(E PERDITESUAR)- Kol Nikolla: Ne kemi paralajmërua një “Gërdec “ të avashtë në galeritë e Bulqizës. Reagon deputeti I PS-së Erion Braçe: Opozita po merret me veten: “Sa bukur ke shkruar”
Miniera e Bulqizës ka marrë një tjetër jetë minatori gjatë ditës së djeshme, pas shembjes së një pjese të saj. Pas një shpërthimi të ndodhur pak kohë më parë në këtë minierë, ku ndërroi jetë një minator dhe u plagosën 8 të tjerë, një tjetër incident është shënuar mesditën e së premtes. Një minator ka gjetur vdekjen në galerinë 66 të minierës së Bulqizës pas shembjes së një pjese të kësaj galerie. Fetah Shehu 56 vjeç, ka gjetur vdekjen pas shembjes të një masivi dheu brenda galerisë. Mësohet se 56-vjeçari ishte duke nxjerrë krom në këtë pjesë të minierës e cila ishte e braktisur në momentin ku një masiv dheu është shembur duke e zënë atë sipër. Menjëherë ekipet e kërkim-shpëtimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur edhe nxjerrjen e trupit të minatorit.
Kreu i sindikatave Kol Nikolla ka reaguar për këtë ngjarje duke thënë se e kishin paralajmëruar këtë gjatë grevës së zgjatur të minatorëve. “Fatkeqësia e radhës duket se po vjen fatkeqësisht përsëri në Bulqizë. Minatori Feth Shehu ka humbur në zgafellat e Galerisë 66, në zonën famëkeqe D. Kjo galeri u rehabilitua nga grevëthyesit se ishte e braktisur nga ACR. Ne kërkuam bllokim të zonës D, ne paralajmëruam e po paralajmërojmë fatkeqësi, ne paralajmëruam një Gërdec të nëndheshëm dhe të avashtë”, shkruan Nikolla në faqen e tij në Facebook në momentet kur akoma nuk ishte mësuar për fatin e minatorit të humbur dje në galerinë D. Ai më tej bën përgjegjës qeverinë që nuk ndërhyn për të parandaluar humbjen e më shumë jetëve të tjera. “Ministri ushtar i bindur i oborrit me bllok në dorë na akuzoi se duam të bëhemi pronarë e të sjellim në pushtet opoziten. Jo, ne duam Jetën e punëtoreve të mos e marre askush”, shprehet më tej Nikolla, i cili udhëhoqi grevën e minatorëve për kushte më të mira pune.
Ndërkohë edhe deputeti socialist Erjon Braçe ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të shprehur reagimin e tij ndaj kësaj ngjarjeje. Ai ka gjetur vend të kritikojë partinë e tij për mosreagim ndaj vdekjes së minatorit duke bërë madje dhe ironi me librin e fundit të Edi Ramës dhe bujës që ka shkaktuar ai në media. “Fetah Shehu-55 vjeç, kryefamiljar, banues në Fushë-Bulqizë, me profesion minator, humbi jetën sot në mesditë në një prej galerive të zonës D në minieren e Bulqizës. Galeria tregohet në grupin e “galerive te braktisura” por në fakt administrohej forcërisht nga një prej gangstereve të zonës që kontrollojnë galeritë me krom. Vdekja e sotme dëshmon edhe një herë për situatën totalisht jashtë kontrollit në minierat e Veriut por edhe kontrollin e plotë dhe jashtë çdo parametri sigurie të galerive nga çdo individ i fortë që i zapton ato! Mbi të gjitha, vdekja e sotme dëshmon për zhvatjen në vijim te pasurive kombëtare nga nje grusht banditësh që shfrytezojne barbarisht deri ne vdekje krahun e punes se cdo bulqizaku ne nevoje per te jetuar!!!” shkruan Braçe, duke shprehur indinjatën e tij ndaj kësaj ngjarjeje tragjike. Ai më tej gjen vend për të kritikuar partinë e tij pse heshti gjatë ditës së djeshme. “Ah po! opozita nuk ka reaguar akoma. Është e zënë duke përkedhelur veten: o sa bukur ke shkruar!! a sa bukur e ke thënë!! sfidat e tua si sfidat e Obamës!! e kupton apo jo, jam fitues, më vunë në asamble, tani do i fshijmë të gjithë!!”, ironizon Braçe për partinë e tij.
Oh i shkreti ai –Te ngrihet opozita dhe te kerkoje mbylljen e asaj miniere qe po merr jete njerezish
Ai Edi mos te merret me librat , por te kekroje mbylljen e Minieres se Bulqizes deri sa te plotesohen kushtet e sigurise teknike
Prap EDI RAME e paska fajin???????????,o palce e TRASH.
IDIOT me DESHIRE
hahahaha,turkoshakut rajmondi nuk i punon truri,nuk i prodhon gjera te reja,zien te njejten corape dhe i pi lengun sa here qe ka nevoj,,, !! adn turkoshaku,,,,,
raimondi, ke komentuar si rrangall. C’pune ka Rama me minieren?
po normal qe do gjejne vdekjen se miniera eshte me kushtet e mesjetes !
Ngushellime familjes dhe bej dicka per kta punetor o shtet i poshter se po i le femijet jetima !
Ngushellime Familjareve te viktimes dhe ZOTI ja befte te lehte rrugen per ne Parajse,por ky BARBARI i Vucidolit mburret se jemi vend me te ardhura te mesme-te larta.
Ky eshte BARBARI,qe ju djem e vajza nga Veriu votoni me ”BESE” dhe jo me TRU.
Nuk paska dale Ramy per te bere koment!!!
Ngushellime familjes se viktimes!
Edhe pse fatkeqsi te tilla mund te ndodhin kudo, kam pershtypjen dhe jame i bindur se Shqiperia ben perjashtim. Te tilla aksidente po ndodhin se tepermi, dhe pergjegjes ska sesi te mos jet shteti.
Edhe pse ka nje Koncesionar, shteti eshte garanti ne kete mes. Tmos dali ministri i Ekonomise e te mjaftohet me nje fjale “sjam une pergjegjes por kompania”. Je o je pergjegjes koke e kembe, moralisht por dhe juridikisht shkon ne burg po te funksionoj realisht drejtesia.
Mir qe penalisht nuk te ndjekim dote sepse sis drejtesis ka marre fund, por te pakten jep doreheqjen. Jepe nqs je vertet i paster ne shenje pendese dhe vetkritike per deshtimin e sistemit qe ti drejton.
Doreheqja eshte shenje mese demokratike dhe teper e vleresuar nga kushdo.
Por nuk e kuptoj se kur do vije ajo dite qe nje minister ne shqiperi apo pushtetar te japi doreheqje.. Tek ne vrasin, presin, djegin dhe askush nuk mban pergjegjesi.. Flaka ju rente dhe mos kujtoni se do shpetoni… Drejtesia vonon po kurr nuk harron..
acr mbasi e pagoi gjoben ke maloku as qe e rruan fare per kushtet e minieres dhe lere me per jeten e minatoreve…
Nuk ka asnje politike te sig teknik (health and safety) shfrytezimi i minieres nuk ka asnje audit nivelet nuk kane trashesine e duhur te kollones(pillar) mbajtese ose ndarese lloji i explosivit qe perdoret nuk kaluar ne as edhe nje audit teknik nuk ka tubacion te rregullt ajrifikimi dhe ai qe eshte nuk ka K/Paskal te duhur per te levizur ndotjen nga co dhe co2 qe vine si rezulat i plasjeve te turnit.Galerite e niveleve jane totalisht te pa armatosura si dhe tavanet e tyre jane nje hit and miss i perditshem per minatoret dmth qe ta kuptoje mileti po hyne mrena pyte mir bythen…Nuk ka asnje projekt konkret per drejtimin dhe kontrollimin e ujrave te nentokes, nuk ka asnje planifikim ne prespektive per blloqet e rezervave qe shfrytezohen por ecet me observimet ditore te minatoreve dmth ta marri vesh mileti orientimi i minatorit eshte futja knej or ti se ka uje te zi…
pra qe ti themi gjerat hapur a e di qeveria e malokut se mbasi do te bastardojne kromin me 40-45% cfare mutin do te bejne me kromin 8-25% apo do e dhjesin sic e dhjene me Kalimashin dhe me Munellen pse acr nuk nxjerr rezervat e kromit qe me ligj minerar e ka te detyrueshme te publikoje deri tek rezultatet e cpimit cdo muaj dhe une mund te vazhdoj pa fund per kete gjigand te kromit qe ‘cuditerisht” maloku dhe ne fakt te gjitha mediat nuk duan te flasin dhe jo vetem.
qe ta mari vesh mileti 1 jave me pare “tekniket” e METE i hoqen nje pjese te mire te licenses te shfrytezimit [er Empire Mining Corp.nje kompani kanadeze me justifikimin e ngaterrimit te koordinatave dhe kjo “koincidon” me rezultate te shkelqyera te ksaj komp. te zbulimit te nje masive te ri kromiti ne afersi te masivit te bulqizes…po keshtu me te njejten “taktike” i heqin nje pjese te mire te licenses te shfrytezimit te Kalimashit te nje junior australiane etj qe perseri mund te vazhdoj me emra akoma te njohur qe mileti i di prej vitesh…
kush i ka keto depozita tani? mor malok kush importon kromin bruto mor malok?a ke pasqyru ne buxhet dhe audit se sa dollare krom fitim ke mor malok?ne cilen banke e depoziton kete fitim mor malok?dhe sa minatore do te vdesin mor malok?
shisha rebt….