Bordi drejtues i Entit Rregullator të Energjisë ka vendosur sot të mos rrisë çmimin e energjisë elektriket për konsumatorët të paktën për 3 vjet.
Në mbledhjen e sotme, bordi drejtues i ERE-s ka vendosur të mos ndryshojë asnjë tarifë ndërsa ka lënë të njëjtë edhe çmimin për tarifën mesatare.
Kërkesa për rritjen e energjisë u bë nga tre operatorët, KESH, CEZ dhe OST-ja ndërsa ERE ka theksuar se parësore mbetet interesi i konsumatorit.
Në takimin që u zhvilluar më datën 30 Nëntor mes ERE-s dhe tre operatorëve, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare kërkoi që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë.
Rritje të çmimit të energjisë ka kërkuar edhe kompania CEZ Shpërndarje me rreth 4.6 lekë për kw/orë ose me 0 lekë nëse i falen borxhet që i ka shtetit dhe KESH-it.
Ndërsa Operatori i Sistemit të Trasmetim kërkoi gjithashtu një rritje të çmimit të energjisë elektrike nga 0.6 lekë në 0.73 lekë më justifikimin se do të investohet në rrjet.
O te nderuar hajduter te paramentit, te CEZ te KESH e te LESH Qeverise se malokorise shqiptaro-serbe, rritje cmimi energjie e dime qe nuk do te kete, po a do te ulen cmimet e energjise ne ato kuota sic i ka gjtihe bota, apo do vazhdoni te na vidhni pa fund. O u q…..fsha edhe sendet femra, qe keni ne shtepi dhe ne racen tuaj o qeveritare plehra.
persendes komentin tend geno… like
Nuk ka nevoje te rrisi cmimin. Qeveria dhe CEZ kane bere planin e fshehte qe CEZ, OST dhe KESH te kordinohen ne skemen e marifeteve tek matesat e energjise dhe ne populli dele i Shqiperise do ta ham si tek peshorja me kandar qe duke manovru me stil koqen e kandarit, e shet 900 gram per 1 kile.