Dy zhvillime shumë interesante ka pasur për arsimin këtë ditë.
Kështu, në vitin 2013, Shqipëria planifikon që anglishtja të jetë provim i detyrueshëm për maturantët. Po ashtu, në anglisht do të zhvillohen masterat e doktoraturat. Një vendim i till është përshëndetur edhe nga ambasadori amerikan. “Ajo që është e rëndësishme është që të rinjtë t’ia dalin mbanë nga ana akademike. Asnjë vend që unë njoh nuk ka lëvizur gjatë 20 viteve të fundit dhe të ketë shkuar më larg se Shqipëria. Dhe kur e them kete ja atribuoj punes, inteligjences dhe frymes suaj luftarake per t’ja dale mbane, edhe pse Shqiperia e ka nisur shume prapa ne krahasim me vendet e tjera. Ky vend te ecë perpara, eshte e rendesishme te ecë ne kete vazhde.Eshte e rendesishme qe ju te jeni me mire se studentet e tjere, kur vjen puna per gjuhen angleze”, tha Arvizu.
Por ndërsa shqiptarët, për të cilët është shtruar shumë rrallë për diskutim çështja nëse e njohin mirë shqipen, mësonin se do japin provim të detyruar anglishten, një grup fshatarësh protestuan në komunën Strum në Fier, duke akuzuar se mësuesit që vijnë nga qyteti janë të paaftë dhe pa arsimin përkatës. Ata bllokuan rrugën në shenjë proteste, duke thënë se mësuesit e komunës nuk merren në punë, edhe pse kanë arsimin e duhur. Sipas tyre, kjo ndodh për shkak se ata në fshat nuk kanë të paguajnë 2 mijë euro në drejtorinë arsimore për të fituar vendin e punës.
KETA JANE HORRA KOMPLET. KETA E DINE QE IKIN NGA PUSHTETI NE 2013 DHE SHTYJNE KEDO QE NUK DI ANGLISHT TE MBAROJE MASTERIN DHE DOKTORATEN ME PERPARA KESAJ DATE. PRA PRIVATET TE FITOJNE SA ME SHUME PERPARA SE TA MBYLLEN UNIVERSITETET FANTAZEM QE GELOJNE NE SHQIPERI. BISNES I PAPARE, PERFSHIRE MINISTRIN DHE KRYEMINISTRIN. HAJDE URAAAAAAAAAA
Keni pare ndnj universitet ne bote privat apo publik tek i cili studenti te paguaje per te bere Dokturen?????Universitetet Private ne Shqiperi!!!!!!!!
Servilizem i peshtire i qeverise Berisha ndaj SHBA
Sigurisht, qe ministri i arsmit, z. Tafaj, nje zooteknik ne profesion dhe nje humboldtian njekohesisht, e kupton mire rendesine qe ka njohja e anglishtes dhe ben shume mire, qe vendos te perfshihet ne provimet e detyruara te matures. Nderkohe, vendimi per ta kthyer anglishten edhe ne gjuhe te masterave apo doktoraturave besoj se eshte i nxituar. Ne rastin me te mire do te duhej te pakten nje dhjetevjecar diference mes futjes se anglishtes si provim i detyrueshem per maturen dhe futjes se disa detyrimeve te masterit apo doktoratures ne gjuhen angleze. (Edhe ne Gjermanine e sotem, te cilen e citon shpesh ministri, anglishtja eshte vetem ne pak universitete gjuha e masterit, apo e disa detyrimeve te tij). Por ajo qe me shqeteson me teper ne kete lajm, eshte fakti, se eshte po ky minister, qe permes politikave partiake te drejtorive arsimore anembane Shqiperise, ka dhene ndihmesen e vete ne bjerrjen e pervetesimit te gjihes shqipe dhe eshte po ky minister qe ka emeruar ne krye te Qendres se Studimeve Albanologjike nje lektor te gjuhes shqipe ne universitetin e Parisit, i cili ka studiuar per gjuhe frenge dhe nuk e ka haberin e albanologjise ne pergjithesi e aq me pak te studimit te gjuhes shqipe ne vecanti. Ministrit i mjafton te lexoje nje interviste te tij te dy tre diteve me pare, ku ky drejtor i emeruar prej tij flet me percmim per disa arsimtare te shquar te gjuhes shqipe duke i etiketuar me gjuhen e nje vrakaçori periferik, si njerez pa ndihmesa ne punen e tyre te vyer mesimore. Besoj se mjafton ky rast qe ministri te na tregoje se tregon edhe per gjuhen shqipe, po aq interes sa edhe per anglishten.