Rama, Krishtlindjen në Korçë me familjen

25 Dhjetor 2011, 19:30Sociale TEMA

Janë Krishtlindje dhe që të kalosh sa më bukur këtë rast festiv, mund të zgjedhësh qytete piktoreske, si Korça fjala vjen. E kështu ka vendosur të zgjedhë edhe kryetari socialist, Edi Rama.

Së bashku me gruan e tij Linda, vajzën e saj Rean dhe djalin e tij Gregorin, ata kanë mbërritur pasditen e së shtunës në qytetin e Korçës.

Një qytet që këto ditë nuk është zbukuruar vetëm nga bashkia, por edhe nga dëbora që ka hedhur petkun e bardhë kudo, sikundër shihni edhe në foton e tretë.

Pak ftohtë, por erë “brisk” nuk ka ndaj megjithëse temperaturat janë disa gradë nën zero këtë natë Krishtlindjesh e nuk pritet të shkojnë më shumë se pak gradë mbi zero gjatë ditës së diel.

Mbrëmja në prag të Krishtlindjes i ka gjetur familjen e Edi Ramës në një nga lokalet e qytetit juglindor, një lokal i ri i hapur rishtas atje.

I shoqëruar jo vetëm nga Linda, Rea dhe Gregu, por edhe nga kryetari i bashkisë së Korçës e disa miq të tjerë të afërt me opozitën, Rama ka viztuar Kishen Ortodokse ne Korce.

Duke ngritur dolli për këtë festim z.Rama ka drejtuar urimin më të sinqertë: “Këtu në Korçën e zbukuruar nga dëbora dhe bashkia e qytetit, me Lindën, Rean dhe Gregun për Krishtlindjet urojmë, qofshin të gëzuara për të gjithë kudo janë”.

3 komente në “Rama, Krishtlindjen në Korçë me familjen”

  1. leonard says:

    EEEUUU Qeni si ishe.po si i morre profit gruane me vajze.

    1. tourkofagos says:

      ti duhet te jesh shume kkkkkkkk,,,,,,,
      eshte e drejta e tij,te martohet me ke te doje e ta fuse ku te doje,ku qendron problemi per ty korrak i ndershem,,,,,,,!!!?????

  2. Korca says:

    Mirsevini ne Korce. Urime te perzemerta per ju dhe familjen tuaj te mrekullueshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje