Shtim i rasteve të dhunës në familje: 2 mijë të tilla në një vit

12 Dhjetor 2011, 11:20Sociale TEMA

Dhuna në familje vijon të mbetet një nga problemet kryesore të shoqërisë shqiptare. Numri i rasteve të dhunës së raportuar është shtuar ndjeshëm sa tani mund të flitet për situatë alarmante. Në një shkrim të publikuar në ‘Women News Network’, theksohet se sipas të dhënave zyrtare në vitin 2010 janë regjistruar 1.998 raste të dhunës në familje në krahasim me 1.217 raste në vitin 2009. Po ashtu, me rritjen e rasteve të dhunës është shtuar edhe numri i grave që po denoncojnë dhunuesit e tyre. Kështu, në vitin 2010 janë bërë 1.230 kërkesa për mbrojtje në gjykatë në krahasim me 841 të një viti më parë.

Ndërkohë në një konferencë të Akademisë së Policisë është diskutuar për këtë çështje. Ministri i Brendshëm, Bujar Nishani, ka deklaruar se duhen politika penale më të ashpra sa i përket dhunës në familje. Duke folur në konferencë, ministri Nishani ka theksuar se një politikë më e ashpër do të rrisë përgjegjësinë për çdo qytetar si dhe do të ndihmojë autoritetet në krijimin e kushteve mbrojtëse për të dhunuarat.  “Ende jemi në kohë që të adresojmë me forcë dhe pa neglizhuar dhunën në familje. Edhe me kontributin e shoqërisë civile dhe medias duhet të trajtohet si një çështje, e cila është një element i rëndësishëm i prezantimit të mentalitetit të një shoqërie” ka theksuar Nishani.

Nga ana e tij Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka deklaruar se dhuna në familje në Shqipëri mbetet shqetësuese ndërsa ka shtuar se kjo dhunë ka pësuar rritje kohët e fundit.  Sipas tij kjo dhunë duhet adresuar pasi sipas tij ka një element kriminal dhe një element edukues që u duhet përcjellë njerëzve. “Publikimi i dhunës në familje duhet adresuar në mënyrë që familjet që po vuajnë prej saj të marrin ndihmën e duhur” ka theksuar Arvizu.

Një tjetër çështje që kërkon vëmendje sipas ambasadorit Arvizu është edhe dhuna me bazë gjinore që sipas tij duhet të trajtohet nga shoqëria shqiptare.

3 komente në “Shtim i rasteve të dhunës në familje: 2 mijë të tilla në një vit”

  1. net says:

    asnje koment?????????????????????

    kur eshte puna te shpifni ndaj muslimanve qe gjoja jan te dhunshem jeni te gatshem te tere te shani ?

    keto jan problemet serioze te cilat ja shkak per dhimbje koke tere diten dhe naten per shumicen tuaj…
    ketu nuk beni komente se cfare mund te behet per permisim.

    1. Amir says:

      Dhuna vjen nga varferia,alkoli dhe bixhozi,prandaj ska asnje koment

    2. tourkofagos says:

      korrako po te bej nje pyetje,si myfti qe je;Pse ju myslimanet i therrni grate ,si me qene dash per kurban,pa menduar se ato nuk jane vetem bashkeshorte,por edhe nena femijesh!!!!!????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje