Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ka pranuar se ndodhet në një situatë kritike, sidomos nga ana financiare, çka rrezikon seriozisht një krizë energjie në vend. Për këtë arsye KESH ka kërkuar nga ana e kompanisë çeke CEZ që t’i paguajë borxhin prej 58 milionë euro, pasi CEZ është i vetmi klient që KESH ka.
CEZ nga ana tjetër, dje deklaroi se e njeh borxhin që ka, por gjithashtu kërkoi që t’i paguhen borxhet që institucionet qeveritare kanë ndaj saj, pasi nuk kanë paguar energjinë që kanë konsumuar.
“Për të sqaruar opinionin publik, KESH bën me dije se borxhi në vlerën e 55 milionë eurove, që së bashku me kamatvonesat kap vlerën e rreth 58 milionë eurove, një debi kjo që njihet edhe nga CEZ Shpërndarje, është krijuar duke filluar nga muaji dhjetor i vitit 2010 e në vijim. Pra, CEZ Shpërndarje ka 12 muaj që nuk i paguan KESH-it energjinë që ai e furnizon dhe që më pas, iu kalon konsumatorëve. Si pasojë e këtyre detyrimeve të papaguara, të cilat CEZ Shpërndarje duhet ti kishte paguar në bazë të kontratës që ka me KESH-in, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare ndodhet aktualisht në vështirësi financiare”, thuhet në deklaratën e KESH-it.
Më tej Korporata Elektroenergjetike Shqiptare sqaron se kjo kompani po importon aktualisht energji, duke përdorur 45 milionë euro overdrafte që i ka marrë për të garantuar burimet për blerjen e energjisë elektrike dhe për të furnizuar pa ndërprerje konsumatorët.
“Vlen të theksohet se i vetmi klient që KESH ka është CEZ Shpërnadrje dhe si rrjedhim, shlyerja e detyrimeve nga CEZ është e një rëndësie jetike për Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare” thuhet më tej në deklaratë.
Një tjetër fakt që KESH kërkon ta bëjë publik është se CEZ Shpërndarje nuk ka bërë një planifikim të konsumit të energjisë mbi bazën e statistikave shumëvjecare, ashtë siç e kërkon edhe modeli i tregut.
Sipas KESH-it në fillim të vitit, CEZ kërkoi një konsum vjetor të energjisë për të furnizuar vendin prej 4.3 miliardë kilovat orë, ndërkohë që deri tani, sasia e energjisë që KESH ka furnizuar CEZ është 5.2 miliardë kilovat orë. Pra, 900 milionë kilovat orë shtesë dhe mbi planifikimin fillestar që KESH-it i është dashur ti sigurojë për të furnizuar CEZ.
Gjithashtu, KESH ka theksuar se justifikimi që jep CEZ Shpërndarje se nuk mund të paguajë borxhet ndaj KESH, pasi qeveria i detyrohet për faturat e papaguara të energjisë nga disa institucione shtetërore është i një mentaliteti mesjetar.
“KESH, ashtu si edhe CEZ Shpërndarje janë kompani që funksionojnë në bazë të kontratave të vendosura me mirëkuptim të përbashkët dhe në përputhje me ligjet e shtetit shqiptar dhe si të tilla, ato janë të detyruara për t`u respektuar nga të dyja palët” përfundon deklarata e Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare.
KESH ti nderpres energjine ashtu sikurse na i pret neve CEZ po si paguam faturat………………
Vlora,
Po t’i prese KESH energjine CEZ, ta ka prere ty e mua more
Keta po luajne me nj-tj “e ka, kush e ka”. Popullata do rrije pa drita.
Shteti duhet ti paguaje faturat CEZ e cila nga ana e saj duhet tja paguaje KESH.
SHTETI – CEZ – KESH
Po KESH-i, nuk eshte shteti more vellezer?
Shteti nuk ka me leke dhe kjo dihet si buka qe hame.
Rrini pa drita se kane ardhur kohe te veshtira
SHTETI-CEZ-KESH=PERSHESH. Akoma besoni se ka shtet.
Kur kishte uje plot ne liqenet e kaskades se Drinit KESH-i dallkauk shqiptar nuk e shiti energjine elektrike, por permbyti Shkodren dhe Lezhen disa here. Saliu si Kryeminister i doli ne mbrojtje oligofreneve te KESH-it me perralla Baticash dhe Cunamesh qe ndodhin nje here ne 100 vjet. Pas Saliut doli Jozefina Kryetarja-Torollakja dhe deklaroi serbes-serbes nga studioja OPINION e Fevziut se kjo permbyjte apokaliptike vjen thjeshte se akulli i bjeshkeve kur behet uje e zmadhon volumin me 4 here. Me pas pame Ilir Meten zevendeskryeminister, djalin flori, te vraponte si lepur ne Beograd duke darkuar me serbet me pleskavica dhe birre me krikell. Per te shitur ne panik ujin e Drinit qe kish mbetur ne liqenet e kaskades. Pa thene asnje fjale per Kosoven. Tani uji iku, u shit, permbyti ca qytete dhe liqenet nuk kane uje me. Si t’ja bejme hallit? Ti lutemi Zotit thote Saliu. Qe te na ktheje Baticat dhe Cunamet 100 vjecare. Te importojme akull, thote Jozefina dhe ta hedhim ne Bjeshket e Nemuna se ozoni i atmosferes nga djegja e plehrave te Berluskonit do te mare fund shpejt. Dhe Ngrohja Globale do te shpetoje Shqiperine nga kriza energjitike. Sepse akulli do te kthehet ne uje dhe ja ku do te mbushen liqenet sa te hapesh dhe te mbyllesh syte. Se Jozefina ka mbaruar shkollen e larte dhe e di mire ligjin e transformimit te akullit ne uje. Por te mos harrojme edhe Ilir Meten qe nga ana e tij do te hidhet si lepur deri ne Beograde tek miqte e tij vellezer te nje nene. Per te ngrene pleskavica dhe per te pire birre. Por edhe per te zbathur breket. Para se t’u mbushe mendjen serbeve per t’i falur ndonje kilovatore me teper shqiptareve ne mjerim.