-Vitin tjetër në faturën e ujit do keni të shënuara edhe taksat e bashkisë. Nëse nuk i paguani, u pritet uji. Nuk mjafton që çmimi i ujit do rritet me 66 përqind, por kjo është surpriza e Bashës, që e sheh buxhetin e tij si llotari ku mblidhen të ardhurat sipas dëshirës. Basha: Asnjë familjar imi nuk ka lidhje me kioskat në rrugën pedonale
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, po shëtit në çdo minibashki duke u shpjeguar atyre se si do jetë buxheti i vitit të ardhshëm. Duke u prezantuar një material me Power Point, banorët shohin se si çdo gjë që kanë në lagje mbulohet me gjelbërim, madje edhe rrugëve u vihet bar sipër.
Por ndërsa shumë njerëz mund të mendojnë se tani që ka qeverinë në krah, Basha do investojë diçka, ata gabohen. Duke folur për News 24, Basha tha se do të investojë tre herë më shumë se paraardhësi i tij në një vit dhe këto të ardhura nuk do i sigurojë aspak nga grantet e qeverisë, madje do marrë më pak nga qeveria nga sa ka marrë Rama në vitin 2009. Por si do i gjejë paratë për kaq shumë investime? Basha do luajë bingo. Deklaron se do mbledhë jo pak, por 300 herë më shumë të ardhura se Rama. Pak e çuditshme për një njeri që thotë se ka ulur taksat e tarifat. Basha thotë se heqja e taksave e tarifave do shërbejë si një nxitje që familjarët e biznesmenët të paguajnë edhe më shumë. Madje Basha ka edhe një surprizë për familjet e tiranasve. Taksat do i paguajnë në faturën e ujësjellësit. Në rast se nuk paguajnë, lamtumirë ujë. Nuk mjafton fakti që vitin tjetër çmimi i ujit do jetë 66 përqind më i lartë, por tani fatura e Sahit Dollapit do jetë super e rëndë.
Basha ka premtuar se do të nisë puna për të riparë emrat e rrugëve në Tiranë. Ai tha se bashkë me Këshillin Bashkiak do ngrihet një grup pune për të rishikuar emrat e rrugëve, për të cilat Basha tha se ka pasur edhe indoktrinim.
Basha tha se projekti i kioskave tek rruga pedonale Murat Toptani nuk ka lidhje me asnjë familjar tijin. “Asnjë familjar i imi nuk ka lidhje me projektin. Ka pasur një dezinformim që është shoqëruar me padinë përkatëse në gjykatë,” tha Basha.
Por Basha duke folur për News 24 tregoi se realisht nuk ka asnjë projekt madhor në mendje, pasi lexoi kuturu e me shpejtësi disa emra rrugësh që do ndërtohen dhe rikonstruktohen me buxhetin e ri. Sidomos nëse ai fiton llotarinë për të mbledhur të ardhura tre herë më shumë. Si mund të ketë projekt madhor në mendje me një qeveri që për 100 vjetorin e shtetit mendon t’u dhurojë shqiptarëve vetëm një monument të ri, duke harruar ëndrrat për një parlament e stadium të ri.
Qeveria e kryeministrit Sali Berisha nga ana e tij ka kohë që luan bingo me të ardhurat, kur i fryn ato në buxhet sipas dëshirës. Por ai nuk shkon tek shifra 300 përqind më shumë.
Nejse, Basha kujton se Bashkia është si OJQ. Shihni nënkryetarin e tij, Edmond Panariti, që u thotë tregtarëve se nëse nuk rrisin çmimet për festa do marrin certifikatë mirënjohje.
Fatura ujit bashke me taksat, o ne terezi ky? Pastaj duhet me pagu 66% me shume per at uje te qelbur me klor? Me duket se mire thote Znj. Jozefina per ket Bashen. Po kujton se eshte qeveri me vete me duket.
po do te mari hak basha te qytetaret tiranas qe nuk i dhane voten……
I keni pare o njerez, ate nenpunes qe ulen te ato Kisokat para MB? Kafshe jane apo njerez qe rrine aty e qelben me tymin e qofteve e pislliqeve te tjera. Me thene qe disa e kane me porosi te paraqiten aty perdite. Zot na ruaj!
Qeka toc fare ky! A e di zotnia sa e ka dengun e situacioneve te pa shlyera ne finance, shko shifi kryetar ??? I bie qe nje vit te mos punoje fare, por te shlyej firmat per punet qe kane bere.Jepi leket firmes qe te beri sheshin(palo shesh si lines grash). Po imiton padronin qe inaguron rruge me paret e firmave dhe ju thot do ti merrni kur te clirohet Shqiperia. Po nga kush do clirohet ky vend??
totalisht trap…si qytetare e Tiranes as nuk pres asgje nga ky, me keto projektet qe s’sherbejne as per te fshire menderen te tallet me maloket qe solli ne Tirane per ta votuar, se ata qe jan qytetare te Tiranes as nuk i kane besuar ndonjehere.
Ketej nga perèndimi ku jetejmè “ku nuk ka zhvillim por vetem varferi” edhe nèse nuk e paguan faturen e ujit, nuk ta pret njeri. Uji èshtè jeta.
Por Luli i bukur, eshte kriminieli me pushtet nè shqipèri. Pasi vrau mè 21 janar do tè vras edhe tani qytetaret e Tiranes, duke i hequr ujin.
Ne perendim te kujt rron? Na thuaj te vijme me vrap se qenka si ne periferi te Tirane: pa paguar te sjellin ujin dhe rrymen elektrike dhe i faturohet atyre qe e kane paguar gjithe jeten.
lali se mos e paguan ujin bashke me qirane e shtepise dhe nuk e ke kuptuar akoma!
Me keqardhje e themi, Tirana meritoi ate qe deshironte. Po te degjosh si flasin dhe mburen me “ndryshimet” e shqiperise disa te rinj sharlatane te vjen vertet keq. Kjo eshte rinia ne shqiperi, nuk cuditemi aspak. Po te rrish ne kafene gjithe diten cfare do te presesh. Pastaj nje gje nuk duhet te harrojne shqiptaret kjo rini qe “pelqen Lul” eshte brezi i ri i shqiperise fanar ndricues te Sal gomarit & Lul krminelit. Nqs nuk merret hak per vrasjet ne dite me diell te 21 Janarit shqiperia keshtu do jete.Fatkeqesisht…………
Dhe nje here gazeta Tema, problemet qe ju prekni jane te rendesishme, ne thelb ndofta keni te drejte po forma e trajtimit te tyre le shume per te deshiruar fatkeqesisht.
Me menyren si trajtoni keto probleme i lini shume rruge atyre qe abuzojne me fjalen e dhene, premtimet elekotorale, pasi asgje nuk eshte e shtjelluar, asnje shifer apo fakt konret , problemet trajtohen si ne nje kafene.
Interneti nuk eshte nje arsye e vlefshme per te shperdoruar rrolin dhe detyren e gazetarise se mirefillte.
Keshtu eshte kur kryetarin e bashkise se Tiranes e zgjedh kamza tribale… Normal se per shpellaret te hane qofte te djegura ne mes te Tiranes eshte shume here me mire se guret qe hanin ne fshat. Po krimbat vetem kur varen me koke poshte edhe mund te behen flutura te vogla si Luli
Mjafton te sjelle paret qe ka vjedhur nga rruga Durres Kukes dhe nuk ka nevoje te mbledhe tre here me shume taksa, madje mos te beje asgje do ishte me mire, te shporrej ndoshta do ishe akoma edhe me mire…
HAHAHAHA………….
SA QESHEM
HAHAHAHAHAHAHAHA…..
DO KETE MESU MATEMATIKE NE KATUND LUL KRIMINELI DHE KA SHUM TE ZGJUT RRETH VETES, TE SHKOLLUARIT E UNIVERSITETIT TE CILIT APO JO PRANDAJ DHE I DALIN HESAPET ME 300% EXTRA.
HAHAHAHAHAHAHAH
OH SA U GAJASEM. FUNNY.
Moderatore, a i kini syte ne balle apo flini gjume.
emrat e rrugëve?!?!
përse foli saliu?
për rehabilitimin e esat pash toptanit?!
do të dalin tërë tradhëtarët nëpër rrugë!
kaluan 70 vjet gjaku i dëshmorëve u la tashti nuk vlen më!
kuje e zezë,imagjinoni o njerëz se ku do të ishim sot po të mos ishim ngritur në ’97ën?!
imagjinoni ku do të shkojmë po të mos ngrihemi sot!?
Lulka qethi deshte
u be nje mal i leshte
do beje triko dhe fustan
me leshte e (…) deshve tane.
Basha si Jozefina mesa duket jane MAGJISTARE te nje nene. Jozi e transformonte akullin e bjeshkeve ne uje duke zmadhuar volumin 4 here me shkopin e saj magjik. Dhe ja sa te hapesh e mbyllesh syte permbyti qytete dhe fusha me magjine e saj. Magjistari Basha nga njera ane premton se do te ule taksat per qytetaret, nga ana tjeter deklaron abra-kadabra se do te mbushe “thesin” e buxhetit te Bashkise me shume LEKA, 300 here me shume sesa Edi Rama. Te cilin e kritikonte kohe me pare si taksidar makut e lakmitar te keq per kryeqytetasit. Ku do t’i gjeje LEKAT famozi Basha? Kur bamiresi i tij Sali Berisha ka mbetur per vete pa asnje kacidhe? Kjo eshte ceshtja. Prandaj edhe nastradini thote se mburrjet e Bashes jane me shume si pune magjistari. Njesoj si ato te Jozefines, kur permbyti Shkodren disa here me shkopin e saj magjik.
nje rruge ne Tirane do ja vere emrin Vehbi Alimuca,tjetres sude e keshtu me rradhe,nje rruge do ta sistemoje sipas modelit hollandez.