Berisha: Historia ka qenë si një njerkë e ashpër me ne, por tani jemi të lirë

29 Nëntor 2011, 14:26Sociale TEMA

-Fjalimet me copy- paste të Berishës në çdo aktivitet ku shkon

Kryeministri Berisha priti 45 konsujt e Nderit të Republikës së Shqipërisë nëpër botë, që erdhën në Shqipëri për të marrë pjesë në festimet e Ditës së Pavarësisë. Duke folur përpara tyre, Berisha tha se historia nuk ka qenë në anën tonë, por tani jemi të lirë.

“Historia ndaj nesh ka qenë si një njerkë e ashpër, nuk ka qenë në anën tonë. Por ne qëndruam në të drejtat tona dhe tani jemi të lirë, kudo që jemi. Jemi të lirë në Shqipëri, jemi të lirë në Kosovë, jemi të lirë në Maqedoni, jemi të lirë në Mal të Zi. Ne shikojmë drejt të ardhmes së përbashkët në Europë. Sot hyjmë në njëqindvjeçarin e shpalljes së pavarësisë sonë. Kjo është një ditë e madhe, një vit i madh, një njëqindvjeçar i madh,” tha Berisha.

Fjalimi që ka mbajtur Berisha para tyre tashmë është i njëjti që thotë ngado që shkon, nuk ka rëndësi në është në OKB, në Norvegji, në Labinot apo në Shtëpinë e Fëmijëve ‘Zyber Hallulli’.

Fillimisht deklaron se ka rritur të ardhurat për frymë nga 204 dollarë në 8000 dollarë në vit. Më pas thotë se ka trefishuar eksportet gjatë periudhës 2006-2011. Shton se janë trefishuar edhe investimet e huaja direkte. Deklaron se jemi ndër 10 vendet me qeverinë më të vogël në botë dhe se është adhurues i Reganit. Thotë se jemi si Zvicër me det për turizmin e shprehet se kanë ardhur 3 milionë turistë në vit. Më pas thotë se jemi si Norvegji për ujërat e sërish këmbëngul se do jemi superfuqi energjetike, por kësaj radhe për energjinë e rinovueshme. Në fund, qershia mbi tortë, thotë se ka bërë 9 mijë kilometra rrugë.

10 komente në “Berisha: Historia ka qenë si një njerkë e ashpër me ne, por tani jemi të lirë”

  1. Genti says:

    e ka fjalen per vete: eshte i lire te vrase dhe te vjedhe

  2. gjethi i thate says:

    Lereni ne ate qe beson vete se eshte bere per gjynah. Sa me shume i perserit,me te verteta i duken. Pune budallenjsh.

  3. Kalorsi i zi says:

    O Sali, Regani vriste indianet neper filma Kurse ti e ke kuptu keq filmin. Mos u bej merak o burrre se Regani po te pret per nje film tjeter ku do luash rolin e kalit.

  4. peci luku says:

    SALI QE NA VJEN PER TE VJELLE KUR TE KUJTOJME THUA JEMI TE LIRE PO DO TE VIJE DITA TE TERHEQIN SI KADAFI SE CI KE BERE POPULLIT TI QE E KE KATANDISUR MOS ME KEQ QE I VRAVE JU VODHE PARATE SA TE RRESHQASISH PAK DO TE KACAFYTIN GJYNA QE MESOVE FEMIJET TEND HAJDUTE PO TA DISH DO VIJE DITA DO THUASH CKAM BERE U BERE TI ME ZORROT LUL POLLO RRULI HOLLDASHI E TE TJERE TE TALLENI ME POPULLIN TI NE KARAKTER JE NJE KAFSHE I LINDUR NE PYJE STE KA LEZET ASGJE BESOJ SE E KUPTON QE VRAVE ME 21JANAR NJERES QE ISHIN ME DUAR NE XHEPA JETA TENDE DO JETE JETE QENI I FSHEHUR MES MJETEVE TE BLINDUARA MESO NGA ISTORIA PER KRIMINELIN ISA TOSKEN NE MALLAKASTER QE MASAKRONTE SI TY E ME NE FUND JU PRE KOKA NE SHESH NE QYTETIN E FJERIT HAPI RRUGEN POPULLIT TE QEVERISE NGA E PARA TE MARRI KAZMEN E LOPATEN SI NE VITET E CLIRIMIT KU ME MUND E DJERSE PUNUAN E NDERTUAN DICKA PO QE TI I SHKATEROVE NE VITIN 91 LARGOU SALI E ZHDUKU NJEHERE E PER GJITHMONE DO DOJA QE NDONJE FIRME TE PRODHONTE LETRA HIGJENIKE ME FOTON TENDE E TE IKJE ME UJRATE ZEZA EMOS TA PAFSHIN SURRATIN IK IK IK SA NUK ESHT VON LERI NJERZIT ERINJ TE DREJTOJNE VENDIN LERI GJYKATAT E LIRA IK FLI ME SERBET SE META SHITE ARMET NE AFRIK E NE LIBI E FSHEHE PARANE EPOPULLIT JASHT VENDIT FUNDI TEND SI I KADAFIT

  5. +10 says:

    …e pastaj duhet te thote qe vodha nja 200 milion euro tek rruga e kombit,vrava 26 te pafajshem ne Gerdec,vodha nja dy pale zgjedhje,pasurova familjen dhe oborrin,vrava nja kater te tjere ne mes te bulevardit etj,etj,etj…

  6. BARO CORROGJAFI says:

    HARRON TE THOTE ” UNE JAM NJE DIKTATOR I RI NE NJE VEND TE LIRE DHE NJE I LAJTHITUR NE KOHE TE REJA” BESOJINI PO DESHET KETIJ NJERIU !

  7. shkodrani says:

    asht ghynah me humb kohen me kete HAJVAN………..

  8. shkodrani says:

    asht gjynah me humb kohen me kete HAJVAN………..

  9. Pronari says:

    Njerku flet per njerken

  10. dritani says:

    Ka te drejte por ka harruar te thote se kjo “njerka” ka pjelle edhe bastarde …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje