Ndonëse konsiderohet si një ligji i dështuar, Task Forca ka rikthyer edhe një herë sistemin e gjobave për lokalet ku konsumohet duhan pa leje. Nga raporti i parë i Task Forcës në Tiranë, për peridhën 1 mujore të veprimit janë vendosur 122 gjoba, një numër i pakët për nivelin e lartë të konsumimit të duhanit.
Roland Shuperka, drejtuesi i Task Forcës anti-duhan thotë se gjoba nuk do të falet dhe se pronarët nuk mund të apelojnë pranë instiucioneve shëndetësore. Si procedurë, gjobat dërgohen në Gjykatën e Tiranës me titullin ekzekutiv dhe më pas vilen nga zyrat e përmbarimit.
Shuperka thotë se shumë shpejt aksioni i Task Forcës do të shtrihet edhë në qytet e tjera të Shqipërisë. Një ndër asyet e ngritjes dhe funksionimit të kësaj Task Force është ulja e numrit të duhanpirësve të paktën në vende publike ku sipas të dhënave të ISHP, 19% e vdekjeve në Shqipëri mbi 30 vjeç shkaktohen nga duhani./ora
me falni po vetem shuperka eshte personi qe merret me duhanin ne shqiperi,per cdo gje lajm,studim,task force apo ku di une vetem ai flet….po ne kemi shume specialiste te mirefillte te shendetit publik qe them kane arsimin e nevojshem e perkates per te dale dhe prononcuar apo te marre pergjegjesi.flm
Pa dashur t’i bej reklame Shuperkes, po sikur Shqiperia vertet te kishte specialiste si ai, ligji anti-duhan tani do te zbatohej. Mjeket shqiptare pijne duhan si oxhake dhe nuk hapin as gojen neper bare dhe restorante, jo me te vendosin gjoba. Po me nje “shuperke” nuk vjen behari dhe ligji nuk ka per tu zbatuar ndonjehere vetem me nje person, kushdo qofte ai.
Per te saten here do deshtoj ky ligj??? Sa ligje te tjera kane te njejtin fat. Nuk vendos do ligj Albanistani, arsyet i kuptojme besoj.
122 gjoba per 1 muaj? TURP
Shuperka duhet te vinte me mijra gjob, pasi ne Tirane kudo pihet duhan. Ne cdo bar, restorant, lokal, spital, shkolle, universitet,ministri, zyra shteti, hotel dhe qendra tregtare pihet duhan….
Shte mizerje, njerez plehra qe nuk kemi minimumin e konsiderates per tjetrin, por jemi egoiste te pashpirt.
Pika ne ve kur shpallim me te madhe “krenare qe jemi shqiptare”….
Per cfare te jemi krenare kur pervec shtetit qe s’pyet per ligje, as ne vete nuk duam t’ia dime.
Turp me qene shqiptare!
Ca thua more,si qenka turp te jesh shqiptar ca thu or mik, sa per gjoba po te them me siguri se jane vendosur edhe ne institucione, qe nga fakulteti i mjekesise (lokali) dhe deri te keshilli i miratimit te ligjeve (perballe me kryeministrine) brenda ne lokal, qe nuk kishte b…. njeri te futej , as tatimet nuk shkonin dot atje kurse shuperka i vuri gjobe per cigare. e tha mire Aqifi me lart, sikur 5 njerez te tille te kishte shqiperia ne krye do ishte bere.
Thuaj se nuk doni te behet shqiperia or mik, po mo fol thuaj se nuk ka njerez per ta bere. Une flas me pergjegjesi sepse jam punonjes ne min te Shendetesise dhe prandaj flas me bindje.