-Bazuar në të dhënat paraprake të censusit të Popullsisë dhe Banesave 2011, rezulton se popullsia e Shqipërisë është 2,831,741 banorë. Ndërkohë që numri i popullsisë nga censusi i vitit 2001 ishte 3,069,275. Vihet re se numri i popullsisë në vitin 2011 është zvogëluar me 7.7% gjatë këtyre dhjetë vjetëve. Supozohet që shkaqet kryesore të zvogëlimit të popullsisë janë emigrimi në shkallë të gjerë dhe rënia e lindshmërisë. Vlerësimi paraprak i numrit të personave që kanë refuzuar në këtë census është 29,355 (1.04 %). Llogaritja e saj bazohet në vlerësimin paraprak të numrit të banesave që kanë refuzuar të marrin pjesë në census dhe është e përshirë në numrin gjithsej të popullsisë.
-Numri gjithsej i banesave në Shqipëri bazuar në të dhënat paraprake të censusit të vitit 2011 është 1,075,881. Në censusin e vitit 2001, numri i banesave ishte 785,515. Përqindja e rritjes së numrit të banesave në krahasim me vitin 2001 është 37.0%. Nga të dhënat paraprake, rezulton se numri i ndërtesave është 686,405. Në vitin 2001 ky numër ishte 512,387, që nënkupton një rritje prej 34.0%.
-Gjithashtu në këtë census janë numëruar 740,256 njësi ekonomike familjare (Nj.E.F), ndërkohë që në vitin 2001 kjo shifër ka qenë 726,895. Numri mesatar i pjesëtarëve të një Nj.E.F-je është 3.8. Në censusin e vitit 2001 ky tregues ishte 4.2. Numri mesatar i pjesëtarëve për Nj.E.F në zonat urbane është 3.6 nga 3.9 që ishte në vitin 2001. Nga ana tjetër, në zonat rurale ky tregues është 4.1 nga 4.5 që ishte në vitin 2001.
-Popullsia rezidente është e përbërë nga 1,421,810 meshkuj (50.2%) dhe 1,409,931 femra (49.8%). Për herë të parë në historinë e censuseve të kryera në Shqipëri popullsia e cila jeton në zonat urbane është më e madhe se ajo në zonat rurale. Kështu, 53.7% e popullsisë jeton në zonat urbane dhe 46.3% në zonat rurale.
KLIKONI MBI LINKUN PER TE PARE DETAJET E TJERA
http://census.al/Resources/Data/Census2011/Instat_print%20.pdf
kur jepni shifren e ritjes se banesave ke keni parasysh ….ato qindra mijra apartamente qe rine stok pa u shitur…………
INSTAT faleminderit qe konfirmuat manipulimin e zgjedhjeve keto 20 vjetet e fundit.
Popullata: 2,831,741
Ne zgjedhjet e 2011: votuan rreth 1,500,000 shqiptare ose 50,9% e votuesve dmth ne Shqiperi ka rreth 1,500,000 + 1,500,000= 3,000,000 votues
Mesuesja pyet: sa shqiptare jane nen moshen 18 vjec?
Nxenesi llogarit: 2,831,741 – 3,000,000 = -168259
Ne shqiperi ka rreth -168259 qytetare nen moshen 18 vjec.
Hahahahaha… perfekt. ? ? ?
Shume pergjigje e bukur, Dritan. Vetem per ata qe njohin numrat, se per ata qe nuk i njohin, dhe i perziejne bashke me molle e me dardha, ato numra jan pak, duhet te ishte akoma me me minus numri. ?
te gjithe i njohin numrat dhe dine te bejne llogarite me to, por se nuk kane deshire ta kuptojne e pranojne eshte gje tjeter. Shifrat gjithnje kane folur vete per manipulime dhe cmendurira te tipit berishe ne vite, por s’ka qene deshira per t’u pranuar e kuptuar.
Dritan, i lezetshem komenti juaj, sakte e bukur
O NENE, O NENE! Te shkretet nepunes ne INSTAT! Tani kercet dajaku. Aq shkolle dhe tru kane. Nuk u vajti mendja. Po te kishin pak tru, do ti benin keto llogaritje dhe nuk do zbulohej kjo hile.
Tani fillon avazi. Kur tu leshohet Saliu, si dem i nderkryer, pse nuk i menduan me pare keto pasoja dhe te jepnin shifra te tjera.
Gajret!
ne votojme berisha numeron
Veshtire te besojme se ky census ka qene real, nderkohe qe eshte e sigurt se 20 vjetet e fundit jane vjedhur sistematisht votat nga 2 partite.
Nese duam vertet te ndertojme vendin tone, duhet patjeter te bazohemi tek e verteta dhe vetem e verteta.
Asnje shtet i perparuar ne bote, nuk eshte ndertuar bazuar tek mashtrimi dhe vjedhja.
Pune hajdutesh, njelloj si minimumi 100 vitet e fundit.
Por le te shpresojme se ate qe s’ka koherat, do t’a bejne perendimoret. Amin.
Ky rregjistrim “nxorri ne shesh” mashtrimin e madh te zgjedhjeve! Pra kane votuar 3 milion kur popullsia del qe eshte dicka me shume se 2.8 milion?!. Mos kane votuar edhe ata nga 0 deri 18 vjec?!..Sa scandalose!!..
pervecse nje HA HA HA HA HA te madhe nuk mund te komentoj me teper …ha ha ha ha ha ha …perfundimisht WE ARE TOTALLY FUCKED UP !!
shtet vari trapin…
pune korrakesh,,,,,,,,
Ish-deputeti: Si më përjashtoi Islami nga PS në vitin 1996
Denis Dedej
Përjashtimi i deputetit Kastriot Islami nga grupi parlamentar i PS-së nuk është hera e parë në historinë e kësaj partie. 15 vjet më parë një tjetër deputet i PS-së është përjashtuar dhe atë herë vendimi është firmosur pikërisht nga Kastriot Islami. Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Sali Rexhepi, tregon historinë dhe mënyrën se si u përjashtua nga Kastriot Islami. Rexhepi thotë në një intervistë për “Shekullin” se kur u zgjodh si deputet në vitin 1996 i është kërkuar nga Islami që të bojkotonte zgjedhjet dhe më pas parlamentin. Por, ai nuk ka pranuar të bëjë asnjë prej këtyre të dyjave. Për shkak të hyrjes së tij në parlament, deputeti i Librazhdit është përjashtuar, siç tregon ai, me insistimin e Kastriot Islami. Rexhepi tregon se si është zgjedhur deputet dhe më pas është përjashtuar nga Kastriot Islami duke u etiketuar si njeri i Berishës sepse shkoi të marrë mandatin në parlament.
Zoti Rexhepi, çfarë pozicioni keni sot dhe çfarë lidhje keni me Partinë Socialiste?
Aktualisht jam mjek në urgjencën e Tiranës. Punoj prej 37 vitesh si mjek. Kam punuar 22 vjet në Librazhd dhe 15 vjet në Tiranë. Në vitin 1996 më propozuan për deputet të Partisë Socialiste. Madje prezantimin tim në Librazhd e ka bërë Kastriot Islami, Servet Pëllumbi dhe Gramoz Ruçi. Unë isha në zonën 42 që përfshin zonën e Përrenjasit dhe gjysmën e Mokrrës. Gjatë prezantimit tim në Librazhd, Kastriot Islami më ka thënë, kam dëshmitar për këtë, se zgjedhjet do t’i prishnim. Kam bërë fushatën elektorale pothuajse i vetëm fare për PS-në, një fushatë të butë, duke pasur parasysh situatën e vështirë që ishte në atë kohë. Atje konkurroja përballë zëvendësministrit të Industrisë dhe Minierave, Rushden Koçibelli, ndërkohë që kishte qenë për shumë vite drejtori i minierës në atë zonë. Ai ishte një vendali dhe unë njihesha me të, pasi isha si mjek në Librazhd.
Më pas çfarë ndodhi?
Më pas ndodhi që unë isha një nga pesë deputetët që fitoi PS-ja. Isha unë, Luan Shahollari në Gramsh, Ilir Meta në Skrapar, Erjon Braçe në Berat dhe Hamit Gjoni në Memaliaj. Pra këta pesë deputetë fitoi PS në 1996. Kurse në listën emërore hynë dhe pesë deputetë të tjerë që ishin: Et’hem Ruka, Ermelinda Meksi, Luan Hajdaraga, Musa Ulqini dhe Namik Dokle.
Çfarë ndodhi pas marrjes së mandatit tuaj?
Unë isha në garë, ndërkohë më merr në telefon Kastriot Islami dhe më thotë që tërhiqu nga zgjedhjet. Ishte ora 15:00 kur u mor një vendim që të tërhiqej.
Ju ishit në dijeni të këtij vendimi?
Unë s’e dija vendimin, më mori Kastriot Islami për të më thënë që tërhiqu. Më tha që bëj një deklaratë dhe siç jeni ju atje, dorëzojeni në PS dhe tërhiquni.
Ju çfarë bëtë?
I thashë që kam punuar 20 e disa vjet, unë fitoj dhe s’kam pse tërhiqem, nuk kam probleme në zonë, pasi e pata fushatën e qetë. Ai më tha tërhiqu se nuk do të hyjmë në parlament, nuk i bëjmë këto zgjedhje.
Po më pas, si vepruat?
Unë prisja që të mbaronin zgjedhjet. Unë fitova siç fituan dhe 4 të tjerë. Shkova të merrja mandatin. Më mori në telefon Islami dhe më tha mos shko ta marrësh mandatin. Unë e mora. Këto ishin zgjedhjet e 26 majit. Më datën 30 maj, shkoj në PS dhe sa hyj, ishte hera e parë që hyja, u lajmërova që ishte shpallur greva e urisë. Bëri sherr me mua Kastrioti, ja ky, – tha -, e ka marrë mandatin se është i Berishës. Kështu më tha mua. Unë i thashë: Çfarë ke, unë fitova, si të vendosin në Partinë Socialiste ashtu do të veproj. Mirë më tha, ne kemi vendosur të rrimë në grevë urie. Ika nga greva e urisë.
Ju hytë në parlament?
Më datën 1 korrik filloi punë parlamenti, unë hyra në parlament, kurse ata të grupit tjetër nuk hynë. Ndërsa sot dëgjova që Kastriot Islami tha: unë kam qenë që në fillim për fraksione në PS dhe kamë qenë gjithmonë për mendimin ndryshe në PS. Me këtë kuptoj që Kastrioti s’ka qenë i tillë sepse erdhi disa herë në Librazhd dhe më çregjistroi nga partia.
Si ndodhi çregjistrimi juaj?
Kastrioti erdhi në Librazhd dhe më çregjistroi me insistimin e tij, se ata të Librazhdit nuk më çregjistronin. Kur unë hyra në parlament, meqë unë isha qytetar Librazhdi shoh disa socialist nga Elbasani që ishin ngarkuar për të më bërë presion nga familja. Atë kohë u detyrova, që kur hyra në parlament, shtëpinë time ta ruaj për një muaj. Në vitin 1996, në gusht më duket, u bë Kongresi i PS-së. Ka vendim Kongresi për përjashtimin nga parlamenti dhe nga PS. Është i shkruar me emër. Nuk është Kastrioti i pari që është përjashtuar, jam unë i pari.
Më pas çfarë bëtë?
Deputetët e PS-së, 9 të tjerët u futën në parlament pastaj në fillim të 1997, sa u futën u thanë që ti s’je pjesëtar i grupit parlamentar tonë. Ata u futën vonë dhe më pas u bënë zgjedhjet. Unë e lashë atë punë. Nuk u deklarova kurrë që isha i PD. Sido që të isha nuk e dëmtova PS-në, nuk fola. Që atëherë s’u mora më me atë punë. Paradoksi është se këto që ai thotë sot, ai më ka përjashtuar mua.
Kto shifra reflektojne tragjedine e shqiptareve ne kto njezet vjet. Mallkuar qofte PS dhe PD, per krimin qe kane bere ndaj shqiptareve kto vite. Parti te mbushur me tradhtar dhe antishqiptare, qe punojne per armiqte e Shqiperise. Jeni mafjoze te ndyre te dyja palet, e keni zbrazur shqiperine nga shqiptaret e keni mbushur me jevgjit dhe filogreke. Meritoni denim me pushkatim nga i pari deri te i fundit, mor horra te qelbur. E keni mbushur kupen…….
Qofsha i gabuar, por me duket se eshte me i madh numri i zgjedhesve ne zgjedhjet e pergjithshme, sesa e nxjerr popullsine rregjistrimi……