E përditshmja amerikane the Washington Post ka veçuar pesë keqkuptime, apo legjenda (myths), lidhur me Kërshëndellat. Së pari, besohet gabimisht se dita e Kërshëndellave është më e rëndësishmja në kalenarin kristian. S’është kështu. Pashkët, dmth dita që kristianët besojnë se Krishti u ringjall, kanë një domethënie më të madhe fetare se sa data 25 dhjetor. Pashkët janë para së gjithash premtimi për përjetësi për të gjithë ata që besojnë te Krishti. Mesazhi i Pashkëve është i thjeshtë: secili mund lindë, por jo të gjithë mund të ringjallen pas vdekjes.
Së dyti, besohet se ka një konsensus biblik lidhur me historinë e lindjes së Krishtit. Por nuk është kështu. Në dy nga ungjijtë nuk flitet mbi këtë ngjarje. Në ungjillin sipas Markut, më i moçmi prej ungjijve (u krijua vetëm 30 vjet pas kryqëzimit të Krishtit), nuk ka një fjalë të vetme mbi këtë moment. Edhe ungjilli sipas Gjonit nuk flet për lindjen e Krishtit. Në ungjillin sipas Mateut, thuhet se Maria e Zefi jetonin në Betlehem, prej nga ikën fillimisht në Egjypt, e pastaj në Nazareth. Ndërsa në ungjillin sipas Lukës thuhet se Maria e Zefi jetonin fillimisht në Nazareth, pastaj shkuan në Betlehem, ku lindi Krishti, e pastaj u kthyen sërish në Nazareth.
Së treti, besohet se Krishti ishte djalë i vetëm, rrjedhimisht që Maria mbeti virgjëreshë deri në fund të jetës (këtë të fundit, protestantët nuk e besojnë). Mirëpo ka ndonjë pasazh ungjillor, ku flitet për vëllezërit e motrat e Krishtit. Në një moment të ungjillit sipas Lukës, dikush i thotë Krishtit, se “nëna,tok me vëllezërit, janë jashtë e duan të të shohin”. Ndërsa në ungjillin sipas Markut, tregohet se si në një moment banorët e Nazarethit reagojnë me fjalët: “Nuk është ky djali i zdrukthtarit? Nuk është ky vëllai i Jakut, Zefit, Simonit e Judës?” Deri dhe shën Pali e quan Jakun “vëllai i Lordit”. Por të krishterët i mbahen idesë se me termin “vëllezër” nënkuptohen kushërinjtë e miqtë e ngushtë të Jezusit.
Së katërti, është thënë se shekullarizimi (dhuratat që jepen, psonisja që bëhet, komercializimi i Santa Claus-it, apo babagjyshit në versionin shqiptar, pema e Krishtlindjeve, spektaklet lidhur me këtë datë, etj) i Kërshëndellave është një gjë që ka ndodhur kohët e fundit, por nuk është këhstu. Fjala vjen, dhuratat me rastin e Krishtlindjeve janë një gëj që janë praktikuar dhe në mesjetë.
Së pesti, besohet se mesha e mesnatës mbahet në mesnatë. Kjo nuk ndodh në çdo rast, dhe motivet janë komerciale apo praktike. Duke qenë se kishat mbushen dingas në këtë ditë, është parë më e udhës që të mbahet ca orë më parë. Por kjo ndodh në SHBA, e në ndonjë vend tjetër. Në Shqipëri mesha e mesnatës mbahet në mesnatë.
Re.Pu.
http://respublica.al/artikuj/2011/12/25/pese-saktesime-lidhur-me-kershendellat
Te gjitha sa jane thene me siper jane perralla me mbret dhe nuk kane asnje argument qe vjen nga librat e shenjte.Keto qe thuhen per Krishtin ose Isain a.s.,jane jashte cdo llogjike .Jezusi(Isai a.s.)ka qene njeri si gjithe te tjeter ,por me dallimin se ka qene profet,i vecuar me shpallje hyjnore.Ai,ne dallim nga njerezit e tjere,as nuk ka vdekur e as eshte kryqezuar ,por eshte ngritur ne qiellin e shtate prane Zotit.
Nje korrektim ne lidhje me te qenit e Jezusit ne qiellin e shtate vella.
Duke u bazuar mbi Hadithin e famshem “Isra Dhe Mirazhi” del se ne qiellin e pare ishte Adami a.s. Ndersa ne qiellin e dyte Muhamedi s.a.a.s pa Jezusin dhe Yahyan alejhuma selam. Ne te tretin ai pa Jusufin (Joseph)a.s. Ne te katertin Idrizin a.s. Ne te pestin Harunin a.s. Ne te gjashtin Musen a.s. dhe ne te shtatin Ibrahimin a.s.
Selamu Alejkum
Ka ca toca ketu qe filluar te bejne propagande fetare myslimane…Cuna lejini keto propaganda, ne kemi Krishtin ju keni Muhametin, mjaft ju kane bo lavazh..sejcili te veten..po patet mundesi per ndonje birre..mire, po nuk e patet..here tjeter..
1. Festa kryesore – varet nga e sheh, per ortodokset Pashka ka qene gjithmone festa me e madhe. 2. Ne ungjillin e Mateut nuk thuhet se jane nga Betlehemi, por se (Jezusi) lindi ne Betlehem. Pra familja ishte nga Nazareti dhe kishin shkuar ne qytetin e te pareve per regjistrimin qe behej nga Cezar Augusti. Jezusin gjithmone e kane thirur “nazarenasi”. Ne fillim te ungjillit te Gjonit thuhet “Fjala u be mish” pra Perendia u misherua ndersa Marku nuk fillon me femijerine e Jezusit por me fillimin e sherbeses se tij 30 vjecare. Pra autoret nuk do benin fotokopje te njeri – tjetrit dhe ne pershtatje me audiencen kane shkruar ungjijte (ku nuk na del ndonje mosperputhje me lindjen, por disa kane shkruar me detaje per lindjen dhe te tjeret jo). 3. Ky eshte nje debat me protestanteve dhe katolikve (dhe ortodoksve) te paret besojne se ka patur vellezer e motra te tjeret jo. Por kjo nuk ka ndonje rendesi te madhe, pasi edhe nese ka patur (sipas meje po) ata kane qene njerez te thjeshte. 4. Nuk mund te krahasohet (hiper)materializmi i mesjetes me ate te diteve te sotme. Tani eshte kthyer ne nje nivel te tille sa festa ka humbur aspektin fetar dhe eshte kthyer ne nje biznes dhuratash, qe s’mund ta themi per mesjeten. 5. Disa kisha e kremtojne Krishtlindjen ne mesnate disa te nesermen (nuk ka ndonje problem te jashtezakonshem).
Dhe se fundmi i fejuari i Maries ishte Jozefit dhe jo sic eshte shkruar Zefi.
sipa ste ddhenave sigurisht te pa paprovuara historikisht merret si date e lindjes se krishtit masha e kungimit te femijeve qe eshte mosha 7 vjeç.
nese kjo do te ishte e vertete dhe do ne merrnin si te vertete daten e sakte te lindjes se krishtit i bie qe kalendari i sotem te korigjohej me plus shtate(nese krishti lindi 7 vjet para se te kungohej).
keshtu i bie qe te jemi ne vitin 2018 pas lindjes reale te krishtit.
Ti zoteri me emrin Hamitelaja duhet te kuptosh nje gje fort te qarte per disa te verteta te padiskutueshme.
E para Jezusi lindi nga virgjera Mari gje te cilen nuk mund ta mohosh kur edhe vete kurani yte e thekson nje gje te tille,sepse nuk kishte si ta thoshte ndryshe nje te vertete te padiskutueshme pra qe do te thote se njerezit e zakonshem nuk mund te lindin te tille pa ndermjetesine e perendise,dhe e dyta qe eshte dhe me kryesorja askush tjeter me perjashtim te Jezu Krishtit nuk mundi ta shpalle se pas vdekjes do kete dhe ringjallje i cili vdiq dhe u ngjalle vete per te na treguar se eshte vete perendi i bere njeri per te na bere sa me te kuptueshme kete mision per ne njerezit.
Neqoftese kurani e mohon kete fakt,pikerisht ketu eshte gabimi me dashje qe ka bere Muhameti duke mos pasur aftesine ta beje nje gje te tille dhe per te nxjerre ne pah se ai eshte me i madh se te gjithe profetet e tjere,qe ne fakt ai nuk mund te quhet profet sepse me pertjashtim te disa rregullave dhe udhezimeve qe ka dhene per besimtaret e tij dhe qe koha po e verteton se ata jane jashte modes ai nuk ka bere asnje profeci qe te parashikoje te ardhmen dhe nuk ka bere as edhe nje mrekulli te vetme por gjthcka e ka vendosur ne besimin pa kushte dhe pa fakte.
luis,
Ne muslimanet e dime qe Jezusi ka lindur ne menyre te mrekullueshme nga nje Virgjereshe,,,Mary a.s qe konsiderohet nga ne si gruaja me e MIRE e te gjithe koherave. Jezusi performoi mrekulli te shumta me leje te Allahut si p.sh. ngjalli te vdekurin, kuroi njerez te verber etj etj. Ai nuk ishte asgje me teper se nje profet i te Plotefuqishmit.
Po te perdorim llogjiken tuaj te gabuar se meqe Jezusi u lind pa baba kjo i jep atij te drejten qe te jete zoti vete, Atehere me rregull krahasimi, a nuk do ta kishte kete te drejte akoma me teper Adami, i cili u krijua jo vetem pa baba por edhe pa nene ??!!
Persa i perket krahasimit te mrekullive ndermjet Jezusit dhe Muhamedit (alejhuma selam), mrekullite e Jezusit ishin per kohen qe ai ishte gjalle dhe per njerezit qe i pane keto mrekulli me syte e tyre. Per cdo gjenerate tjeter, keto mrekulli nuk jane gje tjeter pervecse tregime.
Po ti kerkosh cdo muslimani mrekulline qe solli profeti Muhammad s.a.a.s, ai ose ajo mjafton qe te zgjatet pak ne raftin e tij ose te saj te librave dhe te te sjelle Kuranin. Kjo mrekulli qe neve kemi tani nemes nesh eshte e njejta mrekulli qe lexonin/degjonin sahabat si dhe cdo mysliman tjeter qe para 14 shekujsh e deri tani. Kjo i dashur eshte mrekulli e shkuar mrekullise per te gjithe njerezimin dhe per cdo kohe deri ne diten e gjykimit.
Kur juve thoni qe Jezusi eshte zoti vete, Allahu thote se kjo shpifje qe juve beni eshte aq e rende saqe si pasoje Qielli dhe Toka jane gati te shperthejne!
Peace!!!
alejhuma selam- paqja dhe bekimi i Zotit qofte mbi ta
sahabat-shoket e Muhamedit, paqja dhe bekimi i Zotit qofte mbi te
Per luisin.muslimanet nuk e mohojne se isa a.s(jesus)se nuk ka lindur nga virgjeresha merjeme(marija).por kjo nuk do te thote se ai eshte bir i Zotit,pse ka lindur pa baba,large ketyre te metave eshte Krijuesi,ai eshte fjale e Zotit,kur ka deshire qe Zoti te bej dicka Ai thote behu dhe behet,se ka force mbi gjithcka qe ne kemi dhe nuk kemi njohuri.Sa i perket asaj qe Muhameti a.s nuk ka qene profeti me i madhe nga te gjithe e ke gabim,Muhameti a.s nuk e krijoj islamin si fe pershkak se islami ka ekzistuar,pra eshte feja e ibrahimit dhe profeteve tjere(isa),me ardhjen e profetit te fundit Zoti e perfekcionon si fe dhe mbyllet ardhja e profeteve,prandaj Muhameti konsiderohet si profet me i madhe dhe vula e profeteve,ndersa Jesusi vete ka thene se une nuk erdha te sjelle fe,(se feja ka ekzistuar(islami)une jam vetem paralejmeruese i atij qe do te vij(periklitos-Muhamedit)kto te dhena i keni ne bibel,a mohoni nje gje te tille!? apo disa pjese te bibles i besoni disa jo!?ndersa krishterizmi si fe nuk eshte feja qe krijoj Jesusi kete fe e krijoj Pali<pas largimit te Jesusit.Krishterizmi eshte fe pagane,ja pse:me pranimin e krishterizmit nga kreret romake,ka pasur mospajtime ne mes paganeve dhe te krishtereve,per te pajtuar keta dy grupet,ben te them nje fare perzierje ne mes traditave krishtere dhe atyre pagane(ndertimi i permendoreve te Jesusit,Marijes etj ashtu sic ndertonin paganet romake apo ato greke per zotat e tyre)ne dhjaten e vjeter sa e kame lexuar une kete ju e kene te ndaluar(ndertimin e permendoreve per njerzit)pse e beni nje gje te tille? sa u perket mrekullive te profetit te fundit jane te shumta,nuk munde ti numrojme,dhe mrekulli te gjalle nga e ana Krijuesit kemi Kuranin,MREKULLI QE NUK MBARON..
ju Alban, paskeni emer te madh por duket qe nuk jeni i denje per kete emer. Jezu Krishti ka linfur perpara Muhametit, dhe ka lindur nga Virgjera Mari, qe tregon se eshte lindje me e vecante e nje njeriu te zakonshem. Jeta dhe veprat e Jezu Krishtit kane treguar madheshtine e Tij, dhe tregojne se nje njeri i zakonshem nuk i ben ato, por vetem Zoti, qe tregon se Jezusi eshte Zot vete. Jezu Krishti nuk ka thene ate citim qe ti qellimisht e trillon, se gjoja ka thene qe ka ardhur te paralajmeroje dicka qe do te vije. Trillim nga ti dhe atyre qe u eshte bere BrainWash si ty. Gjon Pagezuesi ka thene: Une kam ardhur te paralajmeroj ardhjen e Birit te Zotit, dhe sic thote Gjoni Pagezues, Une ju pagezoj me uje, ndersa Ai(Krishti) me Shpirtin Shenjte! Por nje paralajmerim qe ka bere Krishti 400 vjet perpara Muhametit: UNE JAM E ALFA DHE OMEGA, FILLIMI DHE MBARIMI, DHE VETEM NEPERMJET BIRIT MBERRIHET TEK ATI…dhe nder tjera ka lene porosi QE DO TE LAJMEROHEN MBAS MEJE EDHE TJERE NE EMRIN E ZOTIT, POR GJITHE DO TE JENE PROFET TE RREJSHEM DHE MOS U BESONI! E spejgon edhe menyren e ardhjes se profeteve te rrejshem ne te ardhmen, dhe nder ta ishte Muhameti. Dhe sa i perket fese, Jezusi ka thene: NUK KAM ARDHUR TE NDERROJ LIGJET E MOJSIUT, POR KAM ARDHUR TI PERFEKSIONOJ! Pra Zoti eshte aq i dashur dhe aq i mire, sa qe Birin e vet te vetem Jezusin e fale per njerezimin, dhe Jezusi nga Zot behet njeri per ti treguar njerezimit se si duhet vepruar ne jete dhe cila eshte rruga e vertete dhe e drejte ne jete. Muhameti ka qene vetem pushtetar, politikan dhe jo profet. Sepse jeta dhe veprat e tij bien ne kundershtim me te Drejten e Zotit, Atit tone Qiellor. Dhe poashtu, Jezusi ka vepruar dhe ka jetuar ne menyren me te denje dhe pa mekate, dhe nuk ka shkruar asnji rresht, por te tjeret kane shkruar per Te! Ky eshte modeli i Zotit! Jezusi ia len porosi Shen Pjetrit: PJETER DO TE THOTE SHKEMB, DHE MBI KETE SHKEMB DO TE NDERTOJ KISHEN TIME! Ju ndihmoshin Kershendellat, dhe Zoti iu ndricofte mendjen per ta kuptuar rrugen e vertete dhe te drejte qe eshte Rruga qe na meson Jezus Krishti! Zoti ju befokte
>>Por nje paralajmerim qe ka bere Krishti 400 vjet perpara Muhametit<<
Saktesim, 600 vjet perpara…
natyra o idjoter eshte fuqia materia eshte fuqia …i ligu eshte fuqia …krishti dhe muhamedi kan qen mashtrusa kaseper ….muhameti ka qen gangester krishti mashtrus..te mencmit ben libra te genjejn injorantet si puna juaj …
ti edi toronto je nje dijetar i papare!
nuk e di se cfare po festoni ju por une po festoj ditlindjen e isaac newton, hahaha
feliz navidad te gjithe shqiptareve te ndershem qe jetojne me djersen e ballit dhe nuk kane korruptuar vlerat e tyre njerezore per lecka, metale dhe plastike…
Kam mendimin se ne piken e pare jane ngaterruar “krishtlindjet” me “pashket”.Krishtlindjet jane dita e lindjes se Jezu Krishtit ndersa Pashket jane dita e ringjalljes.Pra “pashket” qe ju permendni nuk kane lidhje me daten 25 Dhjetor.
per cakallin,emer interesant,kjo do te thote se ti je kafshe dhe ty te mungon logjika,ti mvaresh nga instikti prandaj nuk ta zeme per te madhe,po mos harro se Zoti bene mrekulli.pershendetje
Të kapesh për krijesa imagjinare të krijuara nga njeriu, është vërtet injoranca në kulmin e saj.Vet brenda shkrimeve bien ndesh të krishterët ka 4 versione të ndryshme,të dhëna historike nuk ka janë 2-3 historian të kohës mbas “vdekjes” së krishtit që janë provuar që në fakt janë mashtrime pa fakte.Për më shumë vet populli tij nuk e njeh fare si shpëtuesin dhe ai që bën mrekullira,thjeshtë e përmendin si një mashtrues asgjë hyjnore në të.Gëzuar lindjen e diellit dhe zgjimin e jetës ?