Kryetari i Bashkisë së Sarandës, Stefan Çipa, ka shprehur dje revoltën se qyteti i bukur bregdetar po shkatërrohet me lejen e gjykatësve. “Bashkia denoncon, kurse gjykata legjitimon, duke krijuar një pamundësi dhe një handikap për t’i vënë bazë ligjore shkatërrimit,” ka thënë Çipa. Siç raporton Shqip, problemi është se gjykatësit i quajnë të ligjshme vendimet me formë të prerë, edhe pse janë në kundërshtim me ligjin, në zona të gjelbra apo zona arkeologjike. Për këtë arsye, Bashkia u ka dërguar një letër Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Presidentit, Kryeministrit dhe institucioneve të linjës. Çipa thotë se qytetarët jo vetëm që nuk po blejnë apartamente më, por po shesin dhe ato që kishin. Këtu përfshihen edhe të huajt. Shkak është bërë fakti se përpara u ka mbirë ndonjë shumëkatësh. “Saranda është në rrezik për tu shuar nga harta turistike, nëse vazhdon të rëndohet e të legjitimohet kjo situatë,” ka thënë Çipa.
Greket do te ishin shume te kenaqur…
Z.Stefan pershendetje,dhe urime ne detyren e bashkise.Kur ne emigrantet vinim nga Italia para zgjedhjes tua ishit shume i dashur me te gjithe te majte dhe te djathte.
Z.Stafan ju u zgjodhet fale punes koke me koke nga ne Socialistet brenda sarandes dhe pus se palodhur edhe ne emigranteve,qe vinim me shpezat tona,dhe punuam shume qe juni K.Bashkie.
Kemi te dhena qe ju po mereni me nenpunes qe punojne ne mvarsine tuaj,dhe u beni presion te japin dorheqje nga detyra ete tjera etetjera.
Ju sigjeroje puni me shume i mbani njerzit afer sepse kemi beteja me te medha ne te ardhemen.
Me respekt
Gezim Malaj
Emigranti
Gezim Malaj Bologne.
Me ne fundn doli nje drejtus vendor ,qe i ra ne sy ky shkaterrim i Sarandes ,shpresoj ta kete seriozisht.Persa shkruan me larte eshte shume e vertet ,pallatet 12-kateshe po mbysin hotel Butrintin,nuk eshte lene nje rrugice per te zbritur ne det ,per zonen pas H
Butrintit per te shkuar ne det duhet te dalesh ne qafen e gjashtes njehere ,te maresh rrugen krysore ,per te shkuar perseri ne det zjar,po ne raste zjarri a ka menduar njeri do te piqen njerezit si minj se zjarrefikese nuk shohe te futet asgjekundi ,po per femijet se ku do te luajne a kani menduar ,se per plazhe publike nuk kane nevoje SHqiptaret e kapen veten paguajne ne plazhet private.
Ju uroj z.kryetar ta keni seriozisht dhe fjala jote ne vesh te qeveritareve.
Pse ku ka jetuar Stefani me pare? Ne Shqiperi, bile ka qene dhe deputet e nuk paska pare se çfare behej ne Sarande?
Show dhe perrallisje per te justifikuar paaftesine e tij. Nje ekonomist agrar i kooperativave nuk mundet te drejtoje ne kushtet e sotme.
E njejta gje ndodh ne Sarande sa here qe ndrohet kryetari I bashkise. Zoti Cipa po Ben presion se do te majmi xhepat. Pse nuk e denoncuat ne parlament kur ajo katastrofe filloi apo tani e pate.
Zoti Stefan!
Ju urojme nga zemra urime ne detyren e veshtire te kryebashkiakut te Sarandes. Jeni nje njeri I ndershem dhe cdo shtepi sarandiote te ndjen si djalin e saj. Mos u dekurajoni nga disa komente pa vlere.Si thote populli jone : Qente le te lehin,karvani shkon perpara. Jeni e vetmja shprese e Sarandes tone.
Perqafime nga kurbeti I larget