2012 do te jete viti me i vështirë për arsimin shqiptar. Ndonëse ai është shpallur prioritet i demokrateve, qeveria ne planifikimin e buxhetit i ka akorduar sasinë me te paket te fondeve. Për vitin e ardhshëm ai do te zërë vetëm 2.8 % te Prodhimit te Brendshëm Bruto gati ne te njëjtin nivel me shifrat e vitit 2005. Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, gjate prezantimit te projektbuxhetit ne komision, pranoi uljen e fondeve. Megjithe deklarimet se tkurrja e tij nuk do te ndikoje ne paga dhe vendet e punës se arsimtareve, opozita parashikon si vitin me te keq për arsimin. 38.9 miliard leke është buxheti i akorduar arsimit nga qeveria për vitin e ardhshëm. Me këtë fond vetëm 1.6% me te larte se 2011, Ministria ka planifikuar rritje investimesh vetëm për arsimin profesional. Te gjitha ciklet e tjera nuk do te kenë shtim te konsiderueshëm parash. Ndërsa fondi i investimeve krahasuar me 2009 është përgjysmuar. Ministri Tafaj deklaroi se ne 2012 do te ketë rikonstruksione te shkollave kryesisht ato ne gjendje emergjence, ndërsa ndërtimet e reja janë shume pakta. Për here te pare kreu i arsimit pranoi se qeveria dështoi ne premtimin e saj për dyfishimin e buxhetit. Sipas planifikimit te Ministrisë, arsimi baze merr 60% te buxhetit, 13 % ai i mesëm, 6.5% ai profesional dhe 16 % arsimi i larte. Fondi për kërkimin shkencor edhe këtë vit është ne nivele shume te ulëta, 262 milion leke./vizionplus
Diku ne nje nga komentet e meparshme lexova qe ne abetare ose me mire ne nje nga abetaret shruhet ….kali Kik kaleron….aghaghaghagahgahgahgahgahgahgahga
e supozojme se kali kaleron aghahaghagahgahgahga
po mire mor Myqerem o te kalerofte kali Kik meqe po ul fondet si e shpjegon faktin qe punonjesit nuk do preken apo e ke gjet me 45 veta klasen ? apo do ti fusesh part time ne shtypshkronje te punojne…?
Per sa kohe do ulesh ne karrigen e ministrit te malokut ja ku po ta them o Myqe se sa te jesh ti dhe maloku ne arsim KALI KIK DO TE KALOROJE edhe per nja 20 vjet…..
Problemet ne arsim s’vijne nga parate por nga Saliu me Myqerremin. Saliu eshte nje idiot qe s’e ka haberin. Myqerremi vjen nga Instituti i Kamzes, c’prisni me shume?
Prisni edhe nja 10 vjet dhe ne Shqiperi s’do te kete me mesues qe te dijne te lexojne.