Standarti i dyfishtë, deputetët parkojnë ku të mundin

22 Dhjetor 2011, 18:11Sociale TEMA

Diferenca mes nesh e te zgjedhurve duket e madhe, kur sheh se, trotuaret shndërrohen në parkim vetëm për deputetet tanë te veshur me imunitet dhe qe hartoje ligje për t’i shkelur te paret ato. Makthi nis që ne orën 9.30 minuta , ku secili deputet duhet te jete prezent ne seance parlamentare. Zgjidhja me e shkurtër, është parkimi i makinave “superluksoze” ku te mundin, duke vështiruar qarkullimin, shtuar punën e policeve rrugore, e sosur durimin e kalimtareve. Njëri nga policet e qarkullimit rrugor, kalon ore të gjata për të stabilizuar qarkullimin, por nuk guxon t’i vere gjobe asnjërës prej makinave, me pronar një deputet, apo ca me keq një ministër. Madje ministrat si më të privilegjuar, parkojnë edhe ne lulishten përbri parlamentit, e serish kjo nuk shqetëson asnjë ligj zbatues. Deputetet e pranojnë problemin, por justifikohen me mungesën e vendparkimeve. Për të kaluar në këtë aks, duhen gjatë një mëngjesi te enjteje te paktën 20 minuta nga ura që te lidh me rrugën e Elbasanit, deri pranë zonës së njohur si “9 kateshet” në kryeqytet. Nëse për këtë nuk do gjendet një zgjidhje, kjo panorame do te na shoqëroje gjate. /Vizion Plus

4 komente në “Standarti i dyfishtë, deputetët parkojnë ku të mundin”

  1. Sinani says:

    Eshte shume e vertete! Arroganca e deputeteve shqiptare po behet gjithnje e me shqetesuese, per te mos thene e frikshme. Para pak ditesh u tha se deputetet e kane marre shperblimin prej 100 mije lekesh per vitin e ri, ndersa pensionistet jo. Ky eshte nje turp, turp sa nuk ka kandar qe ta ngreje! Ata baballaret e kombit qe pergjerohen per kombin e per popullin!
    Une ndoshta nuk di shume, por nje gje e kam mesuar gjate ketyre viteve! Nje vend ndertohet kur sakrifikojne ata qe kane dhe jo ata qe nuk kane! Ashtu si ne nje familje, sakrifikojne babai e nena per tye rritur femijet!
    Ketu ndodh e kunderta! Cfare do tu kushtonte deputeteve shqiptare qe mos ta pranonin 100 mije lekshin? Te thonin, keto para te shkojne per shtepite e te moshuarve apo femijeve pa prinder!
    Sinqerisht me trazohet stomaku kur degjoj qe flasin per popullin ne televizion! Ata mund te pretendojne nivel te larte intelektual,(edhe kjo eshte me pikepyetje) por nivel njerezor eshte sigurte qe nuk kane!
    Turp i madh, por edhe fatkeqesi!

  2. Argita_B says:

    “Deputetet e pranojnë problemin, por justifikohen me mungesën e vendparkimeve.”

    ——————————————-

    Kryeministri danez shkon me biçiklete ne pune, pa eskorte, pa roje e makine…
    Danimarka ben pjese ne vendet me nivelin me te larte ekonomik ne bote, Shqiperia ne vendin me nivelin me te ulet ne Evrope..
    Gjejeni kush e ka gabim..

  3. Leka says:

    Por cfare mut deputetesh, keta te gjithe jane halera,nga forma dhe permbajtja, qe qelben ere, te zgjedhur nga nje popull “kake e thate“.Saliu ja vodhi qeverine dhe parlamentin ps-es dhe ata si nje kope zagaresh qe bredhin mbas kockes, jane te tere te tulatur, duke pertypur qete qete, perfitimet dhe allishverishet,qe u sjelle karrigia.Vetem ndonje sylesh nuk e kupton, qe te gjithe ata e gjejne gjuhen, per te shqyer kete prene shqiptare, per interesat e veta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje