Dëmshpërblimi nga përmbytjet në Shkodër, qeveria i ‘ngec’ faturën 1 miliard KESH-it

6 Dhjetor 2011, 21:40Sociale TEMA

I shkreti KESH, nuk ka para për të blerë energji, është në krizë e kërkon rritje çmimi të shitjes së energjisë, por qeveria i bën një dhuratë, i plas në derë një faturë për përmbytjet në Shkodër. Sërish tallje me përmbytjen e Shkodrës.

 

Pas një viti, qeveria ka vendosur të miratojë faturën e dëmshpërblimit për përmbytjet në zonën e Shkodrës. Pas një ping- pongu sa nga njëra ministri në tjetrën, më në fund qeveria mori të martën një vendim dhe ia ngeci faturën prej 1 miliard lekësh KESH-it. E meqë KESH i ka aq në ‘terezi’ hallet, i duhet të blejë energji, kërkon rritjen e çmimit, qeveria i dhuron edhe diçka tjetër për fund viti.

Gjeni më poshtë njoftimin e fundit të qeverisë:

1. Miratimin e vlerës së kompensimit të dëmeve të shkaktuara në kulturat bujqësore e në biznese, nga reshjet e shiut dhe përmbytjet, në qarkun Shkodër, në shumën 1 112 303 342 (një miliard e njëqind e dymbëdhjetë milionë e treqind e tre mijë e treqind dyzet e dy) lekë.

2. Miratimin e listave të familjeve dhe subjekteve të biznesit të qarkut të Shkodrës, së bashku me  shumën përkatëse të ndihmës për dëmet në kulturat bujqësore dhe në biznese, sipas listave të njësive të qeverisjes vendore, si më poshtë:

a) Lista e familjeve të qarkut të Shkodrës, me shumën përkatëse të ndihmës për dëmet në kultura bujqësore, për bashkinë Shkodër; komunat Bushat, Dajç, Velipojë, Bërdicë, Ana e Malit, Rrethina, Qendër Koplik, Gur i Zi, Kastrat, Gruemirë dhe të tjera, bashkëlidhur këtij vendimi.

b) Lista e subjekteve të biznesit të qarkut të Shkodrës, me shumën përkatëse të ndihmës për dëmet në biznese, bashkëlidhur këtij vendimi.

3. Fondi prej 1 112 303 342 (një miliard e njëqind e dymbëdhjetë milionë e treqind e tre mijë e treqind dyzet e dy) lekësh të përballohet nga shuma, në të njëjtën vlerë, që do të paguajë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), në buxhetin e shtetit, në një llogari të veçantë.

4. Kryerja e pagesave për personat përfitues të bëhet sipas procedurave që do të përcaktohen me udhëzim të përbashkët të ministrit të Financave dhe të ministrit të Brendshëm.

13 komente në “Dëmshpërblimi nga përmbytjet në Shkodër, qeveria i ‘ngec’ faturën 1 miliard KESH-it”

  1. Albann says:

    Sic duket duan ta ritin cmimin me teper se c planifikuan…Prandaj qeveria po i ndihmon me nje justifikim ….

    1. patrioti says:

      ah sa ndyresire eshte saliu..me kete rast i hap rruge te lire kesh-it qe te rrisi energjine elektrike me idene qe skam lek ti paguaj dhe me kete menyre duhen paguar..prape i mjeri popull e ha..keta jane gjak piresa.vdekshin ishalla

  2. Diplomati says:

    Cne?? Qeveria sikur tha qe permbytja ishte fatkeqsi natyrore.. C’lidhje ka KESH me kte gje??? Ksaj i thon te biesh brenda me kembet e tua.

    1. Ramy says:

      Do jete ndonje keshilltar komunist qe e ka keshillu Salen tone per ket vendim. Se ju jeni shume te perhapur…

  3. peci luku says:

    NUK KA FAJ KESHI KA CEBOJA SALI PSE SBEN KETE VEPRIM SALIBISHA QE ME TE SHOQEN E FEMIJET TE SHISNIN VESHKAT E TYRE E TE PAGUANIN DEMET E SHKODRES NGRIUNI E SULUNI GERMOJENI DERRIN E EGER BASHK ME DOSEN LIRI E FEMIJET DERRKUCE E HAPUNI NJE GROPE TE MADHE TE BIHEN BRENDA TE PASTROHET VENDI LINI VETEM FEMIJET E VEGJEL TE JETOJNE SE JANE VIKTIMA TE GJYSH SHPELLARIT SHERBETORIT T E E…HOXHES

  4. Dean says:

    Nuk kanë c’i duan Leket,bijt e Shkoderloces.Ajo qe ka rëndësi për ta, është me votu BARBARIN e Vucidolit,pa për të tjerat e ka fajin EDI RAMA dhe Jugu.
    Më ZI u’a bëfshin këtë vit dhe cdo vit ne vazhdim.
    Mos u mërzisni,se fillojnë edhe shirat tani.Fillon cikli nga e para.

  5. Dike Mullai thote- says:

    KESH-in duhet t’a demshperbleje edhe Jozefina Topalli, sepse shetiti me varke ne “VENECIA-n” e dyte !

  6. drini Fier says:

    na skena nevoj per oto pare keshi ne te na roj naltmadhnia mbreti Gafur berisha a more vesh ti Dean

  7. Devolliu says:

    T’u rrojë, ta besoni e ta votoni përherë o shkodranë, Qeverinë e hajdutëve, kriminelëve, gangsterëve, vrasësve.
    I çmenduri i Viçidolit, vjet ju tha se “përmbytjet ishin thjesht fatkeqësi natyrore, e u shkaktuan nga Zoti, nga Hëna, nga Deti e nga Qielli dhe se KESH dhe Qeveria s’kanë asnjë faj, asnjë gabim, ato kanë bërë një menaxhim të shkëlqyer..,”.
    Me këto broçkulla vjet talli menderen me juve dhe me gjithë Popullin, sa për ta kaluar situatën.
    O njerëz të mirë por jo me mendje të kthjellët, kot keni shpresuar e keni pritur që Qeveria e Sali Geddaf Gërdec Gërdallës t’iu dëmshpërblejë.
    Vallë a ka midis jush edhe sot naivë që besojnë se vërtet kanë për të marë dëmshpërblim?
    Po pati, i lumtë Saliut që tani po tall edhe koqet me ta.

    1. Mero says:

      Shkodra ne te gjithe historine e saj ka dite tedalloje te mirenngae keqja,punet e zotit nga punet e robit.Dhe kryesorja ka dite dhe din te dalloje komunistet e vjeter dhe te rinj.Mos ja qani hallin Shkodres.Cdo fund jave jane me djetra makina TR qe preferojne te kalojne pushimet ne Shkoder.Mos harroni Shkodres i mjafton vehtja

      1. Dean says:

        Bravo,shkoderlocja.Tani nuk i fusni ene 1 Republik me vete dhe SHPETOJM edhe ne nga ju dhe e kunderta.
        Juve jeni shume te squt,prandaj u ka vene ne rresht 1 BARBAR nga Vucidoli.
        Hej,se mos harroj,merrni edhe Tropojen me vete kur te shpallni pavarsine.

  8. koli says:

    Sa mire qe po i marrin tani parat shkodranet se eshte periudha e pyllezimit dhe mund ti perdorin per mbjelljen e arroreve e boronicave. keshtu i behet qefi qeverise e Xhozit.do ishte mire qe keshi ta dinte kete gje me pare se mbase do kursente ose do e perdorte ne menyre me efikase prodhimin e energjise

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje