“Ka një simbolikë të madhe kjo ditë. Është lindja e shpresës, paqes për t’i hapur rrugë komunikimit dhe në këtë ditë ka nevojë për reflektim. Besoj se viti që vjen do të jetë i mbushur me më shumë dialog, komunikim dhe arritje për Shqipërinë”, theksoi Presidenti i Republikës, Bamir Topi, me rastin e Krishtlindjes.
“Të falenderojmë Zotin për ndihmën e madhe që u ka dhënë dhe u jep shqiptarëve që festojnë sot këtë ditë më mirë se kurrë në historinë e tyre dhe të urojmë që Krishtlindjen tjetër ta festojmë edhe më mirë”, u shpreh kryeministri Sali Berisha.
Ndërkohë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka zgjedhur qytetin e Korçës nga ku dhe ka dhënë urimin e tij.
“Dëshiroj që t’i uroj të gjithë shqiptaërëve mbarësi, fat shëndet, sukses dhe kurajo të gjithë atyre që janë të sëmurë, të papunë dhe të pafuqishëm për të përballuar vështirësitë e një jete më të shtrenjtë, me më pak shpresë dhe me më shumë mundime. Kurajoja dhe besimi mund të çojnë para shoqërinë tonë dhe jam I bindur se kështu do të ndodhë”, deklaroi Rama.
Krishtlindjet kanë shërbyer edhe për një tjetër takim Berisha-Nano, ndërkohë që festën e kanë uruar edhe ministra, deputetë dhe përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë.
ne asnje vend te bibles dhe ne asnje vend jast bibles nuk ka evidence se krishti ka lindur me 25 dhjetor, atehere si qenka dita e shpreses 25 dhjetori?
ne vend qe te shash, sill argument, perndryshe mbylle gojen se qenke shum llafazan.
..uroj Shqipetaret Gezuar festat, krishtelindjet dhe vitin e Ri…
1-Z.Bamir Topi, Shqipetaret nuk kane “Zote”, sepse po te kishin nuk do tu sillte , ne Qeverisje nje Sali Vicidolli,Shqipetareve Zoti u ka Kthyer Kurrizin….Le te urojme se mbase “Kthehet” perseri Zoti ne Shqiperi, per ate Zote qe Luftoj Gjergj kastrioti Skenderbeu, heroi yne Kombetare, sepse “Zotin” tone, e ka cuar ne Arabi Sali Vicidolli…se bashku me Banden e tije….Vellezer Shqipetare!Kurajo dhe Shprese…