Pogradec, helmohen në kopsht me bar miu tre fëmijë

18 Nëntor 2011, 15:11Sociale TEMA

Tre fëmijë në rrethin e Pogradecit janë helmuar në kopsht. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Leshnicë të Pogradecit, ku sipas burimeve nga policia, mësohet se të miturit janë helmuar dhe më pas janë dërguar menjëherë nga edukatoret për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Sipas uniformave blu dyshimet e para për helmimin e fëmijëve janë se ata mund të kenë konsumuar bar miu. Ndërkohë që mjekët e spitalit të Pogradecit pohojnë se fëmijëve po u bëhet lavazh dhe më pas do të shihet se çfarë kanë konsumuar.

Gjithashtu do të merren në pyetje nga policia edhe edukatoret e kopshtit në Leshnicë, të cilat do të japin shpjegime nëse tre fëmijët kanë konsumuar apo jo bar miu dhe si kanë arritur të gjejnë këtë helm.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje