Ndotja në Tiranë shkakton 500 vdekje në vit

15 Nëntor 2011, 18:08Sociale TEMA

Tirana është një nga qytetet më të ndotura në Europë dhe kjo gjë tashmë dihet prej vitesh. Kjo gjë është vërtetuar sërish nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, e cila konfirmon faktin se pluhuri dhe ndotja në Tiranë, janë disa herë tej normave të lejuara.

Sipas një raporti të OBSH-së, në Tiranë, vetëm për shkak të pluhurit dhe ndotjes, gjejnë vdekjen rreth 500 persona në vit.

“Tirana bën pjesë në qytetet më të ndotura në Europë. Ka 500 vdekje në vit për shkak të ndotjes. Situata është emergjente dhe duhen marrë masa konkrete. Kjo zë afërsisht 13% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve”, ka theksuar eksperti i OBSH-së, Mital Trzyzanaëski. Sipas OBSH-së ajri në Tiranë është 3-5 herë më i ndotur në krahasim me normat e Bashkimit Evropian.

OBSH ka kërkuar nga ana e bashkisë dhe qeverisë që të merren masa për këtë problem, ndryshe pasojat ekologjike në të ardhmen do të jenë shkatërruese për Tiranën, ndërsa numri i qytetarëve të saj, që do të vdesin nga pluhuri, do të shtohet.

7 komente në “Ndotja në Tiranë shkakton 500 vdekje në vit”

  1. lili says:

    te paret jemi§edhe nje rekord te thyer nga albanistani!

  2. tourkofagos says:

    ka te drejte [plaku] qe flet si e eme Zeqos ne maje te thanes,,,,,50vjet duke thithur skata,i eshte karbonizuar truri!!

  3. avniu says:

    Ta gezoni Tironen vellezer.

    Qelbesirlleku i korrupsionit, pluhuri dhe tymi ne maje, tej e mbane me maloke dhe kosovare. Lumsi ju qe rroni ne tirane.

    1. Fred.Dibrani.Hamburg says:

      E keni gabim o Avni qe mundohesh me fajsu maloket(sic i quan ti te ardhurit nga veriu) dhe kosovaret.Nga je zotrote more Avni???E gjithe Shqiperia nga Saranda ne Shkoder,nga Korca ne Durres eshte e mbushur nga pluhuri i cimentos dhe tymi makinave jashte cdo norme minimale perdorimi.Nuk e kane fajin maloket e veriut dhe malukatet e jugut qe degjeneroi atdheu yne.Deshira jone dhe etja per tu pasuruar me cdo kusht e sa me shpejt,shkaterrimi i atyre vlerave qe u arriten per gati 50 vjet gjate sistemit socialist,ndertimi i nje sistemi te pameshirshem KAPITALIST pas vitit 1990,kjo eshte arsye qe Tirana dhe gjithe Shqiperia po mbulohen nga smogu i pameshirshem qe ha jete shqiptaresh,malsore dhe labe,socialista dhe demokrate.E ke gabim o Avni,o derebardhe apo derrezi,nuk ka rendesi cfare je,e ke gabim qe fyen shqiptaret e veriut.

  4. Lani says:

    Sapo ka mbushur 3 muaj qe Edi Rama eshte larguar nga kreu i Tiranes. Apo edhe per ndotjen vjecare e ka fajin i sapozgjedhuri Basha?

  5. Denisi says:

    Fajin e ka Saliu,Lulka,Zhozi & Co qe kane zaptuar drejtesine shqiptare e nuk denohet fajtori por viktima,20 vjet qe perdoret nafta virxhin e thene ndryshe llumi i naftes i paperpunuar dhe kondrabandistet dekorohen e jane ne postet me te larta drejtuese te ketij palo shteti.

  6. Deni says:

    O Lani te hengert nje mortje more injorant po c’fare hyne Edi Rama ketu.Shiko demin e pariparueshem qe po i bejne ketij vendi duke shtuar dhe plehrat e botes dhe mendo njehere seriozisht per jeten tende e te femijve tuaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje