Papa Benedikti XVI uron në shqip

25 Dhjetor 2011, 19:15Sociale TEMA
Papa Benedikti XVI uron në shqip

Urimet në 65 gjuhë të botës, përfshirë atë shqipe, i drejtohen të gjitha vendeve të globit nisur nga Italia. Mesazhi i sivjetshëm Urbi et Orbi i Papës Benedikt kishte në qendër të rij shpresën se lindja e Krishtit dhe pritja e gëzueshme e ungjillit të tij do të mbushë zemrat e besimtarëve. 

Papa Benedikti XVI sulmoi komercializimin që i është bërë Krishtlindjeve, ndërsa mbajti meshën e përvitshme në bazilikën e Shën Pjetrit në Romë.

Me përulje, babai i shenjtë i kërkoi besimtarëve që të shohin “përtej sipërfaqes, për të zbuluar dashurinë e vërtetë që qëndron pas lindjes së Krishtit fëmijë në Betlehem”.

84-vjeçari përdori një platformë të lëvizshme ndërsa drejtoi ceremoninë fetare, për shkak të problemeve të tij me lëvizjen.

Rreth mesditës, përpara dhjetëra mijërave besimtarëve, Babai i Shenjtë mbajti fjalimin e përvitshëm “Urbi et Orbi”, atë të urimit të festës në të gjithë gjuhët e botës, përfshi edhe në shqip.

Siria zuri një vend të veçantë në lutjet e Papës, i cili kërkoi fundin e gjakderdhjes në vendin e madh arab.

“I lutem Zotit për një fund sa më të shpejtë të dhunës në Siri, pasi shumë gjak i pafajshëm është derdhur tashmë”, u shpreh kreu i Kishës Katolike. “Lutem çdo ditë edhe për viktimat e urisë në Bririn e Afrikës”.

Ndërkohë, me dhjetëra mijëra pelegrinë kristianë dhe turistë janë mbledhur nga e gjithë bota për të kremtuar ditën e Krishtlindjeve në Betlehem. Celebrimet kulmuan në mesnatë në kishën e Lindjes, e vjetër 1 700 vjet.

 

 

5 komente në “Papa Benedikti XVI uron në shqip”

  1. hasan spacca tutto says:

    habemus papam

  2. tourkofagos says:

    PAPA uron shqiptaret kristiane ne shqip per Krishtlindjet dhe ky eshte nje nder per ne,ne nje kohe kur hoxha shqipfoles u flet pseudoshqiptareve ne arabisht,,,,,,,fatale!!

  3. tourkofagos says:

    ,,,,i lutem Zotit per nje fund sa me te shpejt te gjakderdhjes ne Siri!!!
    Ne nje kohe kur dje dhe sot ne kishat kristiane ne Nigeria e me gjere pati sulme me 32 viktima kristianesh,madje dhe femije nga extremistet myslimane te org.terroriste myslimane !
    Sa paradoxale,,,,kristianet me lutje,ju me bomba!!!!!

    1. hajriu says:

      ………kurse ti me goje

  4. Kanina says:

    Papa gjithmone gjste Kershendellave dhe Pashkeve, uron ne te gjitha gjuhet e botes ku ka kristiane katolike dhe kjo nuk eshte as hera e pere e as e fundit. Por shyqyr zotit qe Papa i Romes nuk di greqisht…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje