Presidenti italian, Giorgio Napolitano, ka marrë lëvdata nga të gjithë anët për mënyrën se si i ujdisi gjërat gjatë krizës e se si bëri dalje Berlusconi-n problematik që kish një mandat popullor për të qeverisur vendin. Por ai vlerësohet në Itali dhe për manierat e përkora dhe për skrupujt presidencialë. Ja, mbrëmë në Napoli ka shkuar në një kinema për të ndjekur filmin The Ides of March, ku Giorge Clooney luan rolin e një kandidati demokrat për postin e Presidentit të SHBA-ve. Nuk është se është ky fakt që të bën përshtypje. Është një tjetër. Ai dhe zonja e tij, Clio, janë vënë në radhë tok me njerëzit e zakonshëm për të prerë biletë jashtë kinemasë Filangieri, në qendër të Napolit. Mund të duket e pabesuehsme, por është tamam kështu. Është vënë në radhë pra, ka mbërritur deri tek sporteli, ka nxjerrë paratë nga xhepi i vet, ka paguar, ka marrë biletat, dhe ka bërë drejt hyrjes së kinemasë.
Mund të duket si një shkujdesje e panevojshme nga ana e një presidenti, por nuk është hera e parë që befason me të tilla gjeste. Para ca kohësh, teksa mbeti në trafik (po në Napoli), doli nga makina dhe filloi të ecë në këmbë, duke kapur në befasi dhe rojet e sigurisë. Kur lexon lajme të tilla të vinë në mendje udhëheqësit tanë që mbajnë veshur këmisha antiplumb, e që i bjenë shkurt për në punë duke dhunuar rregullat e trafikut e të shoqëruar nga një eskortë e madhe. Dhe …
respublica.al
Por,s’ka asnje shans se, te jetojne te qete dhe normal “idhujt” tane politik,sepse ata i kane ngjyer duart me gjak,hajduteri,pislleqe dhe c’do lloje fekale pusht-eti.Ata gjithe jeten,do vuajne pasojat e shkatrrimit dhe coroditjes se vendit dhe qytetareve,qe i sollen me “mire-qeverisjen” e tyre.Gjithe keta “plehra” te politikes sone,eshte e mira ti eksportojme gjekundi jashte shtetit tone,per ne Europe,si shkembim plehrash me Bashkimin Europian,se ketu ne vend,ata do qelbin dynjane!Atehere do jemi baraz me Europen.
Roje dhe badygouarde kane ate qe kane bere pislliqe, ai qe ska bere gje, ska nevoje per roje!
Dhe gjykatesit qe denojne 25 vjet kriminele nuk kane nevoje per roje, keshtu qe ça kane bere qe mbajne roje!?
Te jesh i zgjedhur i popullit, do te thote te jesh me i kulturuari, me i edukuari, me fisniku e jo me mburracaku, me arroganti, me hajduti dhe me u paskrupullti.
Shume e bukur,
Tamam burre shteti. Demokracite e medha na mesojne qe nje vend ndertohet kur sakrifikon i madhi e pastaj i vogli, kur sakrifikon ai qe ka shume e pastaj ai qe ka me pak, me shkurt si ne nje shtepi, kur prinderit sakrifikojne nga vetja e tyre per te rritur femijet e vegjel. Ndryshe ndodh ne Shqiperi. Sakrifica u kerkohen te varferve dhe jo te pasurve!
Pse mer kamunista ket quni burr shteti ju? Po s’ka ne ndergjegje ky Italioni as 97-98, as Gerdec, as 21Janar e deq e shejtan. Pa ta shifnim a dilte apo jo pa antiplumb
mire qe e kemi te na thote cilat gjera nuk duhet te kishin ndodhur.
http://kokqepa.com/2012/01/ndodhi/
keshtu do te na thote edhe per cfare do te ndodhe me vone. lumsi ne.
Napolitano eshte qytetar dhe nuk ben gje tjeter vecse i sherben kombit te tij me ndergjegje dhe perkushtim. Nuk ka frike nga askush, pasi sillet si nje njeri i zakonshem. Politikanet tane me antiplumb i ka zene paniku dhe frika nga hakmarrja popullore. Edhe kur dalin ne popull, jane te rrethuar bga badigarde me veshje civile dhe me kufje ne vesh. Nuk ia vlen te bejem krahasime midis Napolitanos dhe Buriit antiplumb shqiptar. Jane vite drite larg njeri – tjetrit.
Ou si ka mundesi po kryetarka jone e parlamentit me gjith eskorten jo vetem qe nuk denjon te shkoi ne kembe por ajo kalon edhe kunder tabelave. ndersa persa i perket saliut e ka te domosdoshme qe te skoi me makin te blinduar qofte edhe deri tek ashensori i k/ministrise se ka bere shum gjynae dhe ne cdo moment mund te haj edhe ndonje koqe plumbi.nuk lahet gjaku kollaj o sali.
mua me duket me shume publicitet…napoletano ka luajtur nje role te rendesishem ne kete krize qe ndodhet italia,shume here ka firmosur ligje sketerr te qeverise berlusca bossi, ligjin per emigrantet qe propozoj maroni(ministri i brendshem legist) qe me vone europa e shpalli si nje ligj qe shkelte te drejtat e njeriut.nder te tjera thuhej qe nje i huaj qe vinte ne itali pa letra automatikisht futej 18 muaj ne burg pa e pyetur nga cili vend ne lufte vinte.nqs zjedhja e montit si kryeminister mund te duket si zgjidhje e mire meqe iku fendurina berlusca po mos harrojme qe monti eshte pjese e lobeve shume te fuqishme ne itali,dhe populli i thjeshte italianet qe punojne dhe qe ndajne vetem 10% te pasurive italiane jane 65% ,pjesa tjeter pra 35% ndane 90 % te italise.
napoletano kishte te pakten 3 here mundesi te shkrinte parlamentin dhe te shpallte zjedhjet e parakohshme por preferoje te zjaste agonin e italise dhe te behen reforma qe te paguajne vetem puntoret e pensionistet,e bere kete se asnje parti politike nga keto plerat qe jane sdo kishte shumice njerzit nuk i duan me preferojne anti politiken si bepe grillo o partia e pirateve ose levizja 99 do kishin marre shume vota dhe ejkulibrat do prishesin ne parlament.berluska nuk u lijkudua nga napoletano po nga bursa qe i zhveftesoje me mbi 45% asetet e mediasetit. napoletano eshte pjese e krizes.dhe e fundit politikanet e italise jane me te paguarit e europes.te pakten me dyfishin e rrogave kolegve eu.
Mustafa Mustafa!!!!!
Sa shum qe pritke nga Viti i Ri mor i uruar!!!!
Kaq shum sa kerkon ti… zhgenjimin e ke te garantuar….
Te kerkosh kaq shume ne Shqipen tone krenare dhe pa “idenditet” eshte pothuaj Blasfemi….
Demokracite e medha,italia????!!Juve ju ka mbetur ora ne 92-in.JU lutem merrni per baze demokracite perendimore,Napoli eshte te keqen e shqiperise.
Per shqiptaret, me keta katerkembesha qe “qeverisin”, eshte nje utopi.
PO Enveri rrinte ndonjehere ne rradhe apo kishte edhe ai frike???????
Napolitano ska pse te kete frike ,si as ka vrare as ka prere as ka djeguar as ka vjedhur,as ka shkaterruarr as ka mashtruar..dhe italianet e duan..baxhella e Vucidolit dhe kermat e tij rrotull jane te perlyer ne gjak plus mentaliteti i fshatarit arrogant dhe frika i ben te flene me jelek antiplumb dhe te mbyllen ne makina te blinduara…klasa fshatare ne demokraci shfaqet me format e saja me kapricoze dhe eshte pikerisht kjo klase qe shkaterroi Shqiperine ..pjella e Vucidolit nuk do mund kurre te heq dore nga mentaliteti katunaresk dhe komunist sa do qe bertet e sokellet kundra komunizmit… ai eshte pjelle e atij sistemi .. si te gjithe pardesyte bezhe qe dolen nga garderobat e sigurimit shtetit qe deri ate dite qene perdorur nga “agjentet ne terren” ..Sali Berisha nuk eshte asgje me teper se sa nje mij laboratori i Ramiz Alise qe u perdor per te eksperimentuar “demokracine ” ne Shqiperi por qe doli nga kontrolli dhe mori permasat e nje bishe primitive duke shkaterruarr cdo gje qe i del perpara me inat,budallallik dhe fodullek tipik MALOKU
…Pse cuditemi ?? s’kemi pse e kerkojme kulturen e miresjelljen diku jashte…Se pari familja eshte baza e kultures qytetare qofte e asaj fshatare ..Haruat??? Ne dinim (dime) te respektojme mikun ,shokun,fqinjin e ti vleresojme…Kurrrrre nuk shanim e fyenim tjetrin “se keshtu me duhet o keshtu me behet puna”…njerez qe merreshin me thashetheme e mashtrime ishin te parespektushem e askush nuk i afronte…per fat mesuam t’i njohim edhe spiunet e te pastronim rrethin tone shoqeror…Sjellja alabake e Saliut nuk eshte norme shoqerore per ne..S’besoj qe sb te kete miq e shoke personale; eshte mbeturine shoqerore.E kam njohur si mjek te paafte pas 20-vjet pune e njeri te pafytyre qe te genjente ne sy e pa pike turpi..mbijetonte ne saje te servilizmit ekstrem e te neveritshem.
Asgje s’na ka ndodhur…duhet te vendoset me qofte edhe me force institucioni i votes se lire……e keshtu edhe ne do dime te zgjedhim njeriun e duhur qe te mund ti besojme pushtetin
Kurse une mendoj qe ai eshte keshtu i perkore sepse ka te renjosur ne edukaten e tij te qenit komunist i vertete, ne kuptimin me te paster te kesaj fjale.Eshte nje nga ish komunistet aktiv gjate luftes se dyte boterore dhe mjafte vite pas luftes.I edukuar eshte populli italan qe edhe pse ka qene komunist, vleresoj tek ai njeriun e komunitetit te kulturuar qe nuk perfiton nga pozita politike qe ka.Fatkeqesisht populli yne zgjodhi komunistet me antinjerzor, me te ashper gjate a
Per kuriozitet ai ka qene nje nga komunistet me aktiv ne Itali gjate luftes se dyte Boterore dhe mjafte vite pas saj. Natyrisht nje komunist prej verteti qe jeton mes komunitetit dhe per komunitetin.Jo nje komunist ekstremist qe shndrohet ne nje demokrat ekstremist.
Frikacake gjer ne absurd, kete bente dhe Ramiz Alia, kur mblidhej Parlamenti rrethohej nje zone pesefish. Ngaqe nuk kane me cfare te duken bejne skena si shkelja e qarkullimit qe ne mengjez, le po t’i shikosh kur mblidhen si fryhen,shohin andej kendej a jane interesante. C’fare boshlleku!!!
Qe te krahesosh nje president Shqipetar kaq te thjeshte sa Napolitano nuk do ta gjeshe kurre. Bamir Topi ka filluar dhe flet ne popull me disa fjale te te pa kuptueshme, kur i thone me terma… qe as vete nuk ja u di kuptimin, ma koqe kandari nuk ke ku ta gjeshe. Bamir Topi po te kishte qene njeri me tru as qe duhet te kishte pranuar te hynte president me vota te grabitura me para… Eh ta dini ju se cilin ka ne krah dhe sa njerez te humbur dhe me preçedent ka mbledhur ai rreth vehtes…. Gezuar Bamke Qylellari… Shpresojme qe me Aleancen Koqe Zi te te kthesh ne nje parti fitimi sepse nga PDja po te perzene me cermoni… Gezuar Bamke…
E cuditeshme dhe vjen nga partia komuniste italiane , ka nje kulture shume te larte flet nje anglishte Harvuardiane . –POor ajo qe te ben pershtypje ne politiken italiane eshte se megjithese Italise keto 20 vjetet e fundit i ka munguar klasa politike e Degasperit duke perjashtuar Prodin ,PRESIDENTET I KA ZGJEDHUR PERSONALITETE TE KLASIT TE LARTE .Si PERTINI, CIAMPI e tani NAPOLITANO cuditerishte me prirje te majta— Po neve na mungojne personalitetet—Nuk e di Saliu me siguri do propozoje nje te tille, ju cmendoni
ne Harvard ka dhe redneck dhe white trash qe flasin anglishte te ghetos, djali ..mos ja fut pordhes ..mjaft qe gjesh paret dhe shkon ne Harvard ..mjaft qe te hysh dhe diplomohesh ..po kjo nuk do te thote se vertet del koke ,,se shumica dalin koke qepe …mos nxito ne konkluzione ..jepi kohe gjerave dhe do shikosh qe ndryshoin… sa per Saliun ..ka mbaruar filloren ne vucidol dhe PhD ne shkollen e partise ..karaktere te tilla nuk ndryshoin kurre vetem mbeten kameleone
Presitenti Italian ka treguar qe, te gjithe jene te barabarte si qytetar. Pra, gjest qytetarie!
Presitenti Italian ka treguar qe, te gjithe jane te barabarte si qytetar. Pra, gjest qytetarie!
Është thjeshtë një dukje politike për të shigjetuar dikë! Duhet të dini se mbajti gjoja radhën për të parë filmin “THE IDES OF MARCH”. Se për çfarë flet filmi mund ta shikoni. Kush e njeh jetën politike italiane e kupton se kujt i drejtohet shigjeta! Por mua më vjen çudi për diçka tjetër! Në Itali qeveria ka vendosur një taksë për ripërtëritjen e lejes së qendrimit( nga 80-200 Euro + 70-80 euro që paguhet tashme për burokracinë) dhe ResPublika nuk merret të thojë pse në,shqiptarët, nuk jemi në BE, por duhet të paguajmë ende taksa që na rrjepin?
Pse glasa politike (e shqiponjës) i ka harruar shqiptarët andej ku punojnë, paguajnë taksat si të gjithë të tjerët, por nuk kanë të drejtat të barabarta në ato vende ku jetojnë? Pse askush nuk thotë se shqiptarët që banojnë në Itali dhe kanë blerë një shtëpi në Shqipëri do t’i paguajnë taksë shtetit italian?!
Sa për politikën italiane ta keni të qartë se nuk ka qenë kurrë miqësore me Shqipërinë dhe shqiptarët, madje as nuk ka ndërmend të jetë në të ardhmen. Dhe ajo që më vjen keq është se ende sot shqiptarët mashtrohen me këto llustra që vijnë bashkë me PLEHRAT nga përtej detit!