Komisioni Europian shprehet se hyrja e mbetjeve të ndaluara dhe të paligshme, është shumë e vështirë të kontrollohet nga të gjitha vendet e Bashkim Europian. Për këtë arsye, KE thotë se Shqipëria do ta ketë të vështirë kontrollimin e mbetjeve që do të hyjnë në vend, pas miratimit të ligjit nga ana e mazhorancës për importin e plehrave.
“Origjina e ngarkesave me mbetje të paligjshme në vendet anëtarë të Bashkimit Europian duket se në një masë të madhe është i pakontrolluar, ashtu si dhe magazinimi dhe klasfikimi i tyre, pasi operatorët ilegalë mbledhin mbetje për t’i eksportuar ilegalisht”, thotë për Deutsche Welle zëdhënësi i Komisionerit Europian per Mjedisin, Janez Potocnik.
“Nëse kontrollet dhe inspektimet nuk bëhen në mënyrën e duhur, ekziston mundësia që në Shqipëri të hyjnë ngarkesa të paligjshme”, ka deklaruar ai.
I pyetur nëse doganat shqiptare janë të përgatitura si duhet për këtë lloj importi, Hennon u përgjigj se Komisioni nuk është në pozicionin për të vlerësuar një gjë të tillë.
Do me Z. Mediu Minister i Mjedisit.?????????????????, boll nuk kontrollove barutin tek Gerdeci jo me plerta e ardhur nga importi.
me te vertete mendon se keto po i ben mediu???
mjafton te shohesh pergjimet qe i jane bere berluskonit dhe kupton qe nuk ka lidhje mediu por ai burri, pastaj nqs nuk te dalin ka fakte pa fund te tjera qe ska lidhje mediu por gjithmon ai burri dhe klani i tij
Behuni gati o shqiptare te ngrini dolli me cianur per vitin e ri qe po vjen po qe do te jete me me shume rrudha e me i kerrusur se plaku qe po leme pas. Dhe pasi te ngrini dolline dilni te sheshi Skenderbej dhe permirni pemet e mbjella rreth linesit te bashes dhe nderrojani emrin Skenderit nga Keno ne Kliti.