Miratohen me konsensus ndryshimet në Kodin Rrugor

21 Nëntor 2011, 12:13Sociale TEMA

Mazhoranca dhe opozita, si pjesë e marrëveshjes së arritur pak ditë më parë, kanë miratuar në Komisionin e Ligjeve ndryshimet në Kodin Rrugor. Këto ndryshime tashmë pritet që të shkojnë për votim në Kuvend, ku do të duhen 3/5 e votave që të miratohen.

 

 

1 komente në “Miratohen me konsensus ndryshimet në Kodin Rrugor”

  1. bujar says:

    PERDORIMI I SIMBOLE TE HUAJA ESHTE TURP KOMBETAR
    AI DUHEJ TË RREGULLOHEJ ME KODIN RRUGOR TË RRPUBLIKËS SË SHQIPERISË

    Shumë studiues e paraqesin simbolin e shqiponjës dykrenare si të perandorëve romake perëndimore e lindore, që nga koha e Jul Cezarit deri në dinastitë e fundit Lindore. Familja Palaeologus, hidhet mendohet se ka shtuar një kokë te shqiponjës në flamur gjatë dinastisë së saj për të simbolizuar pushtetin fetar në lindje dhe perëndim, si dhe kombinimin e kishës me pushtetin politik në shekullin e XII. Pas rënies së Kostandinopojës në 1453, nën sundimin osman, kisha e Shenjtë Romake dhe kisha Lindore Ortodokse, përdorën shqiponjën perandorake me dy koka si stema të tyre, deri në vitin 1918, kur ajo u zëvendësua pothuaj në të gjithë Europën. Në vitin 1462-1505, Cari Ivani III, u martua me Zoë (Sofien) mbesën e perandorit të fundit të Kostandinopojës. Ai e konsideronte veten si trashëgues të Perandorisë Bizantine dhe përdori shqiponjën dykrenare, si emblemë të tij. Shqiponja dykrenare u përdor si mbajtëse e stemës së Moskës, e cila vendosej në gjoks e rrethuar nga një gjerdan i urdhrit të Sh.Andreas dhe në të dy anët vendoste Armët “e vogla”; në të djathtë ato të Perandorisë Ruse 1857-1917… ndërsa në krahun e majtë, armët e sllavëve të Jugut si Serbi, Mali zi etj. Flamuri i tyre perandorak u ndryshua: nga shqiponjë bizantine, e kuqe, në sfond ari, me një shqiponjë të bardhë. Shqiponja u ngarkua me parzmore dhe kurora vendosur nga mbretër e peshkopë për të paraqitur veten si hyjnor, në këmbët e sajë u vendos një trup qiellor, globi i perandorit me një kryq të vogël mbi të dhe skeptëri mbretëror në anën e djathtë si përfaqsim i dy pushteteve, laike dhe fetare, në ndonjë rast në të dyja këmbët u vendosën shpata, ose skeptri dhe shpata bashkë. Flamujt mbanin shqiponjë me dy koka, me krahët poshtë, me shpatën ose skeptrin në njerën këmbë dhe globin e perandorit në këmbën tjeter në një pelhurë të verdhë ari. Pas pushtimit osman ky simbol u përdor nga kisha për të gjetur rrugën për një “Konstandinopojë te re”. Rusia, ndikuar thellësisht nga Perandoria Bizantine, e pa veten si trashëgimtar të perandorise dhe miratoje shqiponjën me dy koka si simbol të saj. Ajo u miratua edhe nga Serbët, Malazezët, dhe nga shumë sundimtarë perëndimore, si Gjerman e Austriak. Shqiponjat dykrenare ka qenë e pranishme në imazhet simbolike si në heraldikë dhe ne vexillologji për shumë shekuj. Kuvendi i Lezhës i mbajtur me 2 mars 1444 unifikoi dhe njohu flamurin me shqiponjën dykrenare si simbol kombetar. Para kësaj kohe ai ishte simbol i dinastisë Kastrioti. Kuvendi i Dukagjinit i viteve 1601-1602 i vulosi aktet me vulën që ruan dhe sot formen grafike te shqiponjës dykrenare të flamurit të kombit tonë. Te Skenderbeu Shqiponjen perandorake dykrenare e gjejme ne stadin me te larte te perfaqesimit, araldik e vexillologjik (Barleti 1508). Qe nga viti 1479 shqiponja
    keshtjellen e Himares ne dy forma ne ate kishtare dhe perandorake, ajo paraqitet te vulat e Skenderbeut, te zbukurimet me shqiponja te veshjes se Princit Karl Topia, e gjejmë në afreske në kështjellën e rodonit, në afreske në kishën e prespës që nga viti 1369, e gjejme ne monedhat ilire, e gjejme ne Mesapotam ne sh.1.eres sone, e gjejme ne Podujeve sh.4 para eres sone. Ne Kanine te Vlores eshte gjetur Unaze me shqiponje sh.9 eres sone, zbuluar nga D.Komata. Gjetjet arkeologjike të qytetërimeve te vjetra ne teritorin ilir shfaqin Shqiponjen dykrenare ne mburojat ilire dhe ne paftat e dekoruara, ne vizatimet e eneve te baltes, gdhendje ne gur ne monedha etj qe ne shekujt 8-7 para eres sone. Shqiponja shfaqet si simbol shoqerues i zoizit dhe zotrues i armes se tije, ajo cfaqet ne krah te perendise se diellit etj. Simboli i shqiponjes dykrenare daton shekuj para eres sone ne teritoret ilire ajo eshte nje simbol perandorak parakristjan. Ne mesjete perendori Kostandini i madh e perdori si simbol te tij. Pas pushtimit latin të Kostandinopojës në 1204, ajo përdorej nga Epiri deri ne Dalmaci. Skënderbeu perdori flamur me shqiponjë të zezë në sfond të kuq, i cili eshte dhe sot flamuri aktual i Shqipërisë. Shqiponja në sfond të artë, është përdorur jashtë familjes perandorake, kjo paraqet një pozicion vartësie. Serbet luftuan për të marrë Kosoven e lashtë, per te përdorur flamurin e tyre me shqiponjën e zeze dy krenare, ne vënd te shqiponjës së bardhë serbe. Mali i Zi vulosi per here te parë një letër ne dt. 23 prill 1749 me një vulë që kish shqiponjën me dy koka, me krahë të ngritura, e ne qender me emblemen e luanit biblik, per te rrespektuar Shën Gjonin, ata perdoren tre kryqe si simbol te pushtetit absolut te krishës, te cilat i vendosen mbi glob, ne maje te skeptrit dhe mbi kuroren mbreterore. Serbet vendosen kryqin e mbretit qe mbretron mbi mbreter mbi shqiponje te përshkruar me katër – B. Perandoria e hershme nuk kishte të bënte me shqiponjën dykrenare bizantine. Modelet e hershme janë paraqitur në Muzeun Detar i Kretës në Kanina. Shqiponja me dy koka është një simbol i lidhur me diellin dhe qiellin, një simbol i fuqishëm, qe nënkuptonte pushtet, ringjallje, kurajo, aftësinë të ngjitet në qiell, deri sa te humbase në kuroren e diellit. Ne interpretimet simbolike, gjejme shume atribute për virtytet e saj si guximin, besimin, meditimin, vizionin largpamës, ambicien per realizimin dhe plotësimin e dëshirave, gjithashtu ajo lidhet me stuhitë e rrufete. Ajo është përmendur si Zot si “mbreti i shpendëve” si ngjitje e shpirtit në qiell, dhe sipas Aristotelit, ajo mund t’ia ngul sytë diellit flakerues në mes te ditës, pa u verbuar. Te gjitha keto jane atribute pagane, qe iliret kishin per kete simbol te dashur te tyre. Albanet e kane simol te tyre te pazevendesueshem qe nga iliret. Ne botimin e vitit 1981 “ARALDIKA Përdorimi, Rregulla e Stile”. Anëtari i akademisë ndërkombëtare të araldikës, Karl-Alexander von Volborth në faqen 36 paragrafi i fundit thotë: „Shqiponjat dykrenare të monarkive Austriake dhe Ruse zhduken në vitet 1918-1917. Shqiponja dykrenare Jugosllave zhduket gjatë luftës së dytë botërore. Sot Shqipëria është i vetmi vënd që ka një shqiponjë dykrenare në stemën e shtetit”. Ne 1912 shpallja e pamvarsise se Shqiperis u bë me flamurin e kuq me shqiponjë të zezë, Mbreti Zogu i parë përdori shqiponjën dykrenare me përkrenare të Skënderbeut si stemë të mbretërisë, me ngjyrë të kuqe që është ngjyra perandorake. Tek ne shqiptarët ngyrat kuq e zi janë ngjyra kombëtare, ato janë ngyra të shiritit të flamurit, të skuadrës kombëtare, te shenjat dalluese ajronautike, të targave të mjeteve. Shumë raste ne emërtojmë, “komëtarja kuq ezi“,“flamuri kuq ezi“, „veshje kuq e zi“ „ansambli kuq e zi“ lëvizja kuq e zi e tje.
    Por së fundmi me VKM, shqiponja dykrenore nuk do të jetë më e zeze, dhe nuk do të vendoset më mbi sfondin e saj të kuq në targat e mjeteve të transportit, por një shqiponjë e bardhë mbi një sfond blu. Shqiponja dykrenore do të jetë në ngjyrë të bardhë e poshte saje do të shkruhen dhe inicialet “AL”. Përdorimi i simboleve duhej të rregullohej me kodin rrugor të Rrpublikës së Shqiperisë: por kjo nuk ka ndodhur,duke i lënë rrugë vendimeve që na detyronjnë të mbajmë e të paguajmë simbole të huaja siç është shqiponja e bardhë e Serbisë, Malit të Zi, apo e Rusisë vendosur mbi ngyrën kombëtare greke, që nuk na përket ne Shqiptarëve. Më vonë kushedi „mund të jpet“ edhe „Kryqi i shqiponjës së bardhë, që Serbët e emetuan në 1883“, (Montadori) për dekorimin e ushtarakëve pushtues bëmat e tyre në teritorin Shqiptar. Ka dhe një organizatë teroriste serbe te quajtur “Shqiponjat e Bardha”. Pasaporta biometrike dhe kartat tona të identitetit janë dhunuar me shqiponja të bardha serbe, pasaporta përmban tre shqiponja të ndryshme, duke shkelur në mënyr flagrante kushtetuten. Ky nuk është i vetmi rast i një vendimi antishqiptar, stema e Forcave të Armatosura paraqet një shqiponjë të kuqe vendosur mbi sfond të zi: përdorur nga grekët në pushtimin e jugut të vëndit tonë në vitin 1914, sfondi i zi përdoret nga çetnikët jugosllav në flamuret e tyre. A bën pjesë në këtë strategji Shëmbja e qëndrës ndërkombëtare të kulturës Pjeter Arbnori“ e cila e parë nga lart ka formën e shqiponjës dykrenare. Drejtuesi i parë i policisë shtetit mban në jakë shiritin e flamurit jugosllav. Veprimi i parë që bënë fashistët më 07 prill 1939 ne Shqiperine e pushtuar, ishte nderrimi i simboleve. Ata stilizuan shqiponjat ne stilin fashist, duke perfshire stemat flamujt dhe monedhat, kudo u vendosën sopatat e Liktorit. Nënat Tirance kanë një mallkim të vjetër “Tu ndërroftë emri” dhe Shqiptareve të detyruar për bukën e gojës ju nderrohet emri me dhune, por nuk e prisnim te na nderohej me VKM e të na quajnë „shqiponj-bardhë“. Po të shtosh edhe vetdeklarimin e kombësisë dhe fesë te shqiptarët të duket si një mohim origjine. Këto veprime nuk i ka bere as komunizmi ne shqiperi, po jap nje ilustrim, pas superkolektivizimit fatal, në një raport të sekretarjatit të komitetit qëndror në 1973 propozohej të digjeshin hipotekat „pasi tani gjithshka ishte kolektivizuar dhe ishte e popullit“. Pergjigjja ishte e shkurtër dhe e prerë „nëse do të bëjmë një veprim të tillë çdo serb dhe grek ka të drejtë të kerkojë prana në mes të Tiranes“. Por qeveria shpjegon se: Në kuadër të „detyrimeve“ të rregullores së Komunitetit Evropian u miratua ndryshimi i emblemës në targat e mjeteve të transportit të Republikës së Shqipërisë. Duke „përputhur“ detyrimet e rregullores së KE, me rregulloren e zbatimit të Kodit Rrugor Shqiptar. Thohet se „në targat e reja, në vënd të yjeve do të vendosim shqiponjën me ngjyrë të bardhë, ndryshimi do të jetë i përkohshem deri sa të bëhemi vënd anëtar i KE-së“! Por simbolet e shtetit nuk përcaktohen nga KE e as nga ministrite apo drejtoritë, ato janë të përcaktuara me gjak shqiptari dhe të sanksjonuara në kushtetutë. Megjithate rregullorja e BE-së përcakton detyrimin që “në targa të vendoset emblema dalluese e shtetit anetarë të BE-së, me të gjithë elementet përbërës të sajë”. Stemat e shteteve, qyteteve, flamurët, inicjalet, përfaqsojnë simbole të njohura ndërkombëtarisht. Ato nuk cënojnë dhe nuk duhet të cënohen nga simbolet e tjera qofshin dhe ndërkombëtare. Fakti se para datës 28/11/1912 flamurët janë ngritur në qytete të ndryshme e bën të parendesishëm formën dhe përmasën e flamurit që edhe sot përdoret në qindra forma e përmasa të ndryshme, megjithatë ajo zyrtare është regulluar më ligj. Asnjë çedim nuk është bërë në ngjyrën e kuq e zi, dhe konfigurimin dykrenar të shqiponjës tonë kombëtare. Stema zyrtare e Republikës së Shqipërisë duhet të përdoret nga institucionet shtetërore me sfondin e kuq dhe shkabën e zezë dykrenore me përkrenaren e verdhë të Skënderbeut sipër saj, por ajo në shumë raste nuk përdoret. Vërehet, se stemat në elementët dhe ngjyrat e tyre, në përdorimin zyrtar, nuk i kanë më elementët e detyrueshem kombëtarë, që i dallojnë shiptarët ndër popujt e tjerë. Kohë më parë i falet Greqisë Detin Jon. Vertetuar kjo prej Gjykatës Kushtetuese. Ne pasaportet dhe kartat biometrike futet shqionja e bardhe e serbise. Një formular ju kërkon shqiptarëve të vetdeklarojnë kombësinë dhe fenë. Në institucjonet qëndrore përdoren stema të përçudnuara. Digasteret që përdorin shumice simbolesh janë mbushur me lloj lloj syresh. Shtrohet pyetja këto veprime jane spontane apo me synimin antishqiptar? Deri ku ka shkuar kjo dorë e zezë? Por për fatin tonë të keq, as një është dënuar. Shqiptarët me indiferencën e tyre po lejojnë shkeljen e Kushtetutës së Shqipërisë dhe simboleve kombëtare. Shkeljet ligjore janë të shumta si psh. Neni 14, pika 3. ligji Nr. 8926, datë 22.7.2002 neni 7, pika 1. “Stema e Republikës së Shqipërisë është simbol shtetëror. ligji Nr. 474, datë 10.7.2003 “Për mënyrën e përdorimit të stemës së Republikës si dhe raportin e përmasave të saj”, përcakton qysh në nenin 1 të saj se “Stema e Republikës, kudo që ajo përdoret, në emërtimet e institucioneve shtetërore, në aktet zyrtare që ato lëshojnë, në kartat e identitetit të shtetasve apo në çdo dokument tjetër paraqitet me pamje standarde, ne përmasat dhe të gjitha elementet përbërëse të saj, në përputhje me kërkesat e pikës 1 të nenit 7 të ligjit nr.8926, datë 22.7.2002”. Lidhur me përdorimin e stemës së Republikës ka një përcaktim tjetër ligjor edhe me VKM Nr.229, datë 23.4.2004, “Për miratimin e ceremonialit zyrtar të Republikës së Shqipërisë”.
    Une protestoj per perdorimin e simboleve te huaja nga cdo shqiptar.

    10.10.2010
    Bujar Kardashi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje