Që nga viti i ardhshëm, kryeqytetasit do të duhet të paguajnë 80% më shumë për ujin. Drejtori i Ujësjellës- Kanalizimeve të Tiranës, Sait Dollapi, ka zyrtarizuar atë që përflitej prej kohësh, duke kërkuar zyrtarisht rritjen e çmimit të ujit.
Sipas kategorive të propozuar nga Ujësjellësi për Entin Rregullator të Ujit kërkohet që për popullsinë e thjeshtë një metër kub ujë të shkojë nga 33 lekë në 55 lekë, për entet buxhetore nga 110 lekë për metër kub të shkojë në 150 , për entet private nga 120 lekë në 150, për prodhimin e pijeve alkoolike nga 140 në 200 lekë për metër kub, për furrat e bukës çmimi të mbetet i pandryshuar me 95 lekë për metër kub dhe për shitjen me shumicë të dyfishohet nga 10 lekë në 20 lekë për metër kub.
hahahahahhaha nje pyetje kisha une pse ka uje ne shqiperi??????
Une bash do e paguj me qejf, se edhe nqs se po mrrjepin, shpellaret e mi po mrrjepin. Plasni inati kamunista
Jam dakord me ju bile them te rritet me shume se kush e ka Mir me Salen spagujne asnje fatur! Shqiperija e Mesme dhe e Jugut si gjithmone paguan!
Per pjesen tjeter te Shqiperise, çmimin e vendos kanuni..
O kreshnik kur do ta ngrejme flamurin kuq se te ziun po e ngrejme per dite. Shifni kur te ngrehet dhe qumshi se lopet do pine uje me te shtrenjte. Po domatet etj,etj.
Ketu te shpie “politika e dollapeve” : Uji te mbyllet ne kasaforte!
Po Ky Dollapi a èshtè njeriu i Saliut dhe CLul Bashit. Ata sikur do ulnin takasat. O Merum O Dollap. Je nje hajro dhe satrap
Shebeniku,
Sala ul taksat 1% dhe rit rrogat dhe pensionet 2% dhe nga ana tjeter inflacjoni ka shkuar ne 3,5%. Pra faktikisht populli humbet 0,5%.
Sala eshte me te vertete nje gomar shume i zgjuar,kur mendon se populli ha bar dhe i beson genjeshtrat e tija. Popullin e ka zene belaja se vete e beri gabimin dhe i dha voten.
Ja dhe nje tjeter nga Vucidoli,na mbyten.
Ah mer Tos Nano,çfar i bone ketij veni!
Ne titullin me siper thuhet : “Rritet çmimi per ujin, kryeqytetasit do të paguajnë 80% më shumë”
Ndersa me poshte thuhet : “Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve të Tiranës, Sahit Dollapi, ka zyrtarizuar atë që përflitej prej kohësh, duke kërkuar zyrtarisht rritjen e çmimit të ujit.”
Me sa e njof une gjuhen shqipe ka nje ndryshm midis “do te paguajne …..dhe ” duke kerkuar zyrtarisht rritjen……”.
Pra shkurt muhabeti nuk eshte vendosur akoma se cfare do behet.
Djema, kujdes me mediat. Jane te gjitha njesoj ne te gjithe boten.
Pershendetje te gjitheve,
Sherbimet sigurisht qe duhet te paguhen.
Po ndersa sherbimet duhet te paguhen, nga ana tjeter ofruesi i sherbimit ne rastin, aq me teper ne rastin e nje sherbimi jetik si ujesjellesi duhet te sigurohen disa kushte minimale.
Do te isha shume i interesuar te di:
Kur do te jete i pijshem uji ne cezmat e qytetareve te tiranes? Tashme shumica e qytetareve te tiranes, blejne filtra, aparate pastrimi.
Kur do te largohen ne menyre te detyruar cisternat nga pallatet e Tiranes te cilat jane burim infeksioni dhe papastertije,
Kur do te nderpriten nderhyrjet ne sistemin e furnizimit me uje, si nderhyrjet e paautorizuara dhe vendosja e pompave te cilat duhet te cojne ujin ne katet ku uji nuk mberrin?
Per mua nuk ka interes emri i personit te krye te institucionit, por ka rendesi mirefunksionimi i sherbimit.
Ne momentin qe njerezit qe drejtojne institucionin nuk na japin pergjigje per problemet qe lidhen me sherbimin, kemi te drejte te shqetesohemi dhe te kerkojme shpjegime.
Sigurisht qe pyetjet qe shtroj une nuk jane as te reja.
Fjale te thena shume sakte!
Marredhenia furnizues-konsumator duhet te jete teresisht ligjore per te dyja palet.
Per vete jam partizan i ngritjes se çmimit te ujit te pijshem, sepse kjo do te behet shtyse qe perdorimi i tij nga te gjithe konsumatoret te jete sa me efektiv.
O profesor Kapaku, te jesh dakort me ngritjen e cmimit te ujit te ”pishem”ne shqiperi eshte njelloj si ajo proverba ; ta shesesh si frengu pulen. Beje sherbimin duke plotesuar te gjitha kriteret pastaj vendos cmimin ne baze te kostos. Populli shqiptar e ka experiencen me dritat ku cmimi kw/h eshte me larte se ne BE dhe sherbimi eshte i limituar. A jeni ne djeni te situacionit ekonomik ku ndodhet shqiperia apo jo ? Ngritja e cmimit te ujit do ngreje cmimet e shume prodhimeve. Pyetja eshte; A mund te jetoje nje pensionist me 100 E ne muaj ?
O popull të ngrihemi se po na q nënë.Në koh që dhe ai uji kur vjen është jo i pishë këta hajduta duan të ngren çmimin.
Edhe uji qe vjen na e sjell pompa jo juve o kucedrat e poshtra,qe gjak e qelb ti beni keto leke
Ne nje shtet ligjor perendimor askush nuk do te te lejonte ty qe te instaloje nje pompe uji.
Mirepo nga ana tjeter ke edhe te drejte sepse askush nuk ka marre mundimin qe t’ju binde si bashkepronare (nese jeni te tille) qe te bashkeinvestoni ne ndertimin e nje sistemi i cili mundeson furnizimin me uje ne presionin e duhur.
Eshte me me leverdi qe te bashkeinvestoni se sa secili sipas qejfit te instaloje nje pompe, sepse kjo eshte e paligjshme dhe nga ana tjeter eshte nje dem shume i madh ekonomik per ju. Eshte i njejti problem si me gjeneratoret e rrymes elektrike, prej te cileve familjet dhe bizneset shqiptare kane humbur me miliona €.
Ndermarrjet e ujesjellesit nuk duhet qe te mjaftohen vetem me investimin e ndertimit te rrjetit kryesor furnizues, por ata duhet te miratojne nje projekt standart detyrues per çdo konsumator individual dhe kolektiv, se si te behet kyçja e tij ne rrjet.
rrofshin dollapat
jam dakort me qmimin , le te ngrihet , ne tere boten ngrihen qmimet e korentit , uijt , etj, por ashte nje gje tjeter , mos tja fusin kot , me vjen atura njembedhjet mije lek , te vjetra , u ankova se shum , me thane qe faturusi keshtu e ka lexu numrin e sahatit , pa genjeshtra me besoni kam 6 muaj qe kame marre kete dyqanin dhe kurr sme kane ardhur njeri per sahatin e uijt ,po ta kishin ardhur sdo ankohesha , po sme kane ardhur dhe u ankova , po kush te degjon , pastaj thone sala , jo sesht sala , ka dhe te tjere siq jane dhe nje nga keto esht dhe dollapi ,paguane faturistat , ata se nga bredhin si dihet dhe ja kepusin pastaj si kau peles ,
Kole me vjen keq por ke mentalitet skllavi! Mos e paguaj kurre nje fature, per te cilen nuk je i bindur se e ke shpenzuar ate sasi uji me te vertete.
Askush nuk mundet ne menyre aforfe te detyroje dike qe te paguaje nje fature te pabazuar ne mates.
Diktaturat detyrojne dike qe te paguaje ne menyre apriori dhe jo ne baze te kontrates ligjore.
KUR NUK KA PARE DHE KUR POPULLI ESHTE BUDALLA, QEVERIA BEN CFARE TE DOJE. PERDERI SA TE VRET DHE POPULLI RRI SI IDIOT, TANI DO TE PRESIM TE HYJE NE FUQI CMIMI I AJRIT…
kjo rritja do jete vetem per tiranen apo per gjithe vendin? pas kesaj rritje do kemi uje 24 ore apo prape do jete si shkolle note? cfare ka ndryshuar ne koston e ujesjellesit qe duhet te rritet cmimi. cte mira do kete komuniteti nga kjo? nqs rritet cmimi i korentit a do kete prape rritje te cmimit te ujit apo kjo eshte nje rritje qe i ben paraprite rritjes se cmimit te energjise elektrike? a do kete garanci qe uji i rrubinetit te jete i pijshem? do e marrim nga selita apo do vije remix me ate te bovilles? A ka ndermend te protestoje njeri per keto rritje si me do e kur me do apo vetem kur te na thithin dhe palcen do kujtohemi? flm per pergjigjet e shpejta. ?