Gazetari investigativ i RAI-t: Thjesht koncepti i importit të mbeturinave më duket çmenduri

5 Dhjetor 2011, 22:25Sociale TEMA

Çështja e trajtimit të mbeturinave në Itali mbetet gjithnjë aktuale. Vetëm këtë javë që po mbyllet, një skandal përfshiu një sërë anëtarësh të Këshillit Rajonal të Lombardisë, që duket se kanë marrë ryshfete për të favorizuar qarkullimin e mbeturinave të rrezikshme pa respektuar ligjet e rrepta në këtë fushë.

E ndërkohë, Bashkimi Europian i ka dhënë vetëm dy muaj kohë përpara se të aplikojë sanksionet për Napolin, qyteti ku problemi i plehrave mbetet një plagë e vërtetë.

Përpara pak ditësh Rai transmetoi investigimin e gazetarit Emilio Casalini, i cili ka ndjekur rrugëtimin e paligjshëm të mbeturinave të rrezikshme nga Italia në Kinë, duke u hequr si trafikant.

Meqenëse ka punuar gjatë në këtë fushë, që tanimë e njeh mirë, e takuam në studion e tij për t’i kërkuar një mendim mbi importin e legalizuar të mbeturinave në Shqipëri.

“Unë nuk e njoh me detaje ligjin, por vetëm koncepti i importimit të mbeturinave mua më duket çmenduri. Çdo vend prodhon sasi të mëdha mbeturinash, i prodhojmë ne- e i prodhoni edhe ju në Shqipëri. Keni frigorifere, kompjutera, materiale toksike, mbetje nga përpunimet e ndryshme. Këto mbeturina, e kam fjalën për mbeturinat e rrezikshme, prodhohen në çdo vend dhe duhen përpunuar e menaxhuar në vendin përkatës”, deklaron Casalini.

“T’i hapësh derën importimit të ligjshëm të mbeturinave më duket e pakonceptueshme. Të importosh, për të bërë çfarë? Unë si italian e shtroj pyetjen: çfarë impiantesh ka atje? Çfarë lloj certifikatash kanë impiantet? Ç’garanci ka mbi impaktin që sjellin në mjedis e që mbeturinat trajtohen sipas rregullave? Deri sa këto pyetje nuk kanë një përgjigje të qartë edhe eksportimi nga Italia për shembull, nuk do të ishte i paligjshëm edhe nëse importi është i ligjshëm. E në këtë mënyrë është e qartë që u hapen më shumë mundësi atyre që duan ta bëjnë këtë në mënyrë të paligjshme”, thekson Casalini.

Emilio Casalini po niset për realizimin e një tjetër etape të investigimit të tij që ka marrë emrin “Spazzatour-Tour-i i Pleherave”. Mbeten në mend fjalët e tij: “As që mund ta imagjinoj përse është aprovuar një ligj i tillë”./TCH

 

7 komente në “Gazetari investigativ i RAI-t: Thjesht koncepti i importit të mbeturinave më duket çmenduri”

  1. fule says:

    Aryja eshte thjesht; Sal Rampall Birisha dhe qeveria e tij e babezitur duan te nxjerrin lek edhe nga plehrat.

    Nuk i prish pune ne behet vendi hale se klyshet e tij do i shperndaje neper vende te sigurta ne bote kur ti vije mortja, porsi familja e Gadafit.

    1. raimondi says:

      Sa bukur ka Argumentuar gazetari italian kete problemin skandaloz teplehrave
      –Tamam nje qytetar me ndergjegje te nje demokracie moderne europiane

      —–Ai thote qe meqense Shqiperia nuk ka impiante per perpunimin e ketyre plehrave ,
      atehere edhe nqs importi i plehrve (nga Shqiperia) eshte i ligjshem (per shkkak
      se Shqiuperia e ka ligjeruar ), Exporti i plehrave nga Italia eshte i Paligjeshem (Tema e ka perkethyer gabim)

      -Pra gazetari italian peror Ligjin Moral te shoqerise moerne demokratike e cila ka pergjegjesi morale edhe kur plehrat shkojne ne njeven tjeter
      dhe atje nuk kamundesi perpunimi atehere eshte e palighshme per Italine
      nje shtet modern europian,
      te coje plehrat e tij ne ate vend

      ——-Opozita jone kete argument duhet te perdori kunder plehrave –qe ne
      nuk kemi Impiante per perpunimin e tyre –Nuk kemi Infrastrukturen e nevojeshme qe ti perballojme ato plehra

      — Ndaj s’ka kuptim ti marim plehrat e botes ,se ne nuk kemi impiante per plehrat tona e jo me te botes

      1. Argita_B says:

        Se pari ato qe thote gazetari italian nuk kane ndonje lidhje me ndergjeien moderne, pasi jane mese normale.
        Fatkeqesisht per ne, shoqeria jone eshte thuajse me nje moral te kalbur e jeton ne agoni, ndaj dhe politikane sharlatane, koketula e hajduta guxojne te votojne ligje te tilla.
        Se dyti, opozita nuk ka perse te perdori argumenta te tilla, pais ajo qe i mungon opozites nuk jane argumentat por kurajo politike dhe qytetare.
        Opozita perball ketij problemi madhor per popullin shqiptar duhet te angazhohet ne menyre solanele qe nese vjen ne pushtet;
        1 – Te çfuqizoje ligjin per importin.
        2 – Te kryeje nje studim te pavarur mbi impaktin qe plehrat e importuara kane shkaktuar mbi mjedisin dhe shendetin e popullsise e te padise penalisht ata qe kane vutuar ligjin.

        Nese opozita gjen guximin te angazhohet per kete, atehere kjo mund te jete nje argument teper i forte qe ta ndihmoje per ta ardhur ne pushtet zgjedhjet e ardheshme.
        Ka ardhur koha qe ata qe i kane shkaktuar deme materiale, morale, financiare e shendetesore popullit shqiptar, te paguajne keto deme.

  2. TA says:

    Po mo Emilio ty te duket cmenduri por hec e fol me ne te cmendurit qe na duket normalitet dhe zhvillim. Plera mund te konsiderohen ne Itali por tek ne quhen lende te para…para… dmth para.Po jetojme perfundimisht nje cmenduri totale, vini re ka nje heshtje varri, s’ndjehet njeri, te gjithe pula. Jemi shndruar ne nje pulari leshi.

  3. kapaku says:

    Kur u diskutua problemi i berthamorit ne shkoder u cuan qytetaret e MALIT TE ZI dhe kundershtuan fuqimisht kete ide.
    Kurse kur u diskutuan disa rafineri te fuqishme NE VLORE shume media te barit e brindizit leshonin alarmet qe oxhaqet e rafinerive nuk duhet te beheshin te larta.
    Problemi i miratimit plehrave nga k/ministri shqiptar dhe parlamenti eshte
    tradhetia me e madhe qe eshte bere ne shqiperi qe kur e ka krijuar zoti.
    Mendoj se gjenerali famekeq i menaxhimit te plehrave ne shqiperi ESHTE E.V i cili
    kur inspektoi landfillin e shkodres tha:Ambasadori i prezencës së OSBE në Tiranë, Eugen Volfart, ka deklaruar se ligji për importin e plehrave është demokratik dhe duhet të kalojë në çdo hallkë.
    Sinqerisht ky qelbesire duhet te shpallet person “non grata ” nga shoqeria civile OSE I DUHET PERGJIGJUR ME PLUMB PARA SE TE MBERRIJE PLUMBI I EUROPES.
    CFARE PUNE KA OSBE ME PLEHRAT
    POSHTE GARBIXHOFASHISTI EUGEN VOLFKART
    GO HOME NAZISKIN PLEHRASH !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  4. LORA says:

    ….A ju kujtohet deklarimi i E.Rames ne 2005-en,-kthimi i Berishes ne pushtet eshte tradheti kombetare…..Kjo deklarate ka gjashte vjet qe vertetohet cdo dite,si e vertete,fatkeqesisht.
    Ne sondazhe,mbi 90% e kundervotojne ligjin e importit te plehrave.Por kundervotimi do te marre vlere vetem kur shqiptaret te dalin ne shesh e te mos shkojne ne shtepi derisa t’i vene drune ketij pushteti antikombetar e antinjerezor.TUNG.

  5. don kishoti says:

    kur shqipetaret jane (dakord), c’te keqe ka,neqoftese kane prapanica ta kundershtojne, sepse ne parlament perfaqesohen nga bijat e bijte me te ndershem ,te pakten keshtu funksionon,RELAKS,RELAKS…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje