Tiranë, kufizime të thella energjie prej disa ditësh

27 Dhjetor 2011, 18:42Sociale TEMA

Një pjesë e mirë e kryeqytetit është duke u përballur prej disa ditësh me kufizime të thella energjie. Këto kufizime kanë nisur që prej ditës së diel, kur, edhe pse ishte festa e Krishtlindjes, zona të tëra, si në Unazën e Re, Kombinat, Yzberisht etj, nuk kanë pasur gjithë ditën drita.

CEZ ishte justifikuar atë ditë se ishte duke kryer remont, por tashmë prej tre ditësh, në këto lagje, që përbëjnë pothuajse gjysmën e Tiranës, ka vetëm 2-4 orë drita në ditë.

Asnjë prej zyrtarëve të CEZ nuk jep shpjegime për këto ndërprerje të paprecedenta, të cilat kanë vite që nuk ndodhin, ndërkohë që ndërprerje të tilla nuk po ndodhin në zonat më të thellë të vendit, por në kryeqytetin shqiptar .

Kryeministri Berisha siguroi pak ditë më parë se, pavarësisht krizës energjetike, nuk do të ketë kufizime energjie. Realiteti duket se është ndryshe dhe duket se muajët në vijim, qytetarët, jo vetëm të Tiranës, do të përballen me kufizime të shumta energjie.

8 komente në “Tiranë, kufizime të thella energjie prej disa ditësh”

  1. iliriani says:

    Eu bre ja u mori shpirtin Doktori juve aty

  2. Arben says:

    Çdo popull ka “qeverine qe meriton”!!!!
    Ta gezoni Li-un dhe pjellen e tij…
    Keshtu vazhdofshi deri me 21 Janar, pasi dua tu shoh nese jeni popull apo BAGETI!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!
    Edhe ju Bageti jeni si ne te gjithe, se s’ka mundesi pjella e Viçidolit te talle bythen paq, e mos ti hyje ferre ne kembe…

  3. tani says:

    Erresire, erresire, kete meritoni o votues te Sali Berishes!

  4. ai vete says:

    edhe ne tirane per te jetuar duan edhe drita,ka dy zgjedhje ne tirane me salen pa drita,ose me drita dhe salen ne tropoje

    1. mergim tari says:

      Pershendetje AI VETE,

      Jam dakord me cka shkruan por jo kur thua…
      “…. OSE ME DRITA DHE SALEN NE TROPOJE…”

      Nese deshiron qe te ndricohet me te vertete
      Shqiperia, me drita dhe miresi, kjo behet jo
      duke vajtur SALI B ne Tropoje, por pas hekurave.
      Nese nje njeri qe te vjedh, te shet vendin, dhe
      pastaj te vret ne mes te rruges nuk denohet,
      atehere ne erresire do te jete Shqiperia jo
      vetem tani por ne jete te jeteve…

  5. tourkofagos says:

    mendoj se ka te beje me shtimin e popullsise,,,,,,,sa me pak drite,aq me shume lindje,si ne kohen e Laverit.

  6. ardian says:

    un rri ne nje nga zonat pa drita dhe eshte stres i vertete pas,nuk e uje te lahesh,ske me cfare te ngrohesh. ka familje me kalamaj qe duhen lare 3 here ne dite e duhen ndrruar dhe te ngrohen qe mos i kapin virozat. un kam 4 dite bej statuse vetem per dritat se me besoni, ska gezim me te madh se kur vijne dritat..

    e verteta eshte kshu zoti baze. ka folur nje inxhinier qe punon te nenstacioni elektrik. dhe tha qe eshte prishur dickae pariparushme dhe nuk kane lek ta blejne dhe do shtyjne me kte ajo mban 4 ore pordo 4 ore te ftohet dhe 2 ore te marri veten. ja si eshte e verteta.

  7. artiles says:

    Po pse per Krishtlindje e gjen kohen CEZ te bej rimont?! Meqe e ka ne dore, le ta vazhdoje edhe per Vitin e Ri!
    Thuhet se “na e dhuruan” ose “e bleme” anetaresine ne NATO, por qe te blesh edhe aplikimin (kerkesen)qe te futeshim ne BE, besoj se kemi vendosur rekord. Se Sales se shkrete, me sa duket, nuk pranonte njeri tja pranonte letren, keshtu qe u detyrua ta paguante shtrenjte pritesin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje