Në blogun e tij Peizazhe të Fjalës, gjuhëtari dhe publicisti i njohur Ardian Vehbiu, një nga bashkëpunëtorët më të vyer të Shekullit, formulon për herë të parë një përgjigje mbi thashethemin e përhapur në Tiranën e “asaj dhe kësaj kohe”, për kurimin e Berishës nga kolegu i tij psikiatër Ylvi Vehbiu, (babai i Ardianit, i vdekur pak kohë më parë në emigrim në Nju Jork) Përgjigja vjen në kornizat e informacionit të kufizuar si djalë i një mjeku me etikë të lartë profesionale. Në të, dallohen lehtë edhe disa pengje të justifikuara prej familjari të Dr.Ylviut, lidhur me reagimin e autoriteteve të këtushëm për vdekjen e tij.
Nga Ardian Vehbiu
Një mik më shkruante sot nga Tirana, për të më pyetur nëse kish ndonjë bazë thashethemi që qarkullon atje, se kryeministrin Berisha e paska kuruar, dikur në vitet 1980, im atë, Ulvi Vehbiu, për lipotimi.
S’është hera e parë që më vjen në vesh kjo fjalë, edhe pse më duhet ta pranoj se lipotimia tani më kap në befasi; zakonisht, njerëzit të thonë se Berisha “ka vuajtur nga nervat”, çfarë mjafton për të ta vënë diagnozën, sa i përket opinionit publik.
Dhe meqë im atë për një kohë të gjatë ka qenë pikë referimi, mbarëkombëtare, për njerëzit me probleme mendore, atëherë piketimi i tij, si njeriu që e ka “mjekuar” Berishën do të ndodhë vetvetiu, siç edhe ka ndodhur.
Një kërkim i shpejtë për lipotiminë, në Google, më tregon se ky s’është veçse një term shumërrokësh, ose dinjitoz, për të fikëtit; dhe të fikëtit mund të shkaktohet nga gjithfarë shkaqesh; prej të cilave aterosklerozën e përjashtoi vetë kryeministri.
Gjithsesi, dhe pavarësisht nga çfarë e ka shkaktuar atë “para” të fikët aq plateal të Berishës, nuk ka arsye pse t’i kthehemi historisë (aq më tepër apokrife) të mjekimit të tij psikiatrik.
Përndryshe, im atë, që tashmë nuk jeton më, nuk e kish zakon të fliste për pacientët e vet. I vetëdijshëm më shumë se të tjerët, për stigmën që i mundon të sëmurët mendorë në një shoqëri primitive si e jona, nuk dëshironte t’ua rëndonte edhe më gjendjen, duke ofruar informacion për ta.
Megjithatë, ne që jetonim me të diçka dinim: njerëz që hynin dhe dilnin në shtëpinë tonë, telefonata, ndonjë personalitet që dërgonte makinën për ta marrë mbrëmjeve. Gjithsesi, dr. Berisha nuk është përmendur ndonjëherë, as për mirë, as për keq, në shtëpinë time, derisa ishte mjek.
Populli ka një koncept të vetin për “çmendurinë”; vështirë ta quajë të tillë një neurotik anksioz, ose një të deprimuar; përkundrazi, priret ta vërë këtë diagnozë për persona me çrregullime të personalitetit; madje prej këtyre, më shumë e tërheqin vëmendjen ata që njihen edhe si psikopatë dhe sociopatë, ose njerëz me çrregullime antisociale të personalitetit. Paradoksalisht, këta të sëmurë edhe nuk mund të kurohen, së paku me mjete dhe metoda konvencionale.
Edhe më lehtë, diagnoza e të çmendurit i vihet rëndom dikujt që nuk konformohet lehtë, as bindet kollaj; por këmbëngul në mendimet dhe dëshirat e veta, pa pyetur shumë për ato të të tjerëve. Njëfarësoj, ne e shohim mendjen si një vegël ndërmjetësuese, mes individit dhe shoqërisë; një instrument kompromisi dhe konformimi, që të çmendurit i mungon, siç e tregon edhe fjala vetë.
Dhe meqë, në të vërtetë, ky ndërmjetësim shpesh na shfaqet nëpërmjet turpit, i çmenduri është, me përkufizim, ai që nuk ka turp; ose që nuk arrin dot ta faktorizojë reagimin kritik të së tjerëve, në gjykimin e veprimeve të veta.
Kështu dalim nga psikiatria, për t’u futur në ferrishtet e patologjive sociale, ku fare mirë mund të gjejmë edhe shpjegimet – rigorozisht jo psikiatrike – për problemet e sotme të personalitetit të politikanit shqiptar.
Çuditërisht, alibinë morale këtij thashethemi, për Berishën dhe tim atë, ia ka dhënë kryeministri vetë, kur foli në publik për gjoja skizofreninë e krye-kundërshtarit të vet Rama; duke kërkuar edhe mbështetjen ose dëshminë simbolike të së jëmës së këtij të fundit. Ja si e përshkruan këtë vetë Rama, në librin Kurban:
– Iu qep Saliu sime mëje e i ulërinte në emër të motrave e nënave shqiptare të tregonte se kush isha unë, thuaju zonjë që ke dhjetë vjet që e kuron për skizofreni tët bir, e dimë mirë ne të dy dhe ata kolegët tanë mjekë, thuaju si të rrihte yt bir dhe të nxirrte rrugëve të lagjes me këmishë nate, tregoju të vërtetën vajzave shqiptare, se si unë dhunoja gratë, se si iknin të lemerisura nga shtëpia kur u futesha në dyshek shokëve të mi, se si i kisha thyer nofullat e bërë hundët gjak gruas në publik, fol zonjë […]
Ka një ironi, në kthimin e tanishëm të thashethemit si bumerang, për të goditur këtë herë Berishën; përndryshe kryemjeshtër të diagnozave morale dhe të thashethemeve, të cilave u bën vend rregullisht në diskursin e vet kryeministror.
Edhe pse Rama nuk besoj të ketë të bëjë me këtë kthim shpagues; sa kohë që me siguri i respekton të sëmurët mendorë, madje edhe skizofrenët vetë; dhe nuk ia lejon vetes t’i ngatërrojë me palaçollëqet e politikës shqiptare të niveleve më të larta.
Çmenduritë në politikën e sotme shqiptare nuk kanë natyrë psikiatrike. Përndryshe, rrënjët e legjendës urbane, për Berishën të mjekuar nga im atë, ndoshta i duhen kërkuar në një mbledhje të organizatës bazë të Partisë, në Fakultetin e Mjekësisë, në vitet 1980; kur diskutohej për qarkullimin e kuadrit.
Qarkullimi i kuadrit mund të tingëllojë si shprehje e rëndomtë e burokratishtes; por në atë kohë u ngjethte mishtë njerëzve, meqë donte të thoshte të lije Tiranën dhe punën e mirë dhe kolegët dhe jetën sociale që kishe krijuar, për të shkuar të punoje diku tjetër; në një vend të vështirë dhe me probleme. Nuk dua ta krahasoj me internimin, por e keqja është gjithnjë relative; dhe asnjë “kuadër” nuk dëshironte të qarkullonte.
Në atë mbledhje, ku ishte i pranishëm edhe dr. Berisha, u fol për të qarkulluar tim atë e për ta çuar ca kohë në spitalin psikiatrik të Elbasanit. Këtu u ngrit të fliste një mjek tjetër, dr. Ilir Gjylbegu, obstetër i njohur në Tiranë dhe mik i tim eti që nga vitet e studentllëkut në Moskë; shakaxhi nga më të hollët në ato rrethe.
“Ju që doni të qarkulloni Ulviun,” tha Gjylbegu, “e keni menduar se ç’do ta bëjmë pastaj Salën?”
Për vitet e Berishës mjek elitar në Tiranë pak dihet; me përjashtim të disa scoop-eve në shtyp, të cilat më shumë fshehin me sensacionalizmin e tyre, sesa zbulojnë gjë. I riu ambicioz prej Tropoje njihej në atë kohë si njeri jashtëzakonisht punëtor dhe i përkushtuar, mjek i mirë dhe me të ardhme, i vështruar me sy të mirë nga pacientët dhe nga udhëheqja.
Çdo gjë është e mundshme; por me logjikë, një njeri aq i suksesshëm sa Berisha, në profesion dhe në politikë, nuk mund të ketë pasur probleme mendore të tilla, që të kërkonin ndihmë të specializuar.
Kaq herë jam përpjekur, në vitet 1990 e më tej, që t’i nxjerr ndonjë hollësi tim eti për këtë njeri (jo aq për “marrëzinë” e tij, sesa për ta shpërndarë sado pak misterin që e rrethonte), por gjithnjë kam ndeshur në zbrazëtinë e informacionit zero: nuk di ç’të them… nuk mbaj mend… po, aty ishte… kokëderr i madh – por kjo kokëderr, në zhargonin e tim eti, vinte më tepër si kompliment.
Gjithsesi, po të kish qenë ndonjëherë “doktori” pacient i tim eti, ky do të kish folur ndryshe, me më shumë mirëkuptim dhe dhembshuri. Kush e ka pasur të atin mjek, do ta ketë provuar, si unë, një xhelozi të lehtë kundrejt pacientëve, me të cilët u duhet të konkurrojnë. Për reticencën e vet ndaj ish-kolegut të vet tashmë të shndërruar në politikan, im atë ndoshta kishte edhe arsye të tjera, të pashprehura. Ishte ende i ri dhe plot dëshira profesionale të parealizuara, kur e nxorën me forcë në pension, në fillim të viteve 1990 – edhe pse unë nuk di se ç’rol ka luajtur Berisha vetë, në këtë mes. Tek e fundit, im atë nuk ish i vetmi që e pësoi atë fat; dhe kjo përbënte një farë ngushëllimi; ai u plagos shpirtërisht, por humbjen më të madhe e pati psikiatria në Tiranë, meqë boshllëku i lënë prej tij, me ç’më thonë, nuk u mbush dot lehtë.
Im atë vdiq vjet në verë; dhe ceremoninë e përmotshme ia bëmë këtu në Nju Jork dhe më pas në Tiranë. Askush nga qeveria nuk u kujtua të thotë diçka për të; qoftë edhe me një telefonatë të thjeshtë private.
Kisha shpresuar që dr. Berisha, si koleg i dikurshëm edhe pse natyrisht jo si ish-pacient, do të tregonte pak më shumë stil, në mos si shtetar, së paku si mjek – meqë mjekët, si rregull, kanë një etikë të posaçme në marrëdhëniet mes tyre që i veçon prej vdekëtarëve të tjerë. Mirëpo, si edhe në raste të tjera, ndoshta i pata dhënë atij njeriu më shumë kredi se ç’meritonte, gjë për të cilën s’më ka absolutisht asnjë faj.
Në atë kohë u fol edhe për një propozim që një shkolle në Tiranë t’i vihej emri i tij; ose për një dekoratë a medalje badjava që do t’ia jepnin pas vdekjes, sikurse ia kanë dhënë plot të tjerëve, të larë e të palarë; por asgjë nuk ndodhi. Për një njeri që ia kish kushtuar jetën e vet të sëmurëve dhe institucioneve ku pat punuar – famëziut Pavijon 17 më parë, pastaj Spitalit nr. 5 dhe Fakultetit të Mjekësisë, kjo do të kish pasur shije vërtet të hidhur; vetëm se, fatmirësisht, të vdekurit nuk kanë ngé të presin gjë prej këtij shteti kaq të zhgërryer në të pëgërat e veta.
Ish pacientët e tim eti, nga të gjitha shtresat sociale, i shoh ndonjëherë kur shkoj në Tiranë; takohemi me mall, meqë askush nuk ma kujton më shumë tim atë se ata, me mirënjohjen e tyre dhe pikëllimin që nuk e kanë më në jetë. Ashtu, me hallet e tyre në gjysmerrësirë dhe njerëzillëkun e tyre aq të brishtë, janë edhe prova më e gjallë dhe bindëse që legjenda urbane e çmendurisë së kuruar të dr. Berishës nuk ka, as mund të ketë bazë reale.
Per keta mjeke te zote si dr.Ylvi Vehbiu ne njerezit e thjeshte kemi nderimin me te madh,nje nderim qe shtrihet ne nje hapesire mendore dhe shpirterore,ku nuk mund ta zaptojne kurre keta zoterinj mjeke politikane,qe vetem kane minuar punen e vertete shkencore ,pasionin dhe perkushtimin e ndershem per ta shnderruar ne nje biznes te piset shpetimin e jeteve njerezore.
I nderu zoti Adrian.E lexova dy her artikullin tond,qi ta kuptoja mire.Qi ti je djali i nje njeriu te modh dhe genet e tij jetojne me krenari ne trupin tend,kjo gjo me gezoi.Un ka njiher mundohem me u bo PICKO-loge ene i them gjonat troc,duke harru ate shprejen e mencun popullore “gjuha kocka s’ka por kocka thyen”,ose “cfar ka barku i nxjerr bardhaku”,Tek kjo e dyta du me u ndalu une se me boni shume pershtypje.Osht thanije popullore qi perdoret ne zonen e Vlores.Pra bardhaku per mue osht ne kete rast Daktori i madh Ylviu.Ai te ka thone mre cuno se Saliu osht nji KOK DERR….,KOK DERR I MODH…,cfare don ti mre ma shume me dit.Kujt i thuhet ne shqip “kok derr”,”tru derr”.Paska heq shume keq i ndjerri DR Ylvi me kete “kok Derr”,ene ka njiher njeksia nuk osht zot,ka kufijte e saj.Derri osht kafsh e zgjut,kjo gjo nuk duhet me e mohu,por puna osht se Derri osht kafsh shkatarruese ne kuptimin e plot,ha cdo gjo qi i jepet munsia.”Kok derr” thuhet per njerzit e pagdhendur,qi asnji ilac nuk i bon fajde.I ndjeri babai juaj i nderum,ka ruajt fshetesine,ate kod-mjeksor qe nuk u lejon te flasin mbi pacientet,por ka fol si shqiptar,duke na thane qarte rreziqet qe mund te vijne prej Sali Berishes.Ma bukur nuk ka si thuhet-“KOK DERR”,….se ha pyken fare…,thot Zakja jem kur shkon ne pyll me pre dru…..Na morri m’qafe mre ky KOK DERRI,spo i japim hall kukund,ku jemi e ku dum me shku…Aman bre se jemi ne pik te kjametit.Kok-derri flet si derr ene ne fluturrojme si derrkuca…..KOK DERRI E KA VENIN NE FABRIKEN E SALLOMIT,…pra ne stallen e DERRAVE.
atehere sipas meje Berishes nuk i takon pension invaliditeti sepse ai eshte vetem67%PSIKOPAT.
Kur kemi te bejme me tema-pyetje te tilla dhe ne lidhje te shkurter me personazhe te tille, me se shumti pergjigja e (shume)pritur nuk ndodhet as ne fillim e as ne fund te nje shpjegimi te gjate kryq e terthor, por ndodhet diku aty nga mesi.
Vini re me sa shume lezet eshte vendosur pasazhi:
“… Ju që doni të qarkulloni Ulviun,” tha Gjylbegu, “e keni menduar se ç’do ta bëjmë pastaj Salën?…”
Z.Vehbiu vetem sa rihap me ndihmen e pasazhit te cituar “pyetjen-titull” te ketij shkrimi. Dhe e fton lexuesin e vemendshem te gjeje vete pergjigjen.
Ai nuk e pohon, por edhe mohimi i tij shfaqet teper i didiplinuar ne kornizat e nje etike te rrepte. Çka do ta shtynte zotin Vehbiu(biri) te lodhte penden e tij me nje shkrim te gjate, i cili nuk i jep pergjigje pyetjes qe vete ai ngre mbi ylberin plot ngjyra te nje “legjende urbane” siç e quan ai “thashethemin”
Me sa kam degjuar e lexuar nga z.Vehbiu, une them se atij nuk do ti kete vajtur ndonjehere mendja te shkembeje profesionin e vet prej gjuhetari e publicisti pikant me profesionin e tellallit.
Ai nuk ka dale ti bjere kambanave, por ka vendosur nje kambane ne mes te sheshit. Kush ka deshire ti bjere, ti bjere… Kembana per ate pune eshte, per ti rene ne kohen e duhur.
Po ku beht fjale per pension! Ai [ kryekrimineli sali] ka siguruar me vjedhjet e krimet e tij deri edhe brezin e dhjete. keshtuqe me vjen keq qe ti merresh me pensionin e tij.Kame idene se ai do te thoshte ty merre ti pensionin tim se nuk e dua. Flitet nese ai eshte psikopat dhe se nese eshte kuruar per psikopati apo jo, sepse kjo eshte e ndjeshme dhe e prekeshme per ata njerez qe i shkojne akoma mbrapa dhe mendojne se ai ka qene ndonjehere njeri apo kafshe? Por per pjesen e edukuar dhe te kulturuar shqipetare dihet qe ai ka qene gjithmone thjesht nje i semure mendor dhe e keqja me e madhe e kombit shqiptar. Ate qe sja bene Shqipetareve lufterat mijevjecare ja beri ky kryekriminel. E shiti Shqiperine te gjithen duke i futur paret ne xhepin e tij, femijeve,niperve dhe sterniperve te tij ne rast se Shqipetaret do tja lene parate e vjedhura dhe nuk do tja marrin me forcen e ligjit ose dhe dhunes?!
z.Vebiu te jesh krenar per te gjithe virtutet e mira qe ka patur babai i juaj dr.Ylviu, ne vitet 80 pata rastin te degjoj per dr Ylvine ne nje bisede mjekesh me emer;i vetmi mjek qe meriton te quhet shkencetar ne gjithe kete qe quhet spital perfshi edhe fakultetin eshte Y. Vebiu
PER SA I PERKET DR YLVI VEHBIUT I NDRIFTE SHPIRTI DHE U PREHTE NE PAQE. FAMILJA TE RROJE E TA KUJTOJE SE PO QE PER SHTETIN NUK KA SI I KUJTON KETO FIGURA TE NDRITURA QE GJITHE JETEN E TYRE E VUNE NE SHERBIM TE POPULLIT. POR ME NJE QEVERI FASHISTE SI KJO E JONA NUK KE SEC PRET ME NJE KRYEMINISTER DEBIL E INJORANT PSIKOPAT NUK KE SEC PRET POR NJI GJE ESHTE MESE E SIGURT QE TE GJITHE SHQIPTARET PO PRESIN TE SHOHIN SE SI KETIJ FELLIQESIRE DO TI DALI SHPIRTI NGA BYTHA.
Ke shkruar shume, por nuk ke thene gje, z.Ylviu.
Me mire mos ta shkruaje fare.
Nuk e kuptoj perse e ke shkruar kur nuk thua gje?
Si gjithmone pene pa maje.
Ky Ylvi Vehbiu 1, Nevzat Vigani 2, Fatos Zhulali 3, sali Berisha 4.
Firmosnin vendimet me vdekje per te denuarit Politik kur ata pretendonin qe ishin te Semure Psiqik.
Duhej nji Raport mjeksor dhe ky Komision jepte Verdiktin e Pushkatimit po ose jo.
Le te shprehen ata qe e kan heq ne kurriz ket pune ato famijle qe nepermjet ketij Komisioni Famekeq ,ju pushkatuan njerzit dhe te afermit e tyre.
Te gjithe jane dhe do ngelen pjelle e Komunizmit dhe horrat e Albanise kto Mjeke te piset dhe bagabonda.
Shkruni ju ish te Denuar se ç’bente ne Qafen e Barit burgun e zi Fatos Zhulali i Vellai i Safet Zhulalit ne ate Kamp Burg i cili me Edmond CAJEN ish Drejtorin rrifte masakronte turturonte neper birrucat ish te Burgosurit Politik.
Kjo eshte e vreteta e ketyre Mjekeve qe kishin bere Betimin para Enver Hoxhes.kush di me shume le te na tregoje.
E ke mbajtur ne vesh lapesin Z.Vehbiu me duket kur ke shkruajtur. Romantizem gazetaresk.Kembet I ke mbi ballon dhe jo mbi toke.
Pergezime autorit per nje informacion shume te kulturuar dhe profesional, si nje studiues i thelle i shpirtit njerezor. Eshte shume i sakte perkufizimi se Sali Berisha nuk eshte i semure patologjik nervor, por i semure shoqeror, i pushtuar nga veset e parase dhe pushtetit te pakufizuar qe posedon. Shperthimet e pakontrolluara te tij rjedhin nga edukimi i dyzuar i qytetarise se tij te mbarsur me bizantinizem, osmanizem e individualizem fisnor te Malesive te Veriut te Shqiperise. Berisha i shpreh hapur dhe me tonet me te larta shpirterore si dashurine, ashtu edhe urrejtjen gati epileptike, pasi paraja dhe pushteti ia kane fashitur friken e ndeshkimit te Zotit (i cili eshte pjese e te panjohurave te shpirtrave te lenduar rende prej tij).
Z. Ardian! Te falenderoj qe more mundimin te shkruash. Por cfare ke shkruar nuk kuptohet lehte. Ka nje shprehje” O je me barre ose nuk je!!!” Gjendje te mesme nuk ka. Eshte kurruar apo jo nga babai yt per mua pak rendesi ka. Fatkeqesia konsiston se qe eshte psikopat eshte e vertete dhe me keq akoma qe eshte esdhe Kryeministri yne.
br8s
z.A.Vehbiu,kam mirenjohjen me te madhe per babain tend dhe kjo eshte krenari per ju si djali i tij….gje kjo qe te shoqeron jo vetem ,ju,por edhe pasardhesit Tuaj qe do ta kujtojne me krenari gjyshin dhe u uroje te behen si gjyshi i tyre……kam shkruar per kete teme dhe sinqerisht sot kur lexoj pergjigjen e shumepritur nga ju….dhe qe dr.Ylviu, e mori me vehte e nuk jua tha as juve,ka domethenien e vete te hakmarresit….dhe mbi gjitha per etike publike……Une si kusheri i te ndjerit dr.Ilir Gjylbegut,i kam biseduar me te keto fjale qe ju xitoni dhe jane 100% te verteta sic i shkrueni Ju……“Ju që doni të qarkulloni Ulviun,” tha Gjylbegu, “e keni menduar se ç’do ta bëjmë pastaj Salën?”…keshtu me eshte shprehur edhe mua….boll mjafton kjo qe lexuesi te mesoje te verteten kurajose….kjo te ishte njeri i thjesht nuk do te kerkohesh nga lexuesit e vete populli,apo edhe me profesionin e vet dr.Sali Berisha, e jo me keto veprime,qe manifeston Berisha qe nga viti 1990-2011,nuk do beheshin kurajoz shqiptaret…
por problemi eshte se eshte ne nje detyre ,funksin kryeminister dhe po shkaterron vendin,shtetin e vete popullin….dhe ndaj bota e mjeksia duhet ta kete ne konsiderate thenien e dr.Ilir Gjylbegut,ta heq urgjent nga kjo detyre,ndryshe do te gjykohet si i pa pergjegjeshem……Lexuesit e vete populli tashma e ka kuptuar te verteten…..e shendetit te Sali Ram Berishes …qe eshte duke vepruar jo si njeri…por si kale i turbuar…kaq mjafton dhe te falenderoj per pergjigjen….
Debatik!
Nuk ja vlen të merreni me shpellarin corapgrisur, (kur ishte student) i cili zbriti nga shpella e dreqit në Tiranë pa asnjë lloj identiteti familjar dhe shoqëror. Më vjen mirë që jeni kushëri i prof. Gjylbegut i cili me profesionalizmin dhe humanizmin e tij solli në jetë mijëra fëmijë dhe shpëtoi shumë nëna. Vec kësaj profesor Gjylbegu vjen nga një familje e shquar dhe me emër të madh qytetar. Ndoshta kompleksi i inferioritetit para këtyre kolegëve dhe njerëzve të shquar, ka sjellë si pasojë dhe problemet psiqike të delirit të madhështisë tek ish corapgrisuri Berisha.
Atehere sala do kete qene i çmendur i pakuruar,prandaj s’eshte sheruar dhe as do sherohet.Sokrati thoshte qe;Une di qe s’di asgje,kurse sala i dinte te gjitha dhe tani di shume e me shume.
me vjen mire qe zoti a. vehbiu na siguron se sali krimineli nuk ka qene pacient i babait te tij nje arsye me shume qe sali berisha e meriton te pergjigjet ne gjyqin e hages per krimet e tij njesoj si miku i tij i ngusht milloshevici.
Nèse do tè shkaktosh dhimbje koke, lexo shkrimet e Ardian Vehbiut. Le tè mari edhe çmime nga mè tè mirèt, Un A. Vehbiun them se e ka ç’orientuar Amerika, Nuk pèrqèndrohet dot dhe shkruan aq shumè sa edhe vetè nuk arrin tèthotè se çfar donte tè shkruante. Njeri oportunist e liberal i shpèrndar ku i dihet se ku. Mos èshtè gjè frikacakè dhe e rendojmè kot?
Respekte per te ndjerin Dr. Vehbiun.
Si nje prefesionist i zoti u tregua shume i kujdesshem per vehten dhe familjen e tij mbas viteve 1990. Pse, sepse sapo kuptoj qe kolegu/pacienti i tij i hypi kalit te karjeres politike me shume mencuri dhe kujdes ndaj siguris personale dhe familjare(prandaj nuk e shikoj me te njejtin kujdes shkrimin e te birit) e pa te arsyeshem te largohej sa me shpejt qe te ishte e mundur nga shqiperia ku dhe kolegu/pacienti i tij i kishte hyre karieres politike dhe ai me shume se kushdo e dinte se cdo te thoshte kjo per nje pacient mendor per pasojat ndaj mjekut qe e mjekonte si koleg.
Z. Vehbiu, kini hapur nje teme shume te debatueshme, pasi i lini perfundimet pa koke. Duke lexuar informacionin tuaj misterioz, mua m’u shfaqen para syve skenat makabre te vitit te mbrapshte 1997 ne Vlore. Mjaftonte nje vendim i urte i Sali Berishes pas takimit me studentet greviste te Universitetit te Vlores, duke shkarkuar Kryeministrin Meksi dhe ministrin e Financave Bode dhe situata nuk do te kishte marere flake, siç edhe mori. Me vjen keq Z. Vehbiu, por Sala eshte psikopat agresiv, shoqerisht shume i rrezikshem per shkak te parave dhe pushtetit te pakufishem qe ka siguruar ne duart e tij te lyera me gjak djemsh nenash te mbetura qyqe…
Me sa po shofim,ka qene dhe ky dhe Juzefidhja,qe del ne medja jo si para popullit vet po para DERRAVE,shkodranet i thone O ZOT MOS TE HYFTE VETJA NE QEF,SE BEN CDOGJE PA KONTROLL.
Një shkrim shumë interesant. Autori fshikullon me shumë prehtësi dhe elegancë kolegun e të atit, vulgarin Berisha. Me shumë kulturë ai e përbuz atë. Ndërmjet reshtave lë të kupohet se ai ka qenë një pacient që është kuruar tek i ati dhe se ai jo si pacientët e tjerë , është mosmirnjohës.
te nderuar lexues si nuk e kini mare ende vesh se sot nuk eshte koha e shkencetareve e te ndershemeve e humaneve: si se kini vene re qe eshte koha maskarrenjeve,dallkaukeve,eruspive eputanave,kriminelevee enjerezve pa moral, kurse njerez si ylviu as mos tju shkoje neper mend se do nderhen ndonjehere ne kete sistem
A ka rendesi nese Sali Berrisha ka qene pacient i Dr. Vehbiut apo jo? Ajo qe na intereson neve, popullit shqiptar, eshte fakti se ai eshte nje i semure i theksuar sociopath dhe si i tille i rrezikshem per shoqerine. Kete e ka treguar dhe e po e tregon vdeo dite: Keta njerez te ketij lloji nuk kane “ndergjegje”, dhe si rrjedhim nuk jane ne gjendje te percaktojne kufirin midis se mires dhe se keqes. Mungesa e fajsise, ne fakt, ka qene shrregullimi i pare mendor, e njohur nga psikiatria. Ja karakteristikat e psikopateve apo sociopateve: 1) Paaftesi per t’u pershtatur me rregullat shoqerore, 2)Mashtrimi dhe manipulimi i njerezve perreth tyre, 3) impulsiviteti dhe paaftesia per te planifikuar qe me pare, 4) Irritimi dhe agresiviteti, 5) Pakujdesia per sigurine e vetes ose te te tjereve, 6) Papergjegjshmeri te qendrueshme, 7) Mungese keqardhjeje mbasi te kete lenduar, keqtrajtuar, apo vjedhur nga nje njeri tjeter. Prania tek nje individ i tre prej ketyre simptomave, te marra se bashku, jane te mjaftueshme per secilin psikiater per te dyshuar ne shrregullime mendore. Pyetje: A ka kryeministri yne i nderuar ndonje prej ketyre karakteristikave, qe ne ta vleresojme si psikopat, si njeri me probleme mendore. Per me shume, heren tjeter.
Pavaresisht se ne shkrim nuk provohet ajo qe kerkon lexuesi, vete natyra e shkrimit ka nje kahje negative kur pershkruhet gjendja emocionale dhe shoqerore e Sali B.
Po te kihet parasysh fakti qe, (sic thote autori per babane) “…. ai (Dr.Vehbiu) asnjehere nuk fliste per pacientet e tij…”, kuptohet fare mire qe kur dike ai (Doktor Vehbiu) e quan DERR, KOKE DERR, KOKE DERR TE MADH, ky percaktim eshte jashte sferes mjeksore (eshte me teper percaktim social). Pra perseri edhe nese Dr. Vehbiu e ka patur pacient, ai nuk do ti thoshte gje djalit, pasi sic thote vete djali i tij ishte ne etiken e Dr. Vehbiut qe mos te fliste per pacientet e tij. Pra, ai pavaresisht se jep nje ide, ne menyren absolute te te gjykuarit nuk perjashton qe SB te ishte pacient i babait te tij….
Nga ky shkrim me vjen ne mend nje program i FEVZOS me Kalo ISUFIN qe ka ene doktori personal i Enverit dhe sot eshte miku i ngushte i Saliut. Kur u pyet nga Fevzo se cfare pacienti ishte per ju Enveri ai u pergjegj…. “Si gjithe te tjeret…” dhe pastaj vazhdoi te tregonte historine e semundjes se Enverit ne nje emision televiziv. Shikoni cfare ndryshimesh ka midis nje doktori te respektuar dhe nje doktori hipokrit te felliqur….
Ai derr ,kokederr tregon se mis dy personave ka patur nje konflikt per te cilin babai i autorit s do te sqarohet me tej…duke krijuar pershtypjen e nje disfate perballe Berishes,gje qe ka ndikuar negativisht tek i ndjeri.
Autori ka bere “vetvrasje” duke demtuar imazhin e te atit “si njeri qe mban mllefe” dhe duke e zvogeluar ate perballe nje Berishe “kokederr” qe ben c do vete,nje berishe qe s denjon as ta respektoje pas vdekje,nje berishe qe se “qarkullonin “dot dhe e kishin zili.
Perfundimisht autori ka lartesuar Brishen duke “njollosur ” babain.Se c fiton ai nga nje shkrim i tille mbetet ta sqaroje ai vete…Por jo me nje shkrim kaq medioker si ky….
ALBANN
Jo domozdoshmerisht fjala Kokederr, etj.. tregon nje konflikt midis te dyve, dhe as lartesim te SALI B. Me cfare po perjetojme ne, jo me Z. Vehbiu junior por as dreqi e shejtani te bien ne toke nuk mund te lartesojne dot figuren e nje ZVARRANIKU….
Une e permenda me pare qe etika nuk e lejon asnjehere nje doktori te vertete te flase per pacientet e vet. Kjo heshtje e te ndjerit Dr. Vehbiu (ndaj pyetjeve te djalit te tij) ndoshta flet me shume se gjithcka ne raportin mes profesionit dhe pacientit.
Ndoshta mund te mendojme edhe tjetren qe duke pare se cfare KOKEDERRI, hakmarresi e vrasesi eshte SALI B doktori as nuk ka guxuar ti thote gje djalit pasi do ti rrezikonte jeten.
Duhet te kuptojme qe nje doktor psikiater e kupton shume mire pacientin e tij qofte ai psikopat, skizofren ose me peshtjellime te personalitetit, dhe mbi te gjitha rrezikshmerine qe paraqet ai ne shoqeri. NDOSHTA KJO KA QENE ARSYEJA PERSE DOKTOR VEHBIU KA HESHTUR.
Atehere i biri duhej te heshte per te respektuar vendimin e te atit.
Pershendetje Alban
Eshte e vertete sic thua ti, por jo gjithmone ka vlere shprehja …”beme baba te te ngjaj…”
Pastaj ketu po hapen dosje te CIA-s, KGB-se e jo me mos te flase djali per kujtimet e te jatit.
Dhe ne fakt po ta shohesh me vemendje djali i Dr. Vehbiut e respekton te jatin maksimalisht me veprimin fisnik qe nuk deformon asgje nga ato qe di. Thjesht ai jep te dhena, dhe kjo nuk e ul respektin ndaj te jatit. Perkundrazi eshte vlere qe te vesh ne dukje vlerat e babait, aq me teper nje nejriu me vlera per mjekesine shqiptare…
Gezuar Alban
Mergim Tari
Ka njeri te me jape nje pergjigje te shkurter ,se une se kuptoj c ka dashur te thote autori:
Ai thote qe s Saliu s ka qene pacient i babait sepse s eshte folur per te gjate bisedave ne tavoline,por thote qe babai i tij thoshte qe se mbaj mend,dmth i shmangej nje pergjigje te drejtperdrejte(autori s thote gje qe babai i tij kishte probleme me kujtesen)Perse kjo pergjigje “se di” “se mbaj mend”.Ka patur ndonje konflikt apo ndonje lidhje te pazakonte midis babait te tij dhe Saliut si ajo qe permend nje komentues qe thote ata kane qene ne nje komision qe i paraqiste te denuarit si “te semure psiqik” qe me pas egzekutoheshin.Nje dicka e tille do e bente vertet nervoz te ndjerin ,dhe normalisht ai do iu shmangej retorikave per mos u germuar gjerat me telle.
Perfundimisht autori jo vetem qe e le te mjegullt pergjigjen (edhe pse perpiqet te mbjae 70% nga “jo nuk ka qene klient i babait”)pore ka komplikuar duke shtuar:”se di”, “s mundem”,”po qarkulluam kete c do bejme me ate (psikopatin)”,”edhe pse babai vdiq Berisha s tregoi respekt ,gje qe s eshte normale ne nje rreth mjekesh”
Di ky autori i shkrimit te nxjere konkluzione apo ka lene shtigje per interpretime e keq-interpretime????
Ju siguroj të gjithë lexuesve, se Sali Berisha ka qenë pacient psiqik i dr. Titi Tamburit. Ju lutem të gjithëve atyre që e dinë këtë të vërtetë , ta konfirmojnë në komentet e tyre.
I nderuari z.Ardian Vehbiu une ju kam ndjekur ashtu me interes ne cdo publikim qe ju keni bere dhe deshiroja thjesht e qarte dhe pa asnje kompliment tju shprehja nje dicka admirative! I nderuari z.Ulvi Vehbiu nuk eshte shuar sepse madheria nuk ka ekzistuar ne personalitetin e tij klasik! I vemendshem ,ithjesht dhe me nje inteligjence te jashtezakonshme jo vetem qe ka kuruar me mijra njerez me nje metode te re shkencore por ai si i rralle ishte babai i psikiatrise Shqiptare. Me vjen te jem kryelarte kurre ndjej qe djali i te pa=krahasueshmit z.Ylvi Vehbiut eshte nje njeri i gdhendur (kualitativ) i cili ne trashegimine gjenetike ka gjenialitetin shkencor dhe modestin njerzore si nje arme pozitive. Qe njerzve qe na rrethojne kudo ju mungon nga kryqezimi i eger i statusit te formacionit mendor ku epshi mendor per seksin dhe parane e ka cveshur njeriun e sotshem duke e veshur me emrin e ri markiting si milioner , politikan, minister, kengetare i njohur ku nga kjo paraqitje demoniake te ben te refesh mendimin: E vetmja stoli e njerzimit eshte te mbijetosh gjithmone krenare edhe pse qenia e zhytur ne inkoshiencen kolektive(njeriu medioker modern) nuk te kupton! !