Shefi i urgjencës kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Ylli Ziçishti, ka thënë në një intervistë për Shqiptarja.com, se gjendja aty është më keq se në vitin 1997. Ai thotë se mungojnë edhe penjtë për operacionet. “Unë do të them një gjë, që në daç besoje, në daç jo. Në ’97-’98 kemi pasur urgjencë jashtëzakonisht të madhe, por nuk na ka munguar gjë. Ishin gjërat. Gjaku po, ka qenë gjithmonë problem, pasi duhet të sensibilizohen vetë familjarët. Më tepër mungesa kemi pas tani. Jo se nuk kemi gjë, se në urgjencë ka gjithmonë furnizime, por jo që t’i kemi shpatullat e ngrohta. Ka disa mungesa. Për urgjencën është menduar. Këtu ku jemi është spitali i ri, ne kemi futur skanerin në urgjencë. Por ka mangësi në gjëra të tjera. P.sh vonesa e tenderave për fijet e operacionit, jo se nuk kemi, por janë të limituara. Dhe plot mungesa të tjera. Nëse të gjithë do punojnë me përgjegjësi, çdo gjë rregullohet. Mua mu bë qejfi, që i vetmi personalitet që ka ardhur na ka vizituar, është Jozefina Topalli. Ka ardhur dy herë. Më bëri përshtypje, pasi ajo nuk është e fushës së mjekësisë, por erdhi u interesua për urgjencën, për mamografinë e grave. Dhe unë e vlerësoj këtë,” ka thënë Ziçishti.
QSUT drejtohet prej dy vitesh nga LSI, e cila e ka kthyer në një plaçkë lufte. Disa drejtorë janë ndërruar, ndërsa vetë një deputet i LSI ka akuzuar se aty bëhen afera.
Kjo vjen nga keq qeverisja e Berishes dhe LSI-se, keto duan te vjedhin dhe nuk i interreson populli, kjo eshte qeveria per zbavitjen e qytetarit.
ja kane bere oren gati vasilit per tu spostuar prandaj dalin e flasin tani keta mjeke……………..
na lavderoka topallin ky sikur ajo te ishte pa pergjejsi……….
keshtu eshte kur funksionon 20 perqindeshi ne gjith qeverine……….
seicili shfrytezon ministrine qe ka zaptuar
Me vjen keq,por ju qe kryeni operacionet dhe s’dini ku ti futni leket, blini gjakun dhe penjte se nuk ju bie fitmi
Dridhe Like me lesh fabrike!
Je Shefi i Urgjences se qendres me te rendesishme ne Shqiperi dhe njerezit presin zgjidhje nga ty!
Nese mendon se puna nuk behet si e ke mesuar ne shkolle apo ne jete bej kerkesat qe duhen; nese nuk te realizohen jep doreheqjen dhe argumentoje.
Qyrravitjet nuk i sherojne qytetaret!
SAKTE !
Per gjendjen e mjeruar te spitaleve, mjafton ti referohemi faktit se asnje minister apo familjar i tyre nuk eshte shtruar neper spitalet e shtetit.
Parate i kane deng. Yxhym tek spitalet private, qofte edhe per nje gervishtje.
Vete ministri Vasili pesoi nje aksident ne Elbasan. Nga e keqja ndejti nja dy dite. Levdoi spitalin dhe drejt ne Tirane, per tu sheruar tamam. E ruajte zoti se pastaj si te beje populli pa te.