Delvinë, rrëmbyen një person, në pranga 2 vëllezër

4 Janar 2012, 11:55Politika TEMA

Dy vëllezër nga Delvina janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për rrëmbimin me dhunë të një personi.

Burime nga policia bëjnë me dijse se janë arrestuar Perikli dhe Nektarios Naço përkatësisht 39 dhe 29 vjeç të cilët akuzohen se kanë rrëmbyer 26-vjeçarin me inicialet B. Banushi, banues në Delvinë, i cili ndodhej në një stallë.
Sipas policisë, dy vëllezërit kanë rrëmbyer për motive të dobëta 26-vjeçarin duke ushtruar edhe dhunë fizike ndaj tij.
Ndaj tyre u krye arrestimi në flagrancë për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” ndërsa po punohet mbi sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje