Reshjet e munguara të shiut kanë bërë që Shqipëria të rrezikohet seriozisht nga një krizë e rëndë energjitike.
Niveli i ujerave ne hidrocentrale është ne pike kritike, çka ve ne pikëpyetje furnizimin me energji. Situata me e rende paraqitet ne Fierzë, aty ku niveli i ujit ka arritur 36 metra nen nivelin maksimal, duke regjistruar shifrën me shqetësuese te 5 viteve te fundit.
Drejtori i përgjithshëm i KESH-it, Engjëll Zeqo pohon se jemi ne një situate jo normale. Niveli ditor i konsumit ka arritur ne 23 milion kë/ore energji, nga te cilat 17 prej tyre janë nga importi. Zeqo thotë se qe nga janari është ndalur eksporti i energjisë, ndërsa ne muajin mars ka nisur importi.
E ndodhur përballë kësaj situate, KESH ka përdorur 45 milion euro overdrafte për te garantuar burimet financiare për blerjen e energjisë. E nëse thatësira do te vijoje atëherë KESH do t’i drejtohet qeverise për mbështetje financiare.
Duke parë situatën e rëndë, KESH ndërkohë është duke kërkuar borxhin prej 55 milionë eurosh që kompania e shpërndarjes së energjisë, CEZ, i ka kësaj të fundit.
Por, CEZ nga ana tjetër është kundërpërgjigjur, duke deklaruar se e njeh borxhin, por nga ana tjetër, duhet të bëjë llogaritë, pasi institucionet qeveritare nuk e paguajnë energjinë dhe për këtë arsye i kanë asaj borxhe.
“Kompani të tjera publike që kanë të bëjnë me kompani buxhetore, jo buxhetore, i kanë borxh kompanisë CEZ-Shpërndarje. Ne nuk mund të flasim për një shifër për momentin, pasi është në një proces negocimi, studimi me iniciativën e sekretariatit ndërkombëtar në Vjenë dhe me Ministrine e Financës dhe me Ministrinë e Ekonomisë për të gjetur mënyrat dhe zgjidhjet e pagesës”, tha Fabiola Haxhillari nga kompania CEZ.
Hajde c’vete hajde! KESH-i ia kerkon CEZ-it. CEZ-i nuk ja jep. KESh-i thote qe do t’ia kerkoje qeverise, por qeveria nga ana e saj nuk ja ka dhene CEZI-t. Dmth, jane tre qe ja kerkojne njeri tjetrit po dhe qe nuk ja japin. Lesh me tresh!
e gjithe kjo eshte vetem se histori e shemtuar e privatizimit, dmth korrupsion i institucioanlizuar. ndarja ne tre divizione, skeme e aplikuar gjeresisht ne privatizimin e kompanive energjitike ne vende te ndryshme te botes eshte perballur gjithmone me te njejtin problem ate te hedhjes se pergjegjesise sa njeri-tjetrit. I humburi ngelet qytetari i cili e ka teresisht te pamundur te gjeje ne rrjetin e korrupsionit dhe te burokracise se krijuar nga kjo skeme se kush eshte pergjegjes. ne fund, kostoja eshte e individit… Miti i superioritetit ne eficense te sektorit privat eshte me i cmaskuar se kurre ne privatizimin e energjise….
1992 – 2005 Mungesa e energjise elektrike per popullin.
2005 – 2010 Mungonin leket per te ndertuar hidracenrale te tjera, si dhe mungonin shefat.
2010 – 2012 Heqia e hidrocentraleve nga pronsia e popullit sepse e keqmenagjuan dhe abuzuan, kalimi i hidrocentraleve ne pronesi te beut Sali Portopapa dhe ballisteve.
2012 – 2112 Zhvillimi i energjise me efikase dhe me je-leshi-l.
U kthye edhe sistemi i vjeter i Andon Zako Cajupit. Tani rrini te gjithe me qirinj neper duar, edhe paguani nga 70 mije leke dritat, edhe pse nuk i perdorni fare. Rrofte Saliu
Tani sllavet Ceke te cezit do na kripin faturat.Sa politik larg-pamese qe ke more Saluk!!
This is what we call a Mexican standoff
the last but not the least…..
vjet u bo cudia dhe e ktheu shkodren si venecia me gondola dhe fillun shkrodanet tu gjujt peshk nga catia…
erdhi maloku dhe ngriti syte nge qelli dhe tha se per nja 3 dit pusho shiu……
erdhi xhozi dhe ngriti syte nga qielli dhe tha se u be shkodra si venecia….
erdhen ca syleshe dhe hundleshe nga ministrite e albanistanit dhe qe te gjithe ngrinin syte nga qielli dhe nuk mbaj mend se ca thane….
ne te tjeret gjate gjithe kesaj kohe shikonim tavanin dhe thoshim kur do vine dritat?
e kemi bere njehere kete debat dhe e dime mire se spo ndodh me lumenjte me argjinaturat tarracat lumore artificiale me sistemin hidrik te albanistanit me portat e hidrocentraleve me politiken urbane rreth hidrocentraleve me fondet e mirmbajtejes
tani nqs duam ta bejme shkodren si venecia…duhet me sjell gondolat dhe kallame peshkimi …..
bir selman i nenes….CEZ KESH SALi..P… semes le te shofim sivjet se cfare do ju prallisi dores vet ne malsi ,fytyr kali i vucidolit qe duket si Hipoliti kur qesh dhe si Bonifaci kur mban “fjalim”…dhe Sefer Daja, past rahmet,ka pas me shume tru se ky shkerdhat mullaresh