Përfaqësues të shoqërisë civile, që kanë reaguar me protesta gjatë këtyre kohëve kundër ligjit mbi Menaxhimin e Mbetjeve (i njohur në zhargon me emrin ‘ligji i plehrave’), kanë vendosur t’i drejtohen KQZ-së me një kërkesë për referendum. Me fjalë të tjera, ligjin që s’e penguan dot të miratohej në parlament, duan ta shfuqizojnë me anë të një referendumi. Pasi të marrin ok-in e KQZ-së, atyre do t’u duhet të përmbushin një kusht kushtetues, dmth duhet të mbledhin firmat e 50 mijë qytetarëve. Nuk duket një ndërmarrje e vështirë. Përkundrazi, në klimën e krijuar mund të mbledhin shumë më tepër se sa kaq në harkun e një kohe të shkurtër.
Prandaj, problemi nuk është në këtë pikë. Problemi është marrja e miratimit nga KQZ-ja. Ka shumë pak gjasa që kjo e fundit t’i hapë rrugë një referendumi. Janë dhënë prova se ky komision është në varësi të plotë të qeverisë e të kryeministrit. Përveç bëmave elektorale, gjashtë vjet më parë, po kjo KQZ refuzoi një kërkesë për referendum lidhur me parkun energjitik në Vlorë.
*respublica.al
Atehere nqs KQZ nuk e pranon nje dicka te tille brenda te gjitha kornizave ligjore,duhet ti drejtohemi te gjitha gjykatave nderkombatare dhe ato 50 mije firma tu dergohen te gjitha ambasadave,te gjitha vendeve antare te Bashkimit Europian,OKB,NATO, dhe cfardo lloj tjeter strukture apo organizate anembane botes.Po ashtu dhe qeverise amerikane.Mbase do te zgjohet dikush dhe ti thote kafshes Sali ta mbaje kalin dhe ti zbrese nqs nuk do qe ti thyhen hundet kur ta rrezojne me force.
Une firmos.
I sugjeroj propozuesve te referendumit te shfrytezojne internetin per rregjistrimin.
Ne Angli brenda dites nepermjet Facebook u mblodhen firmat per ndryshimet ne ligjin per asistencen pas plackitjeve te dyqaneve.