Festivali 50-të në RTVSH - Highlights

27 Dhjetor 2011, 10:59Sociale TEMA

Nga Koloreto Cukali

Mbrëmë ka filluar festivali i fundvitit në RTVSh. Për ata që vuajnë për pak argëtim të shëndetshëm, disa nga momentet e spikatura ishin këto:

* Skenari ishte një kuic i vazhdueshëm, ku të gjithë këngëtarëve që donin të përqendroheshin te kënga e tyre, para se të fillonin u bëheshin pyetje të tipit, “Ka pasur më shumë meshkuj a femra në 50 festivale, dhe sa”? Dhe vërtet, kush nuk ishte kurioz për të marrë vesh se Jorgo Papinxhi ka qenë 58 herë pjesëmarrës i festivalit me 50 edicione?

* Salla e këngëtarëve dukej sikur ishte një kopje e asaj të Këngës Magjike. Të njëjtat perde, i njëjti vend, e ndoshta të njëjtat tavolina.

* I paharrueshëm dialogu mes prezantuesve dhe gazetares në sallën e këngëtarëve:

Prezantuesi në skenë: Kanë emocione kompozitorët?

Gazetarja në sallë: Kompozitorët nuk kanë, se ua kanë lënë rradhën këngëtarëve.

Prezantuesja në skenë: Po edhe ata duhet të kenë, se edhe ata presin nëse kënga e tyre do të fitojë.

Gazetarja në sallë: Epo ai është muhabet tjetër.

* Drejtori i TVSh, figuron në titra si producent.

* Koha e jurisë për të vendosur 10 këngët që do të kalonin në natën tjetër (nga 14) ishte sa dy këngët përshëndetëse. Kur u mor zarfi, u pa që juria s’kishte lëvizur nga vendi, serioze dhe e heshtur. Duke gjykuar shtrirjen e tyre në krejt rreshtin e parë, shansi që të ishin konsultuar në mënyrë profesionale e me debate konstruktive mes njëri-tjetrit dukej i vakët.

* Sa për Nik Xhelilajn, ai nuk mbeti pa i shpëtuar “mallkimit” të aktorëve që tentojnë të prezantojnë festivale. Nikun, ia vlente vetëm ta shihje ‘mute’.

Nata e dytë e festivalit vijon sonte, dhe gjasat për argëtim të shëndetshëm janë të mëdha.

*respublica.al

4 komente në “Festivali 50-të në RTVSH – Highlights”

  1. Hahaha says:

    Pjesa me zbavitese e festivalit ishin prezantuesit. Te bukur por ultraamatore, per te mos thene qesharake. Pyetjet e bera kengetareve ishin aq pa nivel, sa qe me vinte turp mua kur i degjoja. Dhe per cudi, kengetaret gabonin gjithnje vetem me nje shifer – dukej qe pergjigjet ishin te parapregatitura.

    Per nivelin e kengeve duhet gjykuar pasi te degjohen disa here. Qesharak edhe dialogu i Nikut me kryetarin e jurise – “lexo vetem ata emra qe jane pa zhgarravina” – profesionalizmi degjohet dhe ndjehet krejt ndryshe.

    Po vazhdoi edhe sot keshtu, eshte nje festival i deshtuar…

  2. Uriimi says:

    Ky festival duhet te jete detyrimisht I deshtuar sepse keshtu ka vendor Frangaj, qe te mos jete me I mire se konkurset qe organizon KLANI – eshte muhabet klanesh, madje Ku Klus Klanesh. Mjere Beci ce ka gjetur, por do te duroje se edhe vetem disa dite eshte drejtor.

  3. Hasan Veizi says:

    Eshte fatkeqsi qe nje televizion si RTSH, me ate histori shumevjeçare te katandiste ne kete fare feje. Kjo i kushtohet militanteve te PD, te cilet e kane kthyer RTSH ne shtojce te TV Frangajt. Dhe shqiptaret vazhdojne te paguajne per kete qender zeri.

  4. mergim tari says:

    Pervec shpifjes/ te vjelles ose anagules qe te krijonin kur flisnin (qe te gjithe prezamtuesit) ajo biondja me tha mamaja qe ka fryre buzet dhe faqet…. Ishte me e neveristhmja pasi kishte dhe nje buzeqeshje te shtirur. O ZOT KUR DO VIJE DITA QE TVSH TE JETE PERSERI TELEVIZIONI I TE GJITHE SHQIPTAREVE.

    Shenim…. Une kam vite qe nuk e shoh TVSH. Pasi mora vesh mbreme nga TEMA qe eshte festivali…. e regjistrova per te pare gallate… Nuk doli keq.. do ta shoh edhe sonte… ne vend te estrades…. Eshte i shpifur por eshe shpifja ka bukurine e vet…..

    Pa le do bejme edhe komente… Me pas do ta c’regjistroj perseri TVSH se eshte si te te cfaqet nje hale e piset perpara syve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje