Raportuesi i Posaçëm i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut për migrantët, z. François Crépeau, inkurajoi Shqipërinë të sigurojë mbrojtje të mëtejshme të të drejtave të emigrantëve shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë apo që janë kthyer në atdhe, si edhe të migrantëve të huaj që vijnë në Shqipëri. Gjithashtu, ai i kërkoi Bashkimit Europian më shumë përqendrim në të ardhmen tek të drejtat e njeriut, në kuadrin e përpjekjeve të Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit evropian.
Në përfundim të vizitës së tij faktmbledhëse nëntë ditore në Shqipëri, z. Crépeau deklaroi: “Do t’i inkurajoja autoritetet shqiptare që në partneritet me të gjithë sektorët e shoqërisë, të hartojnë dhe zbatojnë një strategji kombëtare për të drejtat e njeriut, e cila ketë në qendër të vëmendjes të të gjitha ligjeve, politikave dhe programeve të drejtat dhe mirëqenien e të gjithëve, duke përfshirë edhe ato të migrantëve”.
Si një hap të parë, eksperti inkurajoi qeverinë shqiptare të vijojë me grumbullimin e të dhënave të besueshme në lidhje me shqiptarët që jetojnë jashtë kufijve të Shqipërisë dhe për personat e kthyer, si edhe për të huajt në Shqipëri, të cilat do të shërbejnë si themele të besueshme për hartimin e politikave që bazohen tek njohja dhe respektimi i të drejtave të tyre.
Në lidhje me kapacitetet, burimet dhe kufizimet e ekspertizës së zyrave konsullore shqiptare për t’iu përgjigjur dhe trajtuar siç duhet nevojat dhe të drejtat e emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë jashtë kufijve të Shqipërisë, Raportuesi i Posaçëm theksoi se: “Afërsisht një e treta e popullsisë shqiptare jeton jashtë kufijve të saj. Pjesa më e madhe e tyre ndodhen në Greqi dhe Itali, me status të rregullt ose jo”. Në këtë kuadër, Raportuesi i Posaçëm mirë priti informacionin e marrë nga qeveria shqiptare në lidhje me fuqizimin e shërbimeve konsullore.
“U informova në lidhje me vështirësitë për regjistrimin civil të fëmijëve të emigrantëve që janë shtetas shqiptarë, sidomos kur prindërit janë pa dokumente”- tha z. Crépeau, duke tërhequr vëmendjen në veçanti për të drejtat e fëmijëve, personave të cilëve u është hequr liria dhe personave të mbetur pa mbrojtje të të drejtave të tyre sociale.
“Çdo foshnje gëzon të drejtën të regjistrohet në regjistrin e gjendjes civile menjëherë pas lindjes, të ketë një emër dhe një kombësi. Është e papranueshme që fëmijët të lindin dhe të jenë pa shtetësi në Evropën e ditëve tona,” ritheksoi ai. “Qoftë Shqipëria, qoftë vendet pritë se duhet të marrin masa urgjente për trajtimin e kësaj situate”.
Raportuesi i Posaçëm shprehu shqetësimin e tij për situatën e shtetasve shqiptarë që ndodhen jashtë kufijve të Shqipërisë, të cilët përballen me procedura gjyqësore apo të cilëve u është hequr liria, duke përfshirë minorenët, si edhe theksoi që shpesh mbrojtja e tyre në gjyq është e dobët, gjë që çon në dënime të padrejta dhe/ose të tepërta. Më tej, Raportuesi shtoi: “Rekomandimi im për qeverinë shqiptare do të ishte të forconte dhe të rriste numrin e stafit si edhe ekspertizën e zyrave të saj konsullore për tu dhënë më mirë rrugë dhe zgjidhje nevojave të shumëfishta të shqiptarëve që jetojnë jashtë atdheut”.
Z. Crépeau theksoi se: “Qeveria shqiptare duhet të intensifikojë përpjekjet e saj për tu ardhur në ndihmë dhe për të asistuar personat e kthyer, pavarësisht nëse këta persona janë të kthyer me vullnetin e tyre apo me forcë”. Rritja ekonomike e kohëve të fundit në Shqipëri, bashkë me uljen e varfërisë në njërën anë dhe kriza ekonomike e vendeve fqinje nga ana tjetër ka bërë që shumë shqiptarë të kthehen në atdhe.
Sa te cuditshem dhe “Injorant” jemi ne shqiptaret… i vetmi artikull me prespektive per shqiperine dhe sidomos per ata qe jetojne jashte, ku z.Crépeau ben inkurajime reale dhe “pallavra” sic thone nga mengjezi deri ne darke te tjere…
As nje koment deri tani per kete artikull.
I lutem Stafit ta marri parasyzh kur te beje statistikat,
Përshëndetje Enea,
Po komentoj i nxitur nga komenti juaj.
Vetë fakti që ky artikull ka kaq “shumë” komente tregon se sa optimistë janë lexuesit për ndihmën që do të marrin nga qeveria shqiptare.
Ajo fjalia e fundit e artikullit më lë pak shije të hidhur, më duket sikur tallet me atë punën e “rritjes ekonomike dhe uljes së varfërisë”. Ashtu si unë ka shumë shqiptarë që e kanë lënë atdheun jo prej situatës ekonomike, por për shkak të “ndihmës” dhe “lehtësive” që na ofronin strukturat dhe institucionet ne Shqipëri. Dhe duke qënë se atë ndihmë që Z. Crépeau po inkurajon nuk e patëm kur jetonim ne Shqipëri s’e besoj se do ta kemi tani që jetojmë larg.
Me respekt,
Eri
Ku can by,,t saliu per emigrantet shqiptare neper bote,keta nuk i rezikojne fronin saliut, ndaj ne djall le te vene i thote saliu metes.
Qeveria me Saliun ne krye pretendojne se emigrantet e kthyar ne Shqiperi kane para e do te investojne ne Shqiperi duke kontribuar ne ekonomine shqiptare.
Problemi eshte se nuk ka asnje studim apo statistike qe te parashikoje se sa shqiptare jane duke u kthyer realisht pas krizes qe pushtoi boten!
Pra perver kontrollit ne dogana dhe taksave qe mbildhet nga doganat, TVSH dhe tatimi mbi te ardhurat (flat taks) ne Shqiperi nuk ka ndonje strategji tjeter te zhvillimit te ekonomise.
Biles mos zhvillimi i ekonomise eshte nje objektif i qeverise per te ruajtur monopolet e klaneve qe sundojne aktualisht ekonomine shqiptare.
Pershendetje Eri,
Te me falesh qe po Ju drejtohem direkt,
por nuk ishte kjo llogika dhe kuptimi i shkrimit tim te me parshem, po ua shpjegoj si me poshte (opinion personal).
1- I referohesha faktit qe ne pergjithsi komentuesit ne kete faqe jane te prirur per komente ndaj qeverise, opozites, dhe politikes ne pergjithsi,
2- Klasa politike ka pergjegjsite e veta per ate c’fare ben dhe c’fare nuk ben, por mundesite nuk vijne nga qielli por nga njohja e mire e regullave dhe normave kombetare dhe nderkombetare, klasa politike “duhet” te reagoje dhe ndaj “presionit” qe ushtron elektorati (nga komentet qe lexoje ne kte gazete me te shumtit komentojne per X-in apo per Y-in (kjo me ben te dyshoj qe nje pjese e mire e komentuesve-votues jane te prirur per gjera pa interes, personalisht do te kisha deshire qe keto qe thot me siper z. Crépeau te fillonin te aplikoheshin, sepse une e shof si nje mundesi reale dhe konkrete (mua pake me intereson se dikush shkruan 1 liber apo dikush inaguron 1 rruge…) . se di po nga anet e mia ne keto raste thuhet “ky stan kete bulmet ka)
3-Per sa i perket ekonomise nuk mund te flase sepse nuk e njoh mire, po per sa i perket arsyeve te emigrimit te shqiptareve i dime pak a shume se cilat jane,
emigrimi nga ndertuar shtete te tera, dhe baza e te gjithave eshte Organizata Internacionale e Punes e vitit 1946, nga ku buron e drejta qe une Ju edhe gjithe shqiptaret ne emigrojne,
z. Crépeau thjesht ben me dije Shqiperine nepermjet sygjerimeve te tij, qe edhe shqiptaret brenda dhe jashte, qeveri dhe jo qeveri, te fillojne te levizin,
4- edhe une si gjithe te emigrantet e tjere kam nevoje qe shteti im te me perkrahi dhe te ndermari politika si cdo shtet normal ne gjithe boten, pavarsisht se jam jashte apo brenda shqiperise,
edhe nqs jam jashte shteti im mund te me ndihmoje ne forma te ndryshme….mua personalisht me mjafton me shume respekt ndaj pashaportes qe une mbaj…
Ne fund te fundit nuk kam bere asnje gje te keqe… kam vetem Emigruar !!!
me respekt Enea