Revista TIME shpall njeriun e vitit: Protestuesi

14 Dhjetor 2011, 19:40Sociale TEMA

Nderim për të gjithë ata që protestuan në vitin 2011, nga bota arabe, në Nju Jork e deri në Moskë. Revista e njohur amerikane TIME ka vendosur që personi i vitit kësaj here të jetë thjesht PROTESTUESI. Një vit pasi një shitës frutash në Tunizi i vuri flakën vetes duke ndezur revolucionet në botën arabe, zëri i revoltës është përhapur më shumë se kurrë, duke mbërritur nga Lindja e Mesme, në Europë, SHBA e duke u dhënë formë tjetër politikave globale dhe fuqisë së popullit. Nga Afrika Veriore në Nju Jork e së fundmi në Moskë, njerëzit po tregojnë fuqinë e tyre.

Edhe ky vit ka qenë viti i protestave të shqiptarëve. Njësoj si Tunizia, Egjipti, Jemeni e Libia, dhe Shqipëria u përfshi në hartën e vendeve që kërkonin liri 20 vite pas rrëzimit të regjimit komunist. Por shteti tregoi dhëmbët dhe vrau katër protestues të pafajshëm jashtë perimetrit të sigurisë së kryeministrisë. Në këtë mënyrë dha një sinjal të fortë se askush në këtë vend nuk do guxojë të ngrejë kokë sepse do qëllohet. Shpirti i protestës u struk, por nuk u fik kurrë. Ai është më i ndezur se kurrë tani. Ndaj sot është momenti të shpallim vërtet edhe në Shqipëri protestuesin si njeriun e vitit. Është momenti të nderojmë Hekuran Dedën, Aleks Nikën, Ziver Veizin dhe Faik Myrtajn, që dhanë jetën për lirinë.

 

14 komente në “Revista TIME shpall njeriun e vitit: Protestuesi”

  1. elinor bahiti says:

    Ku te gjejme ndonje vullnetar qe t’i veje flaken vetes edhe ne Shqiperi??

    1. Vlora says:

      atje protestuesit vleresohen ndersa ketu tek ne pushkatohen………..

      1. i says:

        Jo vlora, atje protestuesit vazhduan te protestonin dhe pasi i qellente shteti me amre, kurse ketu iken te gjithe si lepurusha neper shtepit e vete, prandaj ata e arriten qellimin dhe ne jo.

  2. drini says:

    Te lumte Mero! PROTESTUESIT tane kane emer e mbiemer, nena e baballare, bashkeshorte e femije, miq e te aferm.
    Shpalle 2011 vitin e 4 PROTESTUESVE te vrare me snaiper ne bulevardin Deshmoret e Kombit !
    Mero, ti e ke bere tenden, Ana e lotuar dhe femijet e 4 PROTESTUESVE nuk do te ta harrojne kurre, pavaresisht faktit qe baballaret e tyre askush nuk ua kthen dot me.
    Shume respekte.

  3. Cakalli7 says:

    “the protesting acolyte” do ishte fjala e duhur edhe le ta perktheje dikush tjeter nje shqip.

  4. net says:

    Sa per dijeni edhe te Meros dhe te forumit:

    Sipas anketes te bere po nga Time, Kryeministri turk Erdoğan i pari ai qe e fitoi anketen me 122 mije dhe 932 vota.

    Por per arsye qe vetem Time i din u zgjodh fotoja aspak reale e nje protestuesi qe kishte me pak vota Recep Tayyip Erdoğan, 61 mije 388 vota.

    Pra vetem te qenurit musliman apo te qenurit jo i dashur per Time Erdogan nuk u zgjodh edhe pse ne fakt fitoi.

    Per detaje me shum kerkoni se i gjeni.

    1. Cakalli7 says:

      sigurisht mahmutet nuk i hyjne ne pune njeriu

      1. net says:

        behet fjala per drejtesi…
        nese ben nje anket, duhet te shpallesh fituesin.
        kjo eshte drejtesia juaj ?

        shyqyr qe nuk presim gje prej jush se i njohim cakellet dhe sjelljet e tyre…

  5. Landi- Sverige says:

    Eshte nje realitet ku asnje nuk e mohon dot, por vetem duhet ta pranojme, pavaresisht ideologjive politike te cdonjerit prej nesh se viti 2011 ishte viti i kundershtimit, i protestes dhe i revolucionit ndaj skenes politike boterore. Nga Kajro ne Libi, nga sheshet e Athines e Madritit ne “Occupy Wall Street” ne SHBA, nga Siria, Tunizia e Gaza tek studentet ne Kili, Nga protestat kundra Putin ne Moske tek bulevardi i gjakosur i Tiranes. Ky eshte njeriu i vitit “protestuesi i panjohur”

  6. homeri says:

    Njeriu i vitit jam un qe vazhdoj te mbijetoj ne kete bote te ndyre me maskarenj e vrases

  7. tak fak says:

    I lumte ‘The Times’, ai eshte personazhi i vitit, protestuesi. Pervec 21 Janarit, jo ai ne Shqiperi, qe u zbyth pas vrasjes se ulet e te turpshme te kater qytetareve te pafajshem….protesta dhe protestuesi morren nje goditje vdekjeprurese ne atdheun tone te mjere e kokeulur

  8. indrit says:

    Njoftojini Arvizun e Wolvarthin. Thojuni qe te kthehen ne vendet e tyre e ta “stabilizojne” kete gazete te “ndyre”, “komuniste-terroriste-talibane”.
    Andej nga vijne nderojne edhe keta protestuesit me kapuçe, pranvera andej pranvera ketej, i quajne. Ketej nga ne, meqe ne jemi popull “me vete”, kemi edhe rregulla sipas tyre me vete.
    S’kemi ça themi. Jemi popull special.

  9. Del says:

    Kur kam pare kete lajm jam gezuar jashtzakonisht shume. Ju ndoshta nuk e dini por ka filluar dhe ne Shqiperi te ndertohet nje fryme e tille proteste, e lire nga pushteti, e lire nga politika, nga te rinj te cilet as nuk e shohin si zgjidhje politiken, por e kritikojne ate sepse e vuajne kaosin e gjithanshem dhe apatine ku ka rene ky vend. Ne jemi pak akoma, jemi shume pak-ne hapat e pare dhe prape perpjekjet per tu infiltruar, per ta perlyer dhe shperndare kete gje skane qene te pakta. Qenka gjeja me e veshtire te gjesh mendje te lira, te paperlyera, te painfiltruar, qe nuk e shesin dhe e blejne jeten e te ardhmen e tyre per nje rroge qesharake poshteruese shteti a ku di une c’oferta te tjera behen, por i intereson me shum rremuja sociale dhe ekonomike, mireqenia e bashkeqytetarve sesa xhepat e interesat e pushtetareve. U gezuam te gjithe sepse ky vit paskerkesh qen i yni, nen nje ze te bashkuar, i njerezve qe kerkojne te jetojne me dinjitet. Jane cuar gjithe te rinj e te vjeter te botes dhe po protestojne paster, e kane kuptuar qe mbeshtetja per njeren apo tjetren parti nuk eshte zgjidhja, Nje popull i mencur eshte gjithmon opozitar.
    Sot protestuam para ERE kunder rritjes se cmimit te energjise, ishim vetem 8 vete, dhe kjo per mediat nuk perbente lajm aq sa ta transmetonin. Shperblimi yne per sot ishte ky lajm. Ne ket fundvit kaq pak te lumtur, me cmendurite qe degjojme perdite, germojme shpresen per ta vazhduar ate qe kemi nisur. Mos na lini vetem!

  10. respekti says:

    zoti baze, keni shume te drejte dhe ne qofte se nuk e tregon kete respekt qeveria e kalbur ne themel le ta bejne media. gazeta TemA e ka mbajtur gjall kujtimin e tyre dhe shpresoj se do te vazhdoni t’i nderoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje