Skema, ja si i vjedh CEZ shqiptarët

10 Dhjetor 2011, 22:29Sociale TEMA

Një ekspert i fushës ka bërë llogaritjet nënstacionit elektrik të Selitës, të energjisë që i ka faturuar OST (Sistemi i Shpërndarjes) CEZ-it dhe të faturës që CEZ i ka shitur konsumatorëve. Në një muaj, vetëm në një nënstacion CEZ vjedh mbi 8 milionë KWH energji eletrike në kurriz të shqiptarëve

 

Gazeta “TemA”, me ndihmën e burimeve të CEZ-shpërndarje dhe të OST-së ka mundur që të llogarisë diferencën e energjisë që kompania shtetërore e shpërndarjes së energjisë i ka dhënë CEZ-it me atë që CEZ i ka faturuar qytetarëve. Shifrat janë alarmante dhe të bëjnë të vësh duart në kokë kur e kupton se si çdo ditë ne shqiptarët vidhemi nga një kompani private të cilës shteti shqiptar i ka besuar menaxhimin e shitjes së energjisë elektrike tek shqiptarët.  Ekspertët në fjalë pranë këtyre kompanive i vënë në dispozicion “Temës” të dhënat për një nënstancion elektrik, pikërisht atë të Selitës, zona ku dhe faturat energjisë paguhen rregullisht.

Llogaritja është bërë vetëm për muajin janar 2011. Nga llogaritjet e shumatores se faturave te konsumatorit tarifor si dhe shitjet qe OST i ka bërë CEZ-it për nënstacionin e Selitës del një diferencë e frikshme ajo eshte si më poshtë:OST i ka faturuar CEZ-it për muajin Janar 39,666,319.47 KËH energji elektrike ndërsa CEZ Sh.a i ka faturuar konsumatorit fundor po këtë muaj 47,839,311KËH energji elektrike. Diferenca e shitjes me blerjen është 8,167,982 ose 20.5% më shumë se sa ka blerë nga OST. Sipas ekspertëve humbjet teknike në rrjet janë mbi 32% dhe si rezultat faturimi duhet të ishte 32% më pak se sa energji ka blerë nga OST. Pra, CEZ i ka shitur konsumatorit tarifur  52.5% energji me shumë se sa ka blerë nga OST. Nëqoftëse do ti referohemi shifrave konkrete na rezulton se CEZ Sh.a vetëm për një muaj vjedh nga konsumatori fundor rreth 20,000,000 KWH energji elektrike ose të shprehur në vlerë leku, duke gjykuar se 1 KËH mesatarisht është më 9.3 lek,  20,000,000 KWH x9.3lek =186,000,000 lek të reja.

Si për ironi të fatit nuk mjaftojnë vjedhjet e çdo muaji në kurriz të shqiptarëve, populli që paguan me tarifat më të larta në rajon, por CEZ ka kërkuar me këmbëngulje rritjen e çmimit e energjisë çdo vit. Sipas burimeve nga CEZ vjedhja e konsumatoreve nuk ka vetëm këtë skemë, pasi metodave të vjedhjes i bashkangjiten edhe vjedhjet që kryen nëpërmjet gjobave te paligjeshme dhe kontratat provizore, po te paligjeshme ndaj popullit, bizneseve e institucioneve shtetërore, kamatvonesat 0.5 % në ditë, selektimit të faturave që u benë nga database për të faturuar me çmimin e 300 KWH etj. Ndërkohë CEZ Sh.a në takimin që ERE organizoi në Hotel DIPLOMAT për të diskutuar me grupet e interesuara rritjen e tarifes se energjise elektrike deklaroi me solemnitet se : “nëqoftëse ERE do te na njohë dëmin ekonomik dhe borxhin e keq ne nuk kërkojme rritje të energjise elektrike”.

 

Gjoba pa taraf!!!

 

CEZ Sh.a vazhdon të vendosë gjoba ku do dhe ku mundet ndaj popullit, bizneseve e institucioneve shtetërore  nëpërmjet kompanise se saj NTL. Kjo kompania edhe pse është përballur disa herë me kritikat e ERE-s për këto gjoba të paligjshme, vazhdon të vendosë sërish gjoba në mënyre te shfrenuar.  Gazeta Tema boton sot disa faksimile të gjobave dhe urdhërave të reja që CEZ drejtues te CEZ Sh.a kanë nxjerrë për te vazhduar kete krim ekonomik.

 

Andis Harasani 50 pyetje per CEZ-in: Trego investimet dhe borxhet

 

Deputeti i PS-së Andis Harasani, para shumë vitesh ish/drejtor i KESH dhe eskpert i fushës së energjisë prej kohës ka kritikuar kompaninë CEZ për vjedhje të shqiptarëve me anë të faturave dhe jo vetëm aq. Ndërkohë Harasani i drejton drejtuesve të CEZ 50 pyetje publike ku i bën pyetje mbi dyshimet që ngrihen mbi mënyrën se si operon kjo kompani private në tregun shqiptar, ku ajo ka monopolin e shitjes së energjisë elektrike.

 

1.     Efektiviteti i privatizimit te kompanise shteterore OSSH?

2.     Si kane ndryshuar KPI (key performance indicators) te kompanise pas privatizimit dhe sipermarrjes nga ana e Cez?

3.     A eshte CEZ Shperndarje drejt falimentimit ? A eshte administruar ne menyre efektive kjo kompani kur rezultati financiar i kesaj kompanie eshte negative gjate ketyre 3 viteve? Kujtoj se kur kjo kompani ishte shteterore rezultonte me fitim dhe shperndante dividend?

4.     Cfare strategjie dhe rezultatesh ka realizuar kompania CEZ per te rritur nivelin e arketimeve?

5.     Cfare masash konkrete ka marre kompania CEZ per te ulur nivelin total te humbjeve ne rrjet (humbje teknike dhe komerciale)?

6.     Cfare investimesh ka kryher kompania CEZ per zvogelimin e humbjeve dhe permiresimin e sigurise dhe cilesise se furnizimit me energji elektrike te konsumatoreve?

7.     Cili ka qene niveli i investimeve te planifikuara dhe realizimi i tyre per vitet 200-2011?

8.     Cfare plani investimesh te reja po realizon CEZ Shperndarje gjate 2011 dhe efektiviteti i tyre?

9.     Cfare strategjie zhvillimi ka perpiluar CEZ per 2012-2014? A i disponon kjo kompani burimet e financimit dhe ato tekniko-administrative per te realizuar projektet e parashikuara ?

2012    6.5 miliard leke investime!!!

10.  Sa eshte vlera e borxhit qe Cez i detyrohet KESH dhe OST (payable)?

Niveli total I payable:

2008    7.2 miliard leke

2009    7.5 miliard leke

2010    9.8 miliard leke

2011    14.2 miliard leke (until shtator) : KESH- 7 miliard ; OST – 2.7 miliard

11.  Si shpjegohet qe eshte dyfishuar niveli i borxheve ndaj kompanive tetjera? Keqperdorim i Cash-Floë apo keq menaxhim i kostove?

12.  Cilat jane zerat kryesore te shpenzimeve te kompanise dhe struktura e tyre duke filluar qe pas privatizimit?

Janar-shtator 2011     Rent: 234 milion leke (building & Cars)

Fuel: 151 milion leke

Security: 157 million leke

Advertising: 54 milion leke

13.  Sa jane kostot e mirembajtjes se rrjetit elektrik dhe a evidentohet dhe monitorohet ky shpenzim?

14.  Sa eshte vlera e mallrave stock ne magazinat e Cez dhe levizja e top 10 mallrave qe prej periudhes se privatizimit te kompanise?

15.  Sa eshte vlera totale e debitore te Cez sot?

31.12.2009         16 miliar leke

31.12.2010         26 miliard leke

31.12.2011         34 miliard leke

31.10.201150 miliard leke !!!

16.  Vlera totale e debitoreve te KESH-OSSH prej 1995-2006 ka qene 46 miliard leke! Si ka mundesi qe borxhi i konsumatoreve per 11 vjet dikur eshte i barabarte me borxhin e vetem 2 viteve te te njejtes kompani por prej 2009 nen administrim te CEZ?

17.   Vlera e madhe e borxhit te krijuar (receivable) eshte pasoje e eficenses se ulet ne arketim apo e faturimit fiktiv te larte dhe abuziv te bere nga CEZ, duke bazuar me nivelin e humbjeve?

18.  Cfare perfaqeson CEZ Albania dhe sa eshte margin i fitimit qe kjo kompani i ngarkon CEZ Shperndarje?

19.  Sa eshte vlera e faturimit qe CEZ Albania i ka bere CEZ Shperndarje per vititn 2011? A eshte e vertete qe kjo vlere deri ne shtator 2011 eshte ne kufijte e 1 miliard leke (pa TVSH)?

20.  Sa eshte kostua e specialisteve te tjere te huja qe CEZ sjell ne Shqiperi me angazhime te perkohshme. 190 Euro / ore !!!

21.  Sa jane kostot e konsulences se huaj e perdorur nga CEZ gjate vitit 2010 dhe 2011?

22.  Sa eshte paguar per sherbimin e ATKearney (consulting)?

23.  A ka dokumentat dhe evidencat qe provojne dhe arsyetojne keto shpenzime dhe ne se ka atehere teparaqiten analiza e tyre?

24.  Cfare perfaqeson dhe cili eshte korelacioni midis SLA (Service level Agreement) : Cez Praga – Cez Albania dhe Cez Albania me Cez Shperndarje?

25.  Cilat jana pagat e top-management Cek dhe a paguajne taksa ne Shqiperi per pagat e tyre?

26.  A eshte e vertete se Drejtori I Pergjithshem cek paguhet 375 Euro / ore duke i shkuar paga mujore ne nivelin 70 mije eruo ne muaj  dhe per me teper nga kontrolli i ushtruar nga organet tatimore nuk po verifikohet ende nese ka paguar tatim mbi te ardhurat personale ne Shqiperi? A eshte kjo kosto e njohur nga ERE ne percaktimin e tarifave, duke ja ngarkuar kete barre konsumatorit? Po te tjeret??

27.  A eshte perdorur me efektivitet Cash-Floë ? Cila eshte analiza mujore e cash-floë gjate vitit 2011?

28.  Cfare perfaqeson struktura e NTL (non technical losses) e krijuar brenda kompanise Cez dhe pse kjo structure luan rolin e Policise Elektrike dikur? Me cfare status legal operon kjo structure ne terren ?

29.  NTL po vendos e vetme matesa te energjise elektrike tek konsumatoret e energjise elektrike. Si e ka zbatuar Cez dhe struktura e NTL kerkesat e ligjit mbi metrologjine dhe pse ende lejohet te procedohet ne kundershtim me ligjin?

30.  Si administrohet Demi Ekonomik qe NTL konstaton per rastet kur evidentohet lidhje apo perdorim tepaligjshmem te energjise elektrike?

31.  A ka struktura e tjera (ERE, Gjykata etj ) qe verifikojne dhe provojne vleren e Demit Ekonomik ?

32.  A i faturohet vlera e demit ekonomik konsumatoreve dhe sa eshte kjo vlere per vititn 2011?

33.  Cfare efekti ka sjelle faturimi i demit ekonomik ne uljen fictive te humjeve reale te energjise elektrike ne rrjet?

34.  Sa jane humbjet reale ne rrjetin elektrik dhe ne cdo feeder pa konsideruar efektin e demit ekonomik.

35.  Sasia e energjise elektrike te blere dhe te shitur dhe kuadrimi i vlerave respective me ato te deklaruara ne zyren e taksave gjate 2011?

36.  Sa eshte vlera açruals per vititn 2011 dhe a ka ndikur ky factor ne nje vlere fictive te humbjeve ne rrjet? Te jepen detaje te plota mbi strukturen e açruals?

37.  Sa eshte vlera e demit qe Cez i ka shkaktur KESH nepermjet admnistrimit fiktiv te humbjeve ne rrjet? Cez duhet te bleje energji elektrike per te mbuluar humbjet ne rrjet dhe duke ulur kete vlere, Cez ble energji me pak duke ja lene KESH te kompensoj ate, nderkohe qe KESH e ble kete sasi energjie me cmim tregu?

38.  Sa konsumatore jane ende pa mates te energjise elektrike? A perdoret nga Cez faturimi aforfe dhe mbicfare aze ligjore?

39.  A ka raste te mbi faturimit te energjise elektrike dhe si trajtohet nga ana e kompanise Cez?

40.  Sa eshte numri i konsumatoreve me faturim zero?

41.  A ka feeders me bilanc energjie negative- energjia qe hyn ne feeder eshte me e vogel se ajo e faturuar konsumatoreve te lidhur ne po ate feeder?

42.  Sa eshte niveli i konsumit te brendshem te energjise elektrike te vete Cez Shperndarje dhe analizohet ai?

43.  A ka raste qe Demi Ekonomik i vendosur nga vete struktura e brendshme e kompanise – NTL, i faturohet kontratave te konsumit te brendshem te vete CEZ, duke ndikuar ne rritjen fictive te faturimit dhe uljes fictive te humbjeve ne rrjet?

44.  Si trajtohet nga Cez rastet e dyshimta (suspicious cases)?

45.  Sa eshte kostua e Billing System, + upgrade ?

46.  A ka kontrata fictive te energjise elektrike per konsumatore qe ne fakt nuk ekzistojne?

47.  A eshte bere ndonjehere auditimi i Billing System nga Kontrolli i Larte i Shtetit apo Prokuroria e pergjithshme?

48.  A jane te njejtat shifra ne Billing System, me ato ne Pasqyrat Financiare; Deklarimet per efekt TVSH dhe ato te deklaruara ne ERE? A eshte i besueshem raportimi i bere nga Cez dhe a eshte koha qe prokuroria duhet te merret seriozisht me te ?

49.  Ne nestacionin Dinamo-Tirane ka 3 jave qe eshte demtuar nje transformator fuqie 10 MVA dhezevendesuar me nje 5.6 duke lene gjysmen e konsumatoreve pa energji elektrike. Cfare masash ka mare CEZ per te normalizuar situaten?

50.  Cfare masash ka marre CEZ per te siguruar furnizimin me energji elektrike? A ka ndonje plan veprimi kompania ne rastet kur mund te demtohen transformatoret kryesore si ne Selite dhe Autotraktora?

 

20 komente në “Skema, ja si i vjedh CEZ shqiptarët”

  1. fule says:

    Kush ka mundesi me matesa, me linja e me cdo menyre tjeter, le ta vjedhe kete kompani te qelbur. Mos pagoni as nje detyrim teper apo debi qe ju faturojne, se ndoshta ja ulin rrogen drejtorit me disa mijera euro pastaj.

    1. raimondi says:

      Andis e ka ngarkuar shume flet -kerkesen e tij ,dhe kur engrakon shume ,
      humbet ne labirinthe

      Ai te focusohej tek vjedhja skandaloze qe ben CEZ – dhe nqs ka dokumenta –
      – te kerkoje prokurorine te veproje ,si dhe te kerkojne nje sesion parlamentar ne lidhje mekete ceshtje

      –Por sic thashe ,PS-ja duhet ti kerkoje Prokurorise te nderhyje , qe CEZ
      te mbaje pergjegjesi ligjore nqs vertetohen shkeljet …

      –Demokracia keshtu funxionon–Ndaj PS nuk duhet te ngelet vetem ne kuadrin e fjaleve ,
      por t’u kerkoje organeve perkatese te nderhyjne urjgentisht….

      1. greku says:

        Ha mut ha , po prokuroria eshte kyhyer ne jetimore more , i kemi prokuroret ne pune se u kane vdekur prindrit ( edhe pse prokuroret jane nga 65 vjec )

  2. Ç... says:

    Pyetsor per nje skaner real dhe te detajuar te veprimtarise zhvatese te ÇEZ. Me mire vone se me Saliun. Ja pse Harasani nuk duhej te kishte refuzuar perfshirjen e tij ne strukturen perkatese te PS. Veçanrisht per zbardhjen e plote te pyetjes se pare, korrupsionin e paimagjinueshem me privatizimin e OSSH, pasi nuk behet fjale vetem per mungese efektiviteti.

  3. CEZ- vjedh diten ne diell duke bere gjoba fiktive. Populli s’duhet te paguaj as nje qindarke as per gjobat as per faturat qe nuk perputhen me realitetin.

  4. Endri says:

    Rasti i abuzimit qe ju permendni ka permasa shume me te vogla se sa abuzimi kryesor qe eshte eshte ai i cmimit te energjise.Shifrat flasin vete dhe i keni sidomos tek pika 16 e Harasanit.Cmimi eshte rritur 3 here qe nga privatizimi,rreth 40-50% ne total,humbjet d.m.th.vjedhjet shumefishuar,rrogat e drejtoreve ne qiell ndersa me letra gjoja me humbje duke mos paguar as KESH-in per energjine e blere.Qellimet i kane realizuar ne maksimum me kete cmim:fitim abuziv maksimal per Cez(dhe per ke qendron pas tij) nepermjet rrjepjes se qytetareve te rregullt dhe shperblim ne natyre per zonat e militanteve te pushtetit (ne veri dhe ne periferite e qyteteve) duke u dhene korent falas sic u falen dhe tokat e zaptuara.Tani se fundi Saliu i fut dhe nje te tallur me qytetaret duke u mburrur se nuk do ua rrise cmimin i cili eshte skandaloz kaq sa eshte.Cfare i do qejfi po ben ketij populli per shkak te skerbythjes se opozites.

  5. 21janari says:

    “Experti” Harasani njeh shume mire vetem nje ekspertze : HAJDUTLLEKUN.

    1. Argita_B says:

      Plotesisht dakort, Harasani eshte nje kokerr hajduti qe sot po na prezantohet si nje deputet qe shqetesohet per problemet e popullit fukara qe vidhet.
      Harasani ben pjese ne skemen e blerjes se enrgjise elektrike nepermjet blerjes pa tendeer me fondin e emrgjencave.
      Skeme kjo e perdorur me pare nga çifti Prifti – Meta, me pas Harasani-Nano ku fitues gjithmone sihte kompanie serbe dhe eshte abuzuar me dhjetra miliona euro.
      Me duket çudi qe nje gazete si Tema u jep hapesire te shprehen atyre qe kane grabitur popullin shqiptar, qofte dhe kur duket se ne siperfaqe mbrojne interesin e perbashket!

  6. fane mirdite says:

    kam shkruajtur edhe nje here tjeter mos paguani dritat kur nuk ka trasparence 1 mos paguani ujin kur nuk ka investim 2 mos paguani gjelbrim kur nuk ka .mos pabuani asnje lek kur nuk ka mirqenje zhvillim rruge trotuare parqe te gjelberta per femijet. kur eshte fjala per keto gjera tv tregon dy tre ne tirane .po ne lezhe durres vlore korqe shkoder ndoshta keto kane ndo nje park lojrash po periferit u keture qyteteve po pjesa tjeter ,katastrofe e gjalle e nga ana tjeter borgje jemi deri ne fyte ku ikin keto leke nga ana tjeter keni edhe pordhe o mjerane .

    1. Bato says:

      Ti Fane ndez ndonje drite ne shtepi? Kultura e ospagimit eshte mesjetare, nga ana tjeter duhet kontroll rigogoz per vendosjen e cmimeve per mallrat monopol si uji, dritat te cilat jane jetike.

  7. brace says:

    Gara vazhdon,kushe eshte me i zoti te vjedhe,meqe smerret veshte kushe q… e kush paguan,ky eshte shteti hajdute e matrapas i komunistit tropojane,qe eshte i mbytur ne krime.

  8. neziri says:

    kjo kompani eshte skandal fare, vijen nga muti semes dhe bejne synet 4 milion shqipetare, kjo te vjen te plasesh, popull qe vetem ha fara luledielli ne rruge, cfare do te presesh.

  9. Sheqere Talloferja says:

    pjesen qe merr ,maloku, nga CEZ sigurisht qe kjo e fundit do tua vjedhi shqiptarve..ska per te ulur fitimin e saj..pastaj mos harroni eshte nje kompani Ceke ..dmth slave ku jane punesuar shume Serb… me teper sa mendoni ju ..Maloku i Sheqeres jua ka hap dyert Serbeve dhe ata bejne qef ne shqiperi..te gjithe serbet qe punojne ne shqiperi apo kane blere prona aty jane agjente te sherbimit sekret serb…qofte dhe nje qoftexhi…vertet ngeli Tirana te vijne te bejne qofte serbet?apo serbet nuk mund ti shesin qoftet e tyre diku tjeter?mos kerkoni lepurin ne ferra se e keni ne kryeministri ..fytyr gaforren e Vucidolit

  10. leone-53 says:

    Pyetja e 51-te CES-it: Sa eshte fatura qe ju merni nga emigrantet, te cilet edhe pse nuk konsumojne asnje kw energji paguajne cdo muaj 2400 duke mos jetuar ne Shqiperi? A eshte e drejt kjo? Gjithsejcili duhet te paguaje ate qe konsumone?..

  11. geno says:

    E mor Andis Harasani, edhe ti e ke bere kete pune kur ishe drejtor KESH-i, prodhohe 1 dhe fautroje 5 jere me teper me fatura afrofe e mos faturim sipas sahateve, por ato milirdat qe i vidhje pipullit fukara ia jepje me thase Fatos nanos qe i bente bixhos dhe pije luksoze.

  12. askushi says:

    OST dhe CEZ vjedhin te dyja.Mos u beni naiv,qe njera te vjedhe dhe tjetra te shikoj.OST faturon shifra fiktive dhe fitimi ndahet me CEZ.

  13. bobi says:

    neser banditet e CEZ (NTL dhe kompani) kane nje mbledhje tek SHQUP ne Tirane. Shkoni ju te temes dhe shikoni se cdo te thone. do te versulin te gjithe punonjesit te mbledhin parate e qytetareve per gjobat e paligjshme.

  14. ardi says:

    Qe CEZi vjedh kjo nuk eshte e re,por ky Harasani mos na shesi dengla,se kur qe vet ne KESH,po keshtu ka vjedhur Shqiptaret edhe ky mashtrues

  15. Sheme Plako says:

    O Milet ! Po perseis dhe nje here te njeten gje : CEZ dhe te tjeret po ju rjepin lekuren ne mes te dites ! Si i duroni akoma? Ata ju rjepin lekure e ju vetem duroni dhimbjen dhe heshtni! Kane vite qe ju vjedhin qe filloi me KESH e mbaron me LESH – CEZ. Deputeti Harasani te mos bej si gore ne parlament, por te mbledh firmat e nje grupi qytetaresh dhe te bej denoncim per vjedhje te “legalizuar” nga shoqeris CEZ! Drejtori I CEZ 60.000 Euro ne muaj ? I bie 2.000 Euro ne dite, qe nje emigrant duke punu si mushke, nuk i mer ne muaj .“Te forte jeni” qe duroni!
    Harasani eshte kujtuar shume vone , kur kete problem, une Plaku Sheme e kam ngritur para dy vjetesh! Plasi syte dhe lexoje: Kjo vjedhje skandaloze dhe “e legalizuar” nga ERE (Enti Rregullator i Energjise) eshte e vjeter, qe fillon me KESH e mbaron me LESH –CEZ, jovetem vjedhja ne energjin qe harxhon familjari, jovetem ne vjedhjen e energjise qe nuk “shpenzohet” per shkallen, kur s’ka as llampe, jo vetem me vjedhjen e gjobes per mos pages faturre me 0.5 % per ç’do dite qe kalon, por nuk eshte thene as nje llafe per vjedhjen qe ben CEZ, kryesisht per emigrantet, ku per lidhjet qe kane me atdheun e tyre kane ndertuar apo blere nji apartament qe e çfrytezon nje mua ne vit dhe per 11 muaj e mbajne mbyllur, por i detyrojne te paguan ç’do muaj CEZ 240 leke te reja, kur familjari s’ka djegur as dhe nje kw drite! E ka ber ndo njeri kete llogari? Cez grumbullon ne muaj nje shume prej 990.000.000 leke prej 412.500 familjesh, dhe ne vit 11.880.000.000 leke pa u derdhur asnje pike djerse nga Cez ! Kjo me kujton nje barcalet (me falni per kohen qe ju mar) : Ne nje bar ishin ulur ne nje tavolin nje çek, nje rus dhe nje kinez. Kamarjeri u sjell tre çaje, por qe u kishte ren te tre çajeve nga nje mize; çeku e shikon mizen ne çajin e tij e mendohet ç’te bej dhe shef dy te tjeret. Rusi e nxjer me luge mizen nga çaji dhe e hedh tej e fillon ta pij i qet çajin, kurse kinezie nxjer dhe ai me luge por fillon ta lepij e ta thith gjith kenaqesi, sikur po thith nji koce e ne fud e gelltiti e filloj te pij qete qete çajin; çeku, si “i shkathte”, nxori mizen nga çaji dhe ja shiti kinezit, mori filxhanin e çajit dhe ja shiti rusit….Kete gje po ben dhe me shqiptaret!
    Per kete vjedhje i eshte derguar para dy vjet ERE-s nji ankes me shkrim, duke i premtuar ankuesit se “do marish pergjigje po me shkrim”. S’mori asgje! Para 6 muajsh i eshte shkrojtur nje leter rekomande shokut Ridvan Bode po per te njejten çeshtje skamdaloze dhe shoku minister Bode hesht para kesaj vjedhje. Te dy institucionet ( Qeveri – ERE) shkelin ligjin qe kane bere vete, qe u thote (ligji) qe brenda muajt “jane te detyruar te pergjigjen me shkrim”! Ne te gjithe keto i dim, por vetemi çirremi me njeri tetri dhe durojm poshterimin dhe vjedhjen qe na behet. Plaku Sheme, Emigranti- qe i zgjidh punet vete

  16. grusi says:

    Harasani eshte nje njeri i korruptuar. Nje njeri qe ka qene i fejuar 6 here. Nje njeri qe shkollen e mesme e ka bere ne Gjirokaster per te rregualluar mesataren.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje