Nga Shkodra në Vatikan: Si shfrytëzohen për punë të burgosurat e kanunit shqiptar

14 Dhjetor 2011, 13:50Sociale TEMA

Gazeta e njohur italiane ‘La Repubblica’ në një investigim të gjatë të saj, tregon se si shfrytëzohet puna e grave të izoluara në veri të Shqipërisë për shkak të gjakmarrjes. Shkrimi me titull “Një muaj punë kushtojnë sa dy pula për gratë e burgosura nga kanuni”. Gazetari italian Andrea Milluzzi ka investiguar se si këto gra përgatisin rruzare ose tespihe, që përfundojnë më pas në shitje në Vatikan. Një punë e lodhshme për vetëm 7 cent një rruzare, e cila shitet në Itali për 20 euro. 300 herë më shtrenjtë, shkruan gazeta italiane. Natyrisht që duhet marrë parasysh edhe kostoja e materialeve, por prapë kjo që marrin punonjëset e izoluara është një shumë jashtëzakonisht e vogël.

Gazetari ka vizituar shtëpinë e familjes Papleka në Shkodër. Fillimisht ai përshkruan mizorinë e një kodi të tillë si Kanuni, që ka lënë të izoluar familjen vetëm pse kushëriri i tyre ka bërë një vrasje. Ana, gruaja 35 vjeçare, thotë se tani merret me përgatitjen e tespiheve. Thotë se është një punë e lodhshme. Për çdo të tillë merr vetëm 7 cent. Në fund të muajit ka fituar mjaftueshëm sa për të blerë dy pula. Edhe kur kishte kërkuar që t’i rritej pagesa nga 18 lek të vjetra në 20 për rruzare, personi që organizonte këtë biznes i kishte thënë: “Lëre kur të duash punën”.

Gazetari italian shkruajnë se është një gjë e ulët, e turpshme që të ndodhë një shfrytëzim i tillë për të krijuar objekte të përkushtimit e besimit.

32 komente në “Nga Shkodra në Vatikan: Si shfrytëzohen për punë të burgosurat e kanunit shqiptar”

  1. tironsi says:

    Me e turpshme akoma eshte qe shteti shqiptar i ka lene keta njerez ne mishire te injorances dhe mjerimit ekonomik. Asnje perpjekje nuk kam pare te behet nga shteti per keto viktima te paimagjinueshme qe jetojne ne zemer te Europes. Na eshte mbushur shpirti me hidherime nga gjithshka qe shohim, degjojme e jetojme çdo dite. tmerr dhe me keq akoma nuk e dime kur do ti vije fundi!!!!!!!!!!!

    1. Vlora says:

      cdo gje vjen nga bumi ekonomik i berishes……..

  2. qytetari says:

    Ha hahaa,kjo eshte feja progresive qe i kerkohet shqipetareve se ndryshe nuk i pranon Evropa e qyteteruar.

    1. mikel says:

      bir selmoni nones bir.qeshu rini qeshu se … eshte e jotja.

  3. tak fak says:

    Duhen gjetur, kapur e ndeshkuar fort tregetaret e gjakut, mos qofshin deputete a politikane…edhe nje krim mbi shpatullat ketij regjimi te peshtire qe e ka futur vendin ne “episod lipotimie” kronik me pasoje vdekjen e sigurte…

  4. Antitalebani says:

    Ata duhet te ndeshkohen per faktin se operojne ne treg te zi dhe jo se fitojne lek nga nje pune me pagese te ulet. Po te doje mos ta pranoj punen nese mendon se spaguhet sa duhet. Ketu spo fajsohet shteti qe i ka ngujuar aty, te fajsohet nje tregtar qe po te vjen e po te thote, nese je e interesuar per pune te ofroj nje.

    Ajo eshte nje zgjidhje ndermjet dy paleve me zgjedhje te lire, e mos kepusni mufka komuniste. Shteti ti kapi kur dalin me produktet qe i cojne ne Itali per shitje. Tu kerkoj dokumentacionin, ku jane prodhuar qe te paguajne detyrimet perkatese sipas ligjit ne fuqi. Mos u merrni me traplleqe se skane vlere.

    1. Shefqet Cela says:

      Ke vene emrin “antitaleban” por je nje taleban i vertete. Talebanizmi yt eshte ne tru dhe jo ne brezin me dinamit.
      Po si more zotni! Nuk paska detyre shteti te mbroje qytetaret e vet nga matrapazet e çdo kallepi?
      Ty nuk te ben pershtypje per ata mjerane, krejt te pa fajshemn ne shumicen e rrasteve, qe bejne nje jete skllavi te lidhur jo me zinxhire, por me zakonet shtazarake.
      Sa per Vatikanin, ata mbajne pergjegjesi shume te madhe sepse per çdo produkt ne shitje duhet ti dihet origjina. Ky eshte ligj ne Itali dhe ne çdo shtet per te qene. Ato ruzare perdoren per nje rit te shenjte, por jane perlyer perpara se ti marre besimtari apo dinjitari. Megjithate ky eshte hesap per ta dhe ndergjegjen e tyre.
      Nuk dihet çfar vlere reale kane tere ato prodhime, por sidoqofte, shteti yne duhet te marre taksat dhe te vezhgoje pagen minimale qe eshte ne fuqi tek ne. Ndoshta dikush qesh me kete qe po them, por e kam fjalen per shtet dhe jo shtetin tone mafjoz.

    2. mikel says:

      o telebano thirri menjes dhe kavsho gishtat ,se le nom . 1 kjo quhet pune e zeze dhe denohet me ligj dhe ne rastin tone quhet edhe shfrytzim 2 ne baze te kategoris se punes jane te percaktuara pagat minimale. ejjj ka 100 vjet o mos ma shume sindakatat ne amerike qe e kane vendos, ej edhe orarin e punes ej . po e lej me kaq , mso kte njeher ,se skupton gjo me ti thon tgjitha. ciao

  5. analist says:

    Ku eshte faji i sipermarresit a tregtarit ne pagese?
    Pse punohet ne te zeze eshte pune tjeter.Por edhe keto zonjat nuk duhet te punojne ne te zeze,njesoj fajtore me punedhenesin,por kurre aq fajtore sa shteti degjeneruar e frikacak qe ne ato vise nuk ekziston.

  6. Pelikani says:

    E ca lidhje kishte Vatikani ketu? As ketu dhe as ne artikullin origjinal nuk nje referim se Kisha Katolike eshte e perfshire ne kete gje! Ky artikull eshte shume tendencioz!

  7. Sokoli says:

    Gazeta “Repubblica” sqaron se rruzaret shiten ne rruget afer Vatikanit prej personave qe i tregtojne ato nga nje ndermarrje me seli afer Riminit qe me nuk ka asnje lidhje me Vatikanin.
    “TemA” ju lutem, lajmet duhen dhene te plota dhe te qarta.

    “E qualcuno ne approfitta per appaltargli con paghe da fame la fabbricazione di rosari che poi vengono venduti nelle strade attorno al Vaticano a trecento volte quel miserabile compenso”.

  8. A T Z says:

    Une do te isha i gezuar kur te shikoja FAMILJEN te ngujuar dhe ate te gjore jashte te jetojne si njerez.Eshte e pa mundur nga te gjithe ata qe kane vrare ky miku nuk do te dale nje burre tja mbylle shtepine?

  9. plaku says:

    More miq, ne Hindi burrat dhe grate e varfera shesin veshkat per nje cope buke. Gruaja hindiane fut ne trupin e vete spermen e burrit pederast anglez, e mban femijen nente muaj ne bark dhe merr vetem 6mije Euro. Pederasti anglez behet me femije. E kemi thene disa here se edhe kapitalizmi ka te metat e veta. Per sa kohe qe njerezimi nuk ka gjetur nje alternative tjeter duhet marre e keqja me e vogel.
    E di qe tingellon shume cinike por eshte e vertete.

    1. DuaPune says:

      Plaku, mos te te vi cudi dhe keq. Jetojme ne nje bote me ekonomi te globalizuara. Te pasurit gezojne dhe te varferit vdesin. Kjo duket edhe ne vendin e Shqiponjave me kryeqytet Vucidol City.

      1. plaku says:

        Dua Pune,
        Fatkeqesisht ke te drejte more mik. Pershendetje.

    2. Hitali says:

      plaku
      kjo Hindia dhe hindianet, ku bie se nuk e kam degjuar prape…

      1. plaku says:

        Hitali,
        Me fal ke te drejte. Jo Hindi por Indi. Pershendetje

    3. mikel says:

      o plako , po ne dum me u fund ne indi, apo ne europe, sa per indin mos thuaj shume ,se e kam bredh dhe kam shku atje ku njersit besoj, se kam qene i vetmi njeri i bardhe qe kane pare, dhe kam ngel i habitur , flitet vetem per njerz qe mbijetojne dhe qe paret qe kishim nuk kishin vlere blenim kur gjenim vetem shishe uje si shurr pele . bone krahasim koti plako.ciao

    4. Landi- Sverige says:

      Plaku. Ky nuk eshte sistemi kapitalist sepse ai sistem ka regulla qe nga paga, siguracioni, taksa ne shtet etj. Po ashtu dhe sistemi komunist megjithese nje here ne jave kishte pune vullnetare. Ky eshte sistem skllavo-pronar qe ekziston akoma ne vendet e botes se trete ku perfshihet dhe Shqiperia. Eshte qesharake te thuash qe tregu shqiptar me nje anarshi totale, ku borsa e Tiranes nuk ekziston, pa industri, pa bujqesi, pa turizem, pa sherbime, etj, etj, te quhet sistem kapitalist. Duke qene kjo anarshi shteterore, kjo varferi e injorance, perfitojne elemente private te botes moderne duke “blere” krahun e lire te punes, veshka, veze femijesh dhe shpesh gjith organet e tyre. Ky eshte nje realitet qe ndodh jo vetem ne Indi, Kine, Afrke, etj, por edhe ne Ballkan si ne Bullgari, Shqiperi etj. E keqja eshte se shoqeria shqiptare (se shteti dhe qeveria mafjoze jan ata qe lejojne keto veprime) eshte plotesisht ne gjendje kome dhe pret qe te vije nje gazetar i huaj per te treguar realitetin e “bumit” shqiptar.

      1. plaku says:

        Landi-Sverige,
        Fatkeqesisht ke te drejte. M.gj.ate une mendoj se kapitalizmi eshte pak me i mire se socjalizmi real qe u aplikua ne Shqiperi.
        Pershendetje.

  10. DuaPune says:

    fuck Kanunin.
    Kanuni = Sali Berisha.
    Made in Vucidol

  11. Cakalli7 says:

    keta qe jane ne gjak duhet te ikin te kerkojne strehim ne belgjike edhe britani, keta te pakten kane hall edhe me siguri vende zemermedha si keto qe kane fshehur shiksat e gazidedes do gjejne nje kothere edhe per keta qe me gjithe mend u rezikohet jeta.

  12. lura says:

    Mire tu behet shqiptareve.Aty te ngujuar le te rrine gjithe jeten se po ti pyesesh prape jene per Saliun i cili e mban gjalle kanunin.
    Ore shqiptaret jane race idiote dhe mos mbani shprese per evolim tek ata.
    Po pse kot e denon Zoti popullin shqiptar.Popull folklorik mesjetar.
    Vereni me kujdes kokat e shqitareve nuk kane forme te rrumbullakt,por te sheshte nga prapa gje qe tregon se truri nuk eshte funksional dhe jane si pordha e jevgut qe per hiq gje ia marrin jeten atij tjetrit se nuk u funksionon ne rregull.
    Shqiptaret nxehen shpejt por po te jeshe i zgjuar dhe te leshe ate situate ta kaloje gje qe nuk do shume kohe,pune 5 minutash i shkerdhen aty pas asj situate nje jete te tere dhe nuk bejne as gek as mek.

  13. murtez ademaj says:

    Nuk kam pse te komentoj sepse jam i njohur ne shqiptari,evrope dhe bote per diturine dhe trimerine kunder KRIMIT.Nuk ndalet KRIMI-gjakmarrja pse e pajton me mashtrime dhe ryshfet nje Familje,jo!Kjo eshte sikur ti vejsh doren çesmes se ujit…qe per disa minuta e pengon te rrjedhe…por kur ajo shperthen ,jo vetemdoren tende por edhed shtepiat perrreth i demton.Po s`e zhduke shkakun,virusin, asnjehere s`e ke ndalur epidemine.Qeveria dhe jo vetem qeverite politike dhe shteterore por ne rend te pare ato qeveri qe jane FETARE dhe te feve,nuk duan ta parandalojne kete.Nga kjo,siq po shihni ju te gjithe,ka profit dhe dobi secili qe merrret me pune te ndyera,ne kete rast feja me tespihet apo kryqat…qe i mbarojne te burgosurit e pafajshem. E marr parasysh qe komentin tim gazetat nuk guxojne t`a botojne se gjithkund TERRORISTET shteterore te sotem jane te lidhur me TERRORISTET fetare…por une si Politikan dhe Filozof Disident po benj detyren time…

  14. Tropojani says:

    Epo, Vatikani, pra; selia e Perendise!
    Besojne, te gjorat gra te ngujuara, te i ziu Pape i Vatikanit, se do t’i shpetoje nga gjaksi qe i ndjek edhe ne gjume!
    Vuajne deri ne skrip te mjerimit dhe djersen ua perlan, kush? Vatikani, ku Papa “pergjerohet” çdo dite per njerezit kudo ne bote!
    Ndoshta nuk çane koken vetem per ata te Shkodres se Jozefines!

  15. beqirtemali says:

    Shteti duhet te merret me kete kategori njerezish te namun, qe po kalben neper shtepite e tyne, ato nuk mund te quhen si te “burgosun”, por si te vdekun ngadale – ngadale, asht nji gangrene qe po len me vujt nji shoqni njerezish te pafajshem, mendoj se cdo pune e tune ne ata kushte duhet te paguhet dy apo trefish jo ti thojne ato palo biznesmene lene punen, ato duhet te ndihmohen se nuk kane askend tjeter per ndihme vec Zotit qe i luetn cdo dite…

  16. isa says:

    vatikani asht qerdhja e krimit bastard

    1. Cakalli7 says:

      njashtu osht mahmut efendi

  17. AMT says:

    te gjithe ne jemi fajtor per keto qe ndodhin edhe turp tju vije qe diskutoni saliu keshtu dhe edi ashtu nje mut jane te gjithe..populli duhet te zgjedh drejtuesit e vet jo drejtuesit popullin…..

  18. murtez ademaj says:

    Nuk kam pse te komentoj sepse jam i njohur ne shqiptari,evrope dhe bote per diturine dhe trimerine kunder KRIMIT.Nuk ndalet KRIMI-gjakmarrja pse e pajton me mashtrime dhe ryshfet nje Familje,jo!Kjo eshte sikur ti vejsh doren çesmes se ujit…qe per disa minuta e pengon te rrjedhe…por kur ajo shperthen ,jo vetemdoren tende por edhed shtepiat perrreth i demton.Po s`e zhduke shkakun,virusin, asnjehere s`e ke ndalur epidemine.Qeveria dhe jo vetem qeverite politike dhe shteterore por ne rend te pare ato qeveri qe jane FETARE dhe te feve,nuk duan ta parandalojne kete.Nga kjo,siq po shihni ju te gjithe,ka profit dhe dobi secili qe merrret me pune te ndyera,ne kete rast feja me tespihet apo kryqat…qe i mbarojne te burgosurit e pafajshem.

  19. Chi Si Chen says:

    mos folni traplliqe ..nqs vatikani i ka futur vertet keto ne pune sigurisht qe paguan dike dhe ai i fut ne xhep paret..si ne cdo aspekt tjeter ne qeverine e rrumpalles vucidolit..eshte dikush i lidhur me vatikanin qe po ben pare dhe mashtron keto gra…vatikani po te doje ti beje lire keto i porosit ne kine me telefon apo email dhe foto dhe brennda 24 oreve i ka aty ..me avion ..mblidhen grate e nje spitali kinez ..2-3 miljon vete dhe mbarojne porosine brenda nates

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje