Sa e vështirë është bërë që të luash shah....

26 Dhjetor 2011, 11:10Sociale TEMA

Amerikanët ankohen se e kanë shumë të vështirë të marrin pjesë në kompeticionet e rëndësishme të shahut në botë. Në një shkrim të publikuar nga Nju Jork Tajms thuhet se turnetë elitarë të shahut po zhvillohen në vende gjithmonë e më të humbura. “Katër kupat e fundit në botë për shah janë zhvilluar në Khanty Mansiysk, një qytet në Siberi, Rusi. Kampionati Botëror i Femrave u zhvillua në Tiranë, Shqipëri. Ndërkohë dhjetëra takime janë mbajtur në Elista, kryeqyteti i Kalmikia- një republikë e pluhurosur në detin Kaspik. Ndonjëherë fakti që këto zona janë kaq të humbura nuk është problem. Në vitin 2004, kampionati botëror u zhvillua në Tripoli, Libi, dhe përfaqësuesit izraelitë nuk morën pjesë. Aktualisht kampionati botëror i ekipeve të femrave mbahet në Mardin, Turqi, rreth 16 kilometra nga kufiri me Sirinë dhe 160 kilometra nga Iraku. Dhjetë skuadra janë kualifikuar, por katër prej tyre, Kuba, Peruja, Algjeria dhe SHBA u tërhoqën,” shkruan Nju Jork Tajms.

Por cili është problemi që i ka degjeneruar kampionatet e shahut? Shkak është bërë fakti se në krye të Federatës Botërore të Shahut është Kirsan Ilumzhinov, ish- president i republikës së Kalmikias në Rusi. Multimilioneri e ka privatizuar shahun. Ai thotë se e ka futur shahun në shkollat e republikës së tij. Së fundmi ai solli një aktivitet në Tiranë, për shkak të një biznesmeni shqiptar, që ka lidhje me republikat e ish- Bashkimit Sovjetik. Edhe biznesmeni shqiptar thotë se kërkon të fusë shahun në shkolla. Së fundmi biznesmeni shqiptar deklaroi nismën e tij për të ndihmuar refugjatët e Nagorni Karabakh.

 

6 komente në “Sa e vështirë është bërë që të luash shah….”

  1. net says:

    ku kan tru per shah keta :))

    per porno jan te paret

    1. Ton says:

      Jane te zene duke shpikur kompjutera qe te lehesh ti. Kur ju rrisni mjekrra dhe prisni pantallonat keta bejne Iphone dhe Operating Systems.

    2. Marin Dodaj says:

      HAHAHAHAHA prandaj Azerbajxhani eshte shteti me i fuqishem ne bote ?

  2. liburni says:

    po se gjitha shpikjet shkencore i kane ba ato mjekercjapat tuaj,andej nga shkretetira.

  3. ujk marsi says:

    e sempre qualcosa , in certi casi meglio usare quello giu’ ?

  4. ujk marsi says:

    shahu e ka prejardhjen nga persia e lashte, shume mendonin se vinte nga india.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje