Dritëro Agolli: Nuk shkruaj dot kujtime sepse nuk e them dot të vërtetën

30 Nëntor 2011, 10:52Sociale TEMA

Shkrimtari i njohur ka qenë i pranishëm dje në panairin Klik Ekspo Klik, i cili i ka rezervuar edhe atij një stendë. Duke folur për gazetarët, Agolli ka thënë se nuk shkruan dot kujtime. “Unë e kam filluar këtë punë. Kam shkruar disa faqe, rreth 50, por jam në lëkundje. Them ta mbaroj, apo ta lë fare. Pse? Sepse ka gjëra që nuk i thua dot të plota, të vërteta. Pasi do të zemërosh disa njerëz. Të tjerë do t`i dëshpërosh, por edhe sikur të kenë vdekur ata lloj personazhesh me të cilët ke pasur konflikte, janë fëmijët e tyre, janë të afërmit. Kështu që është tepër vështirë të shkruash kujtime. Të shkruash takova filanin, bëra këtë muhabet, është kot, janë gjepura. Duhet të shkruash të vërtetën siç është. Kjo më mban të stepur. Pastaj janë dhe djajtë që bëhen gjithnjë e më shumtë që më frenojnë. U bënë 80 djaj. 80 vjeç jam sot, por kujtime nuk mund të shkruash kur je 20 vjeç”,” tha Agolli.

Në përfundim të vizitës në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, shkrimtari i madh, Dritëro Agolli, tha: “Ky panair është më i madhi në vend. Ai i bën nder Shqipërisë. Siç e kam thënë dhe herë tjetër, të vij këtu një shkrimtar është kënaqësi, sepse është një panair i shumë produkteve, ku vijnë njerëz që vizitojnë dhe kënaqen me këtë ekspozitë. E, duke shikuar dhe produkte të tjera, zgjatin kokën dhe në libra, në stendat që mund të kenë libra, megjithëse këtu librat janë më të rrallë se produktet e tjera. Baza këtu nuk është libri, por janë produktet e industrisë e ekonomisë së vendit dhe të huaj. Por, siç e thashë, duke vizituar njerëzit këto produkte, mund të vizitojnë dhe ndonjë stendë me libra. Shkrimtarit i bëhet qejfi që në mes këtyre gjërave është prezent dhe ai vetë. Por, kryesore këtu është kjo që thashë unë, që tregon dhe një interes të madh, jo vetëm të firmave tona të vendit, por dhe të vendeve të tjera. Këtu është si një qytet i kësaj industrie, i kësaj ekonomie”.

 

17 komente në “Dritëro Agolli: Nuk shkruaj dot kujtime sepse nuk e them dot të vërtetën”

  1. inf says:

    Po shkruaj apo do i marresh me vete ne Boten Tjater O DRITE E PARTISE.
    Po pse nuk shkruan o derziu ti po shkruaj ato te Korrurrat e tua dhe njerzija duhet ti di mekatet apo zararet apo te korrurrat qe ke bere kaq vjet si nji poet .
    Tani ne ket moshe i shkon prap Parase po i ke qejf dhe nuk i ndahesh dot je mesuar nuk ke çi ben vazhdo por dhe Melonat ne ket takat qe te ka met nuk te duhen me ty brezat i sigurove si deshe ti dhe jot shoqe dhe tani bredh sa ne nji panahir ne tjatrin dhe sa ne nji kryetar Bashkie te tjatri o shoku Komunist o Drita e Partsie se punes se Albanise je ti o plak i rrjedhur dhe i pjerrdhur .
    Shko dhe mos harro bej nji Poezi per Lulken e Bashkise shko shikoja te Korrurrat se sa i ka realizuar o poet i leshit .plak mashtrus dhe i met nga trute ç’fare thot sot nuk thot neser ky njeri i Babzitur mbas Parese dhe Rakise ,dallkauk ngele o i ziu ti.

    1. LORA says:

      Sic duket djalli i 80-te e ka keshilluar te uroje kusarin e Bashkise se Tiranes per frutin e tij te kuserimit.I duhej te rronte kaq gjate per ta zhveshur veten pa ndihmen e kujtimeve te te tjereve.I uroj te rroje qe t’i vertetoje vete,me gojen e tij, ato qe thuhen per kete ujk plak.

      1. Vlora says:

        “KY PAHAIR I BEN NDER SHQIPERISE “na thote komunisti agolli…..
        po eshte normale per ty mor zoteri se eshte panairi i dhendrit dhe i vajzes tende……dhe prandaj vajte ja lepive i pari bashes pa u futur akoma ai ne bashki,,,se mos te cenonte dhendrin…………
        ti je njeri me 200 flamur o shoku agolli dhe per cdo “sezon” njerin e ke gati…..
        ty dhe sabri godon sju mer me njeri per seriozz.

  2. qytetari says:

    Nje deklarate sa e sinqerte dhe inteligjente ku ja ka futur bukur te tjereve qe librat me kujtime i kane plot genjeshtra te zbukuruara.

  3. beso says:

    Po te jesh i ri nuk ke cfare kujtimesh te shkruash,po edhe shume plak,te ikin kujtimet si avujt e rakise.Je poet i nderuar z.dritero e do jesh gjithmone,po mos e humb buken per nje thermije,se do na humbesh edhe neve qe te nderojme per ate qe ke bere.

  4. meso meso says:

    njeriu meson… edhe te genjeje…

  5. qytetari says:

    mener gjithe medjat na cane by….en,vetem figure ne kete sistem nuk mund te jete,nje poet medioker qe te gjithe vjershat i krijoi per partine, domethene shkroi per njeriun e ri qe krijoi partia,qe aktualisht po vazhdon me ngjyrat ,njeri blu e tjetri i kuq,ka haruar te uli qepenat,edhe medja ka rene ne nje batak informacioni,te pa qellimshem sepse realiteti shqipetar ofron vetem primitivitet si vet jeta qe jetojme perdite

  6. geri says:

    leji kujtimet po bej nje elegji per sali berishen. servil oborresh.

  7. geno says:

    Dritoro or bir, vazhdoi kujtimet dhe trego se si spiunoheshin dhe denoheshin shkrimtaret qe nuk shkruanin vjersha sic i donte partia. Me kete qe ke thene, qe do lesh kujtiemt pergjusem se nuk thua dot te verteten, po tregon se ke gjithe jeten qe na ke genjyer me ato brockullat e tua, ke fshehur historine, ku ben pjese edhe krimi yt ndaj shkrimtareve e artisteve qe vuajten burgjeve ose qe perfunduan ne plumb e ne litar nga dosjet e tua e te shokeve te tu vigjilent ne Lidhjen e Shkrimtareve

  8. Landi- Sverige says:

    Pse ke frike te shkruash te verteten, apo i trembesh mos te prishen lidhjet e interesave te familjes tende? Ky familjaritet interesash e ka lene kete vend ne diktatura te perjetshme. Me mire do te ishte te thuash qe kujtimet e tua te botohen pas vdekjes se sa ate qe ke frike nga e verteta, mos te “zemerohen” disa njerez.

  9. historia says:

    enveri,ramizi,nano,saliu,meta,xhozi,zogu,ruci,dokle,gjinushi,rama,dhe pilitikanet afer tyre:fevzoja,balliu,sandri,cupi,etj,etj, jane ne nje kallep me idene e Driterojt:Nuk shkruajne dot biografine e jetes se tyre ngaqe do benin shume mashtrime dhe shume sheqerosje fallco.Konkluzion politikane=sharlatane.

  10. nek says:

    gjynahet dhe parat nuk tregohen ,ti nuk kishe frike kur mburje diktaturen
    pse te frikesohesh tani apo mos je ne kupole te neo diktatures
    mos ki frike o frikacak nga e verteta
    edhe e hidhur te jete si ilacet

  11. anticensurë says:

    dritëroi ka qënë gjithnjë fotozhenik!

  12. vlora 1 says:

    Te shkruash kujtimet eshte edhe ceshtje karakteri i nderuari Dritero por ty te mungon karakteri

  13. Illo says:

    Kete deklarate te turpshme nuk e ben kushdo . Ti nuk ke pasur frike , kur ngjarjet kane ndodhur dhe trembesh , kur je jasht atij realiteti .Perse e thua kete , apo flet pa pike sajdie per degjusit , qe gjithnje te kane sajdisur , per me shume se ke merituar . Te genjen mendja se thua vetem fjalen e fundit . Ke qene dhe mbetesh brenda interesit te ngushte . Nuk te kane faj njerzit . Luli ta solli buqeten , madje shume te shtrente ,me tulipane nga Hollanda .Te tilla jane kujtimet e tua te pa harruarra . Illo

  14. lili says:

    kujtimet i kane te freskat per ato nuk tregohen sepse jane plot gjak,plak vrasje,plak tradheti,plot vepra mizore…
    E verteta eshte se ju ishit nje shkrimtar oborri,qe vetem fale lajkave edhe deklaminet pro Enverizmit jeni ba dikkushi… Kush do t’ju lexoje jargonophasine komuniste tash?? asnje shqiptar me 2 fije mend!
    Do jeni pjese e plehit komuniste qe masakruan njereze te shkolluar,me identitet,me karakter,kurse ju shkrimtaret komuniste shitet edhe bythen tuaj,edhe grate e juaja per nje kocke privilegj qe diktatura iu falin! pff turp per ju qe as nuk keni kete guxim,bile me thane ishte nje kohe e tmerrshme per popullin tone!

  15. meigranti says:

    Ti Tema kot thua se je kuti poste e hapur per te gjithe ,ti je nje kosh plaherash ,dhe sala do te vazhdoje te te beje ty te pasur si vehten ,boss pleherash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje