Ardian Hoxha: Presidenti të urdhërojë hetimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë

4 Janar 2012, 13:18Politika TEMA

(E PERDITESUAR)- Djali i biznesmenit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, që është zhdukur prej vitesh, ka kërkuar nga ana e presidentit Bamir Topi, që të urdhërojë nisjen e hetimeve ndaj gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë.

Ardian Hoxha, në një letër dërguar presidentit, shprehet se, gjyqtarët duhet të hetohen në lidhje me vonesën e shpalljes zyrtare të vendimit të datës 14 tetor, 2011, që e la në fuqi masën e arrestit me burg për Ilir Kumbaron.

Duke qenë se ky vendim nuk u zbardh në kohë, Kumbaro përfitoi për t’u arratisur nga vendodhja e tij në Londër dhe tashmë nuk dihet se ku është. Policia britanike ka lëshuar një urdhër-arrest për të dhe tashmë Kumbaro është në kërkim ndërkombëtar.

Më poshtë, letra e plotë:

 

I nderuari Z. Topi,

Në emër të familjes sime, iu drejtohem Juve si institucioni më i lartë shtetëror, President i Republikës së Shqipërisë, dhe njëkohësisht edhe kryetar i KLD-së, por mbi të gjitha si një nga njerëzit e pakët skenën politike në Shqipëri që kanë mbetur me dinjitet dhe njerëzi. Babai im, Remzi Hoxha, është i zhdukur që nga data 21 tetor, 1995, nga punishtja e tij në Tiranë, nga zyrtarë të ShIK-ut të asaj kohe.

Çdo ditë, për mbi 16 vite, jetojmë në ankth dhe me dhembje të papërshkruar. Për mbi 16 vite asnjëherë nuk ka dalur asnjë zyrtar qeverie që të paktën t’i kërkojë ndjesë familjes sime për atë që na ka ndodhur në mes të kryeqytetit të Shqipërisë. Për më shumë, për 16 vite njerëzit që kanë kryer krimin, të mbështetur nga grupet mafioze politike, përpiqen ta pengojnë zbardhjen e të vërtetës së zhdukjes së babait tim në mënyra nga më të ndryshmet.

Fillimisht u pengua nga Bashkim Gazidede dhe vartësit e tij, Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro, Budjo Meçe dhe të tjerë, duke zhdukur të gjitha dosjet dhe gjurmët për të cilat ata ishin në dijeni. Më pas nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke i emëruar po këta njerëz në krye të institucioneve më të larta shtetërore. Kurse në rastin e fundit, edhe nga Kolegji Penal dhe Kryetarja e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë, Shpresa Beçaj.

Me këtë rast, ju lus që të urdhëroni një hetim dhe procedim penal për shkeljet flagrante që Kolegji Penal dhe Gjykata e Lartë, me në krye Shpresa Beçaj, kanë bërë duke mos zbardhur vendimin e datës 14 tetor, 2011, në lidhje me masën e arrestit të Ilir Kumbaros “Arrest me Burg”, gjë që më pas i mundësoi të arratisej nga drejtësia e Britanisë së Madhe.

Më 14 tetor, 2011, Kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë të Shqipërisë morën vendim që masa e sigurisë “Arrest me Burg” e caktuar nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ndaj Ilir Kumbaros, më 5 janar, 2010, të mbetet në fuqi. Ky vendim i hapte rrugën ekstradimit të Ilir Kumbaros në Shqipëri në seancën e 1 nëntorit, 2011. Mirëpo, edhe pse ligji kërkon vetëm 2 javë për zbardhjen e vendimeve, Gjykata e Lartë e Shqipërisë nuk e shpalli zyrtarisht vendimin për më tepër se 2 muaj, gjë që fillimisht bëri që seanca të shtyhej për datën 1 dhjetor, e më pas ia dha mundësinë e arratisjes së të implikuarit kyq, Ilir Kumbaros.

Për më shumë, edhe Ju jeni prind dhe shpresoj se e kuptoni se çfarë dhembje të madhe kemi ne si familje.

 

Me sinqeritetin më të madh,

Ardian Hoxha

27 komente në “Ardian Hoxha: Presidenti të urdhërojë hetimin e gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë”

  1. aleksandri i madh says:

    Ardian djali! Mos u lodh kot me kete Topin se ky nuk ka tope per keto pune. Ky Topja eshte pesha pupel.Edhe po ta kthejne anglezet Vucidolovici e ekzekuton pa mberritur ne Shqiperi Kumbaron sepse eshte deshmitar okular dhe i prish pune Vucidolovicit.

    1. armand says:

      kam “frike” se do e kene ekzekutuar.

  2. drini says:

    Z.Ardian me vjen shume keq qe sorrollateni neper analet e mafjes shqipetare per te gjetur me te drejte eshtrat e babait t’uaj.Tek keta ku troket jane pjese e zhdukjes ,qofte dhe me heshtjen e tyre!Ustai qe eshte pergjegjes kryesor per kete zdukje ka hengur edhe shume te tjere e gjemb ne kembe nuk i ka hyre e se besoj se do ti hyje me kete klase te papergjegjeshme politike qe kemi ne ketu!Pasi zhduku nga faqja e dheut drejtuesit kryesore te ketij krimi tashme kush ju je Juve garanci qe do mund ta gjeni te vetmin deshmimtar qe ndoshta di per jeten e babait tuaj te ndjere!Uroj qe kjo e vertete te zbardhet ,megjithese shancet jane shume te pakta.Kuçedra ha njerez ne mes te dites e nuk gjinden autoret !

  3. Albann says:

    po te ishte presidenti aq “i paster” s do vazhdonte procesi “Gerdeci ” pa fund…..Patjeter do ishte gjetur menyra perte ndeshkuar gjyqtaret…deri ne heqjen e te drejtes per te ushtruar profesionin…por jemi ne Shqiperi.Jo me kot presidenti eshte inaktiv.

  4. arber says:

    bamir topi me mire takoje ne ndonje ndeshje futbolli se nuk i plas fare as per ty dhe as per vendin…ai la te shitej deti grekeve,i hoqi kryeprokurorin sales,ja mirato te gjitha ligjet,lejoj qe te ecte maskarada GERDECI dhe ne fund nuk do beje asgje nese nuk eshte ne funksion te partise se tij te RE.
    ME VJEN KEQ POR TOPI ARRITI NE KARROGEN E PRESIDENTIT DUKE KORRUPTU DEPUTETE DHE ATA TE GJYKATES SE LARTE JANE NJEREZ TE EMERUAR EDHE NGA AI

  5. Afrim says:

    Ky libër është botuar në Itali tregon sa na ka dashur Amerika dhe Anglia dhe sa e ka luftuar komunizmin në Shqipëri!
    http://bit.ly/jAL5ep
    ODISSEA DI UN DETECTIVE
    Hamiti Agim – Settimo Sigillo
    Isbn : 8000445200005 – (2005)
    Prezzo : € 17,00
    Disponibilità: Spedito normalmente in 2 giorni lavorativi

    1. Oseva says:

      Z.Ardian lexoje këtë link që ka vendosur nga Z Afrim dhe do e marrësh vesh se Ilir Kumbaro ndodhet në Angli i mbrojtur nga shteti Anglez.

      1. a d says:

        sesht i mbrojtur nga shteti po eshti mbrojtur nga mafia e qeveris se dot ju celi probleme shun te tjereve vet keto qeveritar ja hapen rugen per tu larguer keta persona ne krye te qeveris e din me mir sesht emundur qe vetm te jet kumbaro por e hedhin toin te ai qe sesht ketu keto te shqiperis e din shum me mir vendodhjen e kumbaros se anglezet mafija e shqiperis esht shun e rezikshme qe imbron interesat e pushtetit shqiptar

  6. n ma says:

    Anje shprese nga kanibalet-doktor lopqar[veteriner] Po nuk i hoqem zvarre keta te dy dhe dy te tjere[ and co ] siq kane terhequr e robetuar ata neve,mos presim kot.Vetem RILINDJE E VERTETE SHQIPTARE,-Shqiperine e ka marre djalli [sala] e po i ve zjarr Shqipetar mos rri po duku Shqipetar,mjaft prite nga partite o Fatkeq.Zgjohu,ngrihu ,ngordhe ndryshe dot si heq.Mos mjaftohemi vetem me keqardhje per viktimat e tyre se neser mosqofshim do jemi te gjithe viktima

  7. LORA says:

    Besoj qe ky adresim tek Presidenti,i cili e ka detyre kushtetuese permbushjen e kerkeses se Adrian Hoxhes,eshte nje pune e paqme.Besoj gjithashtu se odiseja e familjes se madhe Hoxha,ne kerkim te eshtrave te Remzi Hoxhes,duhet t’u kete mesuar qe me vendosmeri edhe me te madhe duhet te ndjekin rruge te tjera qe rendom quhen jo legale por qe ne te shumten e heres rezultojne shume me te efektshme se ato legale.Jam ne mbeshtetje morale shpirterore te kauzes se te respektuarit Ardian Hoxha.

  8. shperthyesi says:

    topit jepi gjize me qepe dhe nje faqore raki…dhe e ke ne rregull, se rrun per popullin, vetem po ju prish qejfi, tja mare ndonjeri qepen nga dora mund te filloje te qaje, derisa tja japin qepen prape…

    esht e kote, skemi ende nje burre shteti qe te mendoje per popullin dhe per te bere histori, mendojne vetem per leke dhe per te siguruar jeten e tyre

    nuk eshte se u kerkojme dot dhe shume llogari sepse ne pergjthesi si popull jemi te pa kulturuar, te varfer, pa buke, te pa sigurte, e keshtu mundohemi qe te sigurojme familjen tone te vogel, nuk shikojme asnjehere pikturen e madhe te shqiperise…te gjithe ne, jo thjesht Topi, ai eshte nje si gjithe te tjeret ketu, pa vizion te larte por thjesht te siguroje qejfin e tij, familjen e tij, max dhe ndonje dashnore per backup…

  9. sadiku says:

    Ardian djali na vjen shume keq per baben tend se si e kane masakrue KRIMINELET ne PUSHTET. Duhet ta dish se REMZI HOXHEN e vrau DORA e ZGJATUR e SALI BERISHES. ILIR KUMBARO KRIMINELI eshte ekzekutori i urdherit . Ai asnjihere nuk do te dale ne gjygj per kete krim mbasi po te vije ne Shqiperi ekzekutohet sapo te shkele token Shqiptare.
    KETE TI DUHET TA KUPTOSH SE JE DJALE I SQUET.

  10. luksenburg says:

    A mor cun.Nuk e kuptoke dot se cfare ben kjo kadaver qe ka pushtuar 1 komb te tere.Me gjithe padrejtesit qe po i behen ketij shteti,mos prisni drejtesi nga kjo qeveri-ATE DUHET TA BENI VETE- Mos valle nuk ju mjaftoi GERDECI-KOSTA TREBICKA-21 JANARI etj.Keshtu vrasja e babait tuaj per keto eshte per keto qener nje hicgje.keto te vrasin e te qajne.Me keq se ENVERI.Ose hakun babait merre vet-ose rri urte e mbyll gojen,se ndryshe ta mbyllin ato qe te vrane baben.

  11. geno says:

    Ore ti djali i te dnerit remzi Hoxha, pse lodhesh kot letra e peticione tek TOPI, kur te gjtieh e dine mire qe Bamiri e di mire qe e ka zhdukur Saliu se ka qene pjese e kupoles kriminale te pushtetit te kohes se SHIK-ut. Sko or buir, merr peng Arben Sevgjinin qe kapardiset neper Tirane, ose merri djalin e gruan peng atij e vazjes se saliut dhe ta tregojkne vet ata se ku jane eshtrat e babait tend, ose bej vetgjyqesi: futi plum,bin femijeve te saliut dhe lahet borxhi, sipas kzakonit shqiptar. me cope letrash e telegramesh nuk nxjerr asgje ne dirt, se ata jane te lidhur me njeri tjetrin se bashke i kane dhe po i bejen krimet te dy palet majtas e djathtas.

  12. Malesor Bala says:

    Po çfare kekron nga Bamir Topi o Ardian. Ai ka propozuar ne krye te gjykates se larte nje bibë, apo nje Lenkë te drejtesise shqiptare, pikerisht Shpresa Beqen. Imagjinoni se si do te funksionoje administrativisht ajo gjykate me kryetare Shpresen te cilen parlamenti e miratoi me votat e te dy kraheve se e dinin se ajo eshte nje bibe dhe e duan per te mbyllur gjyqet, vjedhjet e krimet e tyre. Me vejn me te verteet keq per ty o Ardian si dhe per hoxhen e Gostivarit qe nuk u zbuluan asnjehere autoret, megjithese ai u zhduk ne Shqiperi

  13. Dike Mullai thote- says:

    Presidenti TOPI nuk ka se c’ben me Gjykaten e Larte ! Ate e ka “sistemuar” Berisha ! Mbeshtes komentin e drinit. “Krye Ustai” Berisha, mos u cuditni, mund t’a ket derguar I.Kumbaron “ne Ate Bote’ prane B.Gazidedes !

  14. I Itali says:

    Z.Ardian bravo jeni flori, vazhdoni kërkimet se zhduksit e babait tuaj tremben me këmnguljen juaj..

  15. Ilir says:

    Ne te gjithe boten, sherbimet sekrete kane edhe eleminuar individe dhe jo rralle e verteta eshte bere publike shume vite me vone duke u klasifikuar si top sekret etj. Problemi me i madh ne shqiperi eshte perdorja e ndersjellte qe politika i ben dhimbjes dhe dhimbja asaj. E kush eshte Ardian Hoxha qe merret ka shume ne konsiderate? A e dini qe ka me mijra te zhdukur (edhe shume te rendesishem) ne Europe (pa iu referuar kusurit te botes) per te cilet heshtet ose me mire nuk kane gjetur kaq shume hapsire ne media si kjo puna e Remzi Hoxhes per te cilin eshte folur me shume se per Gjer Kastriotin vete. Po ti referohesh thashethemeve qe thone se ai ishte nje agjent i UDB dhe se zhurma qe kerkon ta heroizoje artificialisht sponzorizohet nga qarqe antishqiptare do te tingellonte me deshmite e Kristopullit qe sihin te tipit:… e degjova te dhoma tjeter qe torturohej etj”. Eshte njlloj sikur dikush te thote se e ka degjuar Zison kristopullin teksa merte udhezime nga Asfalia ne nje lokal ne Selanik. Dikur une kam share Berishen e skam lene gje pa thene kunder tij. Nese me ndodh gje, ka edhe mundesi qe te ma kete bere ai te paberen… Por kjo nuk duhet te behet shkak qe ceshtja ime te ushqeje laboratoret e sindromeve te rrezikshme alla shqiptare sic jane anti-Berishizmi, Anti- Rama-izmi etj. A ka prova ky djali maqedonas qe cirret e akuzon nga larg. Them prova qe iplikojne direkt Berishen? Une do te isha i lumtur t’i ddorzonte dhe ta shihja berishen te kalbej ne burg nese vertetohen. Por ne te kundert duhet te mos kontribuojme qe dhimbja e tij te kerkoj te beje hero me zor babane e zhdukur duke iu referuar figurave publike. Une kam bindjen se nese ai eshte vrare apo zhdukur, te duja palet e politikes shqiptare kane dijeni dhe jo vetem kaq…
    Po mendoja se cfar do te kishte emri i madh i Adem Jasharit sikur te kish ndodhur qe e kish vrare pa dashje Ver’ Llaba ne nje konflikt Banal! Rrofte gjithe mundimi i tij i madh… Po keshtu, mos te perpiqemi te bejme hero Ver Llaper duke thene se e vrau politika sepse bente patriotizma te kryqezimi i 21-shit.

  16. Ndiej një keqardhje shumë të madhe për familjen e nderuar ..Hoxha…Sidomos më vjen keq…për eshtrat e të ndjerit Remzi,që ende nuk kanë gjetur prehje….Nuk dihet ende ku janë…!-Është jashtëzakonisht e vështirë…(E Pamundur…)që me këta njerëz që qeverisnin kur e zhdukën të ndjerin babain tuaj,i nderuar Ardian,të vendoset drejtësia…e cila bie pikërisht mbi kokat e tyre….!të inkurajoj dhe të respektoj shumë për përpjekjet e tua të pareshtura,megjithë moshën tënde të re…(më shtohet respekti për ju…)por do kisha një mendim tjetër për mënyrën se si mund të procedohet…!Kërkoni dhe vendosni një Dedektiv privat..të cilin duhet ta pajtoni ose në Britani…ose në ndonjë shtet tjetër me përvojë në raste të tilla…dhe do i jepnit shumë shpejt zgjidhje këtij procesi maratonë të gjykatës dhe njerëzve të korruptuar e pamoral,e pa ideale të drejtësisë shqiptare..!Për këtë hapni një llogari dhe kërkoni ndihmë financiare të kontribojnë sa dhe si të munden kushdo që ka mundësi…!
    Mendoj se një nisme të tillë do duhej ti bashkoheshin shumë shqiptarë që kërkojnë drejtësi,rregulla dhe ligje në Shqipëri…!Respektoj përpjekjet tuaja të përkushtuara..Bashkohem me dhimbjen tuaj..!Uroj që të zgjidhet sa më shpejt kjo ”Nyje Gordiane”

  17. Kaon says:

    Ardian, me gjithe keto para qe ke prishur per 15 vjet do ta kishe marre hakun me kohe. Sa te jete gjalle Sali Berisha, ty do te ta japin kafen nen gju.

  18. Teuta Tirana says:

    Mos je Ilir Hoxha ti që thua Ardianit mos kërko baban.

  19. emigranti athine says:

    Thuhet qe Sali Berisha eshte takuar me Sllobodan Milloshevicin si edhe me Arkanin.Thuhet gjithashtu qe i ndjeri Hoxha ishte deshmitar i ketyre ngjarjeve.Dhe ky eshte faji i tije.Une e besoj qe ai eshte vrare per kete aresye.D.m.th,sepse ishte deshmitare i kesaje ngjarje.Por ai qe ka dhene urdher per te vrare te ndjerin Hoxha i ka bere llogarite pa hanxhine.Sepse sipas mendimit tim Hoxha nuk ishte i vetmi deshmitare i ketyre takimeve.Une besoj qe Milloshevici si edhe Arkani kane patur shoqerues,po ashtu edhe Saliu,te cilet jane deshmitare te gjalle.Por ajo qe dua te theksoj eshte fakti qe prokuroria nuk ka bere as nje levizje ne kete drejtim.D.m.th. te therrase ne pyetje keta persona.Mbase sepse keshtu e ka pare te arsyeshme.Kjo pra eshte Mafja!E cila ben te heshte Prokuroria,Gjykata dhe te gjitha institucionet te ashtuquajtura te pamvarura!!!

  20. Ilir says:

    Jo Teuta, nuk jam Ilir Hoxha (megjise nuk e kam idene se per ke hoxhe e ke fjalen) une I uroj me gjith shpirt qe t’i gjej eshtrat (me shume akoma uroj qe te jete gjalle). Une jam kristian dhe do i uroja edhe familjes se Hitlerit qe ti gjente heshtrat dhe te kishte nje varr te tijin. Midis te gjithave ne shqiptaret duhet te dime te falim, pasi te veme me p[are drejtesine ne vend sigurisht

  21. endrit says:

    Ardian djali, Babait ti qofte dheu i lehte dhe ju te rroni dhe ta kujtoni..POR ne gjithe ate Shqiperi gjej nje patllake dhe qello o burre i dheut mbi ate qe te gjithe e dime qe eshte orkestruesi dhe ne si Avni Rustemi me letra e telegrame dhe protesta do te nxjerrim nga burgu…vetem lere cyryk mos e qello ne koke..qe te vuaj pak….beju njehere Shqiptare dhe Djale pa ne djalle te veje ..Burri per nje nder rron…mos u mer me Kumbaron ate e urdheruan e beri ..ti duhet te kapesh koken..Gjithe te mirat

  22. jorgo buli says:

    Jane te kota perpjekjet e tuaja.nuk keni per te gjetur zgjidhje nga askush. nje rast i tille ka ndodhur ne Greqi para disa vitesh.vrasesit te djalit ju fal jeta nga gjykata e larte e greqise.dhe a di cfare beri babai i djalit te vrare.ne mes te salles se gjyqit vrau dy antare te gjykate se lart .prandaj ne qofte se te dhimbset babai mere hakun e babit ti vete ose rri urte e mos u ndje me.

  23. jani says:

    Kush deshiron ta njohe fizikisht ish-detektivin Hamit Meli le te shikoje pjesen filmike ne you toube ku shkohet me linkun e meposhtem. Ajo eshte pjesa e pare, e cila do te pasohet me te tjera me vone:

    http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww

  24. Genc Ferit Hoti says:

    Zoti Agim Hamiti në momentin që ju e pranoni se sigurimi mund të fallsifikoj firmën tuaj nuk ka asnjë dushim që ju keni firmosur telegramin nonës Nexhmije, për vdekjen e komandantit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje