Shqiperi ne vend te shuajne zjarrin e ndezin me shume ate. Ne kete konkluzion kam dale.
Ato jane sa per numer. Zjarri ne fund te fundit, fiket se nuk ka me c`te djege, por duket sikur e kane fikur zjarrefikeset.
Po lexoja me vemendje kete artikull per sherbimet urgence ne Shqiperi,ne raadhe te pare qeveria ka bere shum pak investim ne setorin publik, ku mungojne ne rradhe te pare experienca e kuadrove te sherbimeve emergjence,ne rradhe te dyte Shqiperia nuk ka nje strategji ose procedure e sakte qy publiku te ndjek per te kerkuar ndihme ne sherbimet emergjente Polici/Ambulance/apo Zjarrfikes,Spitale etj, e treta mungojne mjetet e duhura qy punonjesit e sherbimeve emergjence tu pergjigjen kerkesave te puplikut ne raste emerghence.por jemi ne publiku qe vazhdojme te paguajme taksa per sherbimet publike dhe nuk marrim sherbimin e duhur, qeverite duhet te fokusohen dhe te bejne pune te shpejte qe ti pegjighet publikut ne kohe te shpejte dhe profesionalizem, Zoti na ruajt nga te keqijat se sa per emergjencen Shqiptare jemi te mbaruar sa te na kapin ne dore keta profesionista.
foto ne Prishtine, ku ka shqipetare keshtu e ke …………
Urgjenca e Spitalit te Durresit eshte nam fare.Kur i ben telefon te thone:Erdhem!Pasi i pret me ore ne rruge,sheh makinen me kalamaj duke bere xhiro.Une personalisht,kam telefonuar Ministrin e Shendetesise per kete femomen,kuR semuret nena,dhe me thote;te pije nena ilacet se dhe une marr ilace!SA TURP!Mjere kush semuret!