Harasani: Bode të shpërblejë pensionistët me paratë e fondit për prishjen e Piramidës

10 Dhjetor 2011, 17:21Sociale TEMA

Deputeti socialist, Andis Harasani, duke folur për vendimin e qeverisë që mos të dëmshpërblejë pensionistët për festat e këtij fundviti, ka thënë se ministry Bode do të bënte mirë që të merrte fondin e prishjes së Piramidës, për të shpërblyer pensionistët.

“Podëgjoja ministrin Bode, i cili theksoi se nuk ka fonde buxheti i shtetit për shpërblim për pensionistet për vit të ri. Ja ti japim një ide të gjithë bashkë. Të heqi fondin për 5 milionë dollarësh për të prishur piramidën dhe me këtë fond të paguajë nga 5,000 leke 100,000 pensionistë.”- shkruan Andis Harasani në Facebook.

Propozimi I Harasanit është mbështetur edhe nga Rama, që është shprehur se  “Jam dakord me Andisin: Me 5 milionë dollarë u japim 100 mijë pensionisteve 5 mijë lekë për Vitin e Ri dhe nuk shkaterrojmë piramidën!”

Qeveria ka vendosur që mos të shpërblejë pensionistët këtë vit, ndërkohë që ka shpërblyer gjithë ministrant dhe depetetët, të cilët madje e kanë marrë para kohe shpërblimin.

14 komente në “Harasani: Bode të shpërblejë pensionistët me paratë e fondit për prishjen e Piramidës”

  1. Argita_B says:

    Ka raste kur hajduti koketul Harasani ka te drejte, dhe ne kete rast i jap gjithashtu te drejte.

  2. Vlora says:

    po von je kujtuar mo harasani per te dhene mendime…….
    ku ke qene per kaq shum kohe ????????????//
    apo e pe se sishte fundi i PS me ikjen tende ???????????//

  3. geno says:

    O Harasan, jep shembullin dhe ktheje mbrapa ate shperblimin ti, deputetet e PS dhe gjithe nepunesit e pushtetit lokal te PS ne bashki e komuna dhe gjithe punonjesuit e administrates se PS, qe me sa mesova do marrin shperblim nga 1 page mujore. Kjo eshte aleanca e sinqerte dhe reale me pensionsitet kunder talljes qe u bene Saliu, ndersa fjalet dhe parullat qe hidhni ne FB, nuk kane asnje vlere, or miku yne amerikan, qe Vitin e Ri nuk do ta besh mes elektoratit tend te mjerë, por sic ke deklaruara, do ta besh per shtate pale qejfe dhe ne mjedise luksi me gruan dhe femijet ne New York.

    1. plaku says:

      geno,
      Jam plotesisht dakord me mendimi tend. Kujtoj se kryeministri i tanishem i Italise Mario Konti deklaroi se rrogen e tij si kryeminister dhe minister i ekonomise do ta derdhi ne buxhetin italjan. Ne fakt ai tani merr rrogen se senator i pejetshem italjan.
      Keta tanet jane horra dhe bejne bla bla bla. Pershendetje.

    2. fule says:

      Nuk vjen ndryshimi me keto shembuj o milet. Duhet ndryshuar kursi i vendit, komplet. Nuk e mbante njeri Berluskonin prape ne pushtet edhe po te dhuronte 10 paga ne muaj me Ministrat e tij.

  4. bbb says:

    Reagim dinjitoz do te thoja une per pensionistet, shtresen me te diskriminuar ekonokimisht

  5. gjon says:

    O HARASAN E DI QE E KE MIRE.PO TE GERMOSHE GJEN EDHE PARA TE TJERA ,ja pershembull Z.LIRI BERISHA TI LUTET REZART TAQIT QE PARATE PER SPONCORIZIMIN E EKIPIT MILANIT TUA JAPI PENSIONISTAVE. APO Z. JEZOFINE ME DIETAT E VETA DHE HONORARET E NDRYSHME TE DEPUTETEVE.APO Z. KRYEMINISTER ME BISNESMENET E QEVERISE TEMENDONIN PER PENSINISTET TE CILET KANE PASUR BARREN QE JU TE DASHUR QEVERITARE TE HANI FRUTET NGA MUNDI E DJERSA JONE.KESHTU SI PO SILLENI JU ME NE MOS U BENI MERAK SE NJE DITE DO TU VI RADHA EDHE JU.

  6. Atdhetar USA says:

    Ceshte ky diskriminim qe ben kjo qeveri bastardesh. Si ka mundesi qe te behen dallime duke nxjer dy vendime qeverie nje per pushtetaret e nenpunesit nga me i larti deri tek me i uleti, mjafton te jet i punesuar ne shtet, pore qe marin nje roge. dhe nje tjeter vendim per shteresen mete varfer sic jane pensjonistet, dhe qytetaret me aftesi te kufizuar. Ne vend QE DUEHEJ TE ISH E KUNDERTA. SEPSE AJO KATEGORI KA ME SHUME NEVOJE TE FESTOJI NJE DITE APO DY DITE NE VIT DHE JO ATA QE MARIN ROGA DHE ONORARE NGA KORUPSJONI APO NE FORMA TE NDRUSHME. MINISTRAT, DEPUTETET, FUNKSJONARET E SHTETIT NE QENDER E NE BAZE, DOGANJERET DUHEJ TE PERJASHTOHESHIN NGA KY SHPERBLIM DHE TU JEPEJ SHTRESAVE ME NE NEVOJE. VETEM KESHTU QEVERIA MENDON PER POPULLIN DHE JO PER VEHTEN E SAJE.

  7. Emir says:

    Të lumtë Harasani, mos i lër të na i prekin Enverin.

  8. nipcja says:

    Po ky qenka shume i afte, prandaj e ka kundershtuar Rama se ka pasur frike mo i merrte partine. Ja, keto jane idera jo ato te Rames, se harrova dhe Blushin qe thote se partia ka filluar te mendoje. Po kta jane nje tufe pisash qe ka bere nje dore te mire pare atje ku kane (punuar!!!!!!!!!!!!??????????)vjedhur neper kesh-ra etj, bejne vara vingo ne amerike me parate e {rroges se deputetit{ qe nuk dalin as per bileta dhe lozin kumar gjithe diten 1×2.Une them qe pervec ndarjes se fondit te piramides edhe Andisi ka mundesi te kontribuoje po si, ja ato dollaret qe do i lozi me 1×2 tja u ndaje pensionisteve se e ka doren e rende ky sjane te nivelit te milionit po po te behen ca shoke bashke per nje nate e mos ti lozin,…. behen……Kta pisa e kane siguruar jeten per nje pese vjecar tak fak dhe tani japin mendime brilante se dine dhe makro keta…..good night and good luck

  9. genc says:

    Thjesht nuk eshte vit elektoral ,po te kishim votime pas 2 a 3 muaj do ish diffrent story.

  10. ernest says:

    Ka dhe mundesi te tjera per te shperblyer pensionistet.
    Deputet dhe funksionaret shqiptare dalin ne pension ne moshen 55 vjec dhe marin si pension,70% te rroges qe ka deputeti ose funksionari aktual sot dhe qe eshte afersisht 1 milion leke te vjetra ne muaj, ndersa pretendohet qe shqiptaret e zakonshem do te cohen ne pension ne moshen 70 vjec,per te mos marre kure pension.
    Zoti Rama dhe Harasani ti meshojne fort edhe ketij fakti, pasi sot mund te kemi me shume se 250 deputet ose ish ministra, ish kryetare etj (qe nga viti 1991),qe marrin nga 1 milion leke te vjetra pension mujor , ose 25.000,000 leke, afersisht 250.000 dollare cdo muaj. Po te shtyhet edhe per deputet mosha e pensionit deri ne 65 vjet si te gjithe shqiptaret do te kurseheshin 10vjet x12 muaj x250 deputete e funksionare te tjere x100.000 leke= 3.000.000.000 leke ose 3 milion dollare. Nga shifrat qe permenden ne artikull mesojme se 100.000 pensionisteve u duhen 500.000 dollare per kete vit. Sipas llogaritje vetem me pensionet e majme qe marin 250 ish funksionaret ne 2 muaj mund te shperblehen 100.000 pensionistet. Nese shtyhet mosha e pensionit te deputeteve i bie qe kete shperblim 100.000 pensionistet shqiptare te paguhen ne vazhdimesi deri ne vitin 2015, pa prekur buxhetin e shtetit.

  11. don kishoti says:

    ky plere pasi mbushi thaset e fatosit nga kompania private KESH me pare,se ky i fundit e vuri, tani del e ben moral,tironsi me i qelbet qe ka pa historia kto vjet,po realiteti shqiptar ky eshte,hajdutet bejne moral,pjesa e demtuar as nuk ekziston, se ska si shpjegohet kjo dukuri

  12. lumani says:

    Harasani ka qen fejuar 6 here. Ky njeri i pershtire edhe shkollen e mesme e ka bere ne gjirokaster per te rregulluar mesataren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje