2011-ta, viti më i zymtë ekonomik që prej vitit 97

3 Janar 2012, 17:08Politika TEMA

Të dhënat e fundit zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave konfirmojnë vitin 2011 si më të zymtin  për ekonominë shqiptare që pas vitit 1997. 

Sipas INSTAT në gjashtë muajt e parë të vitit të kaluar rritja ekonomike, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka qenë më e vogël se 2 përqind. Kjo është shifra më e ulët që nga koha kur në Shqipëri filloi të publikohej rritja ekonomike me bazë 3 mujore.

Madje në gjysmën e parë të vitit të kaluar ekonomia është rritur më pak edhe se sa e njëjta periudhë e dy viteve paraardhëse 2009-2010, kur kriza globale ishte në kulmin e saj. Sipas INSTAT-it, një nga shkaqet se pse ekonomia është ngadalësuar ka të bëjë me industrinë.

Gjatë dy viteve paraardhëse, prodhimi në sektorin e industrisë është rritur me ritme të larta duke e shndërruar atë në një nga sektorët udhëheqës të rritjes ekonomike.

Por në tremujorin e dytë të 2011 prodhimi industrial jo vetëm që nuk u rrit por ra me rreth 8.5 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për vitin 2011 qeveria vlerësonte zyrtarisht një rritje ekonomike prej 3.9 përqind por  me shifrat e fundit të INSTAT, kjo tashmë duket  e pamundur, pasi ekonomia, jo vetëm që nuk po rimëkëmbet, por përkundrazi po vijon të ngadalësojë ritmet.

Nëse edhe shifrat e 3-mujorit të tretë të vitit 2011 do të konfirmojnë tendencën e 2 tremujorëve paraardhës, gjasat janë që rritja ekonomike të rezultojë shumë larg vlerësimeve zyrtare të qeverisë duke rikthyer sërish debatin mbi qëndrueshmërinë e financave publike.

Nëse rritja ekonomike do të jetë më pak nga sa vlerëson qeveria, atëherë edhe borxhi publik i vendit është automatikisht më i lartë se sa shifra zyrtare duke rrezikuar të kapërcejë kështu kufirin ligjor prej 60 përqind./TCH

6 komente në “2011-ta, viti më i zymtë ekonomik që prej vitit 97”

  1. Nentori kuq e zi says:

    Mos ja fusni kot..Si mund te ndodhe kjo ne nje vend qe ndjek kemba-kembes Gjermanine…?? Tani nese ju besojme ju do te thote se Saliu ka rrjedhur…por ne te vertete ata nuk kane rrjedhur ,por ka rrjedhur ky popull mjeran qe i beson fagmave te tyre dhe i voton cdo fushate. Duam apo jo ne, koalicioni i tyre more 140.000 vota me shume…Ky eshte per mua ekuacioni me i pazgjithshem ne bote..Si mundet valle nje popull te jete kaq i pandergjegjshem per fatet e tij?? Dikush thote se nje popull meriton Qeverine qe ka (ose ka zgjedhur)..A mund ta pranojme kete..?? dhe cfare mund te bejme kunder..??. Pertej shpreses se pashuar qe kam dhe mbart ne shpirt si opozitar,ndihem shume i humbur dhe shpesh i pashprese qe Ne,shoqeria civile shqiptare do te jemi ne gjendje ta shporrim nje here e pergjithmone kete diktator nga e bukura dhe e mira Shqiperi..

  2. ramisti says:

    E do nje dore nga Edi Rama dhe opozita qe te vihet shteti ne binar, ndryshe keq me keq do shihni. Jo se ben ndonje mrekulli por mjafton mos bej rumpallen e shpellarve dhe ecin vet punet

  3. i says:

    Mjafton shifrat o kolins, pastaj mos krahaso temen me zp, shif dhe 55 njehere se mos del shqipria vendi me i pasur ne bote.
    Gjithsesi meqe ti je dhr shtetas europian, dmth nuk po e jeton gjendjen ne shqiperi, un po te them vetem dicka: kalo njehere tek ushqimoret neper lagjet e Tiranes (se po ty hyjme rrethefe behet shume trishtuse gjendja) dhe kerko listat e borxheve per ushqim dhe do kuptosh gjendjen ne Shqiperi

  4. ismeti says:

    si more po TALLENI ju me te MADHIN e qmendur ,ne kem ekonomin ma te zhvillume ne BOTH, e ju lelelele,turp more ktu sundon kolicioni i TURPIT ; MALOKI-SLLOBODANI
    KENI MENT

  5. Nentori kuq e zi says:

    Ty more Aldo ,me duket se nuk te paska dale akoma pija e konsumuar gjate festave,dhe ne gjendje te dehur vazhdon ta shohesh mjerimin qe ka pllakosur popullin tone ,nepermjet xhamave te zinj te X5-save qe qarkulloni dhe ju duket se dritat e bulevardit te 21 janarit ndricojne kudo ,e ne cdo familje Shqiptare. Personalisht une ndoshta i permbush te gjitha ato “shkelqime ” ekonomike qe ju permendni,kam makine lluksoze,Vile 2-kateshe,leviz lirshem neper Europe se kam Pashaporte te Huaj,por do te ishte miopi te mendoja se te gjithe jane keshtu e te tregohesha egoist per keto qe une kam arritur ,kur shikoj sa te papune ka,e kur shikoj qe shumica derrmuese e popullit kerkon pune dhe ,pune nuk ka!! Mua pa erparimin tim ekonomik nuk ma ka dhene as Fatos Nano dhe as Saliu, por mendoj qe eshte koha ta cojme atdheun tone perpara,e te shikojme perparime te shpejta ne ekonomi,drejtesi,shendetesi,rend e qetesi.! Te uroj Gezuar 2012 dhe zbrit ne realitetin Shqiptar,..shko nje here ne Gramsh, Cerrik,Mat,Lac,Kucove,Rubik,Corovode,Patos,Kukes,e pastaj futu nje here fshatrave dhe kur te kthehesh ne Tirane reflekto per ate qe Shqiperia eshte sot dhe per ate qe mund te ishte bere keto 21 Vjet Demokraci.

  6. anticensurë says:

    kolinso i modh je!mendimin tat s’ka njeri që e lu venit!
    mbylljen e ke fantastike:
    “Kolins, çun Tirone dje-shtetas europjan sot.”
    dy gjëra do të kisha për ty!
    po e filloj nga fundi.
    -shkruj realitetin”xhepist trone dje-hajdut europjan sot”
    -mendimit tënd nuk e lun njeri vetëm për një arsye të vogël.i vjen ndot ta prekë!mut mender.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje