-Dyshime se vitin e ardhshëm Bashkia do i bëjë paratë rrush e kumbulla me festime, dekorime e ahengje. Vetëm brenda pak ditësh në detyrë, Bashkia e Bashës ka sponsorizuar ardhje DJ-sh, spektakle e festivale. Së fundmi u derdhën para për të dekoruar Tiranën
Këshilltarët socialistë kanë reaguar pas deklaratës së zëdhënëses së Bashkisë se do ngrihet padi për shpifje pse ata deklaruan se bashkia tani e tutje do quhet Bashkia e Kunatit. Kreu i grupit të këshilltarëve socialistë, Aldrin Dalipi, tha se Basha duhet të bëjë transparencë për skandalet e fundit. Ai shtoi se paditë nuk trembin askënd.
“Paditë e zëdhënëses së Lulit nuk trembin dot shumicën e qytetarëve që votuan në 8 Maj për Aleancën për të Ardhmen. Lulzim Basha mos fshihet, por të tregojë publikisht dokumentacionin pasi Transparenca është detyrim themelor për këdo, ndaj sot qytetarët e Tiranës meritojnë të dinë: Sa ka kushtuar dekorimi i Tiranës për festën e Pavarësisë? Kur është shpallur, dhe kur është zhvilluar tenderi për dekorimin? Kush kanë qenë kompanitë që kanë aplikuar dhe si është përzgjedhur kompania që bëri dekorimin? Në cilën kompani u printuan materialet? Çfarë di Lulëzim Basha për projektin e shtëpive në rrugën “Murat Toptani”? A di gjë Lulzim Basha se sa është shifra që po përcaktohet për festime vitin e ardhshëm në buxhetin e bashkisë, që pritet të vijë për miratim në Këshillin Bashkiak? Pse nuk i përgjigjet medias dhe publikut për pyetjet në lidhje me këto çështje, por fshihet pas Erjonit e kompani? Lulzim Basha të ndalë abuzimet korruptive te beje transparencë dhe mos fyejë e kercenojë me padi qesharake perfaqesuesit e shumices se qytetareve Tiranës,” thuhet në deklaratën e këshilltarëve të opozitës. “As për sheshin Skënderbej, çështje e cila është në prokurori denoncuar nga grupi i këshilltarëve të Aleancës për të Ardhmen dhe as për abuzimet e denoncuara nga media nuk do ndalemi, pasi votën e qytetarëve që e dhunoi në 8 Maj nuk mund të vazhdojë duke abuzuar me taksat dhe pasuritë publike të qytetarëve të Tiranës. Këtë do ia kërkojmë Lulzim Bashës në mbledhjen e Këshillit Bashkiak dhe të vijë të japë përgjigjet që meritojnë qytetarët, dhe jo pergjigjet qe e kane bere qesharak perpara qytetareve. Lulzim Basha është aq zëdhënës i vogël i Sali Berishës, sa nuk pati kurajë, por zbatoi urdhrin e Saliut për të qëlluar dhe vrarë në bulevard 4 qytetarë të thjeshtë të Shqipërisë. Ndaj urrejtjen politike dhe qytetare ta kërkojë te betimi ndaj shefit te tij politik dhe shpirtëror ku duhet te kujtoj se nuk kurseu gjakun e 4 te pafajshmeve, duke lene jetim femije, ndaj shqiptaret nuk do ja harrojne kurre sado te perpiqet te qeshe e perqesh dhimbjen.”
Ej, pastroni Tiranen mo se eshte bere pluhuri gangrene… Po na ha te gjalle. lerini mo ahengjet se i bejne vete shqiptaret por perveshni lleret e beni ndonje pune se u qelb dynjaja.
Rruget qe ka shtruqar Edi Rama po perdorni per te bere leke. Keshilltaret socialiste perfaqesojne me shume se gjysmen e popullates se Tiranes dhe kur kerkojne trasparence mos na flisni per xhelozira e errje sysh se na vjen per te vjelle. Jepini pergjigje dhe publikoni dokumenta se kane vdekur budallenjte. BENI TRASPARENCE!
Ej, pastroni Tiranen mo se eshte bere pluhuri gangrene… Po na ha te gjalle. lerini mo ahengjet se i bejne vete shqiptaret por perveshni lleret e beni ndonje pune se u qelb dynjaja.
Rruget qe ka shtruqar Edi Rama po perdorni per te bere leke. Keshilltaret socialiste perfaqesojne me shume se gjysmen e popullates se Tiranes dhe kur kerkojne trasparence mos na flisni per xhelozira e errje sysh se na vjen per te vjelle. Jepini pergjigje dhe publikoni dokumenta se kane vdekur budallenjte. BENI TRASPARENCE! Kete pu ju kerkojne… Asgje me teper…
Nga na dalin keto aldrina, as alban e as drin. Nga na mbine keto injorante. Nuk e kuptoj se kush e ka zgjedhur kete njeri dhe per cfare vlerash e kontributesh.
Me vjen keq per PS te perfaqesohesh nga te tille individe se as dine te thone se sfare duan e cfare kerkojne, aq me teper qe ai ka deklaruar qe nuk e njeh si kryetar Bashen dhe as qe begenis te shkoje ne mbledhje te keshillit. Eshte shume komode te besh rolin e pagagallit nga rruga. Futu mor zotni brenda dhe ngre probleme e diskuto, propozo dhe pastaj debato.
Keshtu si silleni ju,nuk ju beson asnjeri edhe nese keni te drejte.
E provoi Rama praktiken e mos pjesmarjes ne Parlament dhe e kuptoi qe nuk punon.
sa per informacion nuk ke pse te shash askend sepse Aldrin Dalipi e ka tregu veten morr rrugac
O Komentusa tju bej nje pyetje, pse Gazeta Shekulli e ka mbyllur gojen….. per Lul Bashen, ne kohe fushate shkruante 100 te zeza tani ska me asnje shkrim kundra Bashes me duket shume cudi e absurditet.
or ti!
Nuk behet shaka me Berishen dhe larot e tij.
Po te jesh kundra, ai te shkrin
Po ku e kupton ti….
si shekulli si tema nje m… jane kote ja fusin , shekulli ja vari pse te shkruaj kote , tama do ta kuptoj edhe kjo me one , dhe do pushoj , shekulli do e duroj he 3 vjet bashen , kurse tema po shikon endrra se mendonse basha se ka fitu akoma dhe shkruan kot , do lodhet me gjera koti dhe tema do pushoj
Mire e kane keta…e bene sheshin Skenderbej si fushe go-cart me punen e nisur nga Rama. tani nuk po bejne asnje..perseris asnje pune.
do fillojne prape me kjoskat se maloku e ka per zanat…dritat po fillojne te na i presin se helbete..maloket militante nuk paguajne..Tegun e hapen (ARRITJE E MADHE)dhe kane vene gjithe policine ne dispozicion..ketej policia bashkiake ka filluar te vere gjoba sidomos kur behen njezet police( nuk dine te shkruajne)….O tirooooonaaaaa