Shifrat tronditëse, 71% e Kukësit dhe Dibrës jetojnë me ndihmë ekonomike

28 Dhjetor 2011, 18:02Sociale TEMA

Harta e varfërisë ne Shqipëri duket e pandryshuar prej mëse dy dekadash. Pavarësisht investimeve të shumta, zonat veriore dhe lindore përbejnë pjesën më të varfër të shoqërisë shqiptare. Duke ju referuar të dhënave më të fundit të Censusit në Shqipëri numërohen mbi 740 mijë familje, ndërsa numri i atyre që përfitojnë ndihmë ekonomike arrin në 102 mijë, çka do të thotë zyrtarisht 14 % e popullsisë është në varfëri. Por kjo shifër nuk përbën në vetvete gjendjen reale. Qarku i Kukësit është në vend të parë për sa i përket nivelit të varfërisë, 71.7% të popullsisë përfiton ndihme ekonomike. Ne vend te dyte është Dibra, me pas vjen Shkodra dhe Lezha. Ndërsa nivelin me te ulet te ndihmës sociale e ka Durrësi me 2.1%. Pagesa arrin ne 3600 leke ne muaj. Shifrat e me sipërme tregojnë se programi social i qeverise duket i dështuar. Ndonëse Censusi tregoi se pjesa me e madhe e shqiptareve jetojnë ne zona urbane, te dhënat faktojnë se varfëria jo vetëm qe nuk është ulur por harta e shtrirjes se saj është e pandryshuar prej dy dekadash./Vizion plus

9 komente në “Shifrat tronditëse, 71% e Kukësit dhe Dibrës jetojnë me ndihmë ekonomike”

  1. korrupsioni says:

    punojne dhe marrin ndihme ekonomike. pse te mos votojne per sali-kriminein?!

  2. fieraku4u says:

    O MERO VARFERIA NE SHQIPERI ESHTE ME SHUME SE KAQ…DI UNA SHUME FAMILJE NE FIER, KU ASNJERI NUK PUNON NE NJE FAMILJE APO NE SHPI, EDHE NUK PERFITOJN NDIHME SOCIALE…KA ME DHJETRA FAMILJE NE FIER, BRENDA NE QYTET QE JETOJN NE VARFERI TE TEJ-SKAJSHME. E KEQA ESHTE SE EDHE FEMIT E TYRE QE JETOJN JASHT SHTETIT JAN PA PUN TANI.
    UNA JAM I SIGURT QE 70% POPULLSIS NE SHQIPERI JETOJN NE VARFERI…POR ATA FSHEHIN TE DHENAT..

  3. Trust_no1 says:

    Dhe si per koincidence 71% e kesaj zone prej 20 vjetesh voton PD dhe Berishen. Imagjinoni kjo konsiderohet e djathte ne Shqiperi.

  4. Luani says:

    Eshte e thjeshte , qeveria e zones se II-te operative Diber-Kukes-Tropoje po paguan votat e marra dhe ato qe do te marre ne zgjedhjet e ardheshme nga elektorati i tyre tribal.

  5. Arbereshi says:

    Po me vjen me plase,vertete.Veriu yne po gjithmone me i varfri?Pse valle.Pse jemi burrate fjalkes e me te ndershnit ne nga anet e veriut,apo eshte semundja e vjeter e harreses dhe e detyrimit per t’ia kthyer burrerine e fjales dhe beses se dhene,me veprimet e duhura te shperblimit dhe ndihma te premtuara e plotesisht te merituara.
    Kishte dikur malesori dibran,kuksian,shkodran etj. pak toke por shume bujari.I thirren “Atdheu ne rrezik burra!” dhe ata dhane jo vetem fjalen dhe besen por edhe gjakun e jeten e tyre.Burrat e pabese nga qeveria komuniste i lane ne balte e varferi,ja moren edhe token edhe qete e parmendes dhe qymeshtin e vocrakeve te tyre dhe i vune ne rradhe te punojne per kooperativen dhe te marrin kazmat e te ndertojne urat dhe hidrocentralet,por driten ne votrat e tyre e pane me shume vonese dhe buka a kallamoqit s’ju nda nga goja.E permbysen komunizmin e urryer dhe ja u bene serish thirrje te mbrojne demokracine e re e te votojne per te.Malesoret nuk e bene dysh fjalen e besen e dhene,por dhane edhe voten per zedhenesit e rinj te “demokracise” por e cila doli se ishte besethyerese e bukeshkale,dhe ata perseri mbeten me gisht ne goje e ne varferi te tejskajshme.Votat ua vodhen,pushtetin ua moren e tani qe te dalin nga varferia i “mesojne babes arat”,i mesojne te mbjellin arra e lajthi,se buken ua siguron qeveria demokratike nga jashte. I kishin mbjellur keto kopshtije me arra e peme frutore te bukura,por i “preu demokracia” e i dergoi te zbukuroje me mobilje e parkete boten fqinje me drute e arres se tyre e sa per fruta u thone se “ato i hajne lopet e derrat ne Greqine e Maqedonine fqinje”,pra te presin nga importi,sepse nga importi nga jasht fryhen xhepat e qeveritareve dhe deputeteve-biznesmene te shitur jashte(produkte te eksportit shqiptar njihen kryesisht tashme si me kryesore ato qe dalin nga qeverite dhe parlamentet e shumicave shqiptare gjate gjithe kesaj periudhe tranzicioni,tranzicioni per ku?Per ne varferi e skamje per popullin e ngrate e sidomos malesoret e veriut shqiptar).
    I poshter e shtypes ishte regjimi i kaluar i diktatures se i vinte ne rresht malesoret e Dibres,Kukesit,Shkodres e Lezhes qe te ndertonin ujesjellesit nga majat e maleve,apo te benin kanale kulluese e vaditese me pune te detyruar!Keq ,por vertete qofsha i gabuar se ne ate kohe pas djerses se derdhur me detyrim malesoret kishin ne shtepite e tyre ujin per te pire,vaditje per arat e tyre ne veren e nxehte dhe vijat kulluese ne permbytjet e dimrit,rezervuaret e medha e te vegjel per vaditje dhe punimet per ruajtjen e lumejve.Po sot kush e furnizon dibranin,ne mal apo ne qytetin e Peshkopise,me ujin e fresket e te ftohte te malit;kush e shpeton Dukagjinin e krahina ge tjera te ultersirave te Drinit apo Bunes ne Shkoder e Lezhe?Me pare luftohesh te ruhej fusha,te ruheshin fshatrat,tani po i merr lumi edhe qytetet nga permbytja e “Shkoder-locja” e bukur po na” zbukurohet” edhe me e po na behet nje “Venecia” ne Ballkan!
    Fshataret malesore e dijne ku bijen arat e te pareve,dijne cfare te kultivojne,por edhe po t’i kultivojne ato peme frutore qe i mesojne nga Tirana,ku do t’i cojne prodhimet e tyre,ne cilin treg?A nuk e pesuan shume frutikultivonjes shqiptare ne krahinat e fushes ne Shqiperi keto dy vitet e fundit,te cilet per shkak te politikave liberalizuese te doganave dhe financave shqiptare inkurajohej importi i frutave nga Greqia e Maqedonia,etj.?.C’u mbetej fermereve shqiptare vec t’u vinin sepaten pemeve qe kishin rritur me aq mundim e te kthenin syte nga emigrimi?!!!
    Eshte ngopur ky milet me llafe dhe i ka ardhe ne maje te hundes me premtimet boshe ne prag te votimeve apo ngjarjeve politike kombetare.I hodhen votat e tyre ne gropen e makuterise se hajduteve e maskarenjeve te te gjitha kraheve,e tani do te shohin se cfare baroti t’i vene fjales dhe votes se tyre!
    Fukarallek,maskarallek, thote populli yne.Ka ardhur vertete koha e maskarenjve dhe populli i varfer pret te haje ende me lista.Dhe ne thame se mori fund koha e triskave dhe e rracionimit!E buykur demokraci kjo ne Shqiperi!

  6. sule sula says:

    JA EMIGRIMI I SHQIPTAREVE PO E JEPNI VARFERIN ME SHIFRA 71% KJO ESHTE VARFERI EXTREME JO PAKENAQESI SE NDIHMA EKONOMIKE ESHTE 50 DOLLARE NE MUAJ SA DY THES MIELL NE MOS GABOJ JA PERGJIGJA E STATISTIKAVE TE FASHME REALITETI CJERR FYTYREN E STUDIMEVE TE FAMSHME .BENI DICKA PER SHQIPERINE SE ESHTE VEND NE MES TE EUROPES DHE ESHTE KAQ I VOGEL SA RREGULLOHET PA KOMPLEKSE POR PO LINI TA DREJTOJNE DIKTATORET .

  7. mekaniku says:

    Nuk ka gjo se popullsia e ktyre zonave nuk do buk, vetem fotografin e SALIUT MOS JA HIQNI NGA SHPIA.

  8. Argita_B says:

    Faktet qe sillen ketu nga gazeta Tema jane me te vertete shume te deshperueshme, reale fatkeqesisht per ate pjese te shqiptareve qe jetojne ne varferi.
    Ajo qe nuk me duket reale, eshte menyra se si trajtohen faktet e lajmet qe i serviren lexuesit.
    Nese Kukesi eshte sot ne kete gjendje, kjo nuk mund ti faturohet vetem politikes se qeverise aktuale, as planit te saj te ndihmave sociale.
    Per kete gjendje duhet bere nje analize me globale, ku nuk duhet harruar se as qeverite socialiste nuk kane patur ndonje plan konkret dhe efikas per zhvillimin e Kukesit.
    Biles do te shtoja se nese Fatos Nano nuk do te kishte dhene nje eksluzivitet per fluturimet nderkombetare kur dha me koncesion Aeroportin e Rinasit, sot ndoshta Aeroporti i Kukesit do te kishte krijuar vende pune dhe aktivitete te ndryshme ne Kukes, pra fakte te tilla duhen sjelle per te kuptuar me drejte fenomenin e varferise aktuale.

  9. voci dibron says:

    mjaft i kem 50 mije leke ..pse cfare dum ma shume ..na del per te hong per te pi, per te vesh e per tu zhvesh… rrnoft skenederbeu i shqiptarve Sali Rom berisha..ne sheqerja ..nana mbretnesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje