KESH, OST e CEZ: Të rritet çmimi i dritave. Rama: Berisha e ka rritur 300 përqind këtë barrë ndaj familjeve

30 Nëntor 2011, 13:38Sociale TEMA

Enti Rregullator i Energjisë ka zhvilluar sot një seancë në lidhje me rritjen e çmimit të energjisë. KESH, OST, por edhe CEZ, që të treja kërkojnë rritje të çmimit të energjisë. KESH, që do përballet me një krizë të thellë, kërkon rritje të çmimit nga 1.48 në 5.05 lek. KESH ka deklaruar se ka importuar energjinë vetëm për dhjetorin, ndërkohë që në janar e më pas, vendi do ketë probleme të thella për shkak se edhe rajoni është në krizë për energinë.

Ndërkohë, OST kërkon rritjen e çmimit të energjisë nga 0.6 lek në 0.73 lek. Kurse CEZ ka dy opsione, i pari që qeveria t’i shlyejë borxhet kësaj kompanie, në mënyrë që çmimi të mos rritet, dhe i dyti të rriten çmimet me 4.6 përqind. Sigurisht qeveria nuk ka ndërmend të shlyejë borxhet.

Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kreu i PS, Edi Rama.

“Shqiptaret po paguajne perdite e me shume per rrushte e per kumbullat e Saliut me parate e tyre, edhe me energjine i njejti avaz eshte.

Treguesit jane me te keqinjte e te gjitha koherave pas 97-es ne menaxhimin e energjise, vjedhjet jane me te medha se asnjehere po ashtu,” shkruan Rama në Twitter.

“Eshte koha e liberalizimit te plote te tregut te energjise dhe e shembjes se mureve te klientelave familjare te pushtetit ne kete sektor. 300% eshte rritur barra e familjeve ne faturen e energjise gjate pushtetit te Saliut. Eshte koha qe kush fiton me pak te paguaje me pak,” vijon më tej Rama.

2 komente në “KESH, OST e CEZ: Të rritet çmimi i dritave. Rama: Berisha e ka rritur 300 përqind këtë barrë ndaj familjeve”

  1. Endri says:

    Rritja e cmimit te energjise eshte vetem rritje e gjobes se permuajshme qe qytetaret paguajne per energjine qe vjedhin maloket tash e 20 vjet.Prandaj Rama leri deklaratat ne rrjetet sociale te adoleshenteve dhe organizo mbrojtjen e te drejtes se votuesve te tu ne se vertet deshiron te kesh mbeshtetjen e tyre.

  2. C’FARE SITUATE NDRYSHOI QE DUHET RRITUR CMIMI I ENERGJISE ? PSE DUHET QE FITIMI I KOMPAMIVE NE KOH KRIZE TE MOS ULET , KURSE POPULLI TE VARFEROHET? KY SHTET MENDON PER NJERZIT APO PER KOMPANITE ? KOMPANITE LE TI MANAXHOJN ME MIRE PUNET QE TE KENE RENTABILITET ME TE LARTE ! PO VJET QE U MBYTEM NGA SHIRAT PSE SE ULEN CMIMIN ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje