Dëmtohet Parku i Liqenit, Bashkia e Tiranës padit shkollën

24 Nëntor 2011, 21:30Sociale TEMA
Dëmtohet Parku i Liqenit, Bashkia e Tiranës padit shkollën

Bashkia e Tiranës depozitoi një padi penale ndaj institucionit arsimor ‘Wilson’, që ndodhet në zemër të Parkut të Liqenit, pasi akuzohet se ka shkaktuar një masakër me pyjet aty. Në një njoftim thuhet se Policia Bashkiake ka zbuluar provat dhe autorët e kësaj vepre. Nënkryetari i Bashkisë, Edmond Panariti, tha se kjo është një ngjarje indinjuese. “Në emër të Bashkisë së Tiranës, më lejoni të shpreh tronditjen e thellë por njëkohësisht edhe indinjatën e thellë për këtë masakër mjedisore, për këtë krim mjedisor, por njëkohësisht më lejoni  të shpreh edhe përçmimin e neverinë, ndaj aktorëve që janë protagonistë të këtij shkatërrimi, të kësaj prerje abuzive, të prerjes së pemëve në parkun Natyror të Liqenit Artificial. Bëhet akoma më dramatike dhe problematike kjo situatë, kur në qendër të ngjarjes ndodhet i përfshirë një institucion arsimor, i cili duhet të bëjë të kundërtën. Ai duhet të promovojë dashurinë e studentëve dhe nxënësve për mjedisin, për ruajtjen e tij dhe për fat të keq jep shembullin e kundërt. Më lejoni njëkohësisht t’ju bëj të ditur edhe vendosmërinë e Bashkisë së Tiranës, për të marrë masa të rrepta, për të bërë kallëzim penal ndaj aktorëve që janë përgjegjës për këtë masakër mjedisore. Njëkohësisht, në bashkëpunim me organet e pushtetit qendror, ne do të marrim të gjithë masat e tjera, deri në revokim të licencës për ushtrimin e aktivitetit,” tha Panariti.

“Duke filluar që nga dita e nesërme, Bashkia e Tiranës do të organizohet për të bërë një inventarizim të detajuar të çdo bime, të çdo peme, të çdo shkurre dekorative në Parkun e  Liqenit Artificial dhe kjo pas dy tre ditësh do të shoqërohet edhe me kalimin e statusit të Parkut Natyror Rajonal për Liqenin që do të jetë garancia dhe mbrojtja ligjore që do i jepet këtij fondi të vyer të kryeqytetit”.

 

15 komente në “Dëmtohet Parku i Liqenit, Bashkia e Tiranës padit shkollën”

  1. Kalorsi i zi says:

    Ka disa vite qe ne shqiperi kane zbritur nje rrace kastorash qe e bejne malin qeros per tre jave. Nuk e dime kush i terheq keta kastore `?

    1. Dean says:

      Ata quhen BARBAR dhe jo kastora.
      Zakonisht BARBARET jane ne lufte te vazhdueshme me VETVETEN,Pyjet,Lumenjt,Njerzit,Kafshet dhe cdo gje tjeter qe gjejne ne marshimin e tyre te mundimshem.Prandaj dhe zakonisht njifen si BARBAR.

  2. Bali Staka says:

    Ne vend te lisave, do te mbillen arra dhe lajthi …..!!!!!!!!!!!

  3. Kapaku says:

    Ketu flitet per nje institucion shkollor dhe me konkretisht: http://www.wilson-school.com/sq/

    I çuditshem eshte fakti se si eshte lejuar qe te ngrihet nje institucion i tille ne kete vend.

    1. emigranti athine says:

      I ke vene kapakun.Edhe une i bera nje pyetje te tlle vetes.Ketu bie ere korrupsion.Korrupsioni nuk ka ngjyre.Nuk them se iu be vone kryetarit te sotem per parkun e liqenit.Diku tjeter eshte ceshtja.Dikush blu ia ka vene syne ketije vendi.Mjere ne shqiptaret.

      1. Kapaku says:

        I nderuar emigranti,

        Siç duket je lodhur nga puna dhe nuk gjykon me qetesi.

        Se pari eshte per t’u çuditur se si eshte lejuar nje ndertim i tille aty, pavaresisht rpej emrit.
        Se dyti eshte e tmerrshme qe persona te ketij institucioni tolerojne demtimin e mjedisit.

        Nese eshte e vertete atehere çfare mund te thuhet per zonat e tjera te vendit?

  4. bedri buzi says:

    Gabimi me i rende eshte bere kur eshte lejuar te ndertohet ne nje park te vetem qe ka Tirana shkolle. Nese do te gjendej mundesia me e mire heqja e saj dhe shume ndertesave te tjera. Parku te mbetet park.

  5. Tirana USA says:

    tani qe Tirana ra ne duart e malokeve vetem keto do shofim dhe degjojme ..pse u be gjithe ajo vjedhje votash..thjeshte maloket duan te bejne prone te tyre Tiranen….prandaj dhe shkaterrojne dhe djegin perdite e me shume per te ngritur barakat e tyre kudo

  6. brazili says:

    Nuk ka cfare te beje bashkia me shume se kaq ,po lufton shume per permisimin e jetes,e shikoni dite e nate ne pune,ka ndryshuar tirana sa e ka marre Sala,me falni Lulia,sidomos qendra,e ka qare fare,ka marre cmimin Kartodromi i vitit ne Dubai.

  7. Neorealizmi says:

    pronar i shkolles eshte nje ish-shofer-bodyguard-mundes i dikujt i cili ne nje moment u fut dhe ndertoi.
    Por nje problem tjeter eshte liqeni qe eshte thare pothuajse krejt.

    1. Korabi says:

      Nuk eshte tamam ashtu. Ky mundesi-shofer-roje nuk e ndertoi vete. Aty me pare u ndertua nje shkolle italiane ne fillimin e viteve ’90.Ne ate kohe mjafton te ishe i huaj dhe te jepej leje per cdo gje. Ne 1997 italianet e trembur e shiten shkollen per 5 leke dhe e bleu zotria ne fjale.
      Tani ky mundesi-gazep merr guximin dhe pret dhe pemet rrotull territorit te shkolles. Me siguri ka ndonje plan zgjerimi dhe e fillon me prerjen e drureve.

  8. sali-plera says:

    jo do mbillen pjeshka se i pelqen shume saliu.

  9. Beni says:

    Nuk ka si te jete ndryshe.
    Deri dje Edi Rama nuk u dha leje grekeve te Willson. Sot e gjeti menyren per dhe rrugen per te arritur tek Basha e Ri duke dhene para.
    Neser aty do te ndertohet shtesa e shkolles greke.
    Kjo eshte bashkia e Lul Bashes. Nenkryeatri i saj ngre zerin si nje qytetar dhe jo si nje shtetar, por nga ana tjeter ka marre parate ne dore dhe neser do te jape leje ndertimi. Turp dhe denim per keta kriminel dhe barbar ne emer te shtetit

  10. adelajda says:

    te hiqet qe aty shkolla wilson boll mo i marin 300 euro per nje femije por nuk u mjaftoka dashkan gjithe parkun. Le qe ne mengjes aty nuk kalon dot nga autobuset e shkolles. Parku eshte i te gjitheve nuk eshte e drejte te kete nje shkolle atje. Duhe hequr sa me pare mendoj une si shumica q ytetareve te tjere

  11. koli says:

    well kush i con femijet te ajo shkolla qe per mua eshte terrorizem ekologjik eshte mother.ucker

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje